-
Studimi: Ushqimi që do të shpëtojë planetin do të jenë insektet
Çfarë përmbajnë ato...
29 Tetor 2019, 20:13 -
-
Ekskluzive-Dosja e plotë/ Si e përgjonte njeriu më i kërkuar policinë me 4 radio dhe gafa që i kushtoi arrestimin në Vlorë
Zbardhet çfarë u gjet në shtëpinë e Tesi Bashos, njeriut më të kërkuar në Italia. Basho kishte marë një sërë nismash që i garantonin atij sigurinë për të vijuar aktivitetin kriminal në Vlorë, kryesisht në kultivimin dhe shitjen e drogës, por një gabim i vogël i tij ka sjellë zbulimin dhe më pas arrestimin. Gafa e Bashos, ishte hyrja në një konflikt me dajën e tij, duke i kërkuar me anë të presionit shumën prej 100 mijë euro.
29 Tetor 2019, 19:34 -
-
-
1600 persona me aftësi të kufizuara nuk kanë marrë pensionin: Nuk përballojmë dot jetesën (VIDEO)
1600 persona me aftësi të kufizuara në njësinë administrative Nr. 4 në Tiranë nuk kanë marrë pensionin. Qytetarët shprehen se pensioni duhet të kishte kaluar që në datë 26. Ndërsa sipas Bashkisë së Tiranës fondi ka kaluar në thesar më datë 26 dhe shpërndahet këto ditë.
29 Tetor 2019, 18:34 -
'I jap dorën, e kam vëlla dua ta di që është mirë'/ Deklarata e rrallë e Bardhylit për burrin e parë të gruas...sherri banal që e largoi nga shtëpia (VIDEO)
Në puntatën e sotme të emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv, Bardhyl Xhafa ka denoncuar largimin nga shtëpia të bashkëjetueses së tij,48-vjeçare Kozeta Duraj.
29 Tetor 2019, 18:14 -
-
-
-
Avokati: Drejtori i Arkivit në hetim se po grabit pronat e shtetit, Tufa ka dosje të 530 kriminelëve të komunizimit sot me pushtet (VIDEO)
Avokati i Agron Tufës, drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Kujtim Cakrani ka deklaruar në studion e Report TV se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin ndaj drejtorit të Arkivit të Shtetit, Ardit Bido. Përballë gazetares Ina Qirko, Cakrani ka deklaruar se Bido dhe ekspertë të tjerë të këtij institucioni janë vënë në hetim, pas denoncimeve se në Arkivin Qendror të Shtetit janë futur dokumente të falsifikuara me qëllim grabitjen e pronës shtetërore.
29 Tetor 2019, 16:51 -
-
-
Beteja për Kopshtin Botanik/ Gjykata pranon padinë e FSHN, 5 gjyqtarë do vendosin për fatin e çështjes (VD)
Gjykata Administrative e Apelit pranoi padinë e FSHN për kalimin e Kopshtit Botanik në administrim të Bashkisë së Tiranës. Në seancën e radhës gjykata me 5 gjyqtarë do të vendosë nëse do të hetojë çështjen apo do ta kalojë tek Gjykata e Shkallës së Parë. Ndërkohë dtudentët e FSHN me pankarta në duar kanë dalë në protestë duke kërkuar anulimin e VKM që i kalon Kopshtin Botanik, Bashkisë së Tiranës.
29 Tetor 2019, 12:23 -
Report Tv në fshatin e trafikantit nga Hasi/ 17 mijë paund për 1 udhëtim me kamion drejt Anglisë...babai në Has i 'mbytur' në borxhe
Report Tv ishte në familjen e Kastriot Ahmataj të zbuluar nga Daily Mail si pjesë e një grupi në trafikun e klandestinëve në Angli. Familja e tij jeton në fshatinNikoliq, disa kilometra larg qytetit të Krumës. I larguar tre vite më parë, babai i tij, ende nuk ka shlyer dot borxhin 7500 paund që mori për ta dërguar me kamion të birin në Londër.
29 Tetor 2019, 12:15 -
-
'Mbytën' me kokainë Kolumbie 5 shtete të BE-së/ Sekuestrohen 3 milionë € pasuri në Shkodër! Kreu i bandës investime në emër të kunatit
Më 26 qershor, policia sekuestroi 200 mijë euro 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, në operacionin "Goldfinger", koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në shtetet ky grupi kishte shtrirë aktivitetin kriminal.
29 Tetor 2019, 11:09 -
Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Pulë me patate e kos dhe Ëmbëlsirë me biskota dhe krem
Në këtë hapësirë të faqes sonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të përgatitura nga Zonja Vjollca .Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin "Rreze Dielli" nga ora 08:45 -10:00
29 Tetor 2019, 11:09 -
Dalin konkluzionet, prokuroria: RENEA nuk shkeli ligjin në vrasjen e Kacifasit në Bularat
Dosja e ekstremistit Konstandino Kacifas do të rishortohet tek Krimet e Rënda për të zëvendësuar dy prokurorët e larguar Besnik Mucin i cili shkoi në Kushtetuese dhe Njazi seferin të dorëhequr për arsye shëndetësore. Ndërsa ReportTv mëson se nga hetimet e deritanishme rezulton se reparti RENEA nuk ka asnjë shkelje të ligjit për përdorimin e armëve gjatë operacionit për neutralizimit të Kacifas.
29 Tetor 2019, 10:49 -
Shkollimi dhe përfshirja në politikë/ Kandidatet për Kushtetuese në 'testim' para Komisionit të Ligjeve (VIDEO)
Ka nisur mbledhja në Komisionin e Ligjeve, lidhur me vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese ku prezentë do të jenë edhe 3 kandidatët për plotësimin e vendeve vakante: Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.
29 Tetor 2019, 10:26 -
Problemet me pronat/ 'Riviera e Jonit e Butrinti del me nga 4 pronarë' Artan Lame: Skandal edhe në Spille e Shëngjin
Zonat bregdetare janë më problematiket sa i takon abuzimit me pronat. Kreu i Kadastrës Artan Lame ka listuar zonat ku abuzimet kanë qenë të shumta, veçanërisht në Karaburun Shëngjin dhe Durrës. Lame ka theksuar se ka zona që dalin me 3-4 pronarë.
29 Tetor 2019, 10:18