Politikë
-
N/kryetari i grupit të PD, Edi Paloka në një reagim lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës të zgjedhur nga e djathta, thotë se nuk kërkojmë që drejtësia të mos bëjë detyrën, por sipas tij për të njëjtat akuza të majtët janë të lirë, ndërsa opozitarët në burg.
18 Mars 2018, 16:02 -
Inceneratorët,Vasili: Bota i dënon si
18 Mars 2018, 15:08
shkaktarë të kancerit, ne mbyllim sytë
Kryetari i grupit parlamentar të LSI- së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi të tij në Facebook, duke akuzuar prokurorinë se pse nuk heton apo vepron kundër inceneratorëve, mbetjet e të cilave shkatojnë kancer.
-
Rama, Berisha, Basha, Tahiri dhe
18 Mars 2018, 13:56
Habilajt bashkë në një ‘film’/ VIDEO
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video në versionin e një “filmi” të shkurtër me titull “Historiku i qeverisë Rama nga 2013 deri më 2018”.
-
Ministri Klosi prezanton projektligjin
18 Mars 2018, 13:34
për kostimin e mbetjeve urbane
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive. Klosi prezantoi projektligjin për kostimin dhe tarifimin e mbetjeve urbane.
Qytetarët do të paguajnë për mbetjet urbane mbi një sistem të unifikuar dhe transparent për të gjithë.VIDEO
-
Rastet e Xhelilit, Mziut e Gjikës,
18 Mars 2018, 12:09
si mund të shkarkohet Frrokaj?
Arrestimi i kryebashkiakut demokrat të Lezhës, Fran Frrokaj hap mundësinë e shkarkimit të tij dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Lezhë. Kushtetuta i njeh të drejtën Këshillit të Ministrave të shkarkojë një kryetar bashkie në rast të shkeljeve të rënda të ligjit.
VIDEO
-
Pallat sporti në Xhafzotaj, Rama:
18 Mars 2018, 11:42
Ligj për sponsorizimin e ekipeve
Kryeministri Edi Rama ka inauguruar pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj. Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se po punohet me komunitetin e sportit për t’i hapur rrugë një ligji bashkëkohor për sponsorizimin e sportit, që sipas tij do të sjellë më shumë mbështetje financiare.
VIDEO
-
Ilir Meta u tregon grekëve se cila
18 Mars 2018, 10:38
është vija e kuqe për kufirin detar
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një intervistë për mediat greke për marrëveshjen e pritshme për kufirin detar ka deklaruar se Kushtetuta dhe vendimi i gjykatës në 2010 është vija e kuqe.
VIDEO
-
Abrahams: Ja si Sali Berisha
18 Mars 2018, 08:09
më bëri agjent të UDB-s
“Nëse Sali Berisha ka dëshmi se kam punuar për një shtet të huaj, atëherë i bëj thirrje t’ia paraqesë ato autoriteteve të SHBA-së, pasi kjo do të përbënte një shkelje të ligjit amerikan. E njëjta gjë vlen për akuzat ndaj Fron Nahzi, edhe ky një qytetar amerikan dhe drejtori i parë i Fondacionit Soros në Shqipëri".
-
Fred Abrahams:Lobimi Rus për
18 Mars 2018, 07:59
PD,James Baker do të shokohej
Studiuesi amerikan komenton ngjarjet e fundit në Shqipëri. Çfarë thotë për Berishën, Bashën e Ramën. Abrahams pagesën e dyshuar ruse në lobimin që favorizon në PD në Washington, shpreh mendimin se e gjithë kjo është e rrezikshme për Shqipërinë pasi kjo e çon ndarjen blu-të kuq në terma të dyzuara: Perëndimi kundër Lindjes, demokracia kundër autokracisë.
VIDEO
-
Salianji: S’duhet ndaluar matrapazi
17 Mars 2018, 21:37
që jep vizat, por Rama që i tërheq vizat
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pas operacionit të sotëm policor që solli arrestimin e 39 personave në Shqipëri, në kuadër të trafikimit të paligjshëm të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, e ka nënvlerësuar këtë punë të policisë, duke thënë se ajo është thjesht detyra e saj, që nuk ka asnjë vlerë nëse nuk sjell arrestimin e atij që sipas Salianjit është baroni i krimit teë organizuar: Edi Rama.
-
Vlahutin: Kufiri Shqipëri-Kosovë
17 Mars 2018, 19:38
pa dogana, kur të hyni në BE
Kufiri shqipëri-Kosovë do të jetë pa dogana vetëm kur këto dy vende të jenë anëtare të bashkimit Europian. Deklarata vjen nga shefja e delegacionit të BE Romana Vlahutin, gjatë inspektimit në pikën e kalimit kufitare të Morinit. Sa i përket çeljes së negociatave, Vlahutin tha se në prill do të nisë vlerësimi nga shtetet anëtarë, ndërsa në qershor publikohet raporti.
VIDEO
-
Ngjela:Kur bota të marrë vesh se cilët
17 Mars 2018, 19:15
janë shqiptarët, arvanitasit e çamët....
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në rajon, nisur nga ligji për gjuhën shqipe që është miratuar pak ditë më parë në Kuvendin e Maqedonisë ku pati edhe një përplasje mes Gruevskit dhe Talat Xhaferit.
-
Arrestimi i Frrokajt, Bumçi: Tahiri lëviz i
17 Mars 2018, 18:29
lirë, ndërsa njerëzit e opozitës goditen
Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Lezhë mesditën e sotme i shoqëruar nga deputetët Bumci, Noka dhe Paloka. Vizita erdhi një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Frrokaj.
VIDEO
-
Moskujtimi i rrëzimit të diktatorit
17 Mars 2018, 16:26
PD tërheq ligjin pas kritikave
Pas kërkesës që Partia Demokratike i kishte drejtuar Kuvendit dhe që synonte që 20 shkurti 1991, dita e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, të hiqej si datë për përkujtimin e viktimave të regjimit komunist dhe gjithashtu të hiqej edhe parashikimi ligjor për përkujtimin e kësaj dite, partia opozitare u përball me akuza të forta.
-
Financimi rus i PD, Balla: Lulzim
17 Mars 2018, 13:53
Basha duhet të ndiqet penalisht
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat i ka kërkuar Lulëzim Bashës dhe Partisë Demokratike të marrin të gjithë përgjegjësinë për financimin e paligjshëm në kohën e “Çadrës së Republikës së Re”.
VIDEO
-
Banda e vizave, Xhafaj: Goditëm
17 Mars 2018, 13:38
7 grupe me SHBA dhe EUROPOL
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas shkatërrimit të bandës që trafikonte emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria në drejtim të Kanadasë dhe SHBA. Xhafaj thotë se operacioni ku u arrestuan 40 persona në Shqipëri është zhvilluar me partnerët amerikanë dhe europianë.
-
Vijojnë largimet, 4 këshilltarë
17 Mars 2018, 12:32
të LSI në Vlorë kalojnë me PS
Vijojnë largimet e këshilltarëve bashkiakë nga radhët e LSI në drejtim të Partisë Socialiste. Pas Gjirokastrës, Fierit dhe Elbasanit, sot ka qenë radha e 4 këshilltarëve të Vlorës, të cilët njoftuan largimin nga LSI. Këshilltarët e larguar nga LSI janë; Artimida Luci, Romana Jaho, Shkëlqim Leskaj dhe Bashkim Begaj. Ata deklarojnë se LSI e ka humbur orientimin si forcë që synonte integrimin në BE, pasi po justifikon lobimin rus të PD.
VIDEO
-
Pronat, Basha: Frrokaj, shpresoj
17 Mars 2018, 12:12
të jetë i pafajshëm, jo gjyq politik
Arrestimi i Frrokajt, Basha në Lezhë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për arrestimin e kryebashkiakut të djathtë të Lezhës, Fran Frrokaj. Basha uron që Frrokaj të jetë i pafajshëm, por shton se qëndrimi i PD është që para ligjit të gjithë janë të barabartë. Lideri demokrat kërkon që gjyqi ndaj Fran Frrokajt të mos jetë politik.
VIDEO
-
Këllici:Baronet e korrupsionit festë
17 Mars 2018, 11:55
në Surrel, ja pse u ndalua Frrokaj
Pritet reagimi i kreut të partisë Demokratike Lulzim Basha pas arrestimit ditën e djeshme të kryebashkiakut demokrat të Lezhës Fran Frrokaj, i cili akuzohet bashkë me 23 zyrtarë të tjerë për tjetërsim të pronave në bregdet.
Por sakaq kreu i FRPD Belind Këllici ka reaguar duke e cilësuar arrestimin e Frrokajt si një “shenjestrim” nga ana e Edi Ramës pasi mori vesh që ai do të rikandidonte përsëri.
-
Fier,largimi i këshilltarëve
17 Mars 2018, 10:16
reagon PD:Të mjerë shitët dinjitetin
Ka reaguar Partia Demoktratike Dega Fier lidhur me deklaratën e katër këshilltareve të zgjedhur për Këshillin Bashkiak Fier, nëpërmjet Lëvizjes Socialiste për Integrim për largimin nga kjo forcë politike dhe bashkimin me grupin e këshilltarëve të PS