-
-
Tiranë/ Zjarr në një pallat në zonën e '21 Dhjetorit', shkrumbohet banesa në katin e tretë (VIDEO)
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Raportohet paraprakisht se shkak është bërë një masë elektrike ose dyshohet që familjarët të kenë lënë pajisje elektrike ndezur.
10 Gusht 2019, 14:48 -
Përfundon projekti i shumëpritur në kryeqytet
Kryeqytetit i është shtuar edhe një tjetër parkim nëntokësor. Nga dita e hënë, të gjithë qytetarët që do t’u duhet të ndalojnë pranë Rrugës së “Elbasanit”, mund ta lenë makinën e tyre në parkimin më të ri me 145 vende. Ky investim i Bashkisë së Tiranës i jep zgjidhje parkimit në një nga zonat më të ngarkuara të kryeqytetit.
10 Gusht 2019, 14:44 -
U mbyllën se nuk lëshonin kupon! Braçe: Administratorët e Havanës dhe Tajvanit kërcënuan inspektorët, do përballen me ligjin (VIDEO)
Zv. kryeministri Erion Braçe paralajmëroi bizneset që nuk paguajnë taksa se do të përballen me përgjegjësi ligjore. Ai u shpreh se administratorët e Havanës dhe Taivanit kanë kërcënuar inspektorët tatimorë duke i kujtuar dënimet për këto raste.
10 Gusht 2019, 11:56 -
-
Mblidhet Task Forca në Vlorë, Manastirliu: 37 mijë pushues kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore (VIDEO)
Nga 1 Qershori, mbi 37 mijë pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në 28 qendrat shëndetësore verore dhe rreth 600 raste janë referuar në spital. Këto janë shifrat zyrtare të sjella nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
10 Gusht 2019, 10:00 -
Lirohen 10500 m2 plazh në Shëngjin e Velipojë! Rama: 2 xhunglat e krijuara nga paaftësia kronike e bashkive të djathta (VD)
Aksioni anti-informalitet është shtrirë në bregdetin e Shëngjinit dhe Velipojës ku janë liruar 10500m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme. Vihen nën hetim 9 persona mes tyre edhe drejtorë pranë bashkisë së Lezhës Sokol Tema dhe Arben Ndoj. Kryeministri Edi Rama i ka quajtur plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës si dy nga xhunglat më të mëdha të krijuara nga paaftësia kronike bashkive të djathta.
10 Gusht 2019, 09:49 -
Kurbin/ Zbriti nga makina pas thirrjes së 'bluve', 54-vjeçari humb kontrollin dhe bie në lumë (VIDEO)
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi ka rënë nga ura në lumin Mat në fshatin Skuraj të Kurbinit. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinë kur policia i ka kërkuar të ndalojë për të ushtruar një kontroll rutinë.
10 Gusht 2019, 07:38 -
Veliera turke përplas peshkarexhën shqiptare në Sazan, bllokohet se s'paguan dëmin, kapiteni: Mendova se ishin në gjumë
Denoncimi në Report tv ka ardhur nga kapiteni Fejzo i cili ka hasur në rezistencën e palës turke për ta dëmshpërblyer. Sipas tij aksidenti detar ka ndodhur në datën 6 gusht rreth orës 22.00, teksa ai kishte dalë për peshkim dhe ishte me një shpejtësi të ulët.
9 Gusht 2019, 22:06 -
-
-
-
Kalaja e Borshit si atraksion turistik, kryeplaku: Shteti të vërë dorë urgjentisht, rrezikon shembjen
Bregdeti i Jugut përveçse bukurive natyrore gjatë verës krijojnë mundësinë edhe për të parë nga afër trashëgiminë tonë kulturore. Kalaja e Borshit, përpos mirëmbajtjes së munguar është kthyer gjatë kësaj vere në një atraksion turistik për vizitorët
9 Gusht 2019, 19:18 -
Pas çantave me euro, del një tjetër video nga skandali i korrupsionit në Maqedoni
Gazetari ka paralajmëruar se do të publikojë edhe detaje të tjera lidhur me skandalin “Reket”, se si biznesmenit të njohur Orce Kamçev iu morën 1.5 milion euro për t'ia mbyllur dosjen hetimore, ku ai ishte i akuzuari kryesor në rastin “Perandoria” që hetohej nga Prokuroria Speciale.
9 Gusht 2019, 19:04 -
-
'Le Monde' përzgjedh 'Gjeneralin' e Kadaresë mes 100 romaneve më të mirë në botë
Autori dhe shkrimtari i mirënjohur Kadare, ka marrë një tjetër vlerësim, tashmë nga gazeta e famshme franceze “Le Monde”. Shkrimtari është përfshirë në listë e 100 romaneve më të vlerësuar nga kritikët, me romanin e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
9 Gusht 2019, 18:55 -
Janina: Kryedarka
Në hollin e Muzeut kombëtar, për nder të përvjetorit të gjeniut më të madh të të gjitha kohëve, Leonardo Da Vinçi, është paraqitur fotografuar mrekullisht në përmasat e vërteta edhe aftesku i mrekullueshëm "Darka e fundit". Edhe sikur piktori të mos e kishte bërë Xhokondën, me këtë afresk do të ishte po aq i famshëm.
9 Gusht 2019, 18:17 -
-
EUROPOL shkatërron rrjetin e trafikimit të të miturve, 70 të arrestuar! Shpëtohen 53 fëmijë
EUROPOL shkatërron një rrjet që merrej me trafikimin e minorenëve, shfrytëzimin e tyre seksual, lypje të detyruar dhe punësim të detyruar. Në pranga 70 persona dhe janë shpëtuar 206 viktima, 53 prej tyre të mitur. Operacioni është udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar e ndërsa kanë marrë pjesë edhe 15 vende të tjera të Bashkimit Europian.
9 Gusht 2019, 17:24 -
Rrëfimi i Moikom Zeqos për librin e ri me poezi, mungesën e kulturës humaniste tek politikanët edhe për veprat kitch në Shqipëri (VIDEO)
Shkrimtari edhe poeti Moikom Zeqo boton librin me poezi “Golgotë fluturash”. Në një rrëfim për kamerën e “ReportTV” Zeqo flet për rëndësinë e kësaj vepre në krijimtarinë e tij,por edhe për rëndësinë që poezia ka në letërsinë shqipe.
9 Gusht 2019, 12:19 -
Basha: Në shtator do të rifillojmë protestat, nuk ka përçarje mes opozitës (VIDEO)
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se në shtator do të rifillojnë protestat e opozitës, madje ka paralajmëruar përshkallëzim të tyre, duke mos e përjashtuar mundësinë për të mësyrë me forcë në kryeministri apo në çdo ministri tjetër. Sipas tij, mënyra se si kanë hyrë në zyrë kryebashkiakët e rinj socialist, ia legjitimon popullit të drejtën për të hyrë me forcë në kryeministri.
9 Gusht 2019, 11:41
