Top 24
-
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në zonën e quajtur Guri i Zi. Si pasojë e përplasjes, një 65-vjeçar i identifikuar si Njac Rroku, ka humbur jetën.
19 Tetor 2018, 10:45 -
Gjuajnë në mënyrë të paligjshme sorkadhet dhe publikojnë fotot online, 6 të shoqëruar në Korçë
19 Tetor 2018, 10:40Gjashtë gjuetarët e ndaluar kanë thyer moratoriumin për gjuetinë. Fotot e tyre me sorkadhet e vrara me armë gjahu, u publikuan në rrjetet sociale pak ditë më parë dhe shkaktuan reagim të fortë nga opinioni publik.
-
U arrestua me kokainë dhe armë, babai i Stresit, Sali Lushaj: Mos u dorëzo përpara këtyre falangave, s'do na mposhtin
19 Tetor 2018, 10:16Sali Lushaj mbron të birin dhe akuzon për hakmarrje politike pas padisë që ngriti ndaj Taulant Ballës për çështjen "Babalja", ku babai i reperit rezulton në përgjimet telefonike të Fredi Alizotit, të cilin e ka strehuar edhe në shtëpi.
-
'Nuk prodhon kafe, por ka një lokal për çdo 169 persona', blogeri me famë botërore mbërrin në Tiranë: Shqiptarët s'të lënë të paguash
19 Tetor 2018, 09:41Në vendin tonë ditën e djeshme ka mbërritur blogeri i njohur Nuseir Yassin, i cili krijon video një minutëshe në Facebook në lidhje me vendet që viziton.
-
'Një Babale edhe në Lezhë', Pjerin Ndreu: Falë instiktit prej polici e kapa duke regjistruar mbledhjen e PS
19 Tetor 2018, 10:09Një person ka qenë duke regjistuar me diktofon mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Lezhë, por është zbuluar nga deputeti socialist, Pjerin Ndreu.
-
Bastisnin shtëpitë e italianëve, tre shqiptarë në pranga, mes tyre edhe një grua
19 Tetor 2018, 09:45Shqiptarët vidhnin bizhu dhe sende të tjera me vlerë në shtëpitë e italianëve. Një pjesë e sendeve të vjedhura janë sekuestuar nga policia italiane.
-
Tremujori i dytë, paga mesatare në ekonomi u rrit me 2.5%, por mbetet më e ulët se në 2017-n
19 Tetor 2018, 09:17Paga mesatare mujore arriti në 50,392 lekë në prill-qershor 2018 nga 49,150 lekë që ishte në të njëjtin tremujor të 2017.
-
U arrestua me drogë dhe armë, Gjykata e Tiranës lë në burg Stresin
19 Tetor 2018, 08:50Arkimed Lushaj është njohur me masën e sigurisë nga Gjykata e Tiranës.
-
Ekskluzive/ Rrëfehet i penduari: I zhdukuri i Vlorës u vra me çekiç në makinë, porositësi...
19 Tetor 2018, 08:18Ja cilët janë emrat e implikuar në dëshminë e Gazmend Merkaj, cili ishte urdhëruesi i vrasjes së Albano Xhaferit, dhe lidhja me atentatin ndaj Ferdinand Llanajt në tetor 2017 në rrugën Transballkanike, në Vlorë.
-
Gjenerali amerikan i mbijeton sulmit në Afganistan, vdesin shefi i policisë dhe kreu i inteligjencës afgane
19 Tetor 2018, 08:08Sulmin e morën përsipër talebanët të cilët njoftuan se kishin për objektiv gjeneralin më të lartë amerikan në vend, Scott Miller.
-
Hasan Reçi, si u la në harresë piktori e aktori që hodhi themelet e Teatrit Kombëtar
19 Tetor 2018, 07:56Flet i biri Shpëtim Reçi: Revista italiane “Ombre Parlanti” e konsideronte si një aktor hollivudian. Heshtja prej 13 vjetësh për 21 pikturat e babait në fondin e Galerinë Kombëtare.
-
Takime me miqtë e vjetër, tërheqje romantike me kolegët, surprizat e horoskopit për ditën e sotme
19 Tetor 2018, 07:44Horoskopi për ditën e sotme, e premte 19 tetor 2018, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj.
-
ALUIZNI: Ja 161 familjarët që kanë gati lejet e legalizimit
19 Tetor 2018, 07:3378 prej tyre duhet të deklarojnë me dokument noterial cilin objekt kërkojnë.
-
‘Zgjohet’ antikorrupsioni, procedohen 643 persona në 6 muaj, 54 të ndaluar
19 Tetor 2018, 07:10Raporti i luftës kundër korrupsionit, financat e partive dhe pasuritë e zyrtarëve në shënjestrën e strukturave antikorrupsion
-
Ekskluzive/ Pse u vesh si lypës? Këngëtari Besmir Sulaj: Ju tregoj botën në nivelin zero
18 Tetor 2018, 22:15Këngëtari shqiptar Besmir Sulaj, i cili është maskuar si lypës në kuadër të një eksperimenti social dhe ka dalë në rrugët e Tiranës, ka rrëfyer për Shqiptarja.com, ndjesitë që i la kjo eksperiencë. Sulaj shprehet se është ulur në rrugë për ta parë botën në nivelin zero, dhe ishte shumë e vështirë për të të shikonte teksa hanin në koshat e plehrave dhe mblidhnin kartona për t’u mbrojtur nga i ftohti.
-
Kritikat, Rama bisedë me zyrtarin e OSBE: Paketa antishpifje së shpejti në diskutim, të hapur për sugjerime
18 Tetor 2018, 21:53Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë mbrëmjen e sotme me përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Désir, pas kritikave të këtij të fundit në lidhje me ultimatumin e AKEP-it për regjistrimin e portaleve në kuadër të paketës antishpifje
-
Francë, gjendet i pajetë një i ri shqiptar, mediat: Ishte azilkërkues
18 Tetor 2018, 21:21Një shqiptar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një autostradë në Metz. Sipas mediave franceze, viktima është rreth 26-vjeç, ndërsa kishte aplikuar për azil.
-
‘Vjehrra falsifikoi firmën dhe e birësoi në Janinë’/ Nëna 27-vite në kërkim të vajzës, ‘Pa Gjurmë’ zbulon dëshmitaren që di të vërtetën
18 Tetor 2018, 20:59Mbrëmjen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë” u prezantua rasti i Lejmone Jahajt, e cila prej 27 vitesh është në kërkim të vajzës së saj. Historia daton që në vitin 1991 kur ajo dërgoi në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë vajzën e saj
-
Trafikuan mbi 1000 femra, mes tyre dhe shqiptare, shkatërrohet grupi i prostitucionit në Spanjë (Video)
18 Tetor 2018, 20:38Të paktën 1000 femra janë trafikuar nga një rrjet prostitucioni në Spanjë mes tyre edhe shqiptare. Sipas mediave vendase policia ka arrestuar mbi 15 persona duke shkatërruar plotësisht rrjetin e këtij prostitucioni.
-
Zjarr në kreshtat e Valbonës, skuadra e HEC Dragobi në operacion për shuarjen
18 Tetor 2018, 20:07Zjarret e vendosura nga individë që kërkojnë të hapin kullota në mes të bukurive të Valbonës kanë vënë në rrezik kreshtat e këtyre anëve. Shpesh të ndodhura në vende të thella, ndërhyrja në kohë dhe me shpejtësi është jetësore.
