Politikë
-
Erion Veliaj kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me banorë të njësisë Nr 9 në Kryeqytet, ku ka vlerësuar se kundërshtari i tij është lënë vetëm për shkak se Basha dhe ish-ministrat e PD nuk mund t’u dalin më përpara qytetarëve. 13 Maj 2015, 19:08
-
MMSR: Keqardhje për akuzat e PD:
13 Maj 2015, 18:59
Arsimi profesional 1 nga prioritetetPD e akuzon Veliajn se premton mashtrime, pasi gjatë periudhës që ka drejtuar këtë ministri nuk ka ndërtuar asnjë shkollë pçrofesionale, edhe pse disktonte shumë për to. Ndërsa MMSR në reagimin e saj thekson se shpreh keqardhje për akuzat e se Arsimi profesional është një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe si i tillë ka marrë vëmendje maksimale nga MMSR.
-
Burime për A1 Report: Rama-Erdogan
13 Maj 2015, 18:33
dakord për ndërtimin e Parlamentit të riBurime për A1 Report kanë konfirmuar se gjatë takimit mes kryeministrit Rama me Presidentin turk Erdogan është diskutuar edhe ndërtimi i Parlamentit të ri. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Parlamenti i ri është vendosur që të ndërtohet te Kryesia e Kuvendit.
-
PS:Basha nuk shpërndau as 400
13 Maj 2015, 16:03
banesat sociale që ia la gati RamaDeputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati përmes një deklarate për mediat ka theksuar se Basha jo vetëm që nuk ndërtoi asnjë banesë sociale, por nuk shpërndau dot as ato 400 apartamente që ia kishte lënë gati Rama kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. VIDEO
-
Basha, përkeqësimi i situatës
13 Maj 2015, 15:37
ekonomike s'është drejtimi i duhuKreu i Opozitës, Lulzim Basha, ishte në disa zona në Elbasan në mbështetje të kandidatit të koalicionit opozitar Ardjan Turku. Fillimisht ai është ndalur në Kuqan i njohur si Shpati i poshtëm i Elbasanit ku i ka kërkuar banorëve të këtyre zonave ti dërgojnë një mesazh të fortë qeverisë në 21 qershor pas rritja e çmimeve, papunësia, rritja e energjisë elektrike nuk është drejtimi i duhur. VIDEO
-
Rama-Erdogan: Mbledhje të 2
13 Maj 2015, 15:33
qeverive,rikonstruktohet parlamentiPas takimit me Presidentit turk Erdogan, kryeministrin Rama deklaroi se pas zgjedhjeve që do të zhvillohen në Turqi do të zhvillohet edhe një mbledhje mes dy qeverive ku do të firmosen marrëveshjet dypalëshe. Ndërsa Presidenti turk eErdogan ndërsa njoftoi se bashkë me Presidentin Nishani do vizitojnë punimet te Xhamia e Namazgjasë, bëri me dije se është gati projekti për rikonstruktimin e Parlamentit. VIDEO
-
PD: Veliaj premton mashtrime, në 2
13 Maj 2015, 14:22
vite s’hapi asnjë shkollë profesionalePremtimet e fundit të kandidatit të majtë për Bashkinë e Tiranës, janë thjesht mashtrime dhe shfaqje cirku sipas koordinatorit të Partisë Demokratike Akil Kraja.
-
LSI e LRI Shkodër, padi penale për
13 Maj 2015, 14:13
shpifje e flasifikim ndaj Sali BerishësLëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja Rinore për Integrim, Shkodër, kanë përgatitur padi penale për shpifje dhe falsifikim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. VIDEO
-
Blushi-Ruçit: Edhe ti i pakënaqur
13 Maj 2015, 13:46
me përzgjedhjen e kandidatëveDeputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka replikuar në distancë pas kryeministrit Rama, këtë radhë me kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi, lidhur me deklaratën e këtij të fundit se “në PS nuk merren me publicistë”. VIDEO
-
Meta:Deri në 2017 do punësojmë të
13 Maj 2015, 13:41
gjitha gratë që duan punë në Vorë“Deri në 2017-ën, nuk do të ketë grua dhe vajzë në Vorë që nuk do të ketë vendin e punës nëse do të punojë”. Ky ka qenë premtimi elektoral i kryetarit te LSI-së Ilir Meta në takimin që ka zhvilluar me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim në qytetin e Vorës teksa ka prezantuar dhe kandidatin e majtë për kreun e kësaj Bashkie, Luan Sallaku. VIDEO
-
Koka letër kandidatëve për bashki:
13 Maj 2015, 12:03
Sillni program të qartë për mjedisinMinisti i Mjedisit, Lefter Koka me anë të një letre të hapur u është drejtuar të gjithë kandidatëve për kryetarë të njësive vendore në të gjithë shqipërinë që në në programet e tyre të përfshijnë edhe përmirësimin e situatës së mjedisit që shtrihet në territorin që ata do të administroni.
-
Basha nga Korça: Të rinjtë prioriteti
13 Maj 2015, 10:28
ynë numër një, tu kthejmë shpresënKryetari i partisë Demokratike Lulëzim Basha është ndalur në qytetin e Korçës, nga ku ka nisi turin e bashkëbisedimit me të rinjtë. “Të rinjtë janë zemra e PD-së dhe si të tillë do të qëndrojnë në pararojë të betejës së 21 qershorit, për t’i kthyer shqiptarëve shpresën, punën dhe dinjitetin”, është shprehur Basha VIDEO
-
Shqipëria pa ambasador, Bushati
13 Maj 2015, 10:21
dërgon në Shkup Bashkim RamënSituata e tensionuar në Maqedoni pas sulmit të armatosur në Kumanovën e banuar nga shqiptarët ka detyruar Tiranën zyrtare të dërgojë në Shkup të ngarkuarin me punë Bashkim Rama. Kjo, në kushtet e ngërçit politik në vendin tonë ku dekreti per emërimin e ambasadorit Fatos Reka qendron ende ne tryezen e Presidentit.
VIDEO -
Kosova: Debatet i kanë ardhur në
13 Maj 2015, 09:54
majë të hundëve njerëzve. Punë!Qytetarët nuk kanë nevojë për debate televizive por për punë dhe vepra që u shërbejnë atyre. Në këtë mënyrë e ka mbyllur historinë një debati të hapur me rivalin e tij për bashkinë e Tiranës Halim Kosova. Kandidati demokrat ishte në një takim me banorë të zonës së “Don Boskos” ku ka dëgjuar problemet që ata i shqetësojnë ku u angazhua për politika në mbështetje të tyre. VIDEO
-
Erdogan i kërkon nga Tirana
13 Maj 2015, 09:43
Maqedonisë: Respekto "Ohrin"Presidenti i Turqisë Recep Tayyp Erdogan u rikthye për një vizitë zyrtare në Tiranë, gjashtë vjet pas vizitës së fundit që pati kur mbante postin e kreut të qeverisë turke. Erdogan ne Tirane me bashkëshorten e tij dhe me një delegacion të gjerë me rreth 120 sipërmarrës, i ftuar nga homologu shqiptar Bujar Nishani. Erdogan: Marredheniet tregtare te zhvillohen me shpejtes...shkembimi tregtar 1 mld dollare ne vit. Nishani: Konflikti ne Kumanove te mos kthehet ne etnik.
VIDEO FOTO
Rama-Erdogan:Mbledhje të përbashkët të qeverive
Xhamia e Namazgjasë,përurohet nisja e punimeve
Gazifikimi, Gjiknuri fton turqit të investojnë
-
Duma: Do ulim taksat dhe ngremë
13 Maj 2015, 09:42
një senat të grupeve të interesitKandidatja demokrate për Bashkinë e Durrësit zhvilloi një bashkëbisedon me biznesin e vogël mbi modelin e ri ekonomik të qytetit, duke nisur nga ulja në minimum të taksave vendore, uljen e taksës së pasurisë, nisjen e një marrëdhënie të re për të hapur më shumë vende pune dhe ngritjen e një Senat më përfaqësues të grupeve të interesit. VIDEO
-
Kryeministri serb Aleksandër
13 Maj 2015, 09:03
Vuçiç më 27 maj vjen në ShqipëriKryeministri serb Aleksandër Vuçit pritet të vijë në Tiranë për një vizitë zyrtare më datën 27 Maj. Lajmi për vizitën e Kryeministrit serb në Shqipëri është publikuar nga gazeta serbe ‘Danas’, duke iu referuar burimeve nga kabineti i kryeministrit serb edhe kabineti i kryeministrit shqiptar Edi Rama.
VIDEO -
Ruçi i përgjigjet Blushit: S’mund të
12 Maj 2015, 22:36
mendojnë që për 18 muaj u ngrit shtetiNga Lushnja ku u prezantua kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Fatos Tushe, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci, i është kundërpërgjigjur në distancë kritikave te deputetit socialist Ben Blushi. VIDEO
-
Kosova: I jap biznesit lehtësira
12 Maj 2015, 22:26
për të krijuar vende të reja puneKandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, vizitoi një rrobaqepësi ku premtoi lehtësi për biznesin për t’i dhënë mundësitë për krijimin e vendeve të reja të punës.
-
Zgjedhjet lokale, kandidati i PS në
12 Maj 2015, 20:33
Berat:Punësimi prioritet i bashkisëLagjia “30 vjetori” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatit të së majtës për bashkinë e Beratit, Petrit Sinaj. Ky i fundit pasi është njohur me shqetësimet e banorëve të zonës gjatë fjalës së tij ka vënë theksin tek punësimi. VIDEO