Politikë

  • ​Vasili shkruan në ‘Facebook’, se kryeministri Edi Rama e do Amerikën vetëm për ta keqpërdorur për të kapur drejtësinë dhe dhunon Kushtetutën e Shqipërisë në emër të Opdatit. Më tej, ai shton se po ky kryeministër përdoret e investohet totalisht kundër Amerikës në mënyrë të paturp në kundërshtim me interesin kombëtar.
  • Arta Marku përçan LSI, Rama
    kundër Monikës:S'jam dakord

    Është pikërisht zëvendëskryetari i kësaj partie, Luan Rama, që ka dalë kundër kryetares Monika Kryemadhi. Në ‘Facebook’, Luan Rama shkruan se nuk është dakord me qëndrimin e Kryemadhit, kur thotë se LSI nuk është kundër Artës dhe se nuk ka gjë me të, por me praktikën antikushtetuese dhe antiligjore që u ndoq nga PS. 

  • Gjosha: Shqiptarët nuk kanë
    votuar kundër SHBA, qeveria po

    "Votimi i Shqipërisë dje për rezolutën e OKB-së mbi statusin e Jeruzalemit ishte në mënyrë demonstrative një votë kundër aleatit më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës", është shprehur deputetja e LSI Klajda Gjosha në lidhje me votën e Shqipërisë dje në OKB. VIDEO

  • Bushati: Kemi votuar gjithmonë
    pro paqes në Lindjen e Mesme

    Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me votën PRO në OKB të shqipërisë, një votë e cila shkoi kundër SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

  • Vota në OKB,Shehu:Aventurizëm
    Shqipëria mund të abstenonte

    Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu u shpreh në studion e Report Tv se Shqipëria mund të shmangte votën kundër SHBA-së në OKB për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit.

  • Pakënaqësitë e para/Deputeti i PD
    sulmon LSI: E kanë mendjen te thesi

    Buxheti i vitit 2018 në Këshillin Bashkiak të Tiranës u miratua dje edhe me 4 votat e këshilltarëve të LSI-së. Ata janë larguar nga radhët e LSI një muaj më parë kur edhe bashkuan votat për projektvendimet e Erion Veliajt, ndërsa dje faktuan se largimi i tyre nga LSI është zyrtar.

  • Votimi në OKB, Presidenca:
    Bushati s'u konsultua me Metën

    Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur nga Report TV mbi votën e djeshme të Shqipërisë kundër SHBA-së pohoi se: Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar.   VIDEO

  • Ish-ministri: Vota në OKB, dështim
    i misionit amerikan në Tiranë

    Ish-ministri teknik, Dritan Demiraj ka reagur në lidhje me votën e Shqipërisë në OKB kundër SHBA dhe pro OKB-së, i li shprehet se "ky votim është një dështim i misionit diplomatik në Tiranë".

  • Jeruzalemi, Kryemadhi: Duhet të
    kishim marrë mendimin e SHBA

    Në lidhje me votën kundër SHBA të Shqipërisë në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit ka reaguar kryetarja e LSI Monika Kryemadjhi, e cila shkruan se, “Asnjë marrëdhënie dhe asnjë raport i Shqipërisë nuk mund të krahasohet me atë me Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat kanë shënjuar momentet më kritike në historinë e popullit tonë dhe ku përjetësisht Amerika ka qenë në anën e Shqipërisë”.

  • Rama takim me sipërmarrës të
    komunitetit shqiptar në SHBA

    Kryeministri Rama ndodhet në SHBA dhe gjatë ditës së sotme ka patur një takim me sipërmarrës dhe profesionistë të komunitetit shqiptar në Amerikë.

  • “Jeruzalemi”, Vasili: Vota në OKB
    qeveria e sheh Shqipërinë si pronë

    Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me votën pro të shqipërisë për Projektrezolutën e OKB, e cila kundërshton vendimin e Trump për Jeruzalemin. Vasili shkruan në Facebook se "Vota e sotme në OKB ishte provë e qartë e një qeverie, që e konsideron Shqipërinë pronë të sajën".

  • Vota kundër SHBA, Çollaku: Ja
    pasojat që do ketë Shqipëria

    "Qëndrim i turpshëm. Për herë të parë pas 27 vitesh Tirana rreshtohet kundër SHBA, një veprim sharlatanesk dhe mosmirënjohje kombëtare ndaj SHBA-së, çliruesve të gjysmës së kombit shqiptar. Kjo nuk është një votë që do kalojë lehtë, është një votë që do sjellë komplikime në politikën ndërkombëtare. VIDEO

  • Vota kundër SHBA në OKB, MEPJ:
    Qëndrim në një linjë me BE-në

    Ministria e Punëve të Jashtme ka sqaruar votën kundër SHBA në OKB për rezolutën e Jeruzalemit. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, MEPJ thekson se Shqipëria ka mbajtur të njëjtin pozicion si vendet e BE, duke qëndruar në koherencë me politikën e Brukselit. 

  • Ish-ministri i Jashëm: Vota në OKB
    kundër interesave shqiptare në rajon

    Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, aktualisht deputet i Partisë Demokratike e cilëson votën shqiptare kundër SHBA-së në OKB, për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, si një qëndrim kundër interesave shqiptare në rajon. 

  • Vasili kërcënon Ramën: Dihet
    fundi i "Esat Pashë Toptanëve"

    Kreu i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas përjashtimit të 3 deputetëve të kësaj force dhe 4 të PD-së nga seancat dhe komisionet për 10 ditë.

  • Vlahutin mungon në takimin e
    Bashës me ambasadorët e BE

    Kryetari i opozitës Lulzim Basha informoi ambasadorët e 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian për qëndrimin e Partisë Demokratike kundër zgjedhjes antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.

  • Basha pret Talat Xhaferin: Shqipja
    rruga drejt stabilitetit të Maqedonisë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në takim kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, me të cilin ndau vlerësimin dhe kenaqësinë që sjell caktimi i tij në krye të Parlamentit në vendin fqinj, si një shenjë kjo e emancipimit politik dhe progesit të shoqërisë maqedonase, si tregues i ecjes përpara në realizimin e të drejtave të shqiptarëve, dhe si pikë kulmore e bashkejetesës demokratike.

  • Boshatiset arka e PD, Basha heq
    10 vetë nga administrata e partisë

    Demokratët po hasin kohët e fundit probleme ekonomike, gjë që ka detyruar kreun e PD-së, Lulzim Basha, të bëjë disa shkurtime në administratën e partisë. Basha është munduar që përmes këtyre shkurtimeve të mos cenojë ecurinë e punës në administratën e PD-së, por duket se ai e ka pasur të pashmangshme largimin e disa prej tyre.

  • Ruçi pritje me gazetarët: Ndjesë
    publikut për shfaqjet e të hënës

    Gramoz Ruci kërkon ndjesë nga për situatën kaotike të seancës së të hënës. Në pritjen e vitit të ri me përfaqësues të medias, Ruci shpalosi dhe objektivat kryesore të Kuvendit për vitin e ardhshëm.  VIDEO

  • 'Jeruzalemi' sot në OKB, Shehu: 
    Shqipëria të mos kalojë vijën e kuqe

    Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu këshillon diplomacinë shqiptare të tregohet e kujdesshme dhe të mos kalojë vijën e kuqe të Presidentit amerikan Donald Trump, sot në OKB ku do diskutohet për Jeruzalemin. "Kujdes! Shqipëria nuk duhet të kalojë "vijën e kuqe" të Presidentit Trump sot në OKB", shkruan Shehu. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv