-
U përfundoi afati i paraburgimit, Gjykata e Durrësit lë të lirë 5 prej të akuzuarve për operacionin ‘Porositësi’, lihen në burg vëllezërit Beqiraj
Pesë prej të akuzuarve në kuadër të operacionit “Porositësi” që u zhvillua pas dëshmive të vëllezërve Beqiraj, janë liruar nga burgu. Sipas burimeve, masa “arrest me burg” është zëvendësuar me detyrim paraqitje për shtetasit Gentian Sheshi, Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Armando Lama, Armand Dalipi (Daka)”.
21 Nëntor 2022, 15:41 -
Opozita akuzoi se Shqipëria vijon importin e energjisë pavarësisht reshjeve, Rama: Keqardhje nga llumi i shpifjeve! Kemi përmirësim të rezervave
Akuzat e opozitës se pavarësisht reshjeve të shiut, qeveria vijon importin e energjisë, kryeministri Edi Rama i ka quajtur shpifje. Në një reagim të gjatë, ku jep detaje mbi rezervat energjetike, kreu i qeverisë thotë se tani më situata është përmirësuar. Ai thotë se importi ka vijuar deri në datë 19 nëntor pasi në të kundërtën vendi do të rrezikonte furnizimin me drita.
21 Nëntor 2022, 11:05 -
Dështojnë bisedimet për targat në Bruksel/ BE e ashpër me Kurtin: Nuk pranoi propozimin tonë! Palët treguan papërgjegjshmëri, sjellje jo konstruktive
“Nuk kemi qenë në gjendje të arrijmë absolutisht asnjë marrëveshje”, kështu deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas më shumë se 4 orëve negociatat të zhvilluar mes tij, kryeministrit Albin Kurti, një takim urgjent me ftesë dhe i ndërmjetësuar nga kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell në Bruksel.
21 Nëntor 2022, 08:00 -
SHBA shpreson në arritjen e një marrëveshjeje për targat, DASH: Palët të ulin tensionet dhe të sigurojnë paqe e stabilitet
Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje “në ditët në vijim” për çështjen e targave. Nga Departamenti amerikan i Shtetit thanë për Radion Evropa e Lirë se pajtohen me Bashkimin Evropian që zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe se vënë në rrezik përparimin e arritur në dialog.
20 Nëntor 2022, 20:23 -
Qani Berati 49 vite duke lustruar këpucë në Tiranë: Nuk heq dorë! E quaj veten piktor, me këtë zanat mbaj familjen! Më vjen keq që nuk e trashëgova
Qani Berati, është një ndër lustraxhinjtë e paktë që ka mbetur në Tiranë. Me këtë zanat që e ka trashëguar nga babai ai thotë se ka mbajtur familjen, ndërsa gjëja më e vyer për të është mirënjohja që ka marrë në 49 vite punë.
20 Nëntor 2022, 17:54 -
-
Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen të hënën në Bruksel! Në fokus negociatat për dialogun Kosovë-Serbi
Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, pritet të zhvillohet të hënën, më 21 nëntor, ka mësuar Radio Evropa e Lirë nga burimet e saj diplomatike
19 Nëntor 2022, 14:16 -
Tra për kalim me pagesë në Parkun e Divjakës, Auron Tare për Report Tv: Përplasja pa kuptim, ministrja të bisedojë me banorët! Pa mbështetjen e tyre s’ka menaxhim
Prej ditësh tashmë banorët e Divjakës të mbështetur edhe nga deputetët opozitarë protestojnë kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës. Për aktivistin dhe studiuesin Auron Tare shkuarja e situatës deri këtu është e panevojshme dhe e palogjikshme mbi të gjitha.
18 Nëntor 2022, 18:20 -
Studentët nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia mblidhen në Tiranë, diskutojnë për sfidat e arsimit! Kërkesë Kushit për hapjen e 4 mensave studentore
Për 2 ditë me radhë, 150 studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të diskutojnë problematikat në secilin prej vendeve, ku ajo që i bashkon është cilësia e dobët në mësimdhënie, por edhe infrastrukturë. Duke marrë shembullin e bashkëmoshatarëve të tyre në rajon, studentët tanë do t’i kërkojnë bashkisë, ndërtimin e 4 mensave publike.
18 Nëntor 2022, 16:48 -
-
Përpjekje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, Kurti dhe Vuçiç marrin ftesë nga BE për diskutime në Bruksel
Bashkimi Evropian ka ftuar kryeministrin e Kosovës Aljbin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksëndër Vuçiç për një takim në Bruksel ku do të diskutohet lidhur me gjetjen e një zgjidhje europiane për të dalë nga stiautata kur tensionet në veri të Kosovës janë në pikën më të nxehtë që prej vitit 2013.
18 Nëntor 2022, 13:04 -
Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, banorët përplasen me policinë, kërkojnë të heqin kabinën! Korreshi për Report Tv: Është e vetmja rrugë që të çon në plazh (VIDEO)
Disa banorë të Divjakës më mbështetjen edhe të përfaqësuesve të Rithemelimit të PD-së, po protestojnë sërish sot kundër vendosjes së traut në Parkun Kombëtar të Divjakës, aty ku edhe po punohet për vendosjen e biletarisë
18 Nëntor 2022, 10:57 -
-
VIDEO/ Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, 'Rithemelimi' në protestë! Braçe për Report Tv: I paligjshëm! Ministria: Bileta do të jetë vetëm për turistët, jo banorët e zonës
Protestuesit e organizuar nga Rithemelimi arritën të shkulin kabinën e vendosur nga Ministria e Turizmit për vjeljen e biletave në parkun kombëtar të Divjakës. Kundër hyrjes me pagesë në park është dhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili për Report Tv tha se vendimi është i paligjshëm.
17 Nëntor 2022, 11:19 -
Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë në Itali, në pranga shqiptarë, rumunë dhe afrikano-veriorë
Policia italiane ka goditur një grup kriminal në Firence që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Në pranga kanë rënë 10 persona të cilët bashkëpunonin për të bërë të mundur transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
16 Nëntor 2022, 17:01 -
-
Reciprociteti i targave, Lajçak takon kryenegociatorin e Kosovës: Të gjendet një zgjidhje me Serbinë, e papranueshme nëse situata përshkallëzon
I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se është duke biseduar me kryenegociatorin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, për procesin e dialogut dhe "në veçanti çështjen e targave".
15 Nëntor 2022, 19:30 -
Erozioni dëmton rrugën nacionale Kukës-Peshkopi, drejtuesit e mjeteve: Shqetësim i madh, në dimër do bëhet edhe më problem
Traseja e rrugës Kukës-Peshkopi ka pësuar dëme të shumta, si pasojë e erozionit. Rruga që duhet të mirëmbahet nga firma “Curri” po shkon drejt degradimit, ndërsa banorët i druhen izolimit në dimër.
15 Nëntor 2022, 16:43 -
-
Në Mitrovicë të Veriut shfaqen grafite për “rezistencë” ndaj vendimit për targat
Në Mitrovicën e Veriu të dielën, më 13 nëntor, u shfaq një mesazh i ri nga e ashtuquajtura “Brigada Veri”, përmes së cilit u bë thirrje për "rezistencë" nga 21 nëntori, kur Qeveria e Kosovës ka thënë se do të nisë gjobitjen e shoferëve që kanë targa të lëshuara nga Serbia.
13 Nëntor 2022, 13:25 -
