-
-
Debatet për koncertin e Bregoviç në Korçë, Rama: E bënë 'kriminel serb' përmes histerisë fashiste që iu faturua nga politika zjarrnxitëse e mendjefikur e Prishtinës e Tiranës
Kryeministri Edi Rama reagoi për debatet dhe incidentin që ndodhi në koncertin e këngëtarit Goran Bregoviç. Ai e cilësoi ngjarjen një histeri fashiste, e turpshme për qytetarinë europiane të shqiptarëve. Kryeministrit fajësoi për ngjarje politikën që thotë më pëlqen ta dëgjoj Bregoviçin, po nuk shoh dot me sy Edi Ramën.
23 Gusht 2021, 18:52 -
Maqedonia e Veriut rekord të infektuarish me COVID, zv.ministri i Shëndetësisë për Report Tv: Qytetarët nuk po vaksinohen, spitalet po mbushen me ritme të shpejta
Maqedonia e Veriut prej ditësh po përballet me një rekord të infektuarish me COVID-19. Në një lidhje për Report Tv, zv.ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani tha se kjo rritje ka ardhur për shkak se qytetarët nuk kanë zbatuar masat anti-COVID. Por një problem i madh, sipas tij mbetet fakti që qytetarët nuk po vaksinohen. Teksa shtoi se kapacitetet spitalore po mbushen me ritme të shpejta, ku situata më kritike mbetet në Tetovë dhe Gostivar.
23 Gusht 2021, 18:22 -
Emrat/Deputetët që fjetën në hotele me paratë publike, pagesa deri në 1.5 mijë USD në muaj, 20 të tjerë morën para edhe për pasaportat diplomatike
Deputetët kanë shfrytëzuar maksimalisht privilegjet që i kanë caktuar vetë me ligj dhe vendime. Shpenzime të çuditshme për fjetje në hotele brenda vendit me paratë publike. U rimbursuan edhe për tarifën e pajisjes me pasaportë diplomatike.
23 Gusht 2021, 17:59 -
'Dropulli Run'/ 200 garues për promovimin e vendit, pjesmarrës mbi 60 vjeç dhe medalje për fituesit
Me qëllim provimin e vendit u organizua këtë fundjavë ‘Dropull Run’ ku morën pjesë mbi 200 garues nga shumë qytete të Shqipërisë, por edhe të Greqisë. Pjesmarrës ishin edhe persona mbi 60 vjeç, ndërsa fituesit e secilës kategori u nderuan me medalje.
23 Gusht 2021, 12:21 -
Po transportonte me kamion 56 emigrante me 200 euro secili, në pranga 49-vjeçar në Pogradec, i dënuar më parë për të njëjtën vepër
Teksa kontrollet për “goditjen” e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj në vend vijojnë, policia e Pogradecit ka arrestuar një person i cili po transportonte 57 emigrantë të paligjshëm.
23 Gusht 2021, 12:18 -
Ambasada e SHBA në Tiranë thirrje Rusisë: Lironi menjëherë Alexey Navalny dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht në burg
Ambasada e SHBA në Tiranë, i është bashkuar thirrjes së Misionit të Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, për të liruar nga burgu udhëheqësin e opozitës ruse Alexey Navalny. Ambasada ka shpërndarë thirrjen e misionit të SHBA duke thënë se i bën thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht.
23 Gusht 2021, 10:54 -
Tymnaja në portale s’ndal koncertin e Bregoviç në Korçë, hidhet gaz lotsjellës, por artisti serb vijon këngën! Arrestohet autori, qytetarët: Masa të ekzagjeruara, shumë shtrenjtë bileta 1000 lekë
Megjithë tymnajën në rrjetet sociale kundër këngëtarit boshnjak, koncerti i Goran Bregoviç në Shqipëri u mbajt. Performanca e tij në Festën e Birrësnë Korçë nuk kaloi pa incidente pasi një i ri hodhi gaz lotsjellës pranë artdashësve, megjithatë lokalizimi në kohë nga policia nuk ndërpreu shfaqjen. Për ngjarjan u arrestua një 21-vjeçar me precedentë penalë nga Tirana, ndërsa Vetëvendosje u distancua nga incidenti.
23 Gusht 2021, 07:18 -
Në banesë u gjendet 10.2 kg kanabis dhe një pistoletë, arrestohet 23-vjeçarja dhe një i mitur! Në kërkim 5 familjarët e dy të rinjve në Malësi të Madhe
Një 23 vjeçar dhe një 15 vjeçar janë arrestuar nga policia në Shkodër, pasi në banesa u është gjetur kanabis dhe armë. Sipas bluve të Shkodrës është arrestuar në flagrancë shtetasja E. M. , 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, si dhe shtetasi F. P. 15 vjeç, banues po në fshatin Bratosh.
22 Gusht 2021, 13:24 -
Speciale/ Thesaret e pa treguara të Durrësit! Nga mozaikët 3 000 vjeçarë të mbuluar me rërë tek reliket me motive erotike nëpër magazina
Durrësi, qyteti më i rëndësishëm ilir ka trashëguar vlera të së kaluarës, si Amfiteatri, Rrethoja Bizantine, Torra Veneciane, muri rrethues i Kalasë, por ka pësuar edhe deformime jo vetëm nga tërmeti por dhe nga dora e njeriut. Gjithashtu në Durrës fshihen thesare arkeologjike që mbahen larg syve të vizitorëve, duke mos u bërë pjesë të sajteve turistike historike. Shpresojmë që një ditë, Instituti i Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore të vihet në lëvizje dhe antikat e fshehura të fillojnë të flasin.
20 Gusht 2021, 14:37 -
-
LISTA e plotë shteteve që kanë evakuuar më shumë qytetarë nga 'duart e talebanëve'
19 Gusht 2021, 08:19 -
-
4 vatra zjarri problematike në veri të vendit! Shuhen flakët në Malin e Rrajcës në Prrenjas, mbi 300 forca në terren
4 vatra zjarri janë problematike në vendin tonë, ku flakët po shkrumbojnë prej ditësh dhjetëra hektarë tokë. Në raportimin ditor të ministrisë së mbrojtjes bëhet me dije se zjarrfikësit janë në luftë me flakë në 2 vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, në malin e Tërbunit në Pukë, fshatin Dardhë në Fushë-Arrëz, ku në terren janë rreth 300 forca zjarrfikësve.
18 Gusht 2021, 13:13 -
COVID-19/ Rriten shifrat, regjistrohen 451 raste të reja, 2 humbje jete në 24 orët e fundit
Në vendin tonë në 24 orët e fundit janë shënuar 2 humbje jete dhe 451 raste të reja infektimesh nga COVID-19. Nga 5135 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 451 qytetarë Ku Tirana mban dhe numrin më të lartë të infektimeve ndjekur nga Shkodra e Vlora.
17 Gusht 2021, 17:14 -
-
-
200 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit! Mbërrijnë 44 460 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimi masiv
Vendi ynë vijon të shënojë një numër të konsiderueshëm të rasteve ditore në lidhje me infektimet me COVID-19. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 2 humbje jete dhe janë regjistruar 200 persona të infektuar. ndërkohë që është rritur edhe numri i shtrimeve në spitalin Infektiv, ku po marrin trajtim 47 pacientë. Sot mbërritën në vendin tonë 44,460 doza të vaksinës Pfizer.
16 Gusht 2021, 17:15 -
-
-
Çfarë po përfitojnë shqiptarët nga SHBA, pas mikpritjes së afganëve?
Nuk ka asnjë detaj rreth bisedimeve të deritanishme, lidhur me marrëveshjen, se çfarë do të përfitojnë më konkretisht Shqipëria dhe Kosova në këtë rast, ndonëse Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e konsideroi strehimin e tyre më tepër si një akt humanitar i popullit shqiptar sesa vendim politik, duke e krahasuar atë me pritjen e hebrenjve gjatë Luftës së II Botërore.
15 Gusht 2021, 18:21
