Sociale

  • Një fëmijë 10-muajsh është shpëtuar 1 km larg bregut të detit pasi prindërit e harruan. Prindërit e Melda Ilgin, e vendosën vogëloshen në një dyshek me ajër dhe vetë vazhduan të pushonin të qetë në bregdet në Çanakkale. Më pas vogëlushja mbi dyshek është larguar në drejtim të ishullit grek Lesbos.
  • Klosi në profesionalen e Durrësit:
    Tregu i punës kërkon nxënës si ju 

    Duke synuar rritjen e vëmendjes së të rinjve ndaj arsimit profesional dhe nxitjes së tyre që të ndjekin sa më shumë këto shkolla, pasi krijon shumë mundësi në tregun e punës, Ministri i Mirqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së fletëlavdërimeve për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Hysen Çela”, në qytetetin e Durrësit.  VIDEO

  • Elbasan,Inspektoriati i Mjedisit apel  
    'Mos e hani peshkun e Shkumbinit'

    Ndotja e lumit Shkumbin arrin në nivele alarmante. Inspektoriati i Mjedisit i bën apel qytetarëve të mos e frekuentojnë për plazh dhe të mos konsumojnë peshkun e këtij lumi. Inspektorët e mjedisit dalin në kontroll për subjektet ndotëse, gjobat kapin shifrën 15 mln lekë. 
    VIDEO


  • Fushata për shpëtimin e Greqisë 
    mblidhen mbi 1.7 milionë euro

    Ju kujtohet lajmi për nisjen e një fushate për mbledhjen e fondeve për shpëtimin e Greqisë nga falimenti? Nga nisma e 29-vjeçarit, Thom Feeney deri tani janë mbledhur 1.7 milionë euro, të cilat janë dhuruar nga rreth 100 mijë njerëz.

  • Reforma në arsim, Rama: Jo më
    ndasi mes shtetërorit dhe privatit

    Financimi për arsimin e lartë nuk do të shkoj më tek arsimi privat por tek ai publik dhe nuk do të ketë më ndasi në këto dy forma arsimimi. Gjatë tryezës së diskutimit për projekt-ligjit e Arsimit të Lartë, Kryeministri i vendit Edi Rama vuri theksin tek ndryshimi rrënjësor i ligjit për arsimin e lartë.  VIDEO

  • Matura, ja si do të llogariten
    pikët dhe plotësimi i formularit A2

    Publikohen notat e provimeve me zgjedhje, duke mbyllur procesin e testimit në maturën shtetërore 2015-t. Tirana si qytet rezultatet me te mira, si qark rezultatet me te dobta. 

  • Si do “gjurmohen” dosjet e ish
    ushtarakëve për vitet e shërbimit

    Projektligji i ri për njohjen e viteve të shërbimit për ish-ushtarakët që institucionet u kanë humbur dosjet nuk do të bëhet mbi bazën e vetëdeklarimeve. Nga ndryshimet e propozuara perfitohet rritje me 1 ose 1.5 %. Ja formula.

  • Pensionet për ish-ushtarakët
    projekti i ri mbi pagën minimale

    Vitet e sherbimit/ Gjendet zgjidhja per rezervistet qe u kane humbur dosjet. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do t’i llogarisë pensionet e ish-ushtarakëve mbi pagën minimale. Projektligji i ri i qeverisë detyron ISSH-n, që të njohë vitet e punës edhe në rast se nuk dorëzohen të gjitha dokumentet. 

  • Malaj:Rritje me 2% e rezultateve të
    maturantëve në krahasim me 2014

    Menjëherë pas publikimit të rezultateve të lëndëve me zgjedhje për maturantët, zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, në një intervistë për ATSH-në, tha se në një analizë të përgjithshme të provimeve në terësi, sivjet kemi një rritje minimale prej 2 % në krahasim me rezultatet e vjetshme.

  • Prekëse, maturantja viziton varrin e
    së ëmës para se të shkojë në festë

    Lexoni shënimin prekës që vajza i ka kushtuar nënës së saj...

  • Kompesimi i energjisë 648 lekë
    ISSH: Nuk hiqet nga pensioni

     Ata pensionistë të cilët nuk kanë dorëzuar në kohë dokumentat dhe për pasojë kanë “humbur” kompesimin e energjisë elektrike prej 648 lekë, kjo vlerë nuk do tu hiqet nga pensioni. 

  • Çfarë ndodhi më 2 korrik 1990 në
    ambasadën gjermane në Tiranë?

