-
Shënohet në Shqipëri numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve! 13 raste të reja (në total 89)! Mosha mesatare e të prekurve 48 vjeç (VIDEO)
Shqipëria ka regjistruar mëngjesin e kësaj të diele të 22 marsit numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë 24 orëve, që nga dita ku u konfirmua pacienti 'zero'. Nga 33 teste të kryera së fundmi, 13 raste janë konfirmuar pozitiv ditën e sotme duke e çuar në total në 89 të infektuar. 8 nga rastet janë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça. Në komunikimin e përditshëm, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se mosha mesatare e personave që kanë rezultuar pozitiv në Shqipëri është 48 vjeç, e ndërsa ajo e pacientëve të shtruar në spital, 54-vjeç.
22 Mars 2020, 11:31 -
Koronavirusi anulon Sulltan Nevruzin/ Baba Mondi: Pas 800 vitesh nuk shtrëngojmë dot duart! Festojmë në sofër me familjen (VIDEO)
Koronavirusi nuk ndal festimet për Sulltan Nevruzit, por për herë të parë pas 800 vitesh, festa do të bëhet të ndarë fizikisht, por bashkë shpirtërisht.
22 Mars 2020, 11:13 -
3 të shëruar me COVID-19/ Kalo: Pas një vale të lehtë mund të vijë një dallgë më e fuqishme! Masat të shtrëngohen se në fund qytetarët do na falenderojnë
Mjeku infeksionist, Tritan Kalo bën apel të gjithë qytetarëve që të gëzohen për rastet e shëruara, por nuk duhet të ndalin së respektuari rregullat, sepse eksperienca e ka treguar se pas një vale qetësia vjen një dallgë më e madhe.
22 Mars 2020, 10:57 -
41 këmbësorë në Tiranë nuk i binden policisë, 154 gjoba në total! 129 shoferëve u bllokohen makinat, 7 mln lekë të riut që doli nga vetëkarantina
"Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19"
22 Mars 2020, 10:21 -
-
Tërmet i fuqishëm në Kroaci! Dëmtohet spitali dhe Katedralja e famshme, humb jetën nën rrënoja një 15-vjeçar (VIDEO-FOTO)
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Kroaci, me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Kasina 7 kilometra në veri të Zagrebit dhe fatmirësisht deri më raportohet për një 15-vjeçar të vdekur dhe disa të plagosur, por nuk dihet ende numri konkret.
22 Mars 2020, 09:03 -
-
-
-
Bashkitë në aksion, shpërndahen pakot ushqimore dhe medikamentet për pensionistët
Grupet e punës së bashkisë nga veri në jug të vendit kanë shpërndarë pakot ushqimore dhe medikamente, ndërsa u bëhet thirrje që të mos dalin nga shtëpia dhe të telefonojnë në numrat e dhënë për çdo problem dhe kërkesë që kanë.
21 Mars 2020, 16:09 -
-
-
-
-
Ushtria zbret në terren, Report TV në autoblindin ku arma e vetme është megafoni! Majori: Do jemi në çdo cep të vendit (VIDEO)
Report Tv ka shoqëruar autokolonën e ushtrisë nga Zall-Herr, pika e nisjes deri në stacionimin e tyre në pikat kryesore të qytetit, për të monitoruar zbatimin e urdhrit. Arma e tyre e vetme është megafoni, mitralozi është çmontuar, ndonëse nga sot janë autorizuar që të përdorin edhe forcës nëse do të jetë e nevojshme për qytetarët e pabindur. Pas orës 13:00 në rrugë dhe në sheshe të qyteteve kryesore, siç gazetarët në rrethe kanë raportuar, ka pasur patrulla policie dhe të ushtrisë.
21 Mars 2020, 13:17 -
Të dielën mbyllet gjithçka! Rama: Orari i ri gjatë gjithë javës tjetër, policia gaz lotsjellës kë sheh jashtë! 1 vit u heqim ndihmën (VIDEO)
Rama tha se kush duhej të ishte në punë por qëndron në shtëpi nuk do të marrë mbështetje nga shteti për rrogën, po ashtu studentët do përjashtohen nga bursa, të moshuarit nga rimbursimi i ilaçeve, e deri tek heqja me 1 vit e ndihmës financiare për të papunët.
21 Mars 2020, 13:06 -
-
76 të prekur me koronavirus në Shqipëri, 59% e të infektuarve meshkuj! Dy pacientë lënë spitalin, në vetëkarantinim për 14 ditë
Pas 46 testeve të kryera për COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 6 persona, duke e çuar në total në 76 numrin e të infektuarve në Shqipëri. Referuar shifrave zyrtare të raportuara deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë, meshkujt janë më të prekurit në Shqipëri nga koronavirusi, ku përbëjnë 59% e të infektuarve, e ndërsa 41% janë femra. 6 rastet e reja janë vijojnë të jenë nga dy qytetet më të prekura, Tirana dhe Fieri dhe janë kontakte me pacientët e konifrmuar më herët pozitiv.
21 Mars 2020, 11:08 -
Vëzhgimi/ 8 orë kohë për pazaret, qytetarët dynden në tregje e markete, i shpërndan ushtria e policia (VIDEO)
Pamje vërtetë të frikshme vijnë nga Vlora dhe Fieri, ku qytetarët janë ngjitur me njëri-tjetrin duke bërë pazar pa asnjë masë mbrojtëse, e aq më tepër ruajtja e distancës 1 m.
21 Mars 2020, 09:16 -
-
Paketa e qeverisë për sipërmarrjen/ Jaka: 80 mijë punëtorë presin rrogën! Nasto: Biznesi i vogël i pakënaqur, s'duam qiqra në hell (VIDEO)
Kryetar i shoqatës së biznesit të vogël Albert Nasto tha se është i pakënaqur me paketën e qeverisë. Sipas tij, 65 mln dollarët janë të pamjaftueshme.
20 Mars 2020, 22:59