Top 24
-
Një grup i strukturual kriminal i cili merrej me trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi është shkatërruar ditën e sotme, ku në pranga kanë rënë 5 anëtarë të tij. Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja bën me dije se janë arrestuar Zef Kola, Genc Mecaj, Kristjan Melaj, Elvis Hysaj dhe Xhusepe Delaj si dhe është sekuestruar një sasi prej 205 kg marijuanë.
3 Korrik 2019, 16:38 -
Rudina Hajdari në Repolitix: Bashës i ka dalë situata jashtë kontrollit, Meta hoqi dorashkat dhe bëri shumë gafa!
3 Korrik 2019, 15:32Për Rudina Hajdarin, zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin idealet, por përgjegjësia në radhë të parë sipas saj, është e opozitës që mori një vendim të gabuar për t'i bojkotuar. Kryetarja e grupit parlamentar demokrat e cilësoi të turpshme deklaratën e Presidentit Meta në të cilën sulmoi faktorin ndërkombëtar. Lidhur me situatën në PD pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Hajdari mendon se Bashës i ka dalë situata jashtë kontrollit.
-
Policia ofron 10 mijë Euro shpërblim për kapjen e grabitësve të Rinasit
3 Korrik 2019, 15:24Policia e Shtetit ofron 10 mijë Euro shpërblim për kapjen e Klement e Eldi Çalës, si dhe Talo Çelës të shpallur në kërkim lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas në 9 prill të këtij viti ku u morën miliona euro në pak minuta dhe mbeti i vrarë Admir Murataj.
-
Basha si Meta kundër ndërkombëtarëve: Kush njeh 30 qershorin është kundër demokracisë
3 Korrik 2019, 13:58Pasi presidenti Ilir Meta sulmoi ndërkombëtarët duke thënë se nuk kanë bërë përpjekje reale për dialog politik për zgjidhjen e krizës në Shqipëri, në të njëjtën linjë, edhe kryedmokrati Lulzim Basha radhitet kundër ndërkombëtarëve. Basha thotë se kush njeh zgjedhjet e 30 qershorit nuk i shërben demokracisë dhe interesit të shqiptarëve.
-
Meta letër KLGJ-së: Keni tejkaluar afatet për të plotësuar Gjykatën e Lartë, Euralius po cenon reformën
3 Korrik 2019, 13:26Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi veprimtarinë e deritanishme të KLGJ-së për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe kritikon rekomandimet e misionit të ekspertizës së BE-së “Euralius V” per të tejkaluar fazën emergjente.
-
KUJDES me alkoolin e zjarret dhe shijoni dasmat! Ja çfarë parashikojnë yjet për këtë verë
3 Korrik 2019, 12:41E ftuar në studion e emisionit "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologia Meri Gjini, tregon se çfarë thonë yjet për muajin Korrik, si dhe karakteristikat për të gjitha shenjat.
-
Manja drejton komisionin për shkarkimin e Metës, Hajdari: Të shtyhet! Balla: Të lirohet sa më shpejt zyra e Presidentit
3 Korrik 2019, 12:57Partia Socialiste vendosi që Komisionin hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ta drejtojë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve
-
Më 8 korrik opozita në protestë! Kryebashkiakët e PD nuk i lirojnë zyrat dhe shkojnë kundër Bashës: Gati për zgjedhje më 13 tetor /VIDEO
3 Korrik 2019, 12:50Kryebashkiakët në ikje të PD-së nuk do t'i lirojnë zyrat të zgjedhurve socialistë më 30 qershor, duke paralajmëruar se po përgatiten për zgjedhje të reja vendore më 13 tetor, në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta, të cilin Lulzim Basha nuk e ka pranuar. Basha ka kusht për të marrë në zgjedhje dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe vënien para drejtësisë të personave të përfshirë në shit-blerje votash.
-
-
Sulmi ndaj KZAZ nr.19/ Arrestohet n/kryetari dhe sekretari i seksionit të PD në Dibër, në pranga edhe vëllai i kryetarit
3 Korrik 2019, 11:19Të arrestuarit janë Ilir Hysi dhe Gafurr Gazidede dhe Zamir Uka, të cilët akuzohen për sulmet e dhunshme me molotov ndaj KZAZ nr.19 në Dibër me datë 28 qershor.
-
Rrëzohet kërkesa e Indisë për ekstradimin e kunatit të dy biznesmenëve me pasaportë shqiptare
3 Korrik 2019, 11:16Gjykata Penale e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për ekstradimin e Hiteshkumar Patel në Indi, ndërsa e ka liruar edhe nga masa e sigurisë arrest shtëpie që mbahej prej datës 4 Prill pas 40 ditëve që qëndroi në burg. Indianit i është rikthyer pasaporta, ndërsa prokuroria ka afat 10 ditë për ta apeluar.
-
Ministrja gjermane, e besuara e Merkel, emërohet presidente e KE. Bie Weberi, shpresa e Bashës
3 Korrik 2019, 11:01Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë zgjedhur ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen si Presidente e Komisionit Europian. Nje tjeter humbje për Luzlim Bashën qe mbeshteti publikisht edhe në Shqiperi kandidatin Manfred Weber.
-
30 mijë $ për në SHBA, pas shkarkimit të Becit, caktohet prokurori i ri i dosjes me 51 të pandehur
3 Korrik 2019, 10:56Pas shkarkimit nga detyra të prokurorit Eugen Beci nga Vettingu, prokuror i çështjes është caktuar përmes shortit Përparim Kulluri.
-
Brukseli nuk pranon kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë
3 Korrik 2019, 10:38Brukseli rrëzon Holandën. Lajmi u konfirmua për Shqiptarja.com dhe Report Tv nga zëdhënësi i zyrës së BE-së në Tiranë. Komisioni Europian mësohet se është shprehur se pas vlerësimit të situatës aktuale, Shqipëria nuk plotësohen mekanizmat për pezullimin e vizave.
-
Në 30 Qershor votuan 22.97% e shqiptarëve/ PS-ja mori 161693 vota më shumë se në 2015 për këshilltarë (Shifrat)
3 Korrik 2019, 10:18Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton zyrtarisht se procesi i numërimit të votave për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët ka përfunduar mbrëmjen e djeshme.
-
Meta tallet me Ramën: Ja ku bazohet 'Ramaforma', do të vijoj ciklin shpjegues
3 Korrik 2019, 10:15 -
Sulmi i Metës ndaj ndërkombëtarëve, Soreca: Kushtetuesja dhe SPAK-u duhet të fillojnë punën menjëherë
3 Korrik 2019, 09:45Ambasadori Soreca ka theksuar se Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe rikthimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa si përgjigje ndaj Metës, ambasadori Soreca ka thënë se BE do të jetë gjithmonë në mbështetje të Shqipërisë.
-
Rama mbledh Kryesinë e PS: Analizë dhe asamble brenda korrikut, Komision Hetimor për shkarkimin e Metës
3 Korrik 2019, 09:17Tre ditë pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit ku Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi 60 bashki, kryeministri Rama mblodhi në seli kryesinë e kësaj partie.
-
Shtyhet sërish seanca, Tahiri: Shqipëria po ecën para, vetëm gjyqi im ka ngecur (VIDEO)
3 Korrik 2019, 09:09Shtyhet sërish gjyqi kundër ish-ministrit të Brendshëm. Saimir Tahiri nuk bëri asnjë deklaratë gjatë seancës gjyqësore, që u shty për shkak se nuk ishte njoftuar njëri nga të pandehurit në mungesë, Gjergji Kohila, ndërsa edhe prokura e tij për avokatin ishte me probleme.
-
EMRI/ I akuzuar për vrasje të dyfishtë në Itali, kapet pas 21 vitesh 50-vjeçari me dy emra në Elbasan
3 Korrik 2019, 08:44I arrestuari është Sokol Taçe banues në Elbasan. Ai akuzohet për vrasjen e dy personave në vitin 1998.
