Politikë
-
Zëvendësambasadori në detyrë, Daniel Koski, ka deklaruar prerë se SHBA do të vazhdojë të mbrojë shtetin ligjor në mënyrë të pathyeshme, duke shtuar se do të qëndrojë bindshëm kundër zyrtarëve të korruptuar, që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake.
25 Tetor 2018, 19:53 -
OSBE kundër bojkotit të opozitës, Borchardt: Demokracia zhvillohet në Parlament
25 Tetor 2018, 18:50Nga Korça, kreu i Prezencës së OSBE ka theksuar nevojën për përmirësimin e ligjit elektoral si dhe ka kujtuar edhe njëherë tjetër zbatimin e barazisë gjinore në listat e kandidatëve në zgjedhje.
-
'Bastet'/ Tabaku-Ramës: Do monopolizoni lojërat e fatit, skuadra Dixhitale do drejtohet nga kompania që i monitoron online
25 Tetor 2018, 18:47Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, ka reaguar pas kalimit në Kuvend të ligjit që ndalon lojërat e fatit. Në një deklaratë për mediet, Tabaku thotë se qeveria e kaloi me shpejtësi këtë ligj për të monopolizuar këtë treg. Tabaku hedh akuza se skuadra dixhitale që do të merret me mbylljen e aksesit për bastet online, është e njëjta që kompani që tashmë po monitoron online lojërat e fatit.
-
Elbasan, Balla: Në 2009, Basha nxori nga burgu të inkriminuarit, i përdori për të kërcënuar socialistët
25 Tetor 2018, 18:32Taulant Balla tha se qytetarët e Elbasanit e dinë fare mirë sesi bashkëpunoi Lulzim Basha me persona me të shkuar kriminale, madje sipas tij i nxori dhe nga burgu për t'i përdorur për intimidimin e socialistëve dhe qytetarëve të Elbasanit.
-
Rrahman Rraja me paterica, i hipën Audi-t luksoz dhe ‘ndëshkon’ me votë lojërat e fatit/ Çfarë s’u pa sot nga Kuvendi (Foto)
25 Tetor 2018, 18:05Seanca e sotme në Kuvend spikati sërish për mazhorancën e bashkuar socialiste, e cila në dy votime të rëndësishme, siç ishte ligji për ndalimin e lojërave të fatit, por edhe dekreti i Metës për Teatrin, nuk pati rrjedhje votash
-
Aqif Rakipi kërkon rikthimin në politikë, padit KQZ-në për ndërprerjen e mandatit
25 Tetor 2018, 17:48Ish-deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi kërkon rikthmin në politikën aktive që iu ndërpre për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Report TV mëson se, ish-deputeti Rakipi ka paditur KQZ për ndërprerjen e mandatit në Gjykatën Administrative në Tiranë.
-
Idrizi në '45 minuta': Mbyllja e basteve, gjest i duhur, por Rama po 'luan bixhoz' me fatin e shqiptarëve
25 Tetor 2018, 17:11Shpëtim Idrizi, vlerëson nismën e qeverisë për mbylljen e basteve sportive nga 31 dhjetori 2018. Ai tha se ligji i miratuar sot në Kuvend është i vonuar, por duhet të përshëndetet.
-
Rama: Pas basteve, ndalimi i alkoolit për të miturit në lokale dhe frekuentimi i kafeneve gjatë mësimit
25 Tetor 2018, 16:51Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, pas miratimit në parlament me 75 vota të ligjit për ndalimin e basteve dhe lojërave të fatit. Kryeministri sqaron se alkooli në lokale për të rinjtë nën 18 vjec nuk do të lejohet më që të tregtohet, si edhe të rinjtë nën moshë nuk do të lejohen të hyjnë në lokale të pashoqëruar nga mësuesit dhe prindërit.
-
Rama: Bixhozi mbyllet 100%, për ata që dërguan SMS nga burgu kemi një mesazh që as në ëndërr se kanë parë
25 Tetor 2018, 15:00Rama pas votimit të ligjit për lojërat e fatit në Kuvend është shprehur se duke nisur nga data 1 janar e vitit 2019 do të mbyllen të gjitha sipas parashikimeve në ligjin që kaloi me 75 vota pro, ndërsa me opozitën i ka llogaritë e hapura në gjyqe.
-
Lojërat e fatit, Balla: Kur denoncova familjarët e Berishës, m’u betua se do ma bënte fytyrën si këpuca, por...
25 Tetor 2018, 13:56Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e parlamentit deklaroi se opozita sot duhet ti linte mënjanë hallet e veta të ditës dhe arsyet e bojkotit e të ishte në Kuvend për të votuar shërimin përfundimtar të një mortje 25 vjeçare që ka dëmtuar me mijëra familje shqiptare, që janë lojërat e fatit.
-
Basha: Teatri vija e kuqe, gati për zgjedhje të parakohshme, por më parë të zgjidhen dy çështje
25 Tetor 2018, 13:20Basha u shpreh se kriminelët i siguruan Ramës 10-15 mandate në zgjedhje dhe kjo sipas tij shpjegon “kapjen e drejtësisë dhe emërimin e Arta Markut për të shkatërruar hetimin dhe transferimin e prokurorëve”.
-
Ligji për mbylljen e lojrave të fatit, Braçe zbulon përmbajtjen e mesazheve kërcënuese që i kanë ardhur
25 Tetor 2018, 12:36Gjatë diskutimeve për votimin e ligjit për lojrat e fatit, kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka treguar për herë të parë përmbajtjen e mesazheve kërcënuese që ai dhe kolegët e tij kanë marrë.
-
Kuvend, ministrja Manastirliu: Pijet energjike rrezik për fëmijët, shkaktojnë çrregullime
25 Tetor 2018, 11:29Duke ju referuar të dhënave të fundit që tregojnë ndikimin e konsumimit të këtyre pijeve tek shëndeti i fëmijëve dhe adoleshentëve, Ministrja Manastirliu shprehu mbështetjen pa rezerva të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për kontrollin e ndalimit të konsumimit të pijeve energjike.
-
Lojërat e fatit dhe pijet energjike në Kuvend, Spiropali sulmon opozitën: Vetëm shpifin
25 Tetor 2018, 10:37Deputetja e PS, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend teksa përshëndeti nismat për lojërat e fatit dhe ndalimin e përdorimit të pijeve energjike nuk nguroi që të sulmonte opozitën.
-
Kuvendi gati ndalimin e pijeve energjike për të miturit, Braçe: Ja dëmet që shkaktojnë
25 Tetor 2018, 10:21Në fjalën e tij para deputetëve, Braçe renditi edhe rreziqet te fëmijët nga konsumimi i këtyre pijeve. Projektligji parashikon gjobë 10 mijë lekë kush u shet pije energjike fëmijëve.
-
Kryeministri i Izraelit Netanyau do të vizitojë Shqipërinë në nëntor
25 Tetor 2018, 10:02Vizita e tij vjen në kuadër të një turi në Ballkan, ndërsa do të takohet me udhëheqësit e rajonit në një samit. Shqipëria dhe Izraeli kanë një lidhje historike miqësore.
-
Turqia: Gylen përbën rrezik të madh për Shqipërinë, i paralajmëruam të mbyllin shkollat
25 Tetor 2018, 09:47Ministri i jashtëm turk deklaroi se i ka paralajmëruar vendet e Ballkanit kundër "kërcënimeve serioze" të kësaj organizate terroriste.
-
Komisioni rrëzon dekretin e Metës për teatrin, Kuvendi pritet që ta vulosë në seancën e sotme
25 Tetor 2018, 09:27Në seancën e sotme pritet që shumica ta rrëzojë dekretin për ta vulosur përfundimisht shembjen e teatrit aktual dhe ndërtimin mbi ngrehinat e tij të një godine të re.
-
Rama nis ditën me bypass-in e Fierit dhe Vlorës: Në qershor gati!
25 Tetor 2018, 09:04Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur ditën me aprovimin e bypasseve të Fierit dhe Vlorës, ku edhe ka dhënë një datë për hapjen e këtyre traseve.
-
Nuk ka rrjedhje votash, shumica voton për mbylljen e lojërave të fatit dhe Teatrin e Ri
25 Tetor 2018, 07:42Partia Socialiste ka votuar me 75 vota ligjin për mbylljen e lojërave të fatit, ndërsa ka rrëzuar me 74 vota dekretin e Presidentit për ligjin e Teatrit duke i hapur rrugë ndërtimit të godinës së re. Gjithashtu sot në seancë është miratuar edhe ligji për ndalimin e pijeve energjike te fëmijët nën 18-vjeç. Pas votimit në Kuvend të ligjit për lojërat e fatit, Rama është shprehur se tashmë do të mbyllen 100%.