Politikë

  • Menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama nga Korça se nuk e njihte kandidatin e së djathtës Gjergji Mero, ka reaguar ky i fundit përmes një deklarate për mediat. Në deklaratën e tij Mero shkruan se ndien vetëm shpërfillje nga trillimet dhe gjuha fyese që është përcjellë para mësonjëtores.
  • Halim Kosova në sheshin ‘Nënë
    Tereza’: Ti themi mjaft ‘MJAFTIT’

    Kandidati i të djathtës për bashkinë e Tiranës Halim Kosova në një takim me banorët e Tiranës në sheshin 'Nënë Tereza' u shpreh se tashmë ka ardhur koha që ti themi mjaft 'MJAFTIT'. Ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha tha se mundësia më e mirë për ta bërë Tiranën një qytet të jetueshëm është që të votohet Halim Kosova

  • Veliaj: Luli theu moratoriumin
    e qeverisë për lejet e ndërtimit 

    Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës ka vijuaer sot takimet e radhës me votuesit e kryeqytetit. Erjon Veliaj takoi ambientalistët në kodrat e liqenit Artificial ku diskutoi për hapësirat e gjelbërta dhe tha se kreu aktual i bashkisë ka thyer moratoriumin e qeverisë duke dhënë leje ndërtimi për një pallat tek Diga e Liqenit 
    VIDEO

  • PS-LSI prezanton Filon në Korçë
    Rama:PD ka kandidat pa program

    Krerët e mazhorancës kanë shkuar sot në Korçë për të prezantuar aty kandidatin e ASHE për bashkinë e Korçës, Sotiraq Filon. Kryeministri Edi Rama tha se qytetaret jo vetem ne Korçë por edhe në gjithë vendin duhet të votojnë kandidatët e së majtës pasi kandidatet e djathtë nuk kanë asnjë plan konkret për qeverisjen e njësive vendore. Kryeministri Edi Rama u shpreh se në 18 muajt e qeverisjes së të majtëve për Bashkinë e Korçës është bërë shumë më tepër nfga sa ishte bërë më parë dhe se në 4 vitet e ardhshme, kryetari i basjkisë do të bëjë edhe më shumë.
    VIDEO

  • Frroku publikon status në Facebook
    nga qelia e burgut: Jam një Ultras

    Mark Frroku, edhe pse momentalisht ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’, është gjendur më pranë ndjekësve të tij ditën e sotme nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook. Frroku shprehu mbështetjen e tij absolute për skuadrën e Tërbunit, që pritet të luajë sot në stadiumin “Ismail Xhemali” në Pukë. 

  • Bushati: Basha, kyebashkiaku
    historik për premtimet e pambajtura

    Deputeti i Partisë Socialise Ervin Bushati në një deklaratë për mediat është shprehur se kryetari aktual i bashkisë së Tiranës do të hyjë në histori si Kryebashkiaku me më shumë premtime të pambajtura.

  • Vokshi: Veliaj mashtron,në 2014-ën
    u ndërpreu pagesën 5153 invalidëve

    Në një deklaratë për mediat deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliajn se nuk ka mbajtur asnjë premtim për personat me aftësi të kufizuar. VIDEO

  • Fred Abrahams: Elita politike në
    Shqipëri, e prirur tek interesat e veta

    Autori i një libri të ri për Shqipërinë që botohet sot, kritikon elitën politike shqiptare të 25 viteve të fundit si më e prirur nga  interesat vetjake sesa për t’i shërbyer vendit. Fred Abrahams, i Organizatës Human Rights Watch, punoi 15 vjet për të shkruar librin "Modern Albania: From Dictatorship to Democracy in Europe", “Shqipëria Moderne: Nga Diktatura në Demokraci në Evropë”, që mbulon periudhën nga 1990 deri në 2014. 

  • Durrës, Dako mbjell palmën e 1000
    “Opozita dezinformon për çmimin”

    Nga sot në mëngjes qyteti i Durrësit numëron plot 1000 rrënjë palma të mbjella në territorin e tij. Palma e fundit u mboll pranë mureve të Kalasë antike në rrugën që të shpie te amfiteatri i këtij qyteti. Me këtë rast kryebashkiaku Vangjush Dako u takua me banorë të lagjes nr 1 të qytetit të Durrësit. Në takim ai sqaroi të pranishmit lidhur me Projektin e mbjelljes së palmave në disa rrugë dhe sheshe të qytetit si dhe me vlerën reale të tyre
    VIDEO

  • Dekriminalizimi,Gaiani: Mbetet në
    dorën e partive, ne jemi konsultuar 

    Ambasadori Italian në Shqipëri, Masimo Gaiani, në vizitën e tij në Korçë, ku bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, kanë përuruar mbylljen e projektit për rikonstruksionin dhe furnizimin me pajisje mjekësore dhe mobilimin e Poliklinikës së këtij qyteti.

