VIP & Spektakël

  • “Të jesh e mirë mjafton”, kënga që u vlerësua me çmimin e “Performancës” në festivalin “Kënga Magjike 2011”, do të vijë shumë shpejt në versionin italian. Këngëtarja Rezarta Shkurta, mesa duket është duke përgatitur një surprizë të këndshme për fansat e saj, ndoshta për festa, sepse ka bërë të ditur nëse kjo këngë mund të këndohet në italisht.
  • Erion Veliaj feston 32 vjetorin

    32 vjeçari ka marrë urime të shumuta në profilet e tij personale Facebook dhe Tëitter ku është shumë aktiv sikundër edhe në numrin e tij personal. Madje në facebook Veliaj ka publikuar edhe foton e tij me tortën surprizë në ditën e lindjes. Me urimet për ditëlindjen e Erionit, bashkohet edhe Shqiptarja.com për suksese të mëtejshme.

  • Shshsh... Ramadani
    Mula e Basha meditojnë

    “Me meditim punoni pak dhe arrini shume” kjo është motoja e biznesmenit të njohur kosovar Ethem Ramadani. Dje është zhvilluar seance e parë e meditimit këtu në Tiranë.

  • Post-Portokallia e Eneida Tarifës

    Pasi mbarojnë të qeshurat edhe aktorët e Portokalli kanë të drejtë si gjithë të tjerët të argëtohen. Eneida Tarifa, Salsano Rrapi dhe Florian Binaj, kanë gjetur mundësinë të shkëputen pa shumë zhurmë nga pjesa tjetër e trupës së varietesë për të festuar në një nga lokalet e Tiranës.

  • Grabocka e Alketa në sheshin Skënderbej për spotin e “X Factor”

    Producentet e “X Factor” Albania, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu janë parë dje në mesditë në qendër të kryeqytetit, ku edhe kanë nisur xhirimet e spoteve për spektaklin që do të shfaqet në televizionin Klan në fillim të muajin janar. Alketa ka qenë në formën e saj më të mirë dhe shumë entuziaste për këto xhirime duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve

  • Dafina Zeqiri në treg
    me  albumin "Just me"

    Këngëtarja e njohur kosovare Dafina Zeqiri lançon albumin më të ri “Just Me” dhe në të njëjtën kohë publikon dhe videoklipin “Supernova”. Albumi do të dalë në shitje të hënën më 19 dhjetor do të ketë 17 këngë.

  • Rob Kardashian në shqip “Të dua Rita Ora”

    Lidhja e tyre sado që po përpiqet të mbahet sekret, detajet nuk mund të shpëtojnë asnjëherë. Ja më në fund disa imazhe që tregojnë qartësisht se Rob Kardashian, jo vetëm që është i dashuruar me artisten e suskesshme me origjinë shqiptare Rita Ora, por i ka thënë asaj në shqip “Të dua”.

  • Diellza dhe Dafina, festë beqaresh

    Janë ndarë nga të dashurit, por nuk do të thotë se duhet patjetër të vuajnë! Dy bukuroshet Diellza Kolgeci dhe Dafina Zeqiri janë bërë bashkë në një party private të organizuar në një restorant të Prishtinës, ku ishin mbledhur edhe shumë fytyra publike.

  • Xhelozia, shkak ndarje mes Adrian Gaxhës me Luanës

    Edhe pse disa herë nëpër media është përmendur martesa e planifikuar mes Adrian Gaxhës dhe Luana Vjollcës, duket se jo gjithçka eci sipas parashikimeve. Fundi i lidhjes së tyre dihej, por jo kaq shpejt, e sidomos pas frekuentimit të tyre të shpeshtë kohët e fundit. Fundja, largësia e bën të veten.

  • Afërdita Dreshaj bëhet e “Komplikuar”

    Sapo ka mbaruar xhirimet e videoklipit të saj më të ri i cili titullohet “Komplikimi” dhe pritet që gjatë javës që vjen ta promovojë atë. Këngëtarja Afërdita Dreshaj, bukuroshja që përfaqësoi Kosovën në Miss Universe, pasi nuk fitoi ndonjë çmim në evenimentin e madh të bukurisë, ka vendosur t’i përkushtohet totalisht muzikës.

  • Big mama dhe Rovena Stefa armike të betuara

    Mund të ndodhë që nga mike shumë të ngushta dy femra të kthehen në armike të betuara.Pikëisht kjo ka ndodhur me Rovena Stefën dhe Big mamën.

  • Bashkëpunim i ri mes Rozana Radit dhe Ramadan Krasniqit

    Pas suksesit që ka korrur me këngën “Valsi i lumturisë”duket se këngëtarja Rozana Radi do t’i rikthehet një bashkëpunimi me artisitin enjohur kosovar Ramadan Krasniqi

  • Dilemat e Ilva Tares!

    Jemi mësuar ta shohim gjithmonë me flokë të shkurtra, por duket se Ilva Tare ndihet në dilemë nëse duhet t’i zgjasë flokët apo të mbajë ende të njëjtën pamje. Madje këtë shqetësim gazetarja e njohur e televizionit e ka bërë publike edhe në faqen e saj në internet, ku i kërkon ndihmë shikuesve se çfarë vendimi duhet të marrë.

  • Vesa Luma bamirëse!

    Këngëtarja kosovare ka qenë e ftuar në mbreëjen gala të mbajtur një ditë më parë në Prishtinë nga Rotary Kosova, ku të gjithë të pranishmit konfirmuan se ishin shumë të ndjeshëm ndaj çështjeve të ndryshme sociale. Në këtë ballo kanë marrë pjesë emra të njohur të politikës dhe artit kosovar, të cilët kanë kontribuar sado pak në ndihmë të shtresave në nevojë.

  • Kafshët “ekzotike” të Tedi Papavrami

    Për ata që janë mësuar të shohin ngado kafshët e zakonshme me të cilat hasemi përditë, gjithçka është krejt normale, ndërsa për ata që kanë kontakt të rrallë, edhe gomerët mund të duken kafshë ekzotike. Të tillë i duken këto dy gomerë, violonistit të njohur shqiptar Tedi Papavrami, i cili jeton në Francë. Ndoshta ky etiketim “ekzotik” vjen edhe për faktin se kur Tedi ka jetuar në Shqipëri ka qenë më i dhënë pas violins, sesa pas kafshëve.

  • Bleona nga tapeti kuq në tapetin e bardhë

    Nga tapetet e kuqe, në tapetet e bardha të mbushura me dëbore. Kjo është jeta e Bleona Qerretit që kur është kthyer në një superyll amerikan. Me po të njëjtën buzëqeshje rrezëllitëse që shfaqet sa herë ka ndonjë ceremoni apo festë të rëndësishme hollivudiane, Bleona shkëlqen e veshur me "uniformën" e skive.

  • Vajza e Rajmonda Bulkut
    emërohet në Ambasadën e Athinës?

    Edhe pse kur u përfshi në politikë deklaroi se do të jetë ndër ato deputetë që do të kontribuojë vetëm në të mirë të artit me votën e saj, duket se Rajmonda Bulku nuk e ka mbajtur fjalën, por ka fovorizuar familjen e saj. Flitet se vajza e aktores Rajmonda Bulku e mandatuar si deputete që përfaqëson Partinë Demokratike në Parlament është emëruar në ambasadën shqiptare ne Athinë.

  • Rita Ora “Hot Right Now”

    Këngëtarja shqiptare e cila po kërkon shpërthimin e madh në muzikë në Amerikë, Rita Ora, ka lançuar këngën e re me videoklip “Hot Right Now”, shkruajnë mediat e ndryshme në internet.

  • Malina Seferi në garë për kurorën e Miss Freedom

    Një nga vajzat që konkuroi sivjet në Miss Shqipëria do të përfaqëojë sonte vendin tonë në një ndër evenimentet e bukurisë botërore, Miss Freedom of The World. Konkursi i cili zhvillohet në Kosovë, ka ngjallur shumë interes dhe mendohet të jetë një një garë e fotrë mes 15 bukurosheve që konkurojnë për kurorën e më të bukurës.

  • Luana modeste : Nuk e quaj veten të buku

    Ata që e kanë shikim të mprehtë dhe dinë të dallojnë gjërat e bukura, nuk duhet shumë kohë të thonë nëse diçka është e bukur apo jo. Po a mund t'ju lindë i njëjti dyshim kur shihni Luana Vjollca? Shumëkush do të thotë pa u menduar dy herë se luana është e vërtet shumë e bukur. Por kur vetë Luana këmbëngul për të kundërtën, çfarë mund të thuhet?

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv