Politikë

  • Kryetari i PS-së, Edi Rama është takuar me një grup ish-themeluesish, ish-drejtuesish dhe ish-anëtarësh të Partisë Demokratike, me kërkesën e tyre. Ata i kanë shtruar domosdoshmërinë e ndryshimit të qeverisjes.
  • Kreu i socialistëve europianë:
    Rama-Meta, tani bashkohuni!

    Presidenti i Partive Socialiste Europiane, Sergei Stanishev, u ka bërë thirrje dy krerëve kryesorë politikë të së majtës, Edi Ramës dhe Ilir Metës, të lënë menjanë iluzionet e vjetra dhe të bashkohen në emër të perspektivës së re progresiste. Në një intervistë për zgjedhjet në Shqipëri, Stanishev tha: "Ndryshimi mund të ofrohet përmes bashkimit dhe bashkëpunimit të dy partive më të mëdha të së mjatës, PS dhe LSI". Sot, "Shqiptarja.com" i fton lexuesit e saj të votojnë sondazhin e saj, ndërtuar pikërisht mbi apelin që iu është bërë Edi Ramës dhe Ilir Metës. Pyetja është qartë: Rama dhe Meta, a duhet ta pranojnë apelin e socialistëve europianë për t'u bashkuar?

  • PS në Milano, iu çon "Rilindjen"
    emigrantëve shqiptarë

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe grupi i punës për programin "Rilindje" kanë shkuar sot pranë emigrantëve shqiptarë në Itali, në Milano. Rama njofton "Pas pak, takimi në Milano, me emigrantë që kërkojnë "Rilindjen".

  • Komisioni i Venecias, asistencë
    në trajnimin e Kolegjit Zgjedho

    Komisioni i Venecias pritet që të dërgojë në vendin tonë një mision trajnuesish për 8 anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor, që do të shqyrtojnë ankimimet e palëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit.

  • AKP e Erdogan në Tiranë për
    bashkëpunim me PLSHR

    Kryesia e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re ka realizuar disa takime me një delegacion të lartë nga Turqia. Takimet vijnë në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve mes Partië për Drejtësi dhe Zhvillim të kryeministrit Erdogan dhe Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (Foto: Vlashaj me Ayhan Sefer Ustun dhe Cemal Yilmaz Demir)

  • Rama: Konventa e punësimit ka
    punë vetëm sharjen e opozitës

    Konventa e PD-së për punësimin ka punë të vetme "sharjen e opozitës! S'kanë faj, vetëm këtë punë dinë dhe për këtë punë janë punësuar", - shprehet kryetari i PS-së, Edi Rama, në rrjetin social FB, rreth një orë orë pas hapjes së saj.

  • LSI, Vasili: Parlamenti po
    shpërdorohet për qëllime elektorale

    Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një prononcim për median tha se salla e parlamentit po shpërdorohet dhe po shfrytëzohet për qëllime elektorale dhe jo për të diskutuar ligjet.
     

  • Berisha në Konventë: Të dashur
    të papunë, dua të më besoni

    Fjala e Kryeministrit Berisha ka kulmuar Konventën për Punësimin dhe Pagat, që Partia Demokratike organizoi sot në Pallatin e Kongreseve. Berisha, gjatë fjalimit të tij,iu drejtua disa herë të papunëve me fjalët: "Të na besoni sepse..." dhe në fjalën e tij spikati thënia "Në kulmin e krizës, ne menaxhuam shtrëngatën".

  • Rusët kërkojnë Albpetrolin
    Bisedimet me qeverinë e re

    Ambasadori rus Abramov në një konferencë për mediat tha se qeveria e tij është e interesuar për investime në Shqipëri dhe konkretisht në sektorin e naftës, por pret që qeveria e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit të tregojë konstruktivitetin e saj.

  • Topi: Berisha tha do sjellë kokën
    e Aliut, por morën gurët e kalasë

    FRD zhvilloi një takim me banorë të qytetit të Tepelenës, në vazhdim të prezantimit para qytetarëve të programit të saj politik.

  • Berisha, një letër përshëndetëse
    ish Sekretares Hillary Clinton

    Kryeministri Berisha i dërgon një letër përshëndetëse, ish Sekretares së Shtetit të SHBA, Hilary Klinton, në të cilën shpreh gjithë respektin për letrën që ajo i dërgoi më parë.

  • LDK, Nikollë Lesi kërcënon
    me largim nga koalicioni

    Pavarësisht se mban mbi tavolinë një ftesë nga kryeministri për konventën historike të PD për sot, për më shumë vende pune e paga, kreu i LDK Nikollë Lesi, anëtar i koalicionit qeverisës, pret një tjetër ftesë nga kreu i PD.

  • Zgjedhjet, Kukan: Politikanët të
    sillen në mënyrë të përgjegjshme

    Përveç lënies pas dore të reformave për integrimin, situata parazgjedhore ka “ngrirë” edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian.

  • PD dhe PS gjejnë konsensus
    në KQZ për auditin e SEN

    KQZ miratoi 15 prillin si datë kur do të fillojë puna mbikëqyrëse e auditimit për testimin e parë që do të bëhet për numërimin elektronik. Palët arritën dje konsensusin edhe për projektvendimin për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet e 23 qershorit.

  • Zgjedhjet, aleatët presion Edi
    Ramës: Duam të jemi deputetë

    Aleatët e Partisë Socialiste nuk janë qetësuar ende në lidhje me pozicionin e tyre në koalicionin e majtë. Kryetarët e G99, PDS, PSV91 dhe PSM pretendojnë të jenë në Kuvend pavarësisht votave që kanë. Kryetari i PS-së nuk u jep shpresë.

  • Meta: Pa LSI s'ka qeveri dhe
    mazhorancë, s'hyjmë në aventura

    Kreu i LSI Ilir Meta në takim me bazën në Tiranë tha se partia e tij do marrë një rezultat spektakolar më 23 qershor pasi është me këmbë në tokë dhe nuk bën aventura. Ai tha se në zgjedhje do të dalë vetëm, por do të jenë përcaktues për mazhorancën e ardhshme.

  • Statusi, Bregu: Rama s’voton
    3 ligjet për përfitime elektorale

    Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në një dalje për mediat u shpreh se kryesocialisti Rama urdhëroi deputetët e tij të mos votonin ligjet me shumicë të cilësuar, ndërsa thekson se këtë e bëri vetëm për përfitime politike.

  • "Rilindja" në Fier, PS: Pas 23
    qershorit Berisha do japë llogari

    Programi Rilindje i PS u prezantua sot në Fier. Deputeti Saimir Tahiri tha se pas 23 Qershorit, kryeministri Berisha “nuk do t’i shpëtojë llogarisë së hapur që ka me Partinë Socialiste dhe me drejtësinë, “ai, djali i tij, vajza e tij, badigardi i tij”, shtoi Tahiri.

  • PS: Rritja e çmimeve të shportës
    Arsye për të larguar Berishën

    Rritja drastike e çmimeve të shportës është një nga arsyet se pse shqiptarët më 23 qershor do votojnë për largimin e Berishës nga pushteti. Këtë herë në kuadër të fushatës 100 arsye për të larguar Berishën nga pushteti Ilir Beqja deklaroi se që nga 2005 çmimet e produkteve ushqimore njohin vetëm rritje.

  • Spahiu: Opozita të largohet
    nga Kuvendi i gangsterëve

    Aleanca Kuq e Zi duhet të jetë lokomotiva e opozitës shqiptare. Kështu ka deklaruar lideri i saj Kreshnik Spahiu, ne letrën e sotme drejtuar policisë, gardës dhe shërbimit informativ shqiptar për platformën e 7 prillit pa Berishën

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv