Politikë
-
Gjatë konferencës së sotme me kryeministrin Vuçiç në Tiranë kryeministri Rama nuk ka lënë pa sqaruar edhe deklaratën e thënë prej tij lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në Nato dhe qëndrimin e Shqipërisë për të.
Shqipëria veto Shkupit, Rama: S'ka NATO pa "Ohrin"
Shqipëria veto Maqedonisë në NATO.Mediat Ndërkombëtare jehonë lajmit 27 Maj 2015, 13:53 -
"Idrizi", Rama: Nuk na tregon
27 Maj 2015, 13:45
Athina si funksionon parlamentiKryeministri Rama gjatë konferencës me Vuçiç ka folur edhe për reagimin e Greqisë lidhur me emërimin e Idrizit nënkryetar të parlamentit. Rama tha se nuk do të lejojë që Athina ti tregojë Shqipërisë se si funksionon parlamenti ynë. Po ashtu Rama ka folur edhe në lidhje me marrdhënien e Shqipërisë me Greqinë duke u shprehur se dy vendet kanë marrdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë dhe 'Deti' nuk do jetë çështje diskutimesh para interesit kombëtar. VIDEO Diplomati grek: Kemi axhenda të ndryshme, dëmtojnë të ardhmen Tsipras anulon vizitën për nesër në Tiranë
-
Meta në Kukës: Në 2 vite do
27 Maj 2015, 11:34
hapim 500 vende të reja puneNga Kukësit, ku zhvilloi një takim me të rinjëtë e këtij qyteti , kryetari i Kuvendit Ilir Meta, premtoi se në dy vitet e ardhshme në Kukës do të hapen të paktën 500 vende të reja pune. “200-250 vende të reja pune do të hapen kryesisht për të rinjtë dhe të rejat që do të shërbejnë në aeroportin e ri të Kukësit i cili do të bëhet funksional shumë shpejt”, tha Meta, duke theksuar se aeroporti i ri i Kukësit do të ofrojë shumë mundësi të reja në zhvillimin e qytetit
-
Vuçiç para vizitës në Tiranë: S'më
27 Maj 2015, 10:26
pëlqen idea e Shqipërisë së MadheNë prag të vizitës të tij në Tiranë Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha në një intervistë për të përditshmen “Kurir” se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ai vuri në dukje se kjo kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan, ndërsa ka deklaruar se nuk i pëlqen ideja e së ardhmes për të pranuar një Shqipëri të madhe.
-
Edhe kryeministri Gruevski sot
27 Maj 2015, 09:57
në Tiranë për Forumin e VienësKryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski ka konfirmuar se do të vizitojë Tiranën për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vienës që mbahet të enjten në kryeqytetin shqiptar. VIDEO
-
Rama inspekton punimet tek
27 Maj 2015, 09:50
“tre lotët” e rrugës Lushnje-BeratPunimet për rikonstruksionin e ‘dy lotëve’ në rrugën Lushnje-Berat janë inspektuar dje nga kryeministri Rama i cili u ndal në risitë dhe sigurinë që ka ofruar projekti tashmë në përfundim.
-
Ali Babacan në Shqipëri: Turqia
27 Maj 2015, 09:17
vëmendje për integrimin e BallkanitZëvendëskryeministri turk, Ali Babacan, duke theksuar se Turqia tregon një vëmendje të madhe për proceset integruese në BE të vendeve të Ballkanit ka deklaruar se “Për këto vende, ndoshta me vështirësitë historike, dallimet kulturore, besojmë se bashkimi i tyre me objektivat e përbashkëta rreth idealeve të përbashkëta do të jetë me anë të BE-së.
-
Rama-Vuçiç:Shkrihet akulli, por
27 Maj 2015, 07:15
qëndrim të ndarë për Kosovën
Foto/Vuçiç-in,e pret edhe Isa BoletiniVizita historike e nje kryeministri serb ne Tirane/ Kryeministri Rama dhe homologu Aleksandër Vuçiç zhvilluan konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit koke me koke e me delegacionet, ku u vu theksi ne vullnetin per bashkepunim mes dy vendeve pavaresisht ceshtjeve qe i ndajne, sic eshte njohja e pavaresise se Kosoves. Vuçiç: Droni u organizua politikisht. Rama: Në Shqipëri do të kishim qeshur me Serbinë e Madhe. Rama: Thyem një kohë të stërgjatë akulli, edhe pse s'jemi për gjithçka dakord
Nishani-Vuçiç:Njohja e diplomave dojepte një mesazh për vullnet pozitiv
VIDEO- Konferenca e shtypit Rama - Vucic
Meta: Vizita moment historik për ecurinë e marrëdhënieve mes vendeve
Media serbe e ndërkombëtare pasqyron gjerësisht vizitën e Vuçiç
Nishani-Vuçiç:Njohja e diplomave do jepte një mesazh për vullnet pozitiv -
Meta takon Zannier: Bashkëpunim
26 Maj 2015, 18:06
të plotë për mbarëvajtjen e zgjedhjeKreu i Kuvendit Ilir Meta priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lamberto Zannier. Duke biseduar mbi zgjedhjet e pushtetit vendor në Shqipëri, Meta tha se qeveria ka vullnetin maksimal për aplikimin e standardeve të zgjedhjeve në nivelin më të lartë bashkëkohor. Nderkohe Zannier shprehu mbështetjen e OSBE për realizimin me sukses të reformës territoriale dhe vlerësoi realizimin e barazisë së plotë gjinore në listat e këshillit bashkiake si dhe numrin në rritje të kandidateve për kryetare bashkish.
-
Ishulli i Osumit, Rama: Fonde për
26 Maj 2015, 16:48
transformimin e pikave turistikeKryeministri Edi Rama deklaron se qeveria ka hedhur fonde për transformimin e pikave turistike si Berati, nga ku ka prezantuar çeljen e konkursit për projektimin e ishullit në lumin Osum. Sipas Ramës, ishulli bashkë me të gjitha vlerat e trashëgimisë kulturore të Beratit, do të jenë një burim i jashtëzakonshëm të ardhurash. Ai e ka cilësuar ishullin si një projekt që nuk ka të bëjë vetëm me zbukurimin e qytetit, por me përmirësimin e infrastrukturës dhe nivelit të jetesës në këtë qytet.
-
Bumçi për A1 Report: Vetoja ndaj
26 Maj 2015, 16:10
Maqedonisë dëmton shqiptarëtDeputeti demokrat Aldo Bumçi në një intervistë për A1 Report flet për situatën në diplomacinë shqiptare. Bumçi kritikon qeverinë se nga teza për 0 probleme me fqinjët, ka hapur problem të dukshme me Maqedoninë e Greqinë apo edhe me vetë Bashkimin Europian. Në lidhje me Maqedoninë Bumçi thotë se kryeministri Rama po dëmton shqiptarët me idenë për veto për anëtarësimin në NATO. VIDEO
-
Babacan: Emri i Maqedonia të mos
26 Maj 2015, 15:11
pengojë integrimin,ndryshe humbetI pranishëm në samitin e vendeve të Europës Juglindore (SEECP) të mbajtur sot në Tiranë, Zëvendës Kryeministri Turk, Ali Babacan duke ju referuar ngjarjeve në Kumanovë, theksoi se ato lanë një shijë të hidhur, ndaj është e nevojshme kalimi i tensionet politike përmes metodave demokratike, dialogut, respektit reciprok dhe duke gjetur zgjidhje politike.
-
Diplomati grek: Kemi axhenda të
26 Maj 2015, 14:23
ndryshme, dëmtojnë të ardhmenNga Tiranë zëvendësministri i Jashtëm greke Nikolaos Choutis thotë se Shqipëria dhe Athina zyrtare kanë axhenda të ndryshme të cilat mund të dëmtojnë të ardhmen e bashkëpunimit mes dy vendeve. VIDEO
-
Bushati: Zbatimi i ‘Ohrit’ zgjidhja
26 Maj 2015, 13:31
e vetme e krizës së MaqedonisëZbatimi i marrëveshjes së Ohrit në mënyrë të plotë dhe të pakushtëzuar është thelbësor për zgjidhjen e çështjeve që e mbajnë peng Maqedoninë drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik ka qënë konkluzioni i shqetësimit të përbashkët të ministrit Bushati dhe sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zannier.
-
Fleckenstein: Nacionalizmi i
26 Maj 2015, 10:45
Ramës për "konsum" politikRaportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein thotë se u çudit me deklaratat e kryeministrit Edi Rama se shqiptarët do të mund të bashkohen pavarësisht nëse integrohen në Bashkimin Evropian ose jo.
Në një intervistë për Euractiv, Fleckenstein thotë se deklarata të tilla bëhen më shumë për fushatë. VIDEO -
SEECP: Të zbardhet Kumanova
26 Maj 2015, 09:07
Mos cenohen kufijtë e BallkanitKa përfunduar samiti i krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP), i mbajtur këtë vit në Tiranë. Në këtë samit morën pjesë 13 vende ku vetëm 4 u përfaqësuan me presidentë, 2 me kryeministra, 1 zëvendës kryeministër, 3 vende u përfaqësuan në nivel të zëvendësministrave të jashtme dhe dy të tjerë nga ambasadorët e tyre në Tiranë. Vlahuti: Është më e sigurtë të keshë fqinj të mirë sesa gardhe ndarëse të forta. VIDEO FOTO FOTO Presidenti Bujar Nishani me krerët e shteteve të rajonit
Kreu i OSBE, Zanier takon Nishanin: Shqipëria nxit bashkëpunimin rajonal -
Rama: Shqipëria e Serbia, si
26 Maj 2015, 08:56
Franca e Gjermania në EvropëNë prag të vizitës së kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç në vendin tonë, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën serbe Danas. VIDEO
-
Shqipëria s'lëshon detin, Tsipras
25 Maj 2015, 12:16
anulon vizitën për nesër në TiranëShqipëria nuk tërhiqet nga kërkesa për përcaktimin e zonave të shfrytëzimit të detit në pjesën kufitare me Greqinë. A1 Report ka mësuar se vendi ynë i kërkon Greqisë të nënshkruajë marrëveshje të re për përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive dhe që Greqia të dëshmojë vullnet për transparencë. Duket se ky problem ende i pazgjidhur mes dy vende ka bërë që edhe kryeministri grek Tsipras të bojkotojë samitin e SEECP që zhvillohet nesër në Tiranë.
VIDEO
Marrëdhëniet Greqi-Shqipëri Epikaira: Luftë e re në Ballkan -
Mosmarrëveshjet mes Tiranës dhe
25 Maj 2015, 11:29
Athinës,'To Vima':Rama nacionalist"Rama është një nacionalist i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit". Kështu e cilëson e përditshmja greke “To Vima” kryeministrin shqiptar, pas mosmarrëveshjeve të fundit mes Tiranës dhe Athinës lidhur me kërkimet për naftë në Detin Jon.
VIDEO -
Nga Kumanova tek kriza
24 Maj 2015, 07:42
greke, ka të drejtë Shqipëria?Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, deklaroi dje se sulmet e fundit “terroriste” në rajon, siç i ka quajtur ai ngjarjet në Maqedoni, tregojnë që ideatorët e Shqipërisë së Madhe nuk po rrinë duar kryq.