Top 24
-
Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", zoti Hand, një njohës i hershëm i zhvillimeve në Shqipëri, u shpreh i zhgënjyer që pas 30 vjetësh në Shqipëri vazhdojnë krizat politike dhe që qytetarët e vendit ende nuk kanë provuar të ndjejnë se çdo të thotë të jenë të përfaqësuar plotësisht
10 Mars 2019, 19:40 -
Aksident në Dibër, vdesin burrë e grua, motori bëhet copë-copë (EMRAT+VIDEO)
10 Mars 2019, 19:09Aksident me dy të vdekur në Dibër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në aksin Dibër-Maqellarë. Çifti ishte duke udhëtuar me një motor në momentin që është përplasur me një makinë.
-
Basha porosit strukturat: Sa më shumë njerëz në 16 mars! Negociatat nuk hapen
10 Mars 2019, 15:49Lulzim Basha mblodhi sot Kryesinë dhe kryetarët e degëve në kuadër të organizimit për protestën e 16 marsit, ndërsa e ka quajtur largimin e Ramës emergjencë kombëtare. Pas takimeve në selinë blu, Basha shkoi në mbështetje të protestës së banorëve të Unazës së Re. Ish-deputeti Klevis Balliu deklaroi pas mbledhjes se protesta e 16 Marsit do të jetë më e madhe se ajo e 16 shkurtit.
-
Goditi me gur policin e FNSH-së, pranga punonjësit të Bashkisë Mallakastër dhe dy protestuesve të tjerë (VIDEO)
10 Mars 2019, 13:53Punonjësi i Bashkisë së Mallakastrës u arrestua pasi u identifikua nga pamjet filmike se goditi punonjësin e policisë të FNSH-së me gur në kokë, gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier nga simpatizantët e PD-së
-
Shqiptari përjeton tmerr në fluturimin drejt SHBA-së: Disa pasagjerë u mbuluan me gjak, menduam vdekjen (VIDEO)
10 Mars 2019, 13:22Sead Nikaj, ishte një nga pasagjerët që po udhëtonin me Turkish Airlines nga Turqia drejt SHBA-ve. Ai tregoi për New York Times së udhëtarët përjetuan tmerr gjatë fluturimit.
-
Filo: JO TEC në Korçë! Klosi: Nuk e miratojmë! S'përmbush standardet
10 Mars 2019, 13:08Sot, kreu i Bashkisë së Korcës, Sotiraq Filo, i kërkoi përmes një letre ministrit Blendi Klosi të mos aprovojë përjektin për ndërtimin e një termocentrali në Korcë, me argumentet se është shumë pranë zonës së banuar dhe dëmton tokat bujqësore të qytetit. Në një reagim të menjëhershëm pas letrës, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se projekti nuk do të miratohet, pasi e gjitha sipas tij është thjesht një miratim në parim si investim strategjik. Nuk do të ketë asnjë leje për një investim të tillë, garantoi ministri.
-
Mbi trotuarë dhe kundravajtje! KUJDES nga shoferët e rrezikshëm në Tiranë (VIDEO)
10 Mars 2019, 12:58Policia e Tiranës ka shpërndarë videon e disa shoferëve të automjeteve që kanë bërë shkelje të rrezikshme për jetën e përdoruesve të rrugës. Një makinë që ecën në korsinë të kundërt, dhe të tjera që udhëtojnë mbi trotuar. Automjetet në shkelje janë konstatuar nga efektivët rrugorë të cilët i kanë gjobitur për kundravajtjet përkatëse.
-
Si e fshehu Lulzim Basha dorëheqjen e sekretarit të PD kur u dorëhoq Eduard Halimi...tashmë largohet përfundimisht
10 Mars 2019, 12:23Namir Lapardhaja, sekretar i Partisë Demokratike në degën e Beratit, ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Vendimin e ka bërë publik përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin social Facebook, Aty zbulon se kjo është dorëheqja e dytë, dhe se të parën ja ka paraqitur personalisht liderit demokrat Lulzim Basha.
-
Kryemadhi: Njerëzit më të mërzitur janë prokurorët, kërcënohen të bëjnë padi ndaj qytetarëve
10 Mars 2019, 12:08Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me qytetarët e Lezhës dhe anëtarët e LSI së këtij qyteti. Kryetarja e LSI-së tha se Kryeministrin Rama e ka kapur ankthi i dosjeve 339 dhe 184.
-
Dhimbje dhe inat në shpirtin e prindërve shqiptarë pasi kamionisti i dehur italian i shkatërroi të ardhmen e foshnjes
10 Mars 2019, 11:15Rrjeti në Itali ka shpërthyer në ofendime dhe akuza ndaj kamionistit të dehur që aksidentoi familjen shqiptare në Itali, foshnja e së cilës humbi këmbën. Familjarët kërkojnë drejtësi, duke thënë se fëmijës së tyre iu shkatërrua e ardhmja. Komentuesit, thirrje ministrit Salvini për të marrë masa të ashpëra.
-
12 vite për Fakultetin e Drejtësisë, misteret e shkollimit të Lulzim Basha
10 Mars 2019, 10:56Universiteti i Utrecht vërteton se zoti Basha ka nisur studimet në degën e së drejtës holandeze në vitin 1995, por nuk konfirmon në asnjë rast përfundimin e këtyre studimeve, dhe marrjen e diplomës bachelor .Për më tepër, dokumenti në fjalë tregon se Lulzim Bashës i janë dashur plot 5 vite për të përfunduar vitin e parë të shkollës
-
Gati impianti i përpunimit të mbetjeve në Fier, Rama: Lum kush duron dhe koha i vë gjërat në vend
10 Mars 2019, 10:43Fieri më në fund do të shpëtojë nga gangrena e trashëguar mjedisore si pasojë e pirgjeve të plehrave që mblidhen e digjen pa asnjë kriter.
-
Ne nuk harrojmë! Krimet e komunizmit dhe Rezoluta e heshtur e Kuvendit
10 Mars 2019, 09:26Pse nuk zbatohet Rezoluta e Kuvendit te Shqipërisë "Per denimin e krimeve te kryera nga regjimi komunist" miratuar në tetor 2006… “Nuk ka asnjë vend ku komunizmi ka ardhur në pushtet dhe të ketë qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njejta gjë me komunizmin.
-
Bedri Alimehmeti/ 'Broduej i Tiranës...', për djemtë e vajzat që guxuan të ëndërronin
10 Mars 2019, 09:23Bedri Alimehmeti e titulloi librin “Broduej i Tiranës” ku, duke filluar nga vetë autori e të tjerë me radhë, nga faqja në faqe të këtij libri ishin të dëshiruar për një jetë më të çlirët, me frymëmarrje më të gjerë, por kudo e kurdo kërbaçi i shtetit goditi rëndshëm në trupat e shpirtrat e këtyre njerëzve të thjeshtë...
-
Këndi i Ekspertit/ Çfarë i shkakton problemet me dëgjimin dhe kur vihet aparat
10 Mars 2019, 08:15Klodiana Zaharia, mjeke ORL dhe Genci Salaj, specialist për aparatet e dëgjimit sqarojnë gjithë problematikat
-
Ndryshime në Polici! Ikën edhe kryepolici i Tiranës, ja kush pritet t'i zërë vendin
10 Mars 2019, 08:09Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur shkarkimin e 12 drejtuesve të policisë në qarqe, dhe zëvendësimin e tyre me drejtues të tjerë.
-
Hyn në fuqi ligji i kadastrës, si do të falen kamatvonesat
10 Mars 2019, 07:5621 mars – 20 prill, nuk paguhen kamatëvonesat për veprime hipotekore
-
Udhëzimi/ Pensionet e vjetra, si përfitohen të ardhurat shtesë
10 Mars 2019, 07:52Si veprohet me vitet e punës n ëish-kooperativat bujqësore. Llogaritja e pagave para 1994-së
-
E rëndë në Peqin, i mituri vret aksidentalisht me armë vëllain 20-vjeçar (FOTO)
9 Mars 2019, 19:57Një 20-vjeçar është gjetur i vrarë në fshatin Galush të Peqinit. Kanë qenë duke kullotur bagëtitë në pyllin e fshatit, por një moment mjaftoi që të kthehej në tragjedi për dy vëllezër. Roland Lleshi 20 vjeç dhe vëllai i tij i vogël, (ende nuk i ka mbushur 14 vjeç) kishin pranë vetes një armë gjahu. Vëllai i mitur i ka marrë jetën 20-vjeçarit. Arma e gjahut është shkrepur aksidentalisht dhe plumbi qëlloi fatal për 20-vjeçarin i cili humbi jetën.
-
Historia e tmerrshme e pastorit shqiptar, si u vra për gjakmarrje dhe amaneti që i la vëllait
9 Mars 2019, 18:24Elona Prroj drejtuese e Fondacionit “ Jo gjakmarrjes po jetës” pas vrasjes në emër të gjakmarrjes së bashkëshortit Dritan Prroj, pastor në Kishën Ungjillore në Shkodër, bashkë me familjen e tij e falin gjakun duke çuar në vend amanetin e pastorit.
