Politikë
-
Për marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve që shkaktojnë rrëmujë në mjediset e Kuvendit, kërcënojnë, sulmojë etj., deputetët e tjerë, Kuvendi ka ngritur një organ të veçantë, që është Byroja e Kuvendit, e cila në përbërjen e saj pasqyron për aq sa është e mundur përbërjen politike të Kuvendit.
2 Maj 2019, 07:38 -
Wadephul apel PD-së: Kush kalon portën për të dalë jashtë duhet të futet sërish brenda
1 Maj 2019, 22:33Nënkryetari i grupit parlamentar të patisë CDU/CSU në Bundestag ka thënë në një intervistë për DË se kriza në Shqipëri mund të gjejë zgjidhje edhe pse zhvillimi aktual është i keq. Johann David Wadephul thotë se kush kalon portën për të dalë jashtë duhet ta kalojë sërish atë për të hyrë brenda pasi demokraci do të thotë komunikim por edhe aftësi për komunikim.
-
'Më bëri presion për taksën'! Rama i përgjigjet Haradinajt: Genjeu publikisht për të dalë si burrë i mirë
1 Maj 2019, 20:33Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha një ditë më parë për televizionin T7 se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se Vuçiçi në sy të të gjithëve në Berlin për të hequr taksën 100% për mallrat serbe.
-
Bardhi: Për sa kohë do jetë Rama kryeministër dera e Europës do jetë e mbyllur
1 Maj 2019, 19:40Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar sot nga takimi me të rinjtë e PD në degën 7 të Tiranës se zërat se Basha ka pranuar tryezën me Ramën nuk janë të vërteta.
-
Aleatët e Bashës takim në Durrës, prezantojnë platformën për marrëveshje kushtetuese
1 Maj 2019, 19:06Aletatë e kryedemokratit Lulzim Basha nga ‘Grupimi i Qendrës së Djathtë’ janë ndalur në qytetin e Durrësit nga ku kanë sqaruar arsyet pse kanë ndërmarrë këtë nismë dhe gjithashtu, kanë njohur mbështetësit e tyre me ‘Platformën për marrëveshje kushtetuese’ me 12 pika të cilën e shohin si një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale që ka kapur vendin.
-
Bushati: Integrimi i Shqipërisë në BE, biznes i papërfunduar
1 Maj 2019, 17:48Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e sheh integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashikimin Europian ende shumë larg.
-
Tabaku: 35% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5$ në ditë
1 Maj 2019, 17:29Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku thotë se vendi është në një gjendje mjerane ku, sipas saj, puna është zhdukur, ndërsa bizneset janë mbyllur. Ajo shkruan se shifrat e publikuara tregojnë qartë se ka një deshtim total të premtimit për punesimin e për këte arsye sot të rinjtë enden dyerve te Europës.
-
'38 mijë vende të reja pune', PD: Rama e ka çdo ditë 1 Prill
1 Maj 2019, 16:12Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj thotë se shifrat për vende të reja pune të publikuara nga kryeministri nuk mund të faktohen pasi nuk janë reale. Shehaj thotë se shifrat bazohen në studime të huaja dhe në të dhëna që janë përgatitur nga qeveria e tij.
-
Patozi: BD kandidatë në çdo bashki...S'bëhemi rivalë të të pavarurve! Kundërshtarë kemi Ramën
1 Maj 2019, 13:54Sipas kryetarit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, partia e tij do t'i mbështesë kandidatët e pavarur, në mënyrë që të ketë mundësi për tu mundur kandidatët e Partisë Socialiste, duke bashkuar forcat.
-
Vasili: Opozita në protestë edhe për Kosovën, po penalizohet prej Shqipërisë së Ramës
1 Maj 2019, 13:47Pas Shqipërisë, opozita e bashkuar do të dalë në protestë kundër Edi Ramës, edhe për të mbrojtur qytetarët e Kosovës.
-
Idrizi: Pse nuk jam në takimet e aleatëve...do kemi gati platformën për qeverisje
1 Maj 2019, 13:37Në një deklaratë për median pas përfundimit të takimit me kreun e PD, Idrizi tha se “Opozita e Bashkuar” ka një plan të mirëfilltë ekonomik, ndërsa shtoi se po punon për zgjedhjet e parakohshme.
-
PS rikandidon 24 kryebashkiakë/ 6 zonja, prefektë e deputetë...Dibra ende pa emër
1 Maj 2019, 12:29Teksa po afron fundi i afatit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ, Report TV sjell listën e emrave të Partisë Socialiste në pjesën më të madhe të bashkive të vendit. Vihet re rikandidimi i 24 kryebashkiakëve aktualë, ndërsa mes emrave të rinj janë 6 deputetë dhe 2 prefektë. Numri i zonjave është i ulët, vetëm 6 nga 61 bashki.
-
Basha i shkon në zyrë Kryemadhit dhe 'tërhiqet' nga dialogu: Asnjë tryezë me Ramën kryeministër (VIDEO)
1 Maj 2019, 10:26Kreu i PD takim për rreth 1 orë në selinë e LSI me Kryemadhin. Basha ‘tërhiqet’ nga dialogu: Largimi i Ramës, kusht i panegociueshëm. Mungoi në tryezën me Metën, Idrizi: Aleancën e kemi vetëm me PD. Nesër opozita do të protestojë duke bllokuar akset kryesore të vendit.
-
Negociatat/ Wadephul: Vendimi më shtator, nëse përmbushni kushtet (i keni shanset), japim votë pozitive në Bundestag
1 Maj 2019, 10:07Intervistë ekskluzive me DW me nënkryetarin e grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për samitin e Berlinit, negociatat Serbi-Kosovë, zgjidhjen e krizës në Shqipëri dhe çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
-
Ekspertja gjermane: Samiti i Berlinit orientoi zgjidhjen e krizës ballkanike
1 Maj 2019, 09:41Për shumë opinionistë, njohës të çështjeve ballkanike, Samiti i Berlinit u mbyll pa asnjë marrëveshje dhe pa përmbushur pritshmëritë e vendeve pjesëmarrëse. Por për Adelheid Feilcke, eksperte e çështjeve të Ballkanit dhe Drejtoreshë e Departamentit të Europës në Deutsche Welled: “Sikur gjysma e konkluzioneve të këtij samiti të çohet seriozisht përpara, atëherë ky samit arriti shumë”.
-
Investigimi/ Portali që nxin Shqipërinë demaskohet si mjet i propagndës ruse (opozita e përdori si argument)
1 Maj 2019, 09:21Një nga websitet e demaskuara publikisht nga gazetarë dhe akademikë në Ukrainë, përmes investigimeve dhe analizimeve të përmbajtjes, është pikërisht websajti Off Guardian.org, që sipas profesionistëve, është një portal që ka vepruar si mjet i propagandës ruse në Ukrainë.
-
Hapja e negociatave/ Mesi: Prioritet është stabiliteti, Konomi: Pakënaqësitë nuk kanë ndikuar, nuk ka regres
30 Prill 2019, 19:38Nga studio e Report TV, nënkryetarja e Komisionit të Integrimit Senida Mesi dhe gazetarja Esiona Konomi folën lidhur me Samitin e Berlinit dhe procesin e hapjes së negociatave për vendin tonë. Konomi deklaroi se lidhur me zhvillimet e ndodhura në Samit nuk kanë ndikuar pakënaqësitë lidhur me vendin tonë pasi në këtë aspekt nuk ka asnjë regres.
-
'Sinjali nga Samiti i Berlinit, i qartë' Basha: Negociatat nuk do të hapen në qershor
30 Prill 2019, 18:29Teksa u takua me anëtaret e rinj të Partisë Demokratike në degën 12 në Tiranë, lideri demokrat Lulzim Basha thotë se Shqipëria nuk mund të përfitojë hapjen e negociatave në qershor. Lulzim Basha tha se Partia Demokratike nuk heq dorë nga kushti i saj për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
-
Aleati i Bashës pranon mandatin, deputeti më i vjetër në moshë do marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit
30 Prill 2019, 16:53Aleati i PD në qarkun e Korçës Koçi Tahiri ka pranuar marrjen e mandatit të deputetit. Për 70-vjeçarin pranimi i mandatit nuk është tradhti ndaj Bashës por vullnet i votuesve. Ai shprehet se në parlament do të krijojë një tjetër grup parlamentar dhe do të jetë gjithmonë në opozitë.
-
Dashamir Shehi në Report Tv: I vetmi sukses i Bashës…djegia e mandateve!
30 Prill 2019, 16:32Teksa ndërkombëtarët e kanë cilësuar djegien e mandateve nga opozita si një vendim të nxituar i pa vlefshëm për demokracinë, kreu i LZH, Dashamir Shehu e lexon ndryshe.