    Këto imazhet që pushtuan ekranet e televizioneve gjermane, ndërsa qindra shqiptarë rrëzuan murin e ambasadës gjermane në 2 korrik 1990. 25 vite më pas, ambasada gjermane ka zgjedhur të risjellë në kujtesë me përjetime nga vetë dëshmitarë të kohës, atë që njihet si hapja e ambasadave, një prej momenteve më të rëndësishme të revoltës së shqiptarëve kundër regjimit komunist. mikpritësi I këtij aktiviteti ambasadori gjerman Helmut Hoffman vuri në dukje se kishte hezituar në organizimin e tij me frikën e dhënies së një sinjali të gabuar në këto momente kur shqiptarët ndodhen në krye të listës së azilkërkuesve në Gjermani.  VIDEO

  • ​Familja e parë shqiptare që u
    ngujua në një ambasadë të huaj

    Teksa të gjithë shqiptarët sot përkujtojnë 25-vjetorin e dy korrikut, ditën kur u hapën ambasadat, pak kush u kujtua për pjesëtarët e familjes Popa nga Durrësi, të cilët pesë vite para se të niste eksodi i shqiptarëve ishin ngujuar në ambasadën italiane. Ishte data 12 dhjetor i vitit 1985, kur 6 pjesëtarët e familjes Popa mundën të futeshin në ambasadën italiane në Tiranë, në të cilën do të qëndroni për plotë pesë vite, duke i shkaktuar jo pak telashe regjimit komunist.  VIDEO

  • ​Skandal në Itali, tortë në formë....
    live në emisionin "Chi l'ha visto"

    Si një skandal televiziv është komentuar shfaqja e një torte që do i shkonte më tepër për një version porno në emisionin e fundit të sezonit të një prej emisioneve më të ndjekura siç është “Chi l'ha visto' në Itali. Torta në formë... nuk ka nevojë për shumë koment. Shikueshmëria e këtij emisioni që transmetohet në “Rai Tre” përllogaritet të jetë 3 milionë.

  • Historia e gjermanit të vetëm që
    refuzoi të përshëndeste Hitlerin

    Partia Naziste adoptoi në vitet 1930, përshëndetjen e famshme të Hitlerit “sieg heil”.Përshëndetja ishte një e detyrueshme për të gjithë gjermanët si demonstrim besnikërie për Fyrherin, partinë e tij dhe kombin. I vetmi gjerman që ka refuzuar të ngrejë lart dorën e djathtë për të përshëndetur prezencën e Hitlerit në mitingun e vitit 1936 është August Landmesser.

  • 200 pedagogë memorandum
    për projektligjin e Arsimit të Lartë

    Së shpejti do të dorëzohet në Kuvend memorandumi kundër Projektligjit mbi Arsimin e Lartë. Lajmin për këtë e ka dhënë profesor Artan Fuga përmes një njoftimi në faqen e tij në “Facebook” ku shkruan se tashmë janë mbledhur 200 profesorë të universiteteve publike për ta kundërshtuar këtë projektligj.

  • Risi Albania, ambasada zvicerane
    projekt për punësimin e të rinjve

    Një program për punësimin e të rinjve i mbështetur nga qeveria zvicerane ka sjellë sot disa konkluzione lidhur me disa programe inovatore mediatike. Pjesë e programit të organizuar nga bashkëpunimi mes ambasadës zvicerane dhe Departamentit të gazetarisë në universitetin e Tiranës ka qenë edhe Shqiptarja.com me suplementin e suksesshëm “Drejt Punës” i cili vjen çdo të enjte.  VIDEO

  • Itali, masakrohet i
    riu: "Je homoseksual"

    Një i ri është goditur për shkak se ishte homoseksual. 

  • Ministeriali perëndimor për arsimin
    Rama: Jemi në drejtimin e duhu

    Kryeministri Rama mori pjesë në ministerialin e katërt të ballkanit perëndimor për arsimin në qytetin e Vlorës së bashku me përfaqësues të këtyre vendeve.
    Rama u shpreh se nevoja që ka arsimi shqiptar është të krijojë një besueshmëri sepse sistemi arsimor nuk duhet të dhe nuk është fitimprurës përkundrazi duhet të japë fitim.  VIDEO

  • Facebook ndryshon logon

    Facebook ka bërë një ndryshim delikat në logon e tij, e cila ishte projektuar fillimisht në vitin 2005, sipas Brand New – një blog që mbulon ridizenjimet e markave dhe produkteve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv