-
Rama sërish ftesë Bashës për dialog: S’e kuptoj qasjen refuzuese! Sot aktivizohet fondi prej 1 mln lekësh për çdo familje viktimash
Kreu i qeverisë ka përsëritur edhe njëherë thirrje për dialog për kreun e opozitës Lulzim Basha. Ai tha se kjo është një nevojë për qytetarët shqiptarë të cilët në këto ditë të vështira duhet të kenë para syve shembullin e një bashkëpunimi mes palëve, e cila nuk ka pse të cilësohet si propagandë.
1 Dhjetor 2019, 07:07 -
-
Tërmeti, Shahini për Report Tv: Kontrolluam 200 shkolla, kopshte e çerdhe, nesër vendoset për rifillimin e mësimit
Pas situatës së tërmetit që shkaktoi dhe pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat në vend, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, tha për Report Tv se deri më tani janë kontrolluar 200 shkolla, publike e private. Ministrja theksoi se lista zyrtare e shkollave të dëmtuara dhe data për rifillimin e mësimit do të bëhet publike nesër.
30 Nëntor 2019, 20:09 -
-
-
-
-
-
-
LAMTUMIRA/ Pllakos heshtja e mortit në Durrës, përcillen në banesën e fundit 8 anëtarëve të familjes Lala
Nga familja Lala nën rrënoja janë gjetur të pajetë Marjeta Lala së bashku me tre fëmijët, Emilio Lalën, 6 vjeç dhe dy binjakët Enis dhe Dionisa Lala, më pak se 3 vjeç. E ndjera u gjet e përqafuar me të tre fëmijët e saj nën rrënoja të banesës. Po ashtu sot u jepet lamtumira Sahadetës, Ilirit, Griseldës, edhe Amalias. I vetmi i mbijetuar nga kjo familje është Ramë Lala i riu 17-vjeçar i cili shpëtoi falë lavatriçes, struktura metalike e të cilës e mbajti gjallë në rrënoja.
30 Nëntor 2019, 11:25 -
Spahiu:Pas tërmetit Turqia arrestoi 279 zyrtarë, ndërtues dhe urbanistë / Po Shqipëria?
Pardje lexova statusin e kuçedrës së politikës 30 vjeçare (Sali Berishës), i cili theu zinë kombëtare dhe shkruante përralla se shkaku i tërmetit qenka “Gryka e kuçedrës” në Gjirin e Lalzit, bash aty ku ka ndërtuar vilat e tij dhe fashtrat turistik.
30 Nëntor 2019, 11:10 -
Lezhë/ 81 banesa të dëmtuara rëndë, banorët e kalojnë natën në hotel dhe tek të afërmit
30 Nëntor 2019, 09:41 -
-
Rama paralajmëron 7-15 vite burg për ndërtuesit që kapen në shkelje! Ndihmë financiare për gjithë jetën për ata që humbën familjen nga tërmeti (VD)
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se zyrtarisht operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë dhe tashmë kemi zyrtrarisht 50 jetë të humbura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Rama njoftoi se po përgatitet ligji, ku çdo kush që abuzon me lejet e ndërtimit do të dënohet nga 7-15 burg.
30 Nëntor 2019, 07:10 -
-
Inxhinieria në 'Pa Protokoll': Dy zonat ku nuk duhet të ndërtohet në Durrës! Pallatet në breg i 'ha' deti, katet e larta shpëtuan nga garazhet
Cilësia e ndërtimit dhe zona e zgjedhur kanë qenë paralajmërim për ndërtimet që u shembën dhe zunë brenda 50 persona në Thumanë dhe në Durrës. Inxhinieria e ndërtimit Luljeta Bozo u shpreh në emisionin 'Pa Protokoll' se në zonën e Kënetës në Durrës nuk duhet ndërtuar për dy arsye, se është nën nivelin e detit dhe ka dhera problematikë, po ashtu edhe zona e Plazhit. Ndërkohë e njëjta situatë ëshë edhe me Thumanë, që është Kënetë. Përsa i përket Tiranës, ajo tha se Kombinati është problematik, pasi ka qenë ish-Kënetë. Ndërkohë që sizmologu Edmond Dushi tha se numri i pasgoditjeve deri tani nga tërmeti kryesor ka arritur mbi një mijë.
29 Nëntor 2019, 21:23 -
'Shkopinjtë' që mbanin në këmbë vilën 4 katëshe...Si ishte ndërtuar godina nën rrënojat e së cilës u shuan 8 familjarë!
Në fotot nga Google Earth të majit 2016, shihet se nga cilësia e ndërtimit është e dobët dhe mjaft e rrezikshme. Kolonat e godinës tepër të holla duken krejt të pafuqishme për të mbajtur mbi to tre kate ndërtesë.
29 Nëntor 2019, 19:51 -
-
-
Tërmeti lë pa mbrojtje familjen në gjak: Më rindërtoni shtëpinë që të mos më ikin nipërit si 10 fëmijët
Emisioni 'Pa Gjurmë' në Report Tv ka udhëtuar drejt Mamurrasit për të takuar nënën Xhevrie Lika. Mes fjalëve më të mira për nusen, të cilës i dedikon edhe jetën, sepse ishte ajo që e shpëtoi nga ajo lëkundje e frikshme, kërkon që banesa e saj të rindërtohet. I druhet faktit se nëse nuk do të ketë një çati ku do të fusë kokën, nuk do të ketë më në gjirin e saj nusen, nipërit dhe mbesat, ashtu siç i kanë ikur edhe 10 fëmijët e tjerë.
29 Nëntor 2019, 18:39 -
