Sport
-
Sulmuesi italian i Lazio, Ciro Immobile e ka mbyllur këtë vit me futbollin e luajtur. Ylli i lacialëve u dëmtua në barazimin e fundit me Udinese në Serie A.
19 Tetor 2022, 14:24 -
VIDEO/ Me këngë shqip, Barcelona prezanton Lewandowskin dhe Gavin në ceremoninë e 'Topit të Artë'
19 Tetor 2022, 13:47Barcelona ka prezantuar suksesin e Lewandowskit dhe Gavit në cermoninë e Topit të Artë me këngë shqip.
-
-
Ora e debutimit të ëndërruar po afron, Vllaznia e vajzave gati për Real Madridin! Futbollistet: E dimë vështirësinë, por kemi vlerat tona
19 Tetor 2022, 13:02Ora e debutimit të ëndërruar po afron. Vllaznia e vajzave do të presë të enjten në Loro Boriçi Real Madridin për grupet e Champions League, ndërsa trajneri shkodran Nikolin Leka premton se do synojnë surprizën e madhe. Nga ana tjetër futbollistët e dinë vështirësinë e ndeshjes, por thonë se do ta përballojnë me kurajo.
-
E planifikuar për në nëntor, dështon vëllazërorja mes Shqipërisë dhe Kosovës
19 Tetor 2022, 12:49Kombëtarja e Shqipërisë dhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll pritej të luanin në nëntor një duel miqësor. Diçka e tillë nuk do ndodhë, pasi në 19 nëntor kuqezinjtë do luajnë një test miqësor me Armeninë në "Air Albania".
-
Një ditë para Botërorit, kombëtarja shqiptare luan miqësoren e tretë
19 Tetor 2022, 12:24Kombëtarja shqiptare do luajë me Armeninë një test miqësor, një ditë para nisjes së Botërorit të Katarit.
-
LISTA/ Miqësorja me Arabinë Saudite, mësohen futbollistët e Superligës të ftuar nga Edy Reja
19 Tetor 2022, 12:11Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në 26 tetor miqësoren me Arabinë Saudite në Abu Dhabi.
-
Shkarkuan Klodian Duron, Lushnja gjen trajnerin e ri
19 Tetor 2022, 11:49Klodian Duro u shkarkua dje nga nga posti i trajnerit te ekipi i futbollit të Lushnjës.
-
Tentativa për përdhunim dhe sulm fizik, gjykata merr vendim të ri për yllin e Manchester United
19 Tetor 2022, 11:21Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood është liruar nga burgu dhe do duhet të qëndrojë në liri me kusht pas akuzave për përdhunimin, goditjen dhe përndjekjen e ish-të dashurës.
-
ZYRTARE/ Nisja e dështuar e sezonit, klubi legjendar i Bundesligës shkarkon trajnerin
19 Tetor 2022, 11:05Schalke 04 ka shkarkuar trajnerin Frank Kramer. 50 vjeçari e mori drejtimin e skuadrës verën e këtij viti.
-
Kupa e Italisë/ Kualifikohen Genoa dhe Torino, në turin tjetër ‘granada’ përballet me Milanin! Sonte në fushë Bayern e Dortmund
19 Tetor 2022, 11:00Në 1/8 të Kupës së Italisë Torino e kualifikuar do të përballet me Milanin kampion të Seria A.
-
'Kokë më kokë', Paolo Maldini takon agjentin e Armando Brojës
19 Tetor 2022, 10:33Drejtuesit e Milan janë takuar të martë me agjentin dhe përfaqësuesit e Armando Brojës në 'Casa Milan'.
-
Vallecano e Balliut 'kockë e fortë' për At.Madrid, Sevillia merr 1 pikë dramatike kundër Valencia-s së Gatusso-s
19 Tetor 2022, 10:28Raja Vallecano e Ivan Balliut ka rezultuar një ‘kockë e fortë’ për Atletico Madrid, pasi skuadra e Simeone-s nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Sakaq Sevilja mori një pikë dramatike kundër Valencia-s, pasi skuadra e Gatusso-s humbi penallti në minutën e 101.
-
VIDEO/ Kontroll, driblim dhe gjuajtje nga jashtë zone, Ernest Muçi supergol në Poloni
19 Tetor 2022, 10:16Ernest Muçi ia doli të shënonte tjetër gol me Legia në Poloni.
-
Sendet e hedhura në fushë nga tifozët, FSHF gjobitet nga UEFA me shumën e majme
18 Tetor 2022, 16:49FSHF ka marrë një gjobë të majme për shkak të sendeve të hedhura në fushë nga tifozët në ndeshjen e kombëtares.
-
Garat ndërkombëtare të FIA-s në Marsejë, 17-vjeçari Andri Gjoka: Nder të përfaqësoj Shqipërinë, dua të garoj në Formula 1
18 Tetor 2022, 16:17Katër pilotë shqiptarë do marrin pjesë në fund të muajit tetor në garat ndërkombëtare të automobilizmit në Francë që do organizohet nga federata ndërkombëtare FIA. Një prej tyre është 17-vjeçari Andri Gjoka, i cili për Report TV thotë se është një emocion shumë i veçantë, ndërsa ëndrra e tij mbetet për të garuar në Formula 1.
-
-
Inter zyrtarisht në shitje, Zhang e nxjerr në bursë! Dy kompani amerikane dhe një arabe shfaqin interes për zikaltërit
18 Tetor 2022, 11:23Ashtu si Milan këtë verë edhe Inter po kërkon të ndërrojë pronësi për shkak të problemeve financiare.
-
Macron uron Benzema-n për 'Topin e Artë', edhe Shqipëria votoi për sulmuesin francez të Real Madrid
18 Tetor 2022, 10:43Një ëndërr e jashtëzakonshme e bërë realitet. Kështu e përshkroi Karim Benzema fitimin e trofeut të ‘Topit të Artë’, që ia dedikoi nënës së tij dhe shokëve të Real Madrid. Edhe Shqipëria, e përfaqësuar në ‘France Football’ nga gazetari Besnik Dizdari, votoi që francezi të fitonte çmimin.
-
Seria A, mbyllet java e 10, Roma mund Sampdorian dhe ngjitet në vend të katërt! Ngec në barazim Fiorentina (VIDEO)
18 Tetor 2022, 10:32Roma mundi 1-0 Sampdorian në javën e 10-të të Serisë A dhe ngjitet në vend të katërt. Verdhekuqtë janë 4 pikë larg Napolit kryesues të cilin do ta sfidojnë këtë të dielë në “Olimpico”. Ndërkaq Fiorentina ka harruar të fitojë pasi edhe ndaj Leçes nuk shkoi më shumë se barazimi.