Politikë

  • Teksa kemi hyrë në javën e dytë të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit,  kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, njëkohësisht edhe kreu i LSI-së, forcës së dytë më të madhe në pushtet tha se ne Tirane e majta do te fitoje me nje diference mbi 80 mije vota.
  • Doshi SMS Metës për Brahon, kreu 
    i LSI:Flet drejtësia, kushdo para ligjit

    Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka marrë një mesazh nga deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi gjatë kohës që jepte intevistë në emisionin Top Story

  • DASH përshëndet vizitën e Vuçiç
    "Bashkëpunimi i shërben paqes"

    SHBA  përshëndet përmes Departamentit Amerikan i Shtetit vizitën e Kryeministrit Serb Vuçiç në Shqipëri.“Urojmë Vuçiç dhe Ramën për vizitën e parë zyrtare nga një Kryeministër serb”, deklaron DASH.Për DASH, Vizita e Vuçiç në Shqipëri është një vizitë historike.
    VIDEO

  • Skandal/Zbulohet dokumenti,Mziu
    nuk të punëson pa fushatë në PD

    Një dokument i zbuluar së fundmi tregon praktikat skandaloze të punësimit nga Kryetari aktual i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.Ky dokument është një kërkesë pune e një të riu në Kamëz drejtuar Mziut.Dokumentit që mban stemën e republikës së Shqipërisë merr një përgjigjë skandaloze nga Kryebashkiaku: “Z.Rusi! Djali juaj nuk ka qënë i angazhuar në fushatën time dhe të PD”.

  • Blendi Klosi zyrtarisht Ministër i
    Mirëqenies Sociale, merr 75 vota 

    Me 75 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u votua Dekreti i Presidentit Nishani për emërimin e Blendi Klosit si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Blendi Klosi merr kështu zyrtarisht drejtimin e ministrisë së lënë nga Erion Veliaj i cili kandidon për Bashkinë e Tiranës.

  • Pallati te liqeni,Shkëlzen Berisha në
    FB:Rama ktheje krriçin në Librazhd

    Debatet midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla kanë qenë mjaft të ndezuara sot, gjatë zhvillimit të seancës plenare. ​Balla ka akuzuar Berishën se në bashkë me djalin e tij Shkëlzen Berishën, me të cilin sipas tij është ortak do të ndërtonin kompleksin tek diga e liqenit. Ai i ka kërkuar Berishës që ti thotë djalit të tij që ta çojë kalin në Suedi.

  • Topalli:Falsifikoni kartat e identitetit
    Meta: Jeni ulur në gjunjë para mafies

    Deputetja e PD­së Jozefina Topalli ka akuzuar maxhorancën se po falsifikojnë identitetin e shqiptarëve me qëllim vjedhjen e votave në zgjedhjet e 21 qershorit. Në lidhje me akuzat për bashkëpunim me mafian, Meta u përgjigj se PD ka muaj që është ulur në gjunjë para mafias.
    VIDEO

  • Vendimi i Gjykatës për pallatet te
    diga e Liqenit, Veliaj: Fituan qytetarët

    Ndërtimi i pallateve tek diga e liqenit artificial të Tiranës do të ndërpritet. Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit e cila rrëzoi sot padinë e firmës "Gener 2" ndaj INUK, që po ndërton kompleksin e pallateve poshtë digës së liqenit, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që i kishte dhënë të drejtë INUK për ndërprerjen e punimeve.Lidhur me këtë vendim ka reaguar kandidati për Kryetar Bashkie i propozuar nga Aleanca për Shqipërinë Europiane, Erion Veliaj

  • Balla:Je dëshpëruar për pallatin te
    liqeni, Berisha: Do ndërtonte Rama

    Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e parlamentit i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha duke theksuar se shkak i mërzitjes dhe revoltimit të tij është mosarritja e marjes së lejes për ndërtimin e pallatit tek diga e liqenit.  VIDEO

  • Arsimi parauniversitar, Nikolla: 
    Tekstet do verifikohen nga ekspertë

    Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sporteve nga foltorja e kuvendit ka parashtruar disa nga të mirat që sjell projektligji i ri për sistemin arsimor parauniversitar. Duke folur për këtë ajo është shprehur se projektligji ka pasur konsensus të plotë.  

  • Arsimi,Blushi:Kush miraton tekstet?
    Po e dëmtoni,MA: Je jashtë realiteti 

    Deputeti Ben Blushi ka shprehur qëndrime kritike ndaj ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Arsimit për arsimin parauniversitar. Një nga pikat ku ai ka hedhur pikëpyetjet e tij rreth këtyre ndryshimeve është se kush janë personat që do të përzgjedhin tekstet për nxënësit.  VIDEO

  • Vokshi: Beqaj, i dyshuari kryesor 
     për skemën e recetave false

    Partia Demokratike thirri sot në një interpelancë Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, me qëllim sipas deputëtëve demokratë vënien para përgjegjësisë së llogaridhënies Beqajn që ka abuzuar me fondet publike në shëndetësi. Deputetja Albana Vokshi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se shëndetësia është nën thundrën e mafies së klaneve pranë qeverisë.
     

  • Kuvend, Boçi fyen Ballën: Qenef 
    Balla i drejtohet byrosë për masa

    Ofendimet në nuk kanë munguar as këtë herë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.Kanë qenë deputeti i PD Luçiano Boçi dhe nënkryetari i grupit parlamentar Taulant Balla kanë shkëmbyer akuza ndërmjet tyre. Në kohën që po diskutohej për projektligjin për investimet strategjike, debati degradoi tek investimet në zonën e Librazhdit.  VIDEO

  • Gruevski liderëve të Rajonit: Kujdes
    me deklaratat, populli i keqkupton

     Kryeministi i Maqedonisë Nikolla Gruevski nga forumi ekonomik i Vjenes u bëri apel liderëve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të kujdesshëm në mesazhet që përcjellin. Gruevski tha se Maqedonia është një shtet multietnik dhe si e tillë mesazhet e dhëna krijojnë ndjesi te qytetarët
    VIDEO

  • Hahn: Vizita e Vuçiç historike
    Urime! Përpjekje konstruktive

    Komisioneri për zgjerim në BE Johannes Hahn ka përshëndetur vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë duke e komentuar si mjaft pozitive për marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit. Në profilin e tij në Twitter, Hahn shkruan: Një vizitë kthimi historike i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, i mirëpritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Urime të dy liderëve për përpjekjet e tyre konstruktive dhe të përgjegjshme”.

  • Foto/ Shkrihet akulli, buzëqeshje 
    dhe batuta mes Ramës e Vuçiç

    Forumi ekonomik i Vjenës i mbajtur në Tiranë ka nxjerrë në pah marrëdhëniet mjaft të çtensionuara mes kryeministrave Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç. Dy krerët e qeverive i kanë lejuar vetes edhe të shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin gjatë  FOTO

  • Beqaj interpelancë me PD për barnat
    Kufizuam abuzuesit që ju financonin

    Ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj, i thirrur në një interpelancë nga deputetët e Partisë Demokratike, deklaron se skema e recetave false të barnave të rimbursueshme është identifikuar e bllokuar dhe po hetohet nga prokuroria. Nga foltorja e Kuvendit Beqaj, iu kundërpërgjigj akuzave për abuzim me barnat duke deklaruar se janë konfiskuar barnat jo cilësore dhe kufizuar hapësirat për abuzuesit që ai i cilësoi si financues të PD. VIDEO 

  • FOTOLAJM/ Kryeministrat Vuçiç
    Mustafa shtrëngim duarsh në Tiranë

    Gazetarja e televizionit A1 Report Joniada Koçi ka fiksuar momentin kur në nisje të Forumit në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet, kryeministrat Vuçiç dhe Mustafa kanë shkëmbyer duart me njëri-tjetrin, e jo vetëm kaq! Dy krerët e qeverive shihen mjaft të qeshur teksa përshëndesin njëri-tjetrin.  FOTO

  • Flamuri që rrezikoi të fusë
    në konflikt shqiptarët e serbët

    Përgatitjet për vizitën zyrtare të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, rrezikuan të mos rezultonin të suksesshme për shkak të një episodi të ndodhur në Pallatin e Brigadave.

  • Kryeministri Vuçiç njeh mikëpritjen
     shqiptare: S'më provokoi askush

    Deklaratat se në Tiranë do të provokohej gjatë vizitës së tij, kryeministri serb Vuçiç dje i kaloi me buzqeshje.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv