Politikë
-
Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj dhe Artan Lame, kreun e ALUIZNI-T u ndalën pasditen e sotme në zonën e Saukut, në Tiranë, ku sëbashku shpërndanë aty disa leje legalizimi. 20 Maj 2015, 18:42
-
FRD nis nesër fushatën elektorale
20 Maj 2015, 14:31
Oketa: Kandidatët të kontribuojnëFryma e Re Demokratike nis zyrtarisht të enjten fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.Nënkryetari i FRD-së, Gazmend Oketa, u bëri apel të gjithë kandidatëve të japin kontributin e tyre për një fushatë sa më të qetë. VIDEO
-
Shqipëria veto Shkupit, Rama:
20 Maj 2015, 09:26
S'ka NATO pa garantuar 'Ohrin'Shqipëria vendos veto Maqedonisë: Jo pjesë e NATO-s pa garantuar marrëveshjen e “Ohrit”. Deklarata e fortë u bë këtë mëngjes nga kryeministri Edi Rama gjatë ditës së dytë të samitit rajonal kundër terrorizmit ku marrin pjesë ministrat e Brendshëm të rajonit. Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se ngjarjet e fundit të ndodhura në Kumanovë janë përdorur për të ngatërruar termin shqiptar me atë terrorist e për këtë arsye kjo është e papranueshme për shtetin shqiptar. Referuar terrorizmit Rama u shpreh se ai përbën një kërcënim real për të gjithë Ballkanin.
VIDEO
Tahiri: Askush s’është imun ndaj terrorizmit, të ndalojmë rrezikun
Greqia notë proteste ndaj NATO-s, Stoltenberg përdori emrin Maqedoni
Fjala e plotë e Ramës në ministerial -
Strategjia e PD, Nishani “harron”
20 Maj 2015, 07:20
të dekretojë "Rrugën e Arbrit"Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vendosur të mos dekretojë ligjin e qeverisë për dhënien me koncension të rrugës së Arbrit me procedurë të veçantë për kompaninë shtetërore kineze. Ligji per vijimin e rruges kaloi me konsensus ne Kuvend, por tij votoi edhe opozita.
-
Kumanova,Bushati:Papërgjegjshmëri
19 Maj 2015, 16:24
ta quash përplasje etnike,nxitet konfliktiMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë fjalës së tij në Sesionin Ministror të Këshillit të Evropës, që u zhvillua në Bruksel foli edhe për zhvillimet e fundit në Maqedoni, ku mbetën të vrarë 22 persona në Kumanovë. Lidhur me sulmin në Kumanovë, Bushati theksoi se kërkohet transparence e plotë për ngjarje.
-
Meta takon ambasadoren Jiang Yu:
19 Maj 2015, 16:07
Kina partner i rëndësishëm për neKreu i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadoren e re të Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu, të cilës i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e saj të re. Gjatë takimit Meta vuri në dukje se Kina përfaqëson një partner të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin.
-
Padia për shpifje, Rama s'tërhiqet
19 Maj 2015, 15:44
Paloka: Ti je i lidhur me krimin!Pas padisë për shpifje në Gjykatën e Lartë ndaj nënkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka, kryeministri Rama ka kërkuar këtë të martë nëpërmjet avokates së tij në seancën e konkluzioneve dënimin penal të Palokës. Ndërsa ky i fundit u shpreh se ai nuk ka akuzuar Edi Ramën si individ por si kryeminsitër dhe kjo nuk përbën vepër penale. VIDEO
-
PD, Topollaj: Veliaj ka mashtruar
19 Maj 2015, 15:30
kur premtoi 40000 vende punePartia Demokratike ka akuzuar sërish sot kandidatin e majtë për bashkinë e Tiranës se ai ka mashtruar qytetarët kur u ka premtuar se do të hapte 40000 vende pune. Akuzat i ka bërë kandidati për këshill bashkiak i bashkisë së Tiranës Fabian Topollaj. VIDEO
-
PS, Bushati:Me dështimet e Bashës
19 Maj 2015, 14:46
bëjnë gallatë dhe kandidatët e tijDeputeti socialist Ervin Bushati ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës e njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike se ai është i vetmi që po lejon kandidatin e tij të bëjë gallatë me dështimet. VIDEO
-
Meta: Deklarata e Erdogan për Gulen
19 Maj 2015, 12:57
s’ka lidhje me raportet tona historikeKryetari i Kuvendit Ilir Meta tha sot se deklaratat e presidentit Erdogan për mbylljen e shkollave të ish-aleatit të tij Fetullah Gulen në vendin tonë, nuk kanë lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë.
VIDEO
Nga bashkëpunëtorë në armiq si lindi “lufta” Erdogan-Gulen
Nikolla: Shkollat e Gulen nuk do mbyllen, plotësojnë standardet!
Muçaj: Mbyllja e ‘Gylen’ në Shqipëri s'është kusht i Turqisë për investimet -
KQZ ripërsërit shortin për numrin
18 Maj 2015, 22:00
rendor të partive në fletë votiminKomisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin dhe relatoi kërkesën ankimore nr. 21, të paraqitur nga Partia Socialiste e Shqipërisë me objekt, "Kundërshtimin e Vendimit nr. 55, datë 13.05.2015, të KZAZ nr. 15, Qarku Lezhë". KQZ vendosi shqyrtimin e kërkesës.
-
Hahn: Zgjedhjet vendore do kenë
18 Maj 2015, 16:09
ndikim në procesin e integrimitZgjedhjet lokale të 21 qershorit do të kenë ndikim sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Kështu deklaruan komisioneri për zgjerim në BE Johannes Hahn si dhe ministri i jashtëm i Letonisë Edgars RINKEVICS, në një konferencë për shtyp nga Brukseli pas takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri.
-
Xhaçka: Basha nuk di të investojë
18 Maj 2015, 14:11
për Tiranën, të ikë më 21 QershoPremtimi për rritjen e cilësisë së jetës në lagjet e Tiranës dhe mungesa e investimeve publike kanë qënë objekti reagimit të sotëm të deputetes socialiste Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat ndaj kryebashkiakut Basha VIDEO
-
Athinë-Tiranë tension për “Detin”
17 Maj 2015, 16:43
Refuzohet vizita në ShqipëriGazeta greke ‘To Vima’ në një shkrim me titull “Tirana vë në dyshim zonat për kërkimet e naftës në Jon” thekson se shefi i diplomacisë greke pas notës së protestës nga Tirana ka refuzuar pjesëmarrjen në samitin e SEECP-as. VIDEO
-
Eurodeputetja për A1 Report:Lini
17 Maj 2015, 16:27
ndasitë, jo më 'Kumanovë' e dytëPër Parlamentin Europian, Ballkani e ka të qartë perspektivën integruese në Bashkimin Europian, por më parë duhen të plotësohen disa kushte. Në një intervistë për A1Report, eurodeputetja Michela Giuffrida bën thirrje për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit për të mos humbur integrimin. VIDEO
-
PD, Patozi: Qeveria nisi reprezalje
17 Maj 2015, 11:25
policore në Vorë nga frika e humbjesNë një dalje për mediat deputeti Astrit Patozi ka akuzuar qeverinë se në Bashkinë e Vorës, qeveria e ka të sigurtë humbjen e për këtë shkak ka nisur një reprezalje policore ku janë shtuar së shumti rastet e incidenteve të dhunës për motive politike.
-
Duma me invalidët: Strehimi juaj
17 Maj 2015, 10:34
me prioritet, shtëpi kush ka nevojëKandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me anëtarët e shoqatës së invalidëve në qytet të cilët kërkuan vëmendjen nga bashkia duke thënë theksin tek strehimi. VIDEO
-
Rama: Kandidatët e PD duhen
17 Maj 2015, 08:44
ruajtur me qen, prishin rendinKryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta takimin prezantues në Pogradec për kandidaten e majtë Diana Mile.
-
Lulzim Basha rikthehet në Tiranë
17 Maj 2015, 07:40
pas 1 muaji, Kosova: Jep llogari!Lulzim Basha, kryetari i PD, njëherësh dhe kryetar i bashkisë së Tiranës, pasi i kanë rënë kryq e tërthor Shqipërisë, pasi i ka ardhur rreth e rrotull kryeqytetit, më në fund ka zbarkuar në Tiranë, në takimin e kandidatit të opozitës për kryeqytetin me qytetarët.
VIDEO -
Rama e Meta takojnë në Pogradec
16 Maj 2015, 22:59
Menduh Thaçin e Ali AhmetinKryeministri Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm Bushati janë takuar sot në Pogradec me krerët politikë të partive shqiptare Maqedoni. FOTO