Politikë

  • Partia Demokratike ka nisur procesin zgjedhor edhe në Tiranë, në zonën më e mdhe të vendit, që çon në parlament 32 deputetë është organizuar në një formë të re.
  • Hoxhaj shkarkon Xhafer Ahmetin,
    i tha Sali Berishës psikopat

    Një status në rrjetin social Facebook i ka kushtuar vendin e punës, Xhafer Ahmetit. Ministri i Jashtëm i Kosovës e ka shkarkuar nga posti i ambasadorit në Mal të Zi pasi në një postim në Facebook shkruante se ish-kryeministri Sali Berisha  është një psikopat.

  • Territorialja, Çuçi:67% e shqiptarëve
    pro, protestat janë të inskenuara!

    Ndërsa protestat nuk janë ndalur në çdo anë të Shqipërisë kundër reformës territoriale, një ditë para miratmit në Kuvend, Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi tha se këto protesta janë inskenuara. Gjatë prezantimit të një sondazhi që është bërë mbi reformën territoriale Çuçi tha se 67% e shqiptarëve e përkrahin ndarjen territoriale.VIDEO

  • Regjistrimi i telefonave, PD ankohet
    tek Totozani, por ky nuk ia ka idenë

    Kërkesës së dy deputetëve të Partisë Demorkatike për shqyrtimin e VKM mbi krijimin e bazës së të dhënave me numrat e IMEI të aparateve celularë, avokati i Popullit Totozani u përgjigjet se duhet pikë së pari të shqyrtojë nëse hyn në kompetencat e tij apo jo.

  • Mbrojtja e të dhënave personale,
    Dervishi: Do zbatoj Kushtetutën

    Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka premtuar mbështetje maksimale dhe të vazhdueshme për Komisionerin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervish i cili morri zyrtarisht drejtimin e këtij institucioni.

  • PD: Kriminalizimi i Kuvendit
    heshtja e Ramës është turpëruse

    Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të qeverisë dhe më konkretisht ndaj Kryeministrit Edi Rama, sipas saj për heshtjen e tij për kriminalitetin që ka arritur deri në Kuvend duke ju referuar akuzave ndaj deputetit socialist Arben Ndoka.

  • 300 ditët e arsimit, Nikolla:
    Të vendosur të luftojmë korrupsionin

    Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë prezantimit të 300 ditëve qeverisje të këtij institucioni ka theksuar se po ndërtohet një proces anti-korrupsion në arsim. Ministrja Nikolla ka paralajmëruar se do të kalojnë nën lupën e vazhgimt të gjithë dhe nuk do të ketë më as kurse private, as diploma që blihen, as vende pune qe shiten e blihen, dhe as institucione private që nuk janë në respektim të ligjit.

  • "Territori", Meta:Gjithëpërfshirja
    me rëndësi, opozita të marrë pjesë

    Kreu i Kuvendit Ilir Meta i bën sërish apel opozitës që t’i bashkohet punimeve të Parlamentit pasi ditën e nesërme pritet të miratohen një sërë projektligjesh të rëndësishme. Duke vënë theksin në rëndësinë e gjithëpërfshirjes, Meta tha se opozita nuk duhet të vetëpërjashtohet nga procese të tilla të rëndësishme siç është një prej tyre miratimi i ndarjes së re administrative-territoriale. VIDEO

  • Rama: Në dhjetor nis akreditimi 
    Mbyllim Universitetet pa standarde

    Në prezantimin e punës së Ministrisë së Arsimit në 300 ditë qeverisjes, kryeministri Rama ka theksuar rëndësinë e shkëputjes së arsimit nga politika. Sipas kreut të qeverisë emërimet në institucionet arsimore nuk duhet të ndikohen nga politika, ndërsa shtoi se edhe vlerësimi i mësuesve duhet të bëhet sipas një standardi.VIDEO

  • Territorialja, Peleshi nga Peza: Jo
    më investime të kufizuara për fshatin

    Reforma territoriale do të zhvillojë fshatin duke mos i kufizuar investimet në këtë zona në projekte të izoluara infrastrukturore. Këtë mesazh i ka përcjellë zv/kryeministri Niko Peleshi banorëtë të komunës Pezë, ndërsa mori pjesë në inaugurimin e përfundimit të punimeve në rrugën Pezë e Madhe-Pezë e Vogël.

  • Ligji i ri, gradat i nxjerrin policët
    në pension në moshën 45 vjeç

    Komisioni i Sigurisë miratoi dje ligjin e ri për Policinë, megjithatë mundësia e karrierës për efektivët në Polici do të jetë e kufizuar. Për të gjithë ata efektiv që nisin formimin e tyre nga Akademia e Rendit dhe arrijnë të përfitojnë nga sistemi i gradave në afatet e përcaktuara për çdo gradë, karriera përfundon në moshën 45 vjeçare. 

  • Lulzim Basha nis zgjedhjet "rrufe"
    lënë garën 2 demokrat në Kombinat

    VOTIMET/ Partia Demokratike ka nisur në mënyrë rrufe të zgjedhë 15 kryetarët e degëve të Tiranës. Ndërkohë që vetë njësitë e Tiranës janë shprehur të çoroditur, për vetë faktin se ende nuk ishin zgjedhur delegatët në secilën nga njësitë përkatëse apo dhe kryetarët e seksioneve.VIDEO

  • Negociatat e Ramës sjellin ‘rebelët’ 
    në Kuvend,sot arsyetojnë mungesat

    Takimet mes kryeministrit dhe disa prej “rebelëve” të parlamentit kanë rezultuar të suksesshëm. Tom Doshi, Armando Prenga, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu jo vetëm që i janë rikthyer veprimtarisë parlamentare, por kanë dhënë mesazhin për votimin e ligjeve dhe reformës territoriale nga opozita.

  • Zagoriotët letë ministrit kundër
    bashkimit me Libohovën:S’kemi lidhje

    Shoqatës “ZAGORIA” ka kërkuar ndryshimin e hartës së re territorial ku parashikohet bashkimi i tyre me Libohovën. Madje në një shkresë zyrtare thuhet se zagoriotët “lidhjet dhe varësia e krahinës së Zagories kanë qënë të drejtpërdrejta nga Gjirokastra, dhe jo nga Pogoni, Dropulli apo dhe nga Libohova”.

  • Miratohet dokumenti i Strategjisë
    së Sigurisë, deputetët e LSI  kundë

    Komisioni i Sigurisë miratoi dokumentin e strategjisë kombëtare por LSI ka votuar kundër. Ka qenë një kërkesë e deputetit të kësaj force politike që ka bërë që LSI të shprehet kundër këtij dokumenti.

  • Territorialja, PDIU do të kërkojë 
    mbështetjen e hartës me 70 zona

    PDIU do të marrë vendim nesër nëse do të jetë në seancën parlamentare të së enjtes ku do të votohet ndarja e re territoriale.

  • Shoqata e Komunave: Ndarja e re
    të bëhet me 89 njësi vendore

    Shoqata e Komunave të Shqipërisë propozon që variantit të ndarjes territoriale me 61 bashki, t’i bashkohen edhe 28 njësi të tjera vendore. Me anë të një kërkese drejtuar kryetarit të Kuvendit, kryeministrit , ministrit për Çështjet Vendore dhe kryetarit të Komisionit për reformën territoriale, kjo Shoqatë propozon që harta e re të jetë me 89 njësi. VIDEO

  • Territorialja, KVV: Reforma të
    miratohet me konsensus nga palët

    Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kërkon kompromis dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve për realizimin e reformës administrative-territoriale. Në një deklaratë për mediat, KVV duke u ndalur tek zgjedhjet e ardhshme lokale thekson rëndësinë e ndërmarrjes së reformave që sigurojnë qëndrueshmëri, efikasitet dhe zbatim të mirë të standardeve ndërkombëtare zgjedhore.

  • Xhamia e Madhe, Berisha:Protesta
    për të ndaluar bllokimin e Ramës

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për projektin e Xhamisë së Madhe të Tiranës. Në një shkrim në rrjetin social Facebook Berisha shkruan se në këto 300 ditë të qeverisjes së Ramës nuk është vënë asnjë tullë për Xhamnë e Madhe.

  • Nishani merr mesazh urimi nga
    Presidenti Obama‏ për Fiter Bajramin

    Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i SHBA Barack Obama për festën e Fiter Bajramit. Në mesazhin e dërguar kreut të shtetit shqiptar presidenti Obama shpreh urime për popullin shqiptar, duke u shprehur se ky muaj duhet të shërbejë për të ripërtëritur vlerat.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv