Politikë

  • Ministrja e Zhvillimit Urban thotë se në më pak se dy vjet janë vënë në kontroll ndërtimet e territorin. Qeveria ka miratuar rregulloren që përcakton çfarë lloj ndërtimesh kërkojnë leje nëpër bashki, dhe punimet që mund të kryhen nga qytetarët pa këtë kusht. 
  • Lejet e ndërtimit,Gjermeni: Si
    do merren në 61 bashkitë e reja

    INTERVISTA- Ministrja Gjermeni flet për shqiptarja.com lidhur me procedurën që do të ndiqet për ndryshimet në banesë, apo për leje ndërtimi. AKKP hap aplikimet për kompensimin e tokave të zëna me ndërtime informale. Përfitojnë 550 subjekte

  • Rama inspekton punimet në Dajt:
    Kjo rrugë nuk çon tek shtëpia ime

    Kryeministri, Edi Rama ka inspektuar sot punimet që po zhvillohen në rrugën që lidh Tiranën me Dajtin, rrugë e cila ishte lënë në një gjendje të shumë të keqe gjatë qeverisë “Berisha” edhe pse është e vetmja mënyrë për të shkuar në parkun kombëtar. “Me atë rrugë që ishte ju e dini vetë, ishte mision i pamundur të mendoje për të tjera gjëra, sepse ishte dekurajuese për njerëzit. Saliu ikte me teleferik, prandaj nuk e kishte problem rrugën”, u shpreh Rama gjatë inspektimit të punimeve.  VIDEO  FOTO

  • I refuzojnë pushimet në Dhërmi
    Ankohet Nishani: Model qesharak
    Intervista/ Presidenti: Po blihen votat

    Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka ngritur dje shqetësimin se nuk është lejuar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, për të kaluar pushimet e verës në një nga rezidencat qeveritare pasi sipas shërbimeve qeveritare në gusht është parashikuar për kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Meta.

  • Reforma në drejtësi, Ambasadori i
    OSBE-së: T'ketë autorësi kombëtare

    Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig vlerësoi të martën procesin e konsultimit publik për reformën në drejtësi të nisur sot në Shkodër, ndërsa theksoi rëndësinë që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

  • Deputetët në fushatë, Parlamenti 
     shtyn seancën e kësaj të enjteje

    Për shkak se deputetët janë të angazhuar në fushatë zgjedhore, seanca parlamentare e kësaj jave nuk do të zhvillohet. Në një njoftim për shtyp, zyra për medien pranë Kuvendit bën me dije se kjo vjen si rrjedhojë e mos shqyrtimit të projektligjeve në komisionet parlamentare, të cilat nuk janë mbledhur për shkak të mungesës së deputetëve.

  • Intervista/Fleckestein:Largimi i
    të inkriminuarve,çështje parimi

    EKSKLUZIVE/ Një nga negociatorët e marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që u pasua me kthimin e opozitës në Parlament, Knut Fleckenstein në një intervistë për Shqiptarja.com, nënvizon se shmangia e kandidatëve me precedentë penalë është më shumë një çështje parimesh sesa një çështje marrëveshjeje.  Ndaj ai kërkon që “janë edhe kualifikimet profesionale të kandidatit, përkushtimi social, si edhe integriteti personal që kanë rëndësi”.  VIDEO
     Raunig: Reforma në drejtësi të ketë autorësi kombëtare

  • Bushati në takimin e CEI:
    Siguria e Ballkanit e ndërvaru

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është takuar sot me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, ku kanë diskutuar për bisedimet që po zhvillohen mes palëve në Maqedoni për zgjidhjen e krizës politike. Bushati ka kërkuar nga Ahmeti që BDI të ketë në fokus dhe agjendë të veçantë çështjen që kanë të bëjnë me shqiptarët.

  • Shpifja, Gjykata hap procesin 
    Tahiri-Paloka, paraqiten provat 

    Pas refuzimit të pajtimit midis ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, gjykata hapi procesin gjyqësor dhe administroi provat e paraqitura nga avokati i ministrit. Mes provave është deklarata e Palokës në 7 Janar të këtij viti ku Tahiri akuzohej si i inkriminuar dhe i lidhur me botën e krimit. 

  • Nishani: S'ka reformë drejtësie
    me gjyqtarë shërbëtorë politik

    Nuk ka reformë në sistemin e drejtësisë me gjyqtarë të korruptuar dhe që kanë shtypur popullin në kohën e diktaturës. Ka qënë kjo deklarata e presidentit të Republikës Bujar Nishani, bërë gjatë një interviste për Dewtsche Welle, ku akuzon gjyqtarët se janë vënë në shërbim të politikës. Ndërkaq kreu i shtetit shpreh edhe besim për arritjen e një marrëveshje mes partive politike për cështjen e dekriminalizimit. VIDEO

  • "Konflikti President-Kuvend po
    zhvendoset në sistemin e drejtësisë"

    Komisioni parlamentar për reformën në drejtësi ka tërhequr vëmendjen për konfliktin mes Presidentit dhe Kuvendit, e cila po sjell dhe mos funksionimin e plotë në sistemin e drejtësisë. 

  • Nishani me homologun gjerman:
    Masa për frenimin e azilkërkuesve 

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua në Berlin me homologun gjerman, Joachim Gauck, me të cilin bisedoi për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Në përgjigje të interesit të Presidentit Gauck lidhur me numrin në rritje të azilkërkuesve shqiptarë, Kreu i Shtetit shqiptar vuri në dukje se ka udhëzuar qeverinë për të lehtësuar maksimalisht riatdhesimin dhe riintegrimin e tyre si dhe vijimin e fushatës sensibilizuese për dekurajimin dhe frenimin e këtij fenomeni shqetësues.

  • Servet Pëllumbi: Zgjedhje të
    brendshme në PS pas 21 Qershorit

    Ish-kryetari i Kuvendit dhe një nga themeluesit e Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi, shpreh pakënaqësi për angazhimin politik dhe grintën e treguar nga kasta e re e kësaj force politike. Në 24 vjetorin e themelimit të PS, Pëllumbi kërkon nga deputetët dhe anëtarët e rinj të kësaj partie që të mos e shohin Partinë Socialiste si një histori pas së cilës mund të fshihen, por të ndërtojnë një realitet konkret që t’i shërbejë edhe brezave të ardhshëm.

  • Basha nga Berati: Askush s’mund
    t’a ndalë fitoren e 21 qershorit

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar nga Berati se asgjë dhe askush nuk mund t’a ndalë vrullin e fitores së 21 qershorit pasi ajo është fitorja e çdo qytetari që kërkon punë dhe dinjitet.

  • Rama:Sulmet ndaj gruas së Veliajt
    nga partia e dëshpëruar,që ha vetveten

    Sulmet e PD ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt i ka dënuar edhe kryeministri Rama i cili ka reaguar përmes rrjetit social “Twitter”. “Sulmet e Shqupit ndaj gruas se Erion Veliajt jane faqja e zeze e nje partie te deshperuar pa ide dhe pa drejtim qe po ha perdite vetveten!”- shkruan kryeministri Rana në rrjetin social facebook.

  • 24 vjetori i themelimit të PS, Dokle:
    Suksesi te reformimi i vazhdueshëm

    24 vjetori partinë më të madhe në mazhorancë e gjen jo në një atmosferë festive, por në punë për shkak të fushatës dhe zgjedhjeve lokale që mbahen javën tjetër. Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle njëkohësisht një themelues i kësaj force politike, në një intervistë për A1 Report flet për momentet më të vështira, por edhe domethënëse gjatë 24 viteve. Ndjekim kronikën për atmosferën brenda kampit të majtë.  VIDEO

  • Akuzat e PD, Zyra e Veliajt:Ajola 
     asnjëherë avokate e Becchettit
    Arkiva-Lajmet për çështjen 'Becchetti'

    Panik nga PD për zgjedhjet e 21 qershorit i ka cilësuar Zyra për shtyp e Erion Veliajt akuzat personale që Partia Demokratike ka hedhur mbi bashkëshorten e kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, duke sqaruar edhe përfshirjen e emrit të Ajola Xoxës në çështjen Beccheti.Në reagim theksohet se Ajola Xoxa nuk ka qenë në asnjë moment personalisht përfaqësuese ligjore për Francescho Becchettin, apo për ndonjë prej kompanive të tij.
    Hetuesit:Në llogaritë e Becchettit gjetëm më pak se 100 mijë euro

  • Integrimi, Lammert: Përmbushni
    kushtet, s'do përsërisim gabimet

    Presidenti Bujar Nishani, gjatë vizitës në Berlin, është takuar me Presidentin e Bundestagut, Norbert Lammert me të cilin ka diskutuar mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nishani theksoi se, pavarësisht sfidave për përmbushjen e standardeve të kërkuara, Shqipëria është shumë e vendosur që ta çojë përpara këtë proces duke kryer reformat e nevojshme.  VIDEO

  • Bashkiakët e rinj, ja personeli
    që emërojnë dhe shkarkojnë

    Drejtuesit e rinj të pushtetit vendor ashtu siç edhe ishte parashikuar do të jenë të plotëfuqishëm për emërimin dhe shkarkimin e personelit në bashkitë e reja. Kryeministri Edi Rama në takimin informues që zhvilloi dje me ministrat e kabinetit të tij qeverisës nën sloganin “E nesërmja”, bëri publike disa nga kompetencat e reja që do të marrin drejtuesit vendor pas zgjedhjeve të 21 qershorit.  VIDEO

  • Nishani në Berlin: Krenar për rolin
    konstruktiv të Shqipërisë në rajon

    Presidenti, Bujar Nishani ka marrë pjesë në mbrëmjen e Takimit të 20-të Ndërkombëtar të Berlinit, ku ishte i Ftuar Nderi dhe folës kryesor. Mesazhi i Nishanit u fokusua në nevojën e ruajtjes së vlerave të përbashkëta morale e shoqërore si dhe në promovimin e harmonisë fetare në Shqipëri dhe rolit e kontributit të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv