Politikë

  • E ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi se janë mbi 20 dosje të rasteve të korrupsionit në ministrinë që ajo drejton, të cilat ndodhen në tryezat e Prokurorisë. Një prej të cilave, që vetë Kodheli shprehet se ka insistuar shumë është dosja e përgjimit ndaj poltikanëve. Kodheli: Ja pse dekorova Vito kapon.
  • Vasili: Dosjet, qeveria me projektligj
    interesant,plotësojmë vendet në KQZ

    Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, njëherësh dhe kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike ka thënë se projekt-ligji që ka qeveria për hapjen e dosjeve është interesant. Në studion e A1 Report, Vasili tha se ky ligj është diskutuar.

  • Berisha: Krimi e kokaina dominon
    Shqipërinë, qytetarët të protestojnë

    Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se nuk po bën asgjë për situatën e sigurisë në vend. Ndërsa në Parlament në nisjen e sesionit të ri asnjë deputet nuk pati mudësi fjale, Berisha deklaroi për mediat jashtë se krimi po dominon vendin. Sipas tij Shqipëria është Kolumbia e Europës, e ndërsa ekonomia po shkon drejt greminës. Ish-kryeministri, Berisha akuzoi qeverinë se po ushtron terror policor ndaj qytetarëve për energjinë. VIDEO

  • Sesioni i ri Parlamentar,votohen
    2 komisionet e kërkuara nga PD

    Dy Komisionet Hetimore të kërkuar nga Partia Demokratike kanë marrë miratimin e Parlamentit në seancën e parë të këtij sesioni. Komisioni për serverin e tatimeve mori 121 vota pro, ndërsa Komisioni për largimet dhe shkarkimet në administratë mori 120 vota pro. Ndryshe nga sesioni i kaluar ku opozita nuk u bë pjesë, prej bojkotit mbi 5-mujor, në seancën e sotme ligjvënësit e majtë dhe të djathtë u bashkuan në sallën e Kuvendit. FOTO VIDEO

  • Shehu: Dhuna mbi mjekun nga
    drejtuesi lokal, të hetohet e dënohet

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka dënuar ngjarjen e Poliçanit ku një mjek i qendrës shëndetësore ka denoncuar në polici kryetarin e bashkisë Adriatik Zotkaj se e ka dhunuar për shkak të bindjes së tij politike.

  • Kreu i Omonia: Minoriteti grek të
    bashkohet në një parti të vetme

    Minoriteti grek ka nevoje për një parti të vetme qe të gjithë të bashkohen për një përfaqësim dinjitoz të komunitetit. Qëndrimi është mbajtur nga kreu i sapozgjedhur organizatës “Omonia”, Leonidha Papa që pason në këtë post, Vasil Bollanon, i cili drejtoi këtë organizëm për tetë vite. VIDEO

  • Akuzat e PD për mos pagim energjie
    Kapurani: Shpifje, do i çoj në gjykatë

    “Do përballem me gjykatën duke e çuar deri në fund të gjithë procesin”. Kështu deklaroi deputeti i LSI-së në zonën e Korçës, Piro Kapurani, i cili është akuzuar nga PD se nuk ka paguar energjinë elektrike në një fabrikë tullash në pronësi të tij. Para futjes në Parlament, ai deklaroi për mediat se këto janë shpifje për të cilat për ta mposhtur politikish. VIDEO

  • Fier, shkurtimet, kryekomunari i
    Frakullit: Rama sot na quan hajdutë

    Shkurtimi i vendeve të punës në Këshillin e Qarkut Fier nuk është pritur mirë as nga përfaqësuesit e së majtës në këtë Këshill. Kreu i komunës Frakull, përfaqësues i Partisë Socialiste, Viktor Çervanaku ka pohuar se është absurd vendimi për shkurtimin e punonjësve dhe ulja e buxhetit për Këshillin e Qarkut.

  • Grupi i PS vendos: Deputetët
    anëtarë vetëm në një komision

    Ditën e sotme grupi kuvendor i Partisë Socialite ka zhvilluar mbledhjen e parë për këtë vit, ku është miratuar në parim mënyra e re e funksionimit të komisioneve parlamentare, ku deputetët nuk do të marrin pjesë në disa komisione, por vetëm në 1 komision.

  • Basha:Nuk ndalim protestat
    në Kuvend për dekriminalizimin

    Lideri i opozitës Lulzim Basha mbledh grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Në fokus të mbledhjes e cila vjen pak orë para nisjes së seancës së parë parlamentare për këtë sesion të ri është dekriminalizimi i Kuvendit pas miratimit të rezolutës së përbashkët që palët votuan në dhjetor. Ndonëse rikthimi i opozitës ishte një anë e medaljes, ana tjetër e saj do të vijojnë të jetë zhvillimi i protestave. VIDEO
    Fjala e plotë e Bashës në mbledhjen e Grupit Parlamentar

  • Integrimi në BE, Gjosha: Reforma
    në drejtësi, çelësi për negociatat!

    Reforma në drejtësi është çelësi i artë për të çelur negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE. Në një konferencë për mediat mbi objektivat e Ministrisë së Integrimit për 2015 ministrja Klajda Gjosha tha se procesi i hapjes së negociatave po ecën në rrugën e duhur. Ministrja e Integrimit lajmëroi se ne fund të shkurtit Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn do të jetë në Tiranë VIDEO

  • Nishani pret princin e Maltës
    Festing: Harmonia fetare, frymëzim

    Presidenti Bujar Nishani pati një takim me Princin dhe kreun e Urdhrit të Maltës Fra’ Matthew Festing dhe pas diskutimit me të vlerësoi përpjekjet dhe ndihmën 20-vjeçare të shtetit maltez në Shqipëri. Festing nga ana tij vlerësoi harmoninë fetare të Shqipërisë si dhe shtoi se projektet e organizatës humanitare të Urdhrit të Maltës do të intensifikojnë veprimtarinë e tyre me projekte të tjera sociale dhe shëndetësore. VIDEO
    Meta me Princin: Mbështetje për thellimin e bashkëpunimit

  • Singapor, Bushati takim me krerët:
    Njihni Kosovën, ka rritur stabilitetin

    Ministri i Jashtëm Dimtir Bushati  i kërkon Singaporit të njohë shtetin e Kosovës. Këtë kërkesë Bushati e bëri gjatë takimit me homologun Kasiviswanathan Shanmugam, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Singapor. Dy Ministrat e Punëve të Jashtme nënshkruan “Marrëveshjen për Shërbimin Ajror”.

  • PD: Taksat e bëjnë karburantin në
    Shqipëri më të shtrenjtin në botë

    Partia Demokratike ka reaguar sërish për çmimin e lartë të karburantit në vendin tonë. Sipas deputetes së PD Jorida Tabaku, qytetarët shqiptarë paguajnë sot karburantin më shtrenjtë se të gjithë vendet e rajonit megjithëse çmimi i hidrokarbureve në bursë ka rënë.  VIDEO

  • Shqiptarja kandidate e PASOK flet
    për A1 Report: Ndihmë emigrantëve

    Ina Panajoti, shqiptarja që kandidon me partinë greke PASOK, për të fituar një post deputeteje në parlamentin Grek thotë në një intervistë për A1 Report, se nëse zgjidhet do të ndihmojë emigrantët shqiptarë për të marrë nënshtetësinë. VIDEO

  • Bregu-Tahirit:Mbaj përgjegjësi! Ku i
    ke të dhënat për dhunën në familje?

    Pas shqetësimit të ngritur nga ana e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se gjykatat lënë të lirë kriminelët e arrestuar nga Policia e Shtetit, duke i kthyer këta persona sërish në rrezik për shoqërinë, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu.

  • Vrasja në Fier, Tahiri:Gjykatat pazar
    me kriminelët! Nishani merr masa!

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar sot në lidhje me vrasjen e ndodhur në Fier, Arben Muho,51-vjeç, i cili vetëm para pesë ditësh ishte liruar nga burgu, ku vuante dënimin prej 6 muajsh për një plagosje të kryer pak kohë me parë, ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij 48 vjeçare Teuta Muho.

  • PD: Kapurani i LSI 205 mln lekë
    debitor! Deputeti: Sulme politike!

    Partia Demokratike dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pirro Kapurani kanë replikuar sot, në lidhje me akuzat e bëra nga selia blu sipas së cilës në një fabrikë tullash e tjegullash qytetin e Korçës e cila është në pronësi të  vëllezërve të deputetit të LSI, nuk është marrë asnjë masë edhe pse ajo rezulton debitore në shumën e 205 milion lekë. VIDEO

  • Kokaina,PD:Qeveria ndihmoi grupin
     iu vuri në shërbim Portin e Durrësit

    Partia Demokratike ka akuzuar sërish qeverinë se ka lidhje me trafikantët e arrestuar në operacionin në Xibrakë të Elbasanit. Sipas PD-së për deputetë e zyrtarë të lartë të qeverisë çdo ditë nga faktet për lehtësinë që ka gjetur grupimi kriminal në aktivitetin e tij.

  • Ristani:PS nuk ka bërë asgjë
    tunelet i ka hapur qeveria e PD

    Sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani është shprehur se nga qyteti i Elbasanit se qeveria socialiste i trajtojnë kudo njësoj si zyra në Sarandë apo arsimi në Fier, ndërsa ka qenë qeverisja e PD ajo që kapur tunelet.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv