Politikë

  • "Kur thua që shqiptarët janë prirur ndaj kursimit dhe investimet janë të dobeta, ke moral ti që shpenzon për ushqim e sport? Natyrisht që nuk ke pikën e turpit! Je vërtetë zyrtari më i pacipë i këtij shteti, por i denjë për të dhe luksin e tij".
  • Haxhinasto: LSI-ja kundër
    referendumit për imunitetin

    Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto tha sot në lidhje me çështjen e imunitetit se Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) është kundër referendumit popullor për këtë kauzë. Sipas Haxhinastos, zgjidhja për imunitetin mund të vijë në Parlament, ndaj për LSI konsensusi mes palëve mund të shmangë referendumin.

  • Sistemi i ri, reduktohet me 2/3 nr.
    i inspektoriateve, procedura 12 ditë

    Kryeministri Berisha tha sot se reforma e inspektoriateve është “në fazën e kurorëzimit ligjor të saj”, deklaratë e cila erdhi gjatë mbledhje së Task-Forcës për këtë kauzë. Sipas Kryeministrit, “ajo hap një kapitull të ri në përpjekjet e maxhorancës për një klimë sa më miqësore dhe të favorshme kundrejt biznesit dhe mbi të gjitha për një konkurueshmëri të lirë dhe të hapur”.

  • Rama drejt Afrikës së Jugut, merr
    pjesë në kongresin e internacionales

    Në këtë kongres do te marrin pjese 162 liderë te partive politike nga e gjithë bota, te cilët do te zgjedhin edhe Presidentin e Internacionales Socialiste. Ne punimet e këtij kongresi do te mbaje një fjalim edhe lideri i opozitës, Edi Rama.

  • Fotoja Berisha- Cameron, Ministria:
    Blerjen e kërkuan britanikët

    Në përgjigje të një kërkese drejtuar nga deputetët e PS-së për skandalin e radhës, ministria e jashtme, përmes ministrit Edmond Panariti, pranoi faktin, duke dhënë edhe detaje se si ishte porositur dhe blerë foto e takimit mes dy kryeministrave.

  • Diplomatët shqiptarë në SHBA
    300 mijë dollarë gjoba

    Diplomatët shqiptarë në kryeqytetet e botës, si Nju Jork e Londer, shkelin rregullat e qarkullimit dhe të parkimit, duke marrë ndëshkime të rënda që duhen paguar me paratë e buxhetit të shtetit. Britanikët: Benz-i i zi i ambasadës, shkelje 13,880 stërlina. (Foto ilustruese)

  • SHISH, Presidenti Nishani: Ja
    pse e shkarkova Bahri Shaqirin

    Në një intervistë televizive, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, tha se shkarkimi dhe emërimi i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) është një nga kompetencat ligjore të Kryeministrit dhe jo të tijat, ndërsa shtoi se akuzat e opozitës janë të pabaza. Në lidhje me nivelin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u shpreh se duhen akte të tjera ligjore nga KLD. Nishani: "Prokuroria duhet ridimensionuar".

  • Negociatat me Greqinë, Panariti
    përgenjeshtron veten

    Negociatat me Greqinë për kufirin detar kanë vënë në vështirësi qeverinë shqiptare. Brenda dy javësh ministri i Jashtëm ka pohuar ngritjen e një grupi pune e më pas është detyruar të përgënjeshtrojë veten. Mes dy pohimeve publike të Panaritit është një deklaratë e kryeministrit që mohon të jenë kryer bisedime.

  • Rama: Shqipëria digjet kryeministri krihet

    Kryetari i PS-së nënvizion se në 7 vjet vendi ka humbur nga zjarret e abuzimet e pafundme aq shumë sipërfaqe pyjore sa s`ka humbur në 100 vjet shtet të marra së bashku.

  • Grupi PS letër Nishanit: Kujdes
    me paktin detar me Greqinë

    Grupi kuvendor i PS-së nëpërmjet një letre të hapur i kërkon presidentit të Republikës të reagojë diplomatikisht në mënyrën më energjitike për çështjet e hapura me Greqinë, siç është ajo e marrëveshjes për përcaktimin e kufijve detarë por dhe ndalimet në kufi: "Ndërhyj të mos përsëritet skenari i vjetër"

  • Majko: Si në 1996, po shkojmë
    drejt manipulimit të zgjedhjeve

    Anëtari i kryesisë socialiste Pandeli Majko paralajmëron rrezikun e përsëritjes së fenomeve të zgjedhjeve të 1996. Deputeti socialist Pandeli Majko në adresën e tij në facebook publikoi dje një analizë me titullin “Sindromi “ARTURO UI”

  • Faqet zyrtare on-line, Berisha
    vë Nishanin, Panariti ruan Topin

    Bamir Topi apo Bujar Nishani? Cili prej tyre është Presidenti aktual i Republikës së Shqipërisë? Faqja zyrtare në internet e Këshillit të Ministrave dhe ajo e Ministrisë së Punëve të Jashtme ndajnë qëndrime të ndryshme për emrin e kreut të shtetit. Ndërsa Berisha ka përditësuar të dhënat duke vendosur Nishanin, ministri Panariti mban ende për President Bamir Topin.

  • Zjarret, FRD: Presidenti hesht
    Qeveria e paaftë për zgjidhjen

    Në lidhje me zjarret në vend, Fryma e Re Demokratike ka akuzuar institucionet përgjegjëse për menaxhimin e tyre, por edhe Presidentin e Republikës se po hesht dhe po tregohet indiferent para zgjidhjes së situatës.FRD: Duhet një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare me përfaqësues edhe të qeverisjes lokale, me qëllim koordinimin dhe marrjen e masave për shuarjen e zjarreve.

  • Statusi, Meta:Të mos humbim
    kohë, ta marrim në 100 vjeto

    Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në një takim në Jalë me të rinj nga LRI-ja e Fierit, i ka bërë apel politikës shqiptare që të plotësoi kriteret për marrjen e statusit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

  • Imuniteti, PD: Rama të mos
    pengojë Referendumin Popullo

    Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli reagoi sot në lidhje me deklaratën e kreut të PS, Edi Rama duke përsëritur thirrjen për të mos I penguar deputetët e tij në firmosjen e kërkesës për referendum popullor për heqjen e imunitetit.Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli reagoi sot në lidhje me deklaratën e kreut të PS, Edi Rama duke përsëritur thirrjen për të mos I penguar deputetët e tij në firmosjen e kërkesës për referendum popullor për heqjen e imunitetit.

  • Braçe: Berisha inaguron
    rrugë me borxh mbi 200 mln $

    Pas deklaratave të kryeministrit Berisha në të cilat shprehet se do të asfaltojë çdo rrugë, jo vetëm në qarkun e Tiranës, por në të gjithë vendin, ka reaguar në rrjetin social Facebook, deputeti socialist Erjon Braçe, duke deklaruar se kryeministri Berisha po mashtron qytetarët.Braçe: Rrëshen-Kalimash, borxhi më i shtrenjtë ne histori.

  • 21 Janari, Rama: Përgjegjësi
    në karrigen e Kryeministrit

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se “përgjegjësi kryesor për 4 vrasjet është ende në karrigen e Kryeministrit të Shqipërisë”, ndërsa shtoi se pas Kreut të SHISH Berisha do të emërojë edhe Kryeprokurorin, “pasi firmos shërbëtori President”. Rama: "Jemi gati ta votojmë imunitetin sa të mbyllen diskutimet edhe për propozimet e tjera kushtetuese". Statusi, Meta:Të mos humbim kohë, ta marrim në 100 vjetor

  • EKSKLUZIVE/Majlinda Keta:
    Shkarkimi i pabesë i Bahriut

    Në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive, dhënë për të përditshmen Shqiptarja.com, motra e ish-kreut të SHISH, Majlinda Keta, rrëfen momentet kur Bahri Shaqiri u emërua si shef kabineti në SHISH dhe më pas si drejtor, por edhe tronditjen kur Shaqirit iu firmos dhe dekretua shkarkimi i tij ditën që do ikte me pushime me familjen në Himarë.

  • Referendumi, Berisha ngatërron
    nenet e Kushtetutës

    Kryeministri Berisha për të disatën herë i referohet nenit 155 të Kushtetutës në lidhje me iniciativën që do të ndërmarrë për zhvillimin e një referendumi për heqjen e imunitetit. Neni 155 bën fjalë për financat publike, mbledhjen e taksave dhe buxhetin.

  • Çudia e shifrave zyrtare, Shqipëria
    ka më shumë votues sesa banorë

    Shqipëria përballet me një problem sa herë afrohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare apo vendore. Listat zgjedhore, të cilat bëhen objekt kontestimi në fillim, gjatë, por edhe pas zgjedhjeve. Këtë herë, ky handikap ka marrë edhe një përmasë më shumë zyrtare pas procesit të censusit të popullsisë, i cili u krye vjeshtën e vitit të kaluar.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv