-
Shqiptari shkoi në Itali me gomone
Historia e 24-vjeçarit Uljan Sharka, i larguar drejt Italisë me gomone, vetëm në moshën 16-vjeçare ishte subjekti i një artikulli të veçantë të së përditshmes italiane ‘’Corriere Della Sera’’. Pas udhëtimit të rrezikshëm në det, ashtu si shumë shqiptarë të tjerë Uljanit i ka buzëqeshur fati. Shqiptari i talentuar drejton sot një kompani me vlerë prej 25 milionë eurosh.
sot e krahasojnë me Zuckerberg
4 Korrik 2016, 16:50 -
Zbardhet dinamika/ Si ndodhi
Policia e Shtetit ka shpjeguar se si ndodhi grabitja e miliona eurove një ditë më parë në Rinas, në pistën e fluturimeve, vetëm një ditë pasi policia deklaroi rritjen e masave të sigurisë si pasojë e sulmeve terroriste në Stamboll. Hodaj dha detaje se si vepruan grabitësit, ndërsa tha se përgjegjësia për sigurinë ishte e kompanisë koncesionare dhe jo e policisë.
grabitja në pistën e aeroportit
1 Korrik 2016, 17:37 -
Ja deklarata e drejtorit te policise se Tiranes per ngjarjen.
Në orës 14:23 të datës 30.06.2016, sipas orës së sistemit të kamerave të sigurisë së Aeroportit të Rinasit, një person i veshur me jelek me ngjyrë portokalli me fasha fosforeshente, kapërcen portën e ndodhur në skajin veri-perëndimor të pistës, portë e cila përdoret vetëm për hyrje-daljen e mjeteve që furnizojnë me karburant avionët.
1 Korrik 2016, 13:45 -
-
-
Leskaj: Në 2015, 1 mld euro dëm
Kreu i KLSH paraqiti në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë raportin e punës për vitin e shkuar, ku theksoi se shkeljet kryesore janë shkaktuar përmes koncesioneve dhe korrupsionit në dhënien me qira apo përdorim të pronave shtetërore. Leskaj foli para deputetëve edhe për kulturën e pandëshkueshmërisë. Ai tha se KLSH ka propozuar një ligj sipas të cilit zyrtari që shkakton dëmin, të mbajë përgjegjësi ligjore për të. VIDEO
zyrtarët e lartë nuk janë dënua
28 Qershor 2016, 10:33 -
Konferenca për shtyp e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili
Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim vendosi përjashtimin e deputetit Përparim Spahiu si anëtar i Grupit Parlamentar të LSI-së për shkak të qëndrimeve personale të përsëritura, të cilat nuk kanë qenë në pajtim me vendimet e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të LSI-së.
27 Qershor 2016, 14:14 -
-
Financieri Soros: Shpërbërja e BE
‘’Vendimi fatal i Mbretërisë së Bashkuar për tu larguar nga Bashkimi Evropian është paralajmërues i shpërbërjes së bllokut 28 anëtarësh ‘’ është shprehur financieri miliarder George Sorors, kështu e ka nisur shkrimin CNBC. Soros është shprehur se Brexit i kombinuar me krizën evropiane të emigrantëve ka krijuar një skenar katastrofik që do të ketë pasoja për Britaninë dhe mbarë botën Sipas Soros shpërbërja e BE-së është praktikisht e pakthyeshme.
është e pakthyeshme pas Brexit
26 Qershor 2016, 16:37 -
BREXIT, fitorja e Sadiq Khan dhe Europa
Shumë pak kohë pas sulmeve të përgjakshme terroriste në Paris, Ankara, Bruksel, kur dukej se radikalizmi dhe islamofobia po fitonin argument dhe mbështetje, në Londër një kandidat për Bashkinë e kryeqytetit britanik, me prindër emigrantë, pakistanezë të besimit musliman fitoi numrin më të madh historik të votave në mbështetje të një kryebashkiaku në Europë.
25 Qershor 2016, 15:00 -
Dalja e Britanisë së Madhe nga BE
Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian po shënon efektet e para edhe në bursë.Paundi britanik ra nën 1,33 dollarë duke shenuar vlerën më të ulët prej 30 vjetësh, ndërsa euro ka rënien më të madhe që prej marsit. Nikkei japonez rrëshqiti dhe ai me 8 përqind.
shkakton tërmet në tregjet globale
24 Qershor 2016, 15:43 -
Euro 2016, statistikat dhe rekordet
11 gola në 4 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve për një mesatare më shumë se 2.5 gola për ndeshje. Më e mira deri tani në evropianin francez. Portugezi Ronaldo zhvilloi ndeshjen e 17-të në fazën finale, duke lënë pas Thuram dhe Van der Saar. Ndërsa u bë i dyti pas Schëeinsteiger që shënon apo asiston për gol në 4 evropianë radhazi.
e arritura në Kampionatin Europian
24 Qershor 2016, 09:09 -
Britania e Madhe vendos daljen
Referendumi historik në Britaninë e Madhe i ka thënë Jo qëndrimit në Bashkimin Europian. 51.8% e votave kanë votuar po daljes nga Unisioni ndërkohë që 83% kanë qenë pjesëmarrësit në Referendum. Kundër daljes nga BE votuan Skocia dhe Irlanda, pro daljes Anglia dhe Uellsi. Kanë qenë 380 qendra të numërimit në Angli, Skoci dhe Uells, ndërsa 2 qendrat zyrtare të tjera kanë qenë në Irlandën e Veriut dhe Gjilbratar. Në një deklaratë për mediat pas bërjes publike të rezultatit qëë i nxjerr jashtë BE-së britanikët David Cameron kryeminsitri i Anglisë dha dorëheqjen.Ai tha se pavarësisht rezultatit ai i qëndron mendimit se Britania është më e fortë brenda Bashkimit Europian. Megjithatