Shëndeti

  • Shkencëtarët thonë se ilaci që shkatërron karateristikat e pllakave të proteinave që ndërtohen në trurin e pacienteve me sëmundjen Alzheimer po tregon premtime tantalizing. Ekspertët janë të kujdeshëm sepse ilaçi, aducanumab, është akoma në fazat e para të zhvillimit.
  • Beqaj:Nis projekti i shpërndarjes së
    ambulancave, 300 mijë $ investime

    Brenda këtij muaji do të nisë funksionimi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, nga ku do të kontrollohen dhe bashkërendohen të gjitha lëvizjet e autoambulancave në shkallë vendi, ndërkohë që autoambulancat në të gjithë vendin do të jenë të stacionuara në pika të ndryshme për të qenë sa më pranë urgjencave.

  • Rikonstruksioni i poliklinikës në
    Peshkopi,Beqaj:600 mijë € investim

    Një buxhet prej 600 mijë eurosh, i cili do të investohet për rehabilitimin e poliklinikës së qytetit të Peshkopisë, pritet të sjellë një shërbim më cilësor për pacientët që do ti drejtohen shërbimit parësor.

  • Beqaj në Dibër:130 mijë € investim
    në qendrën shëndetësore të Kastriotit

    Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka zhvilluar një vizitë pune për nisjen e rikonstruksionit në disa qendra shëndetësore në Dibër. Beqaj u ndal te Qendra Shëndetësore e Kastriot ku tha se 130 mijë euro do të përdoren për rikonstruksionin dhe furnizimin me aparatura të reja.

  • Dibër, Beqaj:Investuam 90 mijë € për
    qendrën shëndetësore të Maqellarës

    Ministri i Shëndetësisë ka inspektuar nisjen e punimeve për rikonstruksionin dhe pajisjen me aparatura të Qendrës Shëndetësore në Maqellarë, ku ka thënë se, kjo qendër me aparatura të reja është hapur falë investimit prej 90 mijë eurove dhe do të shërbejë për ekzaminimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve.

  • Europa Donna Albania,në takimin
    e organizatave ballkanike të kancerit 

    Është organizuar takimi i parë i Organizatave të Kancerit të Gjirit në Ballkan dhe Shqipëria përfaqësohej nga shoqata “Europa Donna Albania”. 

  • Realizohet me sukses koronarja e  
    parë në zemër në Spitalin e Shkodrës

    Ndërhyrja e parë koronare në Spitalin e Shkodrës është realizuar me sukses të plotë. Ekipi i mjekëve kardiologë Edvin Prifti, Roland Xhaxho dhe Luan Dragusha realizuan me sukses ndërhyrjen e parë në këtë spital. Koronarografia është një nga ekzaminimet më të vështira që kontrollon funksionimin e organit jetik, zemrës.  VIDEO

  • Rama e Beqaj te Spitali i Traumës,
    që nga sot protezat ortopedike falas

    Që nga sot protezat ortopedike ofrohen falas në Spitalin e Traumës për pacientët që kanë kryer ndërhyrje dhe kanë nevojë për një aparat të tillë implanti.  VIDEO

  • Valbonë, Beqaj: Fluks pacientësh
    edhe në QSH-të e zonave malore

    Fluksi i pacientëve që i janë drejtuar Qendrave Shëndetësore të ngritura posaçërisht në zonat turistike nuk ka qenë vetëm në bregdet, por edhe në zonat malore. Ky fakt është pohuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune të kryer në Qendrën Shëndetësore të Valbonës.  VIDEO

  • Dezinsektimi, Beqaj: Reduktojmë
    prezencën e mushkonjave në bregdet

    Plot 50 hektarë sipërfaqe është dezinsektuar në zonën e Shkodrës dhe atë të Velipojës gjatë këtij viti. Nuk ka qenë vetëm sipërfaqja e zonave bregdetare, por edhe kanalet, pusetat dhe bodrumet pranë këtyre zonave, ato që janë përfshirë gjithashtu në këtë proces të kontrollit të përhapjes së mushkonjave apo insekteve të tjera të dëmshme.  VIDEO

  • Beqaj: Qendra shëndetësore e
    Velipojës, 2060 pacientë në dy muaj

    Prej dy muajsh, kohë kur ka nisur edhe shërbimi i posaçëm sh​ëndetësor për pushuesit në plazhe, si dhe në zonat e tjera turistike malore, Qendra Shëndetësore e Velipojës rezulton të jetë ndër ato qendra që ka edhe numrin më të lartë të pacientëve të trajtuar. Sipas të dhënave, të bëra publike nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite të realizuar dje (16/08/2016) në këtë njësi të shërbimit shëndetësor, rezulton se janë trajtuar 2060 pacentë. 

  • Beqaj: 24 mijë pushues kanë marrë
    shërbim shëndetësor pranë plazheve

    Shifra është bërë publike nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune të realizuar pranë Qendrës Shëndetësore të ngritur posaçërisht për sezonin turistik tek zona e Malit të Robit, në Golem.  VIDEO

  • Sezoni turstik, Beqaj: Spitali i
    Traumës në gatishmëri për urgjencat

    Në gatishmëri për të ofruar shërbim të kujdesit shëndetësor për pushuesit nuk janë vetëm 25 qendrat e posaçme shëndetësore të sezonit turistik por edhe Spitali Universitar i Traumës. Ky fakt është pohuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune në këtë institucion për të garantuar edhe një herë masat e marra në këtë sezon në të gjitha institucionet shëndetësore.  VIDEO

  • Beqaj në Ksamil: 45 pacientë
    në ditë marrin trajtim mjekësor 

    Nga fillimi i këtij muaji, të gjitha qendrat Shëndetësore në bregdet janë përballur me një numër të lartë pacitësh për shkak të fluksit në rritje të turistëve. Ky fakt është konstatuar nga Ministri i Shëndetësisë  Ilir Beqaj gjatë një vizite pune ne 2 pikat shëndetësore  të Ksamilit.

  • Sezoni turistik, Beqaj: Helikopterët
    në gatishmëri të rasteve të rënda

    Pas vizitave të punës që Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kryer në disa nga qendrat shëndetësore bregdetare në vend, gjatë ditës së djeshme, ai ka kryer një tjetër takim pune në Njësinë e Transportit Mjekësor me Helikopterë në kryeqytet. Kreu i shëndetësisë ka garantuar të gjithë qytetarët dhe turistët se sistemi shëndetësor në vend është në gatishmëri për të përballuar të gjitha rastet e pacientëve përgjatë sezonit turistik, duke nisur që nga vizitat e thjeshta mjekësore, e deri tek transporti apo trajtimi i pacientëve në gjendje kritike për jetën.

  • Beqaj në Shëngjin:Rritja e numrit të
    turistëve, më shumë masa në bregdet

    Rritja e numrit të pushuesve dhe për pasojë edhe e pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore pranë qendrave shëndetësore në bregdet ka kërkuar marrjen e të gjitha masave nga Ministria e Shëndetësisë. Për këtë arsye Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka pasur një vizitë në Shëngjin.  VIDEO

  • Beqaj: 17 mijë turistë kanë marrë
    ndihmë mjekësore në gjithë vendin

    Plot 17 mijë turistë kanë marrë ndihmë mjekësore në 25 Qendrat Shëndetësore të hapura në të gjithë vendin përgjatë sezonit turistik. Kjo është pohuar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë një vizite pune të kryer në qendrat shëndetësore të Bashkisë së Himarës. VIDEO 

  • Dita botërore e Hepatitit, Beqaj:
    Rimbursojmë barnat për pacientët

    Ditën Botërore të Hepatitit, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ka vizituar laboratorin e ekzaminimeve në Spitalin Universitar Obstetriko-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Ministri Beqaj u shpreh se 11 pacientë me Hepatit C u trajtuan falas për herë të parë në 2015 me barin e rimbursuar jetëshpëtues“Sovosfubir” (Sovaldi), në vlerën 600 mijë euro, ndërkohë që 25 pacientë të tjerë me Hepatit C përfitojnë nga rimbursimi këtë vit duke marrë mjekim që nga muaji qershor në vlerën 1 milionë euro.

  • Shqiptarët mund të jetojnë deri në
    67 vjet pa u prekur nga sëmundjet

    Publikohet strategjia e re për shëndetësinë 2016-2020. Kjo strategji synon që të zbulojë s eku janë promblemet në popullatë, ku mes tyre përfshihet edhe sëmundëshmëria e femrave dhe meshkujve, apo vdekshmëria e foshnjave. Në dekadat e fundit, ka pasur një rritje të qëndrueshme të jetëgjatësisë per të dy gjinitë në Shqipëri. Jetëgjatësia në lindje në Shqipëri në vitin 20133 ishte 76.0 vjet per meshkujt dhe 80.3 vjet për femrat. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv