Politikë
-
Presion i pushtetit ndaj opozitës, Prokurorisë por edhe qytetarëve. Kështu e cilëson nënkryetari I PD Edi Paloka, kërkesën e PS drejtuar prokurorisë për të hetuar për 57 kandidatë të PD në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Paloka thotë se në listën e PD nuk ka kandidatë të inkriminuar ndërsa për të majtën është vërtetuar me dokumente që ka persona të tillë në këtë garë. Dekriminalizimi bëhet vetëm me ligj, por sipas tij mazhoranca nuk e ka këtë vullnet pasi preket lista e kandidatëve të saj. VIDEO 15 Maj 2015, 16:44
-
Doshi:Akuzat për 23 mln euro të
15 Maj 2015, 15:50
pajustifikuara, janë të pavërtetaPas depozitimit që IDKPKI bëri në drejtim të Tom Doshit, deputeti hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se është ndër të paktët ligjvënës që kanë deklaruar pasuri reale. ILDKPI në përfundim të kontrollit të deklaratave të pasurisë së Tom Doshi e ka paditur atë në Prokurori pasi ka arritur në përfundimin se janë 23 milionë euro pasuri të pajustifikuara nga ana e tij. Nga këto 14 milionë euro rezultonin të fshehura, ndërsa 9 milionë euro janë kryer me transferta të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare. Inspektoriati denoncon edhe ish-drejtuesit e këtij institucioni, Zana Xhukën dhe Adriatik Llallën, sot Prokurori i Përgjithshëm se gjatë viteve 2005-2013 nuk kanë raportuar shkeljet e gjetura për Doshin. VIDEO
Doshi kërkon heqjen e masës së sigurisë
Foto Dokumenti/ Ja Vila superluksoze në Tiranë e Tom Doshit -
Dako - fermerët: 3 rezervuarë në
15 Maj 2015, 14:39
punë për vaditjen e tokave bujqësoreDako pasi mori shqetësimet e fermerëve u shpreh se do të vihen në funksion të tre rezervuarët e zonës për të siguruar vaditjen e fermave si dhe infrastrukturë më të mirë për bujqësinë. Dako u siguroi fermerëve mbështetje nga bashkia për të nxitur shtimin e prodhimit bio dhe garantimin e tregut vendas. VIDEO
-
Zgjedhjet, OSBE: S’na intereson
15 Maj 2015, 13:46
rezultati, vëzhgojmë e raportojmëNë një konferencë për shtyp OSBE/ODIHR ka hapur sot zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit 2015 në Shqipëri. Ky mission i kryesuar për të tretën herë nga Ambasadorja Audrey Glover ka bërë publikë të gjithë punën e tyre para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit. VIDEO
-
Basha në Durrës:Punësimi prioritet
15 Maj 2015, 12:08
i PD, PS pasurohet në kurrizin tuajKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Durrësit, ku ka zhvilluar takime me banorët e Kënetës, Katundit të Ri dhe Sukthit. VIDEO
-
Veliaj me banorët e zonës industriale
15 Maj 2015, 11:18
"Janë zgjedhje serioze jo barcaleta"“Këto nuk janë zgjedhje për shaka as barcaleta por janë zgjedhje serioze, janë probleme serioze që diskutohen në tavolinën e bukës”- u shpreh kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj gjatë dëgjesës sot me banorët e kthesës së Kamzës. VIDEO
-
Kosova hedh ide për Spital bashkiak
15 Maj 2015, 10:58
"Qeveria ta ndjekë si model dinjitoz"Halim Kosova tha gjatë një takimi që pati të enjten me banorët e zonës së Laprakës në kryeqytet se do të Tirana do të ketë spitalin e saj Bashkiak. Menaxhimi i këtij spitali nga mjeku gjinekolog, sipas tij do të shërbejë si model e njëherësh do të jetë konkurrent i sistemit shëndetësor të propozuar nga qeveria. VIDEO
-
PD kandidon në Laç vëllain e Fufit
15 Maj 2015, 10:33
Përsëritet skema e dorëheqjevePartia Demokratike kandidon për bashkinë e Kurbinit vëllain e deputetit Mhill Fufi. Pas tërheqjes nga gara për zgjedhjet e 21 qershorit të kandidatit Altin Biba, PD vendosi të kandidojë Ilir Pjetrajn që rezulton të jetë vëllai i deputetit Fufi, ku edhe ky i fundit mori mandatin e deputetit pas dorëheqjes së Vasil Bicit. VIDEO
-
Skadimi i afateve lë në fletët
15 Maj 2015, 08:30
e votimit të inkriminuaritSkaneri në të cilën Prokuroria po kalon të gjithë kandidatët e paraqitur nga partitë politike për zgjedhjet e 21 qershorit, është i vonuar në kohë dhe duhet të kryhet brenda afateve ligjore.
-
Adelina Farrici: Do kthejmë Matin
15 Maj 2015, 08:20
në një faktor ndikues në ShqipëriNë një intervistë për “Shqiptarja.com”, kryebashkiakja aktuale thotë se mandati i dytë është vazhdimësi e misionit të nisur që në mandatin e parë për Burrelin, për zhvillimin e mëtjeshëm të gjithë rrethit Mat. Edhe pse, në këtë betejë, Farrici ka përballë ekonomistin Nezir Rizvani, i përzgjedhuri i së Djathtës, ajo thekson se avantazhi i saj në këtë fushatë është eksperienca e fituar tashmë në drejtimin e Bashkisë Burrel.
-
Deputetët ikin në fushatë
15 Maj 2015, 08:00
Berisha rrëfen histori rozëFushata elektorale megjithëse nuk ka filluar ende zyrtarisht ka angazhuar aq shumë deputetët e Kuvendit, saqë pjesa më e madhe e tyre dje ishte prezente në seancë vetëm gjatë votimit.
-
Nga bashkëpunëtorë në armiq
15 Maj 2015, 08:00
si lindi “lufta” Erdogan-GulenPo cili është Gylen, njeriu që i ka prishur “gjumin” Erdogan, e që nga aleat e mik i tij, u kthye për një kohe të shkurtër në armikun numër një. Dy njerëzit më të fuqishëm të Turqisë, pas një koalicioni të qëndrueshëm, tani duan “kokën” e njëri tjetrit
-
KQZ:Grida Duma mund të kandidojë
14 Maj 2015, 20:46
por me emrin Grida Shqina (Duma)Komisioni Qendror Zgjedhor ka zgjidhur edhe ngërçin e krijuar për kandidimin e Grida Dumës për Bashkinë e Durrësit për mbiemrin e saj. Pas disa debateve KQZ ka vendosur që emri i Grida Dumës të shënohet si kandidate zyrtare me emrin Grida Shqina (Duma).
KQZ nuk regjistron Grida Dumën si kandidate, probleme me mbiemrin
-
Pogradec, Mile takim me fermerët
14 Maj 2015, 19:51
Do subvencionojmë plehrat kimikFermerët kanë qenë target grupi i radhës që u takua nga kandidatja e koalicionit të majtë për Bashkinë e Pogradecit Diana Mile. Mile ka premtuar se ajo do të subvencionojë plehrat kimik për të gjithë fermerët. VIDEO
-
Dekriminalizimi, Balla: Ja lista me 57
14 Maj 2015, 19:00
kandidatët e PD, a po hetohen këta?Deputeti socialist Taulant Balla ka nxjerrë sot listat me emrat e kandidatëve të djathtë për bashki të cilët sipas tij janë të inkriminuar. Lista e dorëzuar nga Balla në prokurori përmban 57 emra dhe në kërkesën e tij Balla kërkon të dijë nga prokuroria nëse ndaj personave që janë pjesë e kësaj liste kanë nisur procedimet penale dhe nëse ndaj këtyre individëve ka apo jo një akuzë konkrete të ngritur.
-
Veliaj: Nuk përsërisim gabimet e së
14 Maj 2015, 18:29
shkuarës,sjellim program të detajuaDeputeti i PS, Fatmir Xhafaj gjatë një takimi me banorë të Njësisë nr 10 bashkë me kandidatin e së Majtës për bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, tha për këtë të fundit se është një person që ka jetuar me hallet e këtij qyteti dhe ka ndërtuar jetën e tij vet. Një njeri i tillë sipas Xhafajt është në gjendje te rindërtojë edhe punën në një qytet. VIDEO
-
Rama:Më i miri i PD asgjë në Tiranë
14 Maj 2015, 17:28
s'ka kërcënim, votoni për të duhurinKryeministri Rama gjatë një aktiviteti në Paskuqan për shpërndarjen e 750 legalizimeve u ndal te zgjedhjet lokale duke hedhur poshtë edhe akuzat se nëse nuk do të votohet mazhoranca, atëherë bashkitë rrezikojnë financimet. Dike i cilësuar si mosekzistente këto akuza, Rama theksoi se ai kërkon votën për drejtimin e duhur dhe jo për drejtimin e gabuar i cili është provuar, konkretisht ai solli shembullin e Lulzim Bashës dhe Xhelal Mziut. VIDEO
-
Kuvendi ratifikon marrëveshjen me
14 Maj 2015, 17:19
BERZH për by pass-et Vlorë e FieKuvendi ratifikoi të enjten me 83 vota pro marrëveshjen e grantit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionarëve të BERZH-it, për by-pass-et rrugore të Fierit dhe Vlorës.
-
Dosja Mziu në Apel, procesi
14 Maj 2015, 17:01
pas zgjedhjeve të 21 qershoritKreu aktual i bashkisë Kamëz dhe kandidati i PD për zgjedhjet lokale në këtë bashki, pritet të dalë para gjykatës së apelit pas zgjedhjeve të 21 qershorit.
-
PD letër ndërkombëtarëve:Ndërhyni
14 Maj 2015, 16:09
PS presion zgjedhësve në LazaratPartia Demokratike ka nisur një letër ankese tek ndërkombëtarët me pretendimin se në fshatin Lazarat po ushtrohet presion ndaj zgjedhësve. Me anë të kësaj letre, PD e Gjirokastrës ka kërkuar që ndërkombëtarët të ndërhyjnë për të monitoruar zgjedhjet. VIDEO