Politikë
-
I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Enkelejt Alibeaj, një nga ekspertët e Partisë Demokratike për reformën në drejtësi sqaron arsyen se përse PD nuk dorëzoi në Komisionin e Venecias një draft paralel me atë të maxhorancës, por hartoi një opinion me vërejtje. Sipas tij, kjo gjë u shmang, pasi opozita nuk donte të jepte sinjalin se nuk e do reformën në drejtësi. VIDEO 18 Janar 2016, 21:41
-
Kthimi dhe kompensimi i pronave
18 Janar 2016, 19:27
nesër do të rinis debati në KuvendDebati për kthimin dhe kompensimin e pronave rikthehet përsëri në Kuvend. Ditën e nesërme, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të shqyrtojë dekretin e Presidentit të Republikës, i cili riktheu për shqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi me propozim të qeverisë.
-
Meta-Eichhorst:Reforma në Drejtësi
18 Janar 2016, 18:11
të luftojë krimin e korrupsioninReforma në Drejtësi, për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta duhet të prodhojë rezultate të prekshme në terren në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të garantojë një sistem drejtësie të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
-
"Drejtësia", Basha: Fushatë
18 Janar 2016, 13:24
primitive, s'ka aleancë me LSILideri i opozitës Lulzim Basha përjashtoi çdo mundësi për një ribashkim në aleancë mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kryetari i opozitës tha se pavarësisht se LSI-ja e ka kritikuar draftin e PS-së për reformën në drejtësi, nuk do të ketë aleancën me Ilir Metën VIDEO
-
Vokshi: Beqaj rimbursime fiktive
18 Janar 2016, 13:04
miqve të tij, prokuroria ta hetojëPartia Demokratike vijon akuzat për korrupsion ndaj ministrit Beqaj. Këtë herë deputetja demokrate Albana Vokshi përmes një deklarate për mediat tha se ministri i ka rimbursuar fiktivisht miqtë e tij.
-
"Drejtësia", Manjani: Reforma s'ka
18 Janar 2016, 11:01
qëllim të merret me emra konkretëMinistri i drejtësisë Ylli Manjani referuar reformës në Drejtësi ka theskuar se ndryshimet Kushtetuese nuk janë luks por janë mëse të rëndësishme. Në një takim me studentët e Fakulteti Ekonomik të Elbasanit Manjani shtoi se reforma nuk ka qëllim të merret me emra konkretë dhe se qëllimi i shtetit nuk është të mbushë burgjet, por të rrisë mirëqenien. VIDEO
-
Paloka: Ja emrat e PD-së për
18 Janar 2016, 10:49
komisionin e reformës zgjedhorePartia Demokratike ka emrat e saj për anëtarët e komisionit që do të ngrihet për reformën zgjedhore. Kreu i grupit të djathtë parlamentar Edi Paloka bëri publik emrat e opozitës për këtë komision. VIDEO
-
Çelet sesioni parlamentar, Meta:
18 Janar 2016, 08:19
Shkundje të sistemit të drejtësisëËshtë çelur këtë të hënë sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e tij të hapjes, kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se gjatë këtij sesioni duhet të bëhet një shkundje e thellë e sistemit të drejtësisë, duke përmbushur me sukses reformën në drejtësi e cila do të jetë prioriteti kryesor i këtij sesioni. VIDEO FOTO
-
Reforma në Drejtësi, sot LSI e PD
18 Janar 2016, 07:59
dorëzojnë propozimet në KuvendLëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike pritet të paraqesin sot zyrtarisht propozimet e tyre mbi paketën e ndryshimeve kushtetuese si pjesë e reformës në drejtësi. Pas dakordësisë në Komisionin e Posaçëm ku LSI dhe PD shprehën disa propozime lidhur me këto dryshime, këtë të hënë pritet të zyrtarizohen
-
PD: Rama pagoi artikullin,Qeveria:
17 Janar 2016, 13:50
Promovuam vendin për investimetRevista prestigjioze "The Economist", në numrin e saj të fundit ka botuar një artikull prej tetë faqesh, për Shqipërinë, apo sikurse e cilëson artikulli, vendin që udhëheq reformat në rajonin e Ballkanit. Kjo ka vënë përballë Partinë Demokratike dhe Qeverinë.
-
Ngërçi i Reformës në Drejtësi,Dule:
17 Janar 2016, 13:05
Referendum ose zgjedhje para koheKyetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka propozuar mbajtjen e referendumit ose zgjedhjeve të parakohshme për të zgjidhur kështu ngërçin e krijuar në vend për çështjen e Reformës në Drejtësi.
-
PD: Rama vetëlavdërohet në “The
17 Janar 2016, 12:31
Economist” me lekët e shqiptarëveSekretarja e Marrëdhënjeve me publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma ka akuzuar kryeministrin e vendit, Edi Rama se ka shpenzuar qinda million lekë të shqiptarëve për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë të botës, “The Economist” për të publikuar artikuj lëvdatash.
-
Zgjedhjet lokale, KQZ zbraz kutitë
17 Janar 2016, 08:00
nis asgjesimin e fletëve të votimitKomisioni Qendror i Zgjedhjeve hap kutitë e votimit të zgjedhje të fundit vendore të 21 qershorit 2015. Kryetarja e këtij institucioni, Lefterie Luzi ka ngritur grupin e punës që do të merret me këtë çështje.
-
Berisha: Çorapja e parave të pista
16 Janar 2016, 21:53
emërohet ambasador në TurqiIsh-kryeministri Sali Berisha, përmes një statusi në Facebook shprehet se Drejtori i Agjensisë së Luftës kundër Pastrimit të Parave Genti Gazheli do të emërohet ambasador i Shqipërisë në Turqi.
-
Akuza e PD për Beqajn, reagon
16 Janar 2016, 14:44
qeveria: Kontrata e lidhur në 2009Menjëherë pas deklaratës së Deputetes së Partisë Demokratike, për akuzën ndaj Ministrit Beqaj se i ka dhënë kompanisë së tij një tender prej 85 milion lekë, ka reaguar qeveria përmes portalit Transparenca.al
-
Çmimi i naftës më i larti në Ballkan
16 Janar 2016, 14:10
Basha: Shkak hajdutëria qeveritareKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot për renditjen e Shqipërisë në listën e vendeve që kanë çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë.
-
Hajdarmataj: Rëndohet situata e
16 Janar 2016, 12:22
rendit, Tahiri e frymëzon kriminDeputetja e Partiasë Demokratike, Mimosa Hajdarmataj ka reaguar sot pas dy ngjarjeve të mbrëmshme në të cilat persona të armatosur e me maska grabitën një market e një kazino. VIDEO
-
Rama takon të zgjedhurit e rinj
16 Janar 2016, 12:06
të PS në Durrës: Të hapet partiaMenjëherë pas takimeve që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar prej ditësh me të deleguarit e qarqeve, nga qyteti i Durrësit kanë nisur zgjedhjet e forumeve të kësaj partie. Gjatë një takimi me strukturat e PS, kreu i saj ka ftuar strukturat e Durrësit që ta afrojnë partinë më afër njerëzve si dhe ta hapin atë për të pasur më shumë anëtarësime.
-
PD: Tenderi abuziv i ministrit Beqaj
16 Janar 2016, 10:38
85 milionë lekë kompanisë së tijPartia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për tendera abuzivë. I radhës sipas deputetes të djathtë Arbiola Halimi, është tenderi për instalimin e sistemit të kontabilitetit Oracle në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimeve Shëndetësore. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja tha se ministri Beqaj i ka dhënë kompanisë së themeluar prej tij INTECH plus 85 milionë lekë për instalimin e këtij shërbimi, i cili sipas PD ende nuk është ofruar. VIDEO
-
Gjergj Bojaxhi, ish-kandidati i
16 Janar 2016, 08:05
pavarur për Tiranën formon partiGjashtë muaj më parë kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, i vetëm përballë dy grupimeve të mëdha politike, PD-PS, sot, Gjergj Bojaxhi rikthehet në skenën poitike duke lançuar projektin e ri politik.