Politikë

  • Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Hoyt Yee, i cili shoqërohej nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu të cilëve u ka shprehur mirënjohjen  për mbështetjen e madhe që SHBA dhe ambasadori Lu po i japin iniciativës së Partisë Demokratike për procesin e dekriminalizimit.  Kryetari i Partisë Demokratike ka ndarë me ta  shqetësimin për mungesën e vullnetit të mazhorancës, sipas tij, për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 qershorit dhe të promovoheshin ne administratën publike.
  • Vasili për A1 Report: PD kapriço
    fëminore, dekriminalizmi demagogji!

    Partia Demokratike në rastin konkret nuk di se çfarë kërkon sepse atë që quhet marrëveshje politike ne këtë marrëveshje e kemi mbyllur në dhjetorin e vitit që shkoi dhe besoj që nuk ka nevojë për deklarata mbi deklarata të njëpasnjëshme për të rithënë e rithënë vullnetin politik." - Kështu i është përgjigjur mazhoranca kërkesës së opozitës për nënshkrimin e një pakti që mundëson verifikimin e kandidatëve në këto zgjedhje. VIDEO
    Bylykbashi: Të firmoset marrëveshja

  • Padia për 1 lek, shtyhet për
    më 23 qershor gjyqi Doshi-Braho

    Seanca gjyqësore mes Tom Doshi dhe Spartak Brahos për padinë e deputetit të përjashtuar nga PS për shpifje është shtyrë për më 23 qershor.  VIDEO

  • Foto/ Kreu i PD e i Bashkisë Tiranë
    Basha parkon makinën në trotua

    Edhe pse para 4 vitesh Basha premtoi se do të zgjidhte çështjen e parkimeve në Tiranë, mesa duket nuk ka zgjidhur ende problemin e parkimit për vete.E ndërsa prej kohësh ai akuzohet se parkon makinën në trotuarin e Bashkisë, fotoja e fundit tregon se ai nuk e ka problem parkimin në trotuar, edhe pse jashtë çdo rregulloreje.
    Në foto dallohet makina e Bashës e parkuar në trotuarin pranë RTVSH-së.

  • LSI:PD me dyfytyrësi,na akuzojnë
    për blerje votash, por e bëjnë vetë

    Lëvizja Socialiste për Integrim ka shkarkuar kryetarin e kësaj force politike në Elbasan, Pjerin Xhuvanin i cili akuzohet se është implikuar në skandalin e rimbursimit të ilaçeve nën drejtimin e FSDKSH Tiranë. Shkarkimin e Xhuvanit nga të gjitha strukturat e LSI e komunikoi, deputeti Luan Rama.Por më tej Sekretari i Përgjithshëm i LSI­së Luan Rama ka sulmuar PD lidhur me çështjen e blerjes së votave. Duke ju referuar një fotoje të publikuar dje ku në zyrën elektorale të kandidates së PD­ në Shkodër numërohen shuma të mëdha parash. Foto të cilën disa media e kanë lidhur me blerje votash.
    Ilaçet, në pranga 9, në kërkim 2 ndalohet kreu i FSDKSH Tiranë  VIDEO

  • Skandali me rimbursimet, PD: I
    ndaluari nga Prokuroria mik i Metës

    Partia Demokratike ka reaguar pasi prokuroria u vu në lëvizje për skandalin e përfitimit të miliardave me receta false, dhe arrestoi Drejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor në Tiranë, Pjerin Xhuvani.  VIDEO

  • Vendimi i Gjykatës për Palokën e
    Ristanin, Basha: Ka pasur presion

    Kreu i Partisë Demokratike e ka cilësuar si të papranueshëm shpalljen fajtor për akuzat për shpifje ndaj Ramës nga Gjykata e Lartë të dy deputetëve Edi Paloka dhe Arben Ristani. Sipas Bashës vendimi i Gjykatës së Lartë ka ardhur si pasojë e presionit që Rama ka bërë ndaj drejtësisë.

  • Lu:Së shpejti ndalojmë dhënien
    e vizave për zyrtarët e korruptuar 

    Intervistë për Zërin e Amerikës. Ambasadori amerikan në Shqipëri, flet dhe rreth nismës për ndalimin e hyrjes në SHBA të zyrtarëve të korruptuar dhe reformën në Drejtësi.  VIDEO
     

  • Videolajm/I pafajshëm për fyerje, por
    Paloka vijon: Rama bastard i vërtetë

    Kreu i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shpallur fajtor bashkë me Arben Ristanin për shpifje duke u dënuar me gjobë 200 mijë lekë për secilin prej tyre. Por ndërsa janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Lartë për akuzat e fyerjes ndaj kryeministrit Rama, Paloka ka lëshuar fyerjen e radhës menjëherë pasi ka dalë nga dyert e gjykatës.  VIDEO

  • Të rinjtë në administratë, Rama:
    Urë ndërveprimi mes dy palëve

    Rreth 1900 të rinj nga 21-26 vjec do të kenë mundësinë të konkurojnë për të qënë pjesë e një intershipi vullnetar në administratën shtetërore”
     Është ky thelbi i programit “Angazhimi i të rinjve në administratën publike” që u prezantua sot në ambientet e kryeministrisë nga kryeministri Rama dhe Ministri i ri Miqëqënies Sociale Bendi Klosi.  VIDEO

  • Ja lidhjet e Dzanashvilit me
    biznesin e politikën në Shqipëri

    Biznesmeni gjeorgjian Amiran Dzanashvili ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga ish-kryeministri Berisha. Në një reagim për mediat, Dzanashvili ka sqaruar se nuk ka financuar fushatën e zgjedhjeve të PS në 2013, ndërkohë që konfirmon se ka takuar disa herë në Shqipëri dhe Israel edhe ish-kryeministrin Berisha.
    PD akuza për Dzanashvilin Balla: Iku modeli “Argita”

  • PD akuza për Dzanashvilin
    Balla: Iku modeli “Argita”

    Partia Demokratike ka denoncuar dje në seancë plenare lidhjet mes qeverisë dhe biznesmentit gjeorgjiano-izraelit, Amiran Dzanashvili.

  • Ambasadori letonez per A1 Report:
    Vleresojme reformat e Shqipërise

    Ambasadori i Letonisë për Ballkanin Artis Bertulis, ka marrë pjesë në Tiranë në hapjen e konsullatës së nderit të Letonisë në Tiranë. Zoti Bertulis në një intervistë për televizionin A1 Report, thotë se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm dhe të madh, në plotësimin e reformave integruese drejt Unionit Europian. Mes të tjerash Bertulis, sqaron se nuk do të ketë një anëtarësim në bllok, por në bazë të meritave të gjithësecilit shtet. VIDEO


  • Kumanova, Bushati: S'u cënuan
    kufijtë, Doda: Mbroni shqiptarët 

    Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i thirrur në një interpelancë nga deputetja demokrate  Mesila Doda mbi ngjarjen e rëndë të Kumanovës, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria i qëndron bindjes së Maqedonia duhet të zbatojë marrëveshjen e Ohrit ndërsa thekson se vendi ynë është në mbështetje të plotë të stabilitetit të brendshëm maqedonas.Por për Melisa Dodën nuk duhet të jetë prioritet i shtetit shqiptar stabiliteti i Maqedonisë, më shumë se sa të drejtat e bashkëkombësave shqiptarë në Maqedoni.   VIDEO

  • Rama: Kati i parë i kryeministrisë
      do të jetë i hapur për publikun  

    Kryeministri Edi Rama bëri me dije se së shpejti kati i parë i kryeministrisë do të jetë i hapur për publikun. Deklaratën Rama e bëri gjatë seancës së sotme Parlamentare ndërsa po fliste për investimet në institucionin e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme.

  • Replika, Bumçi:Tushën s'e duan as
    socialistët,Meta:Shkoni në prokurori

    Mjaft të ashpra kanë qenë edhe replikat midis kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe deputetit të partisë Demokratike, Aldo Bumçi. Në qendër të debatit midis tyre ka qenë ngjarja e ndodhur katër ditë më parë në Lezhë ku u qëllua me breshëri automatiku godina e komunës Bilnisht. Bumçi akuzoi LSI-në për blerje votash.

  • Replika në Parlament, Meta: Je
    aktor, Noka: Kuksianët më njohin 

    Gjatë zhvillimit të seancës së sotme parlamentare nuk kanë munguar edhe replikat, ku disa prej tyre ishin ato midis kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e parlamentit  Noka ka bërë përgjegjës, LSI-në për gjendjen në të cilën ndodhen banorët në Kukës.

  • Rama: Krenar për E-Albania 
    mbase 21 qershori ju sjell në vete

    Kuvend/ Kreu i qeverisë tha se përmes shërbimit E-Albania qytetarët mund të bëjnë pagesa të shërbimeve më të rëndësishme si drita, ujë e shumë të tjera, pa u dashur të mbajnë radhë në sportele e duke shmangur njëherësh korrupsionin.  VIDEO VIDEO-Debati Paloka-Balla

  • Meta: Model i ri zhvillimi ekonomik 
     bujqësia prioriteti ynë madho

    Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaron se Shqipëria po i drejtohet një modeli të ri të zhvillimit ekonomik. Sipas tij modeli që kërkohet dhe që është nisur të ndërtohet, kërkon një thellim të mëtejshëm të ristrukturimit të ekonomisë, identifikim të prioriteteve ekonomike. Këtë model Meta e ka cilësuar si arsyen pse në fokusin e qeverisë bujqësia po shndërrohet në prioritet të zhvillimit. Deklarata e Metës  është bërë gjatë promovimit të librit “Ndërhyrja e Shtetit në Ekonomi” me bashkautorë Prof. Dr. Aristotel Pano dhe Prof. Dr. Anasatas Angjeli. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, Meta u ndal në vlerat që mbart ky libër si dhe në rëndësinë që ka për analizimin dhe për dhënien e rekomandimeve konkrete për ekonominë shqiptare.

  • Ironizon Gjika: Nuk ma ftuan vajzën
    në festë, edhe ajo e korruptuar?!

    Shpëtim Gjika është ndjerë i fyer në ditën e 1 Qershorit, sepse vajzën e tij të vogël nuk e ka ftuar askush në aktivitetin e organizuar me rastin e festës.Përmes një satusi në facebook Gjika për të shprehur zemërimin e tij, Gjika ironizon duke shkruar: “Po Era çfarë gabimi ka bërë që nuk e ftuan në festën e 1 Qershorit te Parku Rinia këtë vit? Apo edhe Era është e korruptuar dhe ka administruar keq?!”

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv