Politikë

  • Formula e zgjedhjes së Presidentit të Republikës ka qenë në qendër të diskutimeve të një forumi akademikësh të fushës së të drejtës, për reformën në drejtësi. Konstitucionalistët dhe juristet, thonë se kreu i shtetit duhet të zgjidhjet ose me shumicë të cilësuar, ose jo nga deputetët, por nga këshilltarët e qarqeve.  VIDEO
  • Braçe: Hetim ndërkombëtar jo
    vetëm për CEZ, ja krimet e tjera

    Në një kohë kur Partia Demokratike por edhe vetë LSI po kërkon hetim ndërkombëtar për skandalin e CEZ dhe ku i përfshirë pretendohet të jetë kryeparlamentari Ilir Meta, kanë ardhur edhe reagimet e para nga socialistët. VIDEO
    PD: Kushtetuesja të rrëzojë ligjin për CEZ, pastaj hetim ndërkombëtar
    Berisha: Bëni hetim ndërkombëtar për CEZ, do sillni 1200 € për qytetar
     

  • LSI bashkon votat me PD, zgjedhin
    kreun dhe zëvendesin e qarkut Dibë

    Hajri Laçi zgjidhet kryetari i ri i qarkut të Dibër. Gjatë kësaj të premteje 17 anëtarët e këtij këshilli votuan me 10 vota pro dhe 7 kundër për kandidatin e LSI. Gara për postin e kryetarit të qarkut ishte mes PS-së dhe LSI-së, ku Partia Socialiste përfaqësohej me kandidatin Qamil Gjoni i cili ka marrë vetëm 7 votat e anëtarëve socialistë.  VIDEO

  • LSI mbështet Bashën: Do shpëtosh
    nga Berisha dhe nga ish-ministrat

    Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur thirrjen e opozitës për të hetuar në themel çështjen CEZ. Nënëkryetari i saj, Ylli Manjani në një deklaratë për shtyp u shpreh se, do të mbështetin idenë e një hetim ndërkombëtar me çdo kosto. Por, nga ana tjetër Manja e cilësoi këtë situatë të krijuar nga lufta brenda Partisë Demokratike apo përpjekjeet siç e cilësoi ai të Bashës për të pastruar PD-në.  VIDEO

  • ​Basha: Rama-Meta, kumbarët
    e tangos kriminale për CEZ-in

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si ortakë të lidhur pas aferës korruptive me CEZ. Nga selia blu, Basha i etiketoi dy aletatët në bashkëqeverisje si kumbarot e së njëjtës tango kriminale. 
    VIDEO

  • Rama "art dhe politikë" në SHBA:
    Ballkani i ri paqe si kurrë më parë

    “Tabloja që kam unë për një Ballkan të ri, në paqe dhe të Begatë që nuk ka ekzistuar kurrë më parë”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në New York i cili mori pjesë në forumin e Organizatës për Politikë të Jashtme me temën “Arti dhe politika”. "Edhe në politikë, përpiqem gjithnjë të pikturoj me ngjyra, të vizualizoj si e duam vendin që të bëhet, të ndjej si e duam që të ndryshojë në një hap me botën rreth nesh” – nënvizoi Rama.  VIDEO

  • Tahiri: E vërteta për makinën time!

    ​Saimir Tahiri është ministri më i sulmuar i kësaj mazhorance nga ana e opozitës, e cila e lidh emrin e tij me trafikun e drogës. Akuzat e rënda u përshkallëzuan në fillim të këtij sezoni politik, ku demokratët paraqitën si argumenta deklaratën e një ish-zyrtari të anti-drogës, që deklaron se automjeti i personal i ministrit të Brendshëm është përdorur për trafik droge.

  • PD: S'ka asnjë shteg shpëtimi
    për Tahirin, të japë dorëheqjen!

    Partia Demokratike ka kërkuar sot sërish dorëheqjen dhe vënien para drejtësisë të ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Në një deklaratë për mediat nga ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, PD akuzon se Tahiri ëshë i përfshirë në trafikun e dorgës dhe makina e tij personale është përdorur për këtë qëllim.  VIDEO

  • Nishani sfidë qeverisë, urdhër
    ambasadorit: Qëndro në Vjenë

    Pak ditë pasi ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i kërkoi ambasadorit shqiptar në Vjenë të kthehej në Shqipëri pasi i ka përfunduar mandati, presidenti i Republikës i është drejtuar me një letër ambasadorit Spiro Koci duke i kërkuar të vazhdojë detyrën. Ky qëndrim i presidencës konsiderohet nga Ministria e Puneve të Jashtme si komunikim anashkalues qe kerkon te justifikje mos zbatimin e ligjit.   VIDEO

  • CEZ/ Procedura që do ndiqet, rasti i
    hetimit për vrasjen e Azem Hajdarit

    Partia Demokratike kërkon ngritjen e një task –force me prokurorë të SHBA ose BE për hetimin e skandalit CEZ-DIA, duke shfrytëzuar precedentin e 11 majit të 2012-ës, kur Kuvendi votoi projektligjin e qeverisë për të lejuar prokurorët e EULEX-it të hetojnë edhe në territorin shqiptar mbi akuzat e ish senatorit zviceran, Dick Marty. 

  • “Severino” sipas italianëve, hartuesi:
    Përjashtim vetëm me vendim gjykate

    “Ligji Severino futet në një seri aktesh normative që ekzistojnë prej vitesh në legjislacionin italian. Duke nisur nga vitet ‘90 ka patur në fokus administratorët lokalë dhe rajonal, që përfshinte forma ndalimi dhe moslejimi për kandidadim në rast të një dënimi përfundimtar ose jopërfunditmar, në varësi të rasteve. Kjo gjë u bë për të ndaluar krimin e organizuar. Në fillim këto ishin llojet e krimeve që ishin të përfshira. Në vazhdim u zgjerua me anë të akteve normative duke përfshirë edhe vepra të tjera penale.

  • "Drejtësia", PD letër SHBA dhe
    BE: Vendosni për draftin e duhu

    Reforma në Drejtësi/ PD, letër SHBA dhe BE: Vendosni ju për draftin përfundimtar. “Ekspertiza e huaj të përcaktojë zgjidhjet më të mira të dy platformave që ndodhen në Kuvend”.  VIDEO
     

  • PD: Kushtetuesja të rrëzojë ligjin
    për CEZ, pastaj hetim ndërkombëta

    Demokratët do të ndërmarrin dy nisma në lidhje me skandalin e CEZ-it për të cilat do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri dhe asaj të Strasburgut për një hetim ndërkombëtar  VIDEO

  • Rama për Deutsche WElle: Në
    2011 kritikova sistemin, jo Metën

    Kreu i qeverise Edi Rama ka deklaruar ne nje interviste per Deutsche Welle se shprehja "Shembull i gjithckaje te kalbur ne Shqiperi" qe i beri Ilir Metes si aletat te Berishes ne vitin 2011, nuk kishte te bente personalisht me te, por me sistemin.

  • Bode: Ja letra e Bankës Botërore
    që fsheh qeveria /Dokumentet

    Partia Demokratike këmbëngul se për hetimin e cështjes CEZ, veprimi i parë që duhet ndëmrarrë është dorëheqja e kryetarit të kuvendit Ilir Meta. Nga selia e partisë demokratike ish Ministri i Financave Ridvan Bode ka folur me fakte të cilat sipas tij vërtetojnë aferen korruptive të CEZ ku përfshihet kryetari i kuvendit Ilir Meta. VIDEO  

  • Gjosha në Gjermani: Integrimi në
    BE sfidë e përbashkët e Ballkanit

    Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mbylli vizitën e saj zyrtare në Gjermani. Ditën e fundit të qëndrimit në Berlin, Ministrja Gjosha, zhvilloi një takim me Zv. Këshilltarin e Kancelares Anxhela Merkel, për Çështjet Europiane, Franz Neueder.

  • Dekriminalizimi, ja ku preket
    Kushtetuta sipas Mazhorancës

    Këshilli i Legjislacionit do të marrë së shpejti në shqyrtim amendimet kushtetuese të Partisë Socialiste. Nisma për ndryshimet e Kushtetutës e cila ka marrë 28 firmat e deputeteve të mazhorancës parashikon të prekë një pjesë të neneve të librit themeltar të shtetit.  VIDEO

  • Rama në SHBA, merr pjesë sot
     në “World Leadership Forum”

    Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të marrë pjesë në disa evente të rëndësishme. Sipas burimeve nga Kryeministria, kreu i qeverisë pritet të mbajë disa fjalime për tema të ndryshme si ekstremizmi, zhvillimi i qëndrueshëm, barazia gjinore etj.

  • "Prokurorë amerikanë të hetojnë
    CEZ, nuk kanë konflikt interesi"

    Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka mbështetur kërkesën e bërë dje nga ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend për hetim ndërkombëtar në lidhje me skandalin e CEZ. Në fjalën e tij për mediat, Kryeparlamentari Meta theksoi se mbështet idenë e hedhur dje nga Berisha për hetim ndërkombëtar, duke shtuar se ky hetim duhet të vijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  VIDEO

  • Dekriminalizimi, mazhorancë-
     ​opozitë pranë marrëveshjes

    Mazhoranca e opozita pritet t'i lëshojnë “pe” njëra-tjetrës për të dalë në një produkt të përbashkët për të kryer procesin e dekriminalizimit. Burime konfidenciale nga Partia Socialiste thonë se Partia Demokratike do të toleroj një nga pretendimet e saj atë për testin e drogës, ndërsa mazhoranca do të jap kompromisin e saj për shenjat e gishtërinjve.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv