Top 24
-
Për sudentët, pedagogu Arlind Qori kërkon të përfitojë në kurriz të tyre duke qenë se nuk ka bërë asgjë në gjithë këto vite në drejtimin e Lëvizjes për Universitetin. Për këtë shkak ata kërkojnë të vijojnë protestën përpara Ministrisë së Arsimit pa grupimin majtist të Qorit.
8 Dhjetor 2018, 20:54 -
Rama vizitë në Turqi, Erdogan e pret në Pallatin Presidencial në Stamboll (VIDEO)
8 Dhjetor 2018, 20:41Kryeministria nuk ka shpërndarë një njoftim zyrtar për vizitën e Ramës, por janë media turke ato që publikojnë pamjet e takimit mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit Erdogan.
-
Antifashistët grekë kundërshtojnë meshën në nder të Kaçifas: Asnjë lot për fashistët e vdekur (FOTO)
8 Dhjetor 2018, 19:29Organizatat e majta kanë protestuar sot në Iraklio kundër ceremonisë fetare, sulmojnë edhe kryepeshkopin e Kretës. Ceremoni përkujtimore për minoritarin e vrarë nga RENEA gjatë shkëmbimit të zjarrit mesditën e 28 tetorit, u zhvilluan ditën e sotme edhe në Bularat, e cila u shoqërua pa incidente edhe për faktin se policia ndaloi hyrjen në territorin shqiptar të 235 shtetasve grekë të skeduar si aktivistë antishqiptarë.
-
Xhelal Mziu sjell protestues nga Kamza dhe Paskuqani, kundër projektit të Unazës së Madhe
8 Dhjetor 2018, 19:03Kryebashkiaku i Kamzës kundërshton projektin e Unazës së Madhe, mbi të rëndojnë një sërë akuzash se ka tentuar të prishë ndërtesa para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare si mjet presioni për të përfituar vota për PD.
-
Ndahen çmimet 23 “Zonjat që bëjnë Shqipërinë” nga Bordi i ‘Albanian Excellence’
8 Dhjetor 2018, 18:05Njëzetë e tre gra dhe vajza të përzgjedhura nga Bordi i Albanian Excellence, me në krye themeluesen, Flora Nikolla, kanë marrë mbreme Çmimin e lartë “Zonja që bëjnë Shqipërinë” dhe dy të tjera u vlerësuan si Anëtare Nderi.
-
'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 35-të të protestës, Basha: Duhet të nisë hetimi, të arrestohet Qendro dhe Gjiknuri
8 Dhjetor 2018, 17:46Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të shtunë për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Sikurse i ka përkrahur përgjatë një muaji, kreu i PD-së Lulzim Basha vijon të insistojë edhe sot krah tyre se projekti "Unaza e Madhe" është një skemë vjedhjeje dhe pastrimi parash. Në ditën e 35-të të protestës, Basha ka kërkuar që hetimi ndaj projektit duhet të nisë sa më parë dhe se ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro duhen arrestuar.
-
Humbi trinjakët në spitalin e Bulqizës, përkeqësohet shëndeti i 31-vjeçares, sillet në Tiranë
8 Dhjetor 2018, 15:58Enkeleida Rexhepi priste të bëhej nënë e trinjakëve, por ajo pësoi komplikacione shëndetësore në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Mungesa e specialistëve të gjinekologjisë bëri që tre foshnjet të mos shpëtoheshin.
-
Kryetari i LRI së Lezhës, pjesëmarrës në protestën në Tiranë/ Ja djali i biznesmenit që 'kamuflohet' si student i varfër
8 Dhjetor 2018, 17:09Kryetari i LRI-së në Lezhë, Andrea Gjini është hasur këtë të shtunë si pjesëmarrës i protestës së studentëve që po zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit.
-
Vdes një foshnje te materniteti 'Koço Gliozheni’ në Tiranë, familjarët: Mjekët vonuan operacionin, foshnja lindi me shenja jete
8 Dhjetor 2018, 16:22Dy ditë më parë një nënë nga Saranda ka lindur foshnjën e saj në maternitetin e ri 'Koço Gliozheni’ në Tiranë , pas tre ditësh që ishte në regjim spitalor në këtë maternitet. Por sot, foshnja ka vdekur dhe familjarët kanë bërë kallëzim ndaj mjekëve për neglizhencë.
-
Protesta e studentëve, Lindita Nikolla për Report Tv: Zbrita duke iu përgjigjur kërkesës së tyre, por ata nuk pranuan
8 Dhjetor 2018, 16:17Intervista e Ministres së Arsimit për tentativën e dështuar për të biseduar me studentët që thërrisnin emrin e saj në protestë dhe jashtë zyrës dhe këngëngulja për të dialoguar rreth kërkesave të bëra nga protestuesit
-
Protesta/ Studenti i Ekonomikut në Report Tv: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan, nuk do të tërhiqemi (VIDEO)
8 Dhjetor 2018, 14:24Studentët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit në ditën e pestë, ndërsa në studion e Report Tv ishte i ftuar njëri prej tyre për të folur rreth kërkesave. Altin Kola, student në fakultetin Ekonomik të Tiranës, u shpreh se protesta nuk ka drejtues, ndërsa do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
-
Verifikimi në terren, ARRSH: Ulet numri i objekteve që preken nga Unaza
8 Dhjetor 2018, 13:43Numri total i objekteve që preken nga projekti në të tre lotet është 195. Prej tyre, 71 rezultojnë të jenë të pajisura me dokumentet e pronësisë ndërsa 124 objekte janë pa dokumente pronësie.
-
Po shkonin në ceremoninë e Kaçifasit në Bularat me armë në makinë, ndalohet deputeti dhe polici grek
8 Dhjetor 2018, 13:21Deputeti i pavarur grek Nikolas Nikolau u shoqërua në polici dhe më pas u la i lirë, ndërsa polici Marios Gogolos. të cilit iu gjet dhe arma është nën masën e arrestit.
-
Firma fituese te Unaza e Re, Gjiknuri: Do të zgjidhim kontratën, nëse ka falsifikuar
8 Dhjetor 2018, 13:04Ministri i Transporteve reagon për ndërprerjen e punimeve në Lotin e parë të punimeve për Unazën e Madhe nga Ura e Lanës te nën/mbikalimi I sheshit Shqiponja
-
Vajza e Azem Hajdarit: Jam gati të lë mandatin për t’iu bashkuar/ Studentët: Nuk e duam në protestë
8 Dhjetor 2018, 12:43Deputetja e PD, Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, u shpreh sot nga aktiviteti i organizuar në Qytet Studenti se është gati që të lerë mandatin për t’iu bashkuar të studentëve që po protestojnë te Ministria e Arsimit.
-
Protesta në Gjirokastër, përkujtohen shqiptarët e vrarë në Greqi (VIDEO)
8 Dhjetor 2018, 12:10Me flamujt kuqezi dhe me tingujt e këngës himn ‘’Shqipëri o nëna ime”, aktivistët hodhën valle pranë memorialit të Çerçiz Topullit si dhe mbajtën fjalime ku dënuan vrasjen e shqiptarëve në Greqi dhe qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë
-
Banorët e pallatit pa leje te “Astiri” largohen vullnetarisht: I hapëm rrugë zhvillimit për të ardhmen
8 Dhjetor 2018, 10:07Banorët e ndërtesës që në katin e parë shërbente për biznes zhvendosën të gjitha orenditë dhe pajisjet e tyre elektroshtëpiake dhe pranuan një prej paketave sociale që ofron Bashkia e Tiranës për trajtimin e banorëve të Unazës që do u prishen shtëpitë
-
Studentët vijojnë protestën, vezë drejt Nikollës/ Nuk pranojnë banorët e Unazës së Re: Jo politizim
8 Dhjetor 2018, 09:39Studentët po vijojnë protestën në ditën e pestë para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit duke kërkuar plotësimin e tetë kërkesave. Protesta po vijon prej orës 10:00 edhe pse herë pas here ka pasur reshje shiu, ndërsa ka pasur edhe dy momente tensioni, së pari kur larguan banorët e Unazës së Re për të mos politizuar kauzën dhe kur ministrja Nikolla u afrua studentet duka dale nga zyra, drejt së cilës studentët hodhën vezë dhe letra.
-
Dita e Rinisë/ Ultimatumi i Bashës: Vetting në politikë ose rrëzojmë parlamentin! Berisha: Ky është Dhjetori i dytë
8 Dhjetor 2018, 08:55Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. Ditën e sotme në kuadër të Ditës së Rinisë janë planifikuar disa aktivitete. Në Qytet Studenti, PD-ja ka organizuar një takim për të përkujtuar këtë ditë.
-
Ceremonia e të 40-ave të Kaçifas/ Nuk u lejuan që të hyjnë në Shqipëri, grekët përplasen me policinë në Kakavijë
8 Dhjetor 2018, 08:31Policia shqiptare nuk lejoi rreth 235 shtetas grekë, mes tyre 3 gazetarë, qër të hyjnë në Shqipëri. Një pjesë e tyre ishin në listën e personave 'non grata', ndërsa të tjerëve iu janë gjetur flamuj dhe sende fyese. Të revoltuar , ata bllokuan për rreth një orë anën greke të doganës, duke shkaktuar edhe tensione me policinë
