Politikë

  • Betimin e Hipokratit që ka bërë si mjek vite më parë, duket se tashmë kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova po e përdor si argument të fortë për të fituar zemrat e qytetarëve me premtimin se do të shërbejë aty ku kanë nevojë. Kosova: Nuk kam kohë për debate dhe replika sepse në vend të këtyre unë mendoj për zgjidhje
    VIDEO
    Kosova në Kodër Kamëz:Gjithçka për të lehtësuar biznesin e vogël
    Kosova: Mund të isha bërë milioner si ministër...por nuk iu shita askujt!
  • Basha: Mziu zyrë edhe në Paskuqan
    Më 21 Qershor do grisim hartën re

    Dita vendimtare e 21 Qershorit për zgjedhjet e pushtetit lokal, do të shërbejë jo vetëm për të ndëshkuar me votë qeverinë Rama-Meta, por sipas liderit të opozitës Basha, fitorja e demokratëve do të pasohet me ndryshimin e hartës së re territoriale. Megjithatë, gjatë takimit elektoral që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pati me banorë të Paskuqanit, premtoi se ndarja e re administrativo-territoriale nuk do të ndikojë në angazhimin e të zgjedhurve demokratë përballë problemeve të qytetarëve të kësaj zone. VIDEO

  • Duma-romëve: E di mirë sa lekë ka
    sjellë BE për ju, por janë “grabitur”

    Kandidatja e koalicionit të djathtë për Bashkinë e Durrësit Grida Duma bashkëbisedoi me komunitetin rom në lagjen “Nishtulla” në qytetin i cili jeton në kushte tepër të vështira dhe jashtë çdo vëmendje të bashkisë. Duma tha se punësimi dhe strehimi do të jetë prioritet për këtë komunitet.
    VIDEO

  • Kuvendi shtyn amnistinë për ata 
     që ndërtuan në tokë të tjetrit

    Komisioni i Ligjeve ka vendosur të shtyjë projektligjin për dhënie amnistie për të gjithë qytetarët që kanë bërë ndërtime pa leje para datës 10 prill 2014 në truall që nuk ka qenë i tyre.

  • Zgjedhjet, Kosova i vetëm në fushatë
     braktiset nga Lulzim Basha dhe PD

    Kandidati i Partisë Demokratike dhe opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës, mjeku Halim Kosova në të gjitha takimet me të rinjtë, grupet e interesit apo me qytetarët në kryeqytet, nuk ka qenë i shoqëruar jo vetëm nga kreu i bashkisë dhe i opozitës Lulzim Basha por gati në të gjitha rastet as nga kreu i PD për Tiranën Aldo Bumçi dhe deputetët e opozitës.

  • Kreu i Ballit Kombëtar letër Bashës:
    Aleanca mes PD e Ballit ka degradua

    Adriatik Alimadhi kryetar i Partisë Balli Kombëtar, i ka drejtuar një letër të hapur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku deklaron se aleanca mes Ballit Kombëtar dhe PD-­së ka degraduar, pasi marrëveshja e koalicionit u prish në mënyrë të njëanshme nga Partia Demokratike. 

  • Veliaj në 5 pyetjet: Edhe mua më  
    takojnë fshehur vendorët e djathtë

    Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” të moderatorit Ilir Babaramo u shpreh se ai ka plane konkrete për bashkinë e Tiranës dhe se për këtë arsye duhet që qytetarët të votojnë për të larguar Bashën.Ai deklaroi se do të ndërhyjë te plani rregullues i Tiranës i miratuar nga Basha.Më tej gjatë intervistës, Veliaj ndërsa theksoi se do të rikonceptohet transporti urban në kryeqytet.  VIDEO

  • Kosova në Kodër Kamëz:Gjithçka
    për të lehtësuar biznesin e vogël

    Kandidati i së djathtës për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, u takua me banorë të Kodër Kamzës dhe vizitoi tregun e kësaj zone. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe tregtarët, Kosova u angazhua që Bashkia do të bëjë gjithcka për të lehtësuar barrën e rëndë të tregtarëve dhe për të krijuar vende të reja pune.

  • Veliaj në Dajt: Ne bëjmë punën
    Do të reformoj vjeljen e taksave

    Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj gjatë takimit me banorë të zonës së Dajtit theksoi se puna është përgjigjja e duhur për akuzat që vijnë sipas tij nga SHQUP-i. “Ne merremi me gjera konkrete, kjo është përgjigjja jonë për sharësit profesionistë të SHQUP-it. Ata le të mbajnë SHQUP-in ne bëjmë punën”- tha Veliaj.  VIDEO

  • PD, Bogdani:Veliaj 7 mln lekë për
    një dalje në TV e premtime false 

    Deputeti demokrat Gerti Bogdani ka akuzuar sot kandidatin e PS për bashkinë e Tiranës se ai po shpenzon miliona lekë për shfaqjet në televizion dhe për premtimet false. Sipas Bogdanit, një dalje në ekran e Veliajt kushton 7 milion lekë të vjetra

  • Rama prezanton Subashin në Fier:
    PD garon me përfaqësues të SHQUP

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot turin elektoral me prezantimin e kandidatit për kryetarin e bashkisë të Fierit, Armando Subashi i cili pritet që të dorëzojë edhe mandatin e deputetit të Kuvendit. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se PD nuk garon me kandidatë për të ofruar zgjidhje për qytetarët, por garaon që të vërë në krye të bashkive përfaqësues të SHQUP-it për të bllokuar projektet dhe për të thënë që qeveria nuk po punon dhe duhet ta rrëzojmë.  VIDEO

  • Basha me kongresmenin amerikan
    "Rama-Meta promovojnë kriminelët"

    Kryetari i opozitës Lulzim Basha priti në një takim Kryetarin e Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher dhe kryetarin e stafit të komitetit Paul Behrends. Persona me precedentë kriminalë theksoi Basha janë promovuar nga dyshja Rama-Meta në Kuvendin e Shqipërisë.

  •  Hapësirat e gjelbra në Tiranë 
    Xhaçka: Basha ishte gati ti zhdukte

    Partia Socialiste, nëpërmjet një deklarate për mediat të deputetes Olta Xhaçka, ka akuzuar kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, se jo vetëm që nuk mbajti premtimet e bëra para se të merrte mandatin, por edhe se kishte në plan të zhdukte çdo hapësirë të gjelbër në kryeqytet.  VIDEO

  • Kumanov,Majko:Ndërkombëtarët të
    ndërhyjnë për 'Ohrin',aksion ushtarak

    Situata që ka përfshirë Kumanovën e Maqedonisë ka sjellë edhe reagimin e deputetëve shqiptar. Pandeli Majko i cili më herët ka mbajtur dhe postin e kryeministrit ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të vënë në zbatim marrëveshjen e Ohrit. Me një qëndrim edhe më të ashpër se ai i qeverisë Majko është shprehur që aksioni në Maqedoni ishte ushtarak dhe jo policor. Sipas Majkos ngjarja duhet të bëhet transparente pasi historia e Maqedonisë po shkruhet nga shërbimet inteligjente.  VIDEO

  • A mund të tërhiqet kandidati? 
    Përplasen Kosovrasti e Gjonçaj

    Tre ditë pasi kandidati i PD deklaroi tërheqjen nga gara në Kurbin përfaqësuesit ligjor të partive politike në KQZ ndajnë mendime krejt të kundërta për këtë çështje. Duke iu referuar Kodit Zgjedhor përfaqësuesi i PS, Genc Gjoncaj thotë se nuk mund të zëvendësohen kandidatët pas vendimit të KZAZ ndërsa për përfaqësuesin e PD, Njazi Kosovrasti, zëvendësimi mund të ndodhë nëse kërkesa është individuale dhe jo kërkesë e subjektit politik.  VIDEO

  • Basha:Shantazhet nga Rama-Meta
    çmenduri nga përçmimi i qytetarëve

    I ndodhur në Shëngjin për të prezantuar kandidatin për Bashkinë e Lezhës Fran Frrokaj, kreu i demokratëve Lulzim Basha u ka bërë apel gjithë shqiptarëve që më 21 qershor t’i tregojnë kësaj qeverie se pronarët e Shqipërisë janë vetë shqiptarët duke i dhënë fund gllabërimit të pushtetit nga të majtët.  VIDEO

  • Lleshi për Vaun e Dejës, Meta:Mos
    harroni, para 2 vitesh u shkri buxheti

    Kreu i LSI-se Ilir Meta prezantoi kandidatin e ASHE ne Vaun e Dejes. Meta u beri thirrje qytetareve te votojne per Gjoke Lleshin duke i sjelle ne kujtese atyre situaten ku e gjeti mazhoranca vendin si pasoje e keqqeverisjes se djathte. “I gjithë buxheti i shtetit u shkri përpara dy vjetësh dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Çdo qeveri ka problemet dhe vështirësitë e veta por kjo mazhorancë po ecën në drejtimin e duhur”, tha Meta.  VIDEO

  • Meta: Heqja e taksimit të dyfishtë 
    me SHBA nxit zhvillimin ekonomik

    Nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë mes Shqipërisë dhe SHBA-së do të ishte një nxitje dhe kontribut konkret për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e investimeve amerikane në vend. Kjo ishte kryefjala e takimit të sotëm mes Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe Dana Rohrabacher, Kryetarin e Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan.

  • Rama prezanton Peçin në Tepelenë:
    Kandidatët e PD s'i duhen as dreqit

    Kryeministri i vendit , Edi Rama është ndalur ditën e sotme në qytetin e Tepelenës, ku ka prezantuar Tërmet Peçit si  kandidat të mazhorancës për bashkinë e Tepelenës, në zgjedhjet e 21 qershorit. Në fjalën e tij Rama ka theksuar, se vota e 23 qershorit i ka hapur rrugë investimeve në Tepelenë për ta kthyer atë një qytet turistik.  VIDEO

  • Kosova:  Mund të isha bërë milioner
    si ministër...por nuk iu shita askujt!

    ​Në takimin elektoral me banorët e rrugës “5 Maji” në kryeqytet, doktor Kosova tha se për biznesin e vogël me xhiro deri në 12 milionë, taksat do të ulen nga 250 mijë lekë të vjetra në 170 mijë lekë.  Ndërsa për biznesin me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë, Kosova premtoi se taksat në bazë të xhiros ditore do të ulen nga 7.5 % në 5.5 %.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv