Top 24
-
Moti i keq dhe lagështira në rrugë ka sjellë probleme edhe në qarkullimin rrugor duke shkaktuar edhe aksidente
18 Nëntor 2018, 13:46 -
Në limite të djegies së mandateve, Basha: S’rikthehemi në Kuvendin e lidhur me krimin, pa shtet ligjor populli do të marrë në dorë fatet
18 Nëntor 2018, 13:07Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit të Beratit. Gjatë fjalës së tij në takim Basha ka hedhur akuza kundër qeverisë, duke thënë se nuk do të bëhet asnjë kompromis për politikanët që janë të lidhur me krimin. Në limite të afatit për djegien e mandateve kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron nga berate se nuk do të ketë rikthim në Kuvend pa veting në politikë dhe largimin e kriminelëve
-
Koalicionet me PD dhe PS, Kryemadhi: Pa LSI-në, shqiptarët nuk do të lëvizinin të lirë në Europë
18 Nëntor 2018, 12:13Kryetarja e Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në qytetin e Sarandës. Nga takimi, Kryemadhi preku çështjen e koalicioneve që LSI ka pasur vitet e fundit me PD-në dhe PS-në dhe zgjedhjet lokale që priten të zhvillohen më 30 qershor.
-
Panucci me orët e numëruara, ja çfarë e mban ende te Shqipëria
18 Nëntor 2018, 12:09Kombëtarja Shqiptare është poshtëruar në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve pasi është mposhtur 0-4 nga Skocia. Një humbje që pothuajse e bën fakt largimin e trajnerit Panucci, që sipas të gjitha gjasave po kalon momentet e fundit si numri 1 i stolit të kuqezinjve.
-
Rrëzohet nga kati i shtatë i pallatit, humb jetën 50-vjeçarja nga Durrësi (VIDEO)
18 Nëntor 2018, 11:58Një 50-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i shtatë i një pallati.
-
Aksidente në afërsi të tunelit të Krrabës, dëme materiale dhe lëndime të lehta në njerëz (VIDEO)
18 Nëntor 2018, 11:45Dy aksidente kanë ndodhur në autostradën Tiranë-Elbansan, në afërsi të tunelit të Krrabës. Disa persona kanë mbetur të dëmtuar, por fatmirësisht pa lëndime serioze për jetën.
-
'Unaza e Re', protesta e banorëve të 'Astirit' zhvendoset tek ish-sheshi 'Shqiponja': Shtëpia mbrohet me jetë
18 Nëntor 2018, 11:34Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin: Jemi qytetarë, nuk jemi shpellarë. Ata kanë marshuar për disa minuta drejt ish-sheshit Shqiponja dhe lëvizja e makinave u rëndua për shkak të protestës. Banorët mbanin në duar flamuj të SHBA-ve dhe ato kombëtarë.
-
U filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur, pranga dy 'skifterëve' shqiptarë në Itali
18 Nëntor 2018, 11:22Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi ishin filmuar nga kamerat e sigurisë të banesës ku kishin hyrë për të vjedhur. Të vënë para provave, shqiptarët pranuan fajësinë, ndërkohë që ata dyshohen se kanë gisht edhe në vjedhje të tjera në zonë.
-
Gjykata e la në arrest shtëpie, arratiset trafikanti i drogës, Alban Gjegji në listën e 22 të shumëkërkuarve në Dibër
18 Nëntor 2018, 11:17Policia e Shtetit e ka publikuar sot listën e 22 personave më të rrezikshëm në qarkun e Dibrës. Mes tyre është edhe Alban Gjegji, i arrestuar nga policia në shkurt të këtij viti dhe i arratisur pas vendimit të gjykatës për ta lenë në “arrest shtëpie”. Gjegji është dënuar me 7 vite burg, policia ka shkuar të ekzekutojë vendimin por zbulon se Gjegji është arratisur.
-
Sërish probleme me qarkullimin prej dëborës, kalimi në Boboshticë-Dardhë i mundur vetëm me zinxhirë
18 Nëntor 2018, 10:53Pas reshjeve të dëborës që kanë nisur intensivish prej disa ditësh, në qarkun e Korçës kanë nisur edhe problemet e para. Trashësia e dëborës në zonën e Dardhës, ka shkuar në 40 centimetra dhe kalimi në këtë zonë është i mundur vetëm me anë të zinxhirave.
-
Deklaratat e Metës për Bularatin, prindërit e Kaçifas: Po na ushtrojnë presion, duan që të jetojmë me frikë
18 Nëntor 2018, 10:38Pas deklaratave të presidentit të vendit, Ilir Meta se shërbimet shqiptare duhet të jenë të përgatitura, pasi mund të ketë të tjera provokime pas vrasjes së ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas, një reagim ka ardhur edhe nga prindërit e minoritarit. Në një prononcim për mediat greke ata janë shprehur se autoritetet shqiptare duan që minoriteti të jetojë me frikë.
-
Testi i Policisë për gradën 'Komisar' dyshohet se u shit për 4 mijë €, përgjimet zbuluan pazaret
18 Nëntor 2018, 10:26Zbardhen detaje nga hetimet për anulimin e testit të policisë për gradën “Komisar”. Rezulton se nga përgjimet që po bëheshin ndaj një punonjësi policie, u zbulua se testi ishte shpërndarë më parë dhe po u shitej kandidatëve nga 2500 deri në 4 mijë euro. Javën e ardhshme pritet që të gjithë drejtuesit të merren në pyetje në Prokurori.
-
Mbi 800 persona të kërkuar tentuan të kalojnë në Kosovë/ Komandanti i Pikës së Vërmicës: Janë rritur rastet e trafikut
18 Nëntor 2018, 10:20Mbi 800 persona të shpallur në kërkim apo që kanë kryer krime janë ndaluar gjatë një viti në pikën Kufitare të Vërmicës, duke kaluar për në Kosovë. Sipas Komandantit të Pikës Kufitare, vitin e fundit bie në sy që ka një rritje të tentatives së trafikut të drogës drejt Kosovës.
-
Mesazh kërcënues me kocka kafshësh, pranga shqiptarit që shantazhoi tregtarin italian
18 Nëntor 2018, 09:53Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Chietit, nën akuzën e grabitjes së parave të një tregtari në Francavilla al Mare. Përveç shantazhit ndaj tregtarit, 34-vjeçari ishte denoncuar edhe për rezistencë dhe lëndime ndaj një zyrtari publik.
-
Djegia e mbeturinave/ 'Tymi' pushton Fushë-Krujën, asnjë masë nga organet shtetërore për zgjidhjen e situatës (VIDEO-FOTO)
18 Nëntor 2018, 10:12Jo vetëm furrat e gëlqeres dhe djegia e gomave janë problem i ndotjes në Rrethin e Krujës. Kohët e fundit, djegia e mbeturinave në fushë grumbullimin e fshatit Halil, është kthyer në një problem serioz për banorët. Tymi i lëshuar nga djegia e mbeturinave ka pushtuar gjithë fshatrat përreth, madje ndotja ka prekur edhe Fushë-Krujën.
-
Dhunë në një demonstratë në Athinë, 19 të arrestuar, përplasje mes policisë dhe grupeve ekstremiste (VIDEO)
18 Nëntor 2018, 10:03Episodet e dhunës kanë nisur gjatë kësaj demonstrate, dhe protestuesit kanë qëlluar me gurë, por nuk kanë munguar as molotov apo përdorimi i armëve të ftohta.
-
PE kërkesë ‘Amazon’: Të mos tregtohen më mallra që përfaqësojnë regjimin sovjetik
18 Nëntor 2018, 09:52Kjo nismë vjen pas vendimit që gjiganti amerikan i tregtisë Walmart mori më herët, për të ndaluar shitjen e rrobave me çekiçin dhe drapërin e regjimit komunist.
-
Prangoset shqiptari në Itali, kërcënoi tregtarin, i kërkoi para duke e shantazhuar
18 Nëntor 2018, 09:37Shqiptari ishte takuar me tregtarin gjatë verës së këtij viti, dhe që nga ai moment, ai ka kërkuar para prej tij.
-
'Libri i Udhëtimeve' i Evliya Çelebiut vjen tani edhe në shqip
18 Nëntor 2018, 09:21Sejahatnameja na del përpara si një vepër me rëndësi të veçantë nisur nga fakti se ajo na paraqet një panoramë ekonomike, administrative, kulturore e historike të një pjese të konsiderueshme të hapësirës territoriale të Perandorisë Osmane të shek. XVI
-
Arrestohet 42-vjeçari italian në Taranto, i kërkuar nga drejtësia shqiptare, mashtroi duke ngritur një shoqëri transporti fiktive
18 Nëntor 2018, 09:20Italiani ndodhet në qeli dhe pritet që të bëhet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