  • Shkodër, PD-ja akuzon: PS-ja i ka 
    kthyer shkollat në zyra elektorale

    Partia Demokratike dega Shkodër ka denoncuar se shkolla 9 - vjecare në Komunen e Berdices se Madhe eshte transformuar ne një zyrë elektorale për kandidaten e Aleancës për Shqiperinë Europiane, Keti Brazhdari. Sipas degës së PD-së po synohet te poltizohet deri në pikën e fundit edhe sistemi shkollor parauniversitar në vend.

  • Veliaj me mësues e edukatorë: Në 4
    vite hapim 100 kopshte e 200 shkolla

    Kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me mësues dhe edukatorë të kryeqytetit. Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se është bërë shumë politikë me shkollat dhe ende nuk është gjetur një zgjedhje e saktë për to.  VIDEO

  • Rama nga Pogradeci: Unaza
    e qytetit, gati brenda 2 viteve 

    Kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI, Ilir Meta janë ndalur këtë të shtunë në qytetin e Pogradecit ku kanë prezantuar aty kandidaten e mazhorancës, Diana Mile, për këtë bashki në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
    VIDEO

  • Basha në Vlorë: Prioriteti ynë, heqja
    e taksave për bizneset që punësojnë

    ​Lideri i opozitës së bashku me kandidatin Genc Demomemaj kanë njohur të rinjtë e Vlorës me ofertën e PD. Kreu i të djathtëve u shpreh se heqja e taksave për bizneset qe punësojnë të rinjtë është prioriteti i demokrateve. Basha dhe Deromemaj kanë dëgjuar edhe shqetësimet e të rinjve.  VIDEO

  • Kosova,takim me shtresat në nevojë
    sulmon punën e Bashës në bashki

    Në takimin e sotëm që kandidati demokrat Halim Kosovës pati me shtesat në në nevojë është shprehur se për këto shtresa është premtuar shumë, por nuk është bërë asgjë.  VIDEO

  • Duma me banorët e Spitallës e Porto
    Romanos: Punësimi kolona kryesore

    Punësimi është kolona kryesore e programit të Grida Dumës për qytetin e Durrësit. Me këtë premtim Duma u takua me banoret e lagjeve te Spitallës dhe Porto Romanos. Duma u siguroi banorëve vullnetin e saj për urbanizimin e këtyre zonave.  VIDEO

  • KQZ vendos për renditjen e partive 
    te fleta e votimit, PS nr 26; PD nr 18

    KQZ ka miratuar në mbledhjen e sotme renditjen e subjekteve politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 21 qershorit. Ndonëse kjo renditje mund të ankimohet nga PS ose forca të tjera politike për shkak të qëndrimit afër të forcave politike që kanë sigla të përafërta ,KQZ miratoi renditjen për 61 partitë politike. Në këto zgjedhje PS mban numrin 26, PD numrin 18 dhe LSI mban numrin 36.  VIDEO

  • Kosova: Në rrugët e Tiranës, duhet
    ta mbash biçikletën, e jo të të mbajë

    Kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës është ndalur sot në një bashkëbisedim me qytetarë në zonën e “rrugës së Kavajës”. Kryefjala e diskutimeve ka qenë ndotja e madhe e ajrit në Tiranë, të cilën Kosova e ka cilësuar si shumë të rrezikshme për jetën e çdo qytetari.   VIDEO

  • Rama:Puna jonë në 18 muaj
    tregon se jemi në rrugën e duhu

    Aleanca për Shqipërinë Evropiane e kryesuar nga PS-LSI, pjesë e së cilës janë bërë edhe PDIU e FRD, ka organizuar në Pallatin e Kongreseve një aktivitet ku do të prezantojnë 61 kandidatët e saj për zgjedhjet e ardhshme lokale. Rama ndërsa vlerësoi një sërë arritjesh të bëra nga ana e qeverisë, theksoi se ende nuk është ajo që pretendohet, por puna e bërë deri tani tregon se janë në drejtimin duhur.  VIDEO

  • Gjylameti: Basha pyeste qytetarët 
    për punët e bashkisë, s’bëri asgjë

    Në një deklaratë për mediat deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka akuzuar edhe një herë kryetari actual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha se është zhdukur nga Tirana dhe se në 4 vitet e qeverisjes së tij nuk ka bërë asgjë për kryeqytetin. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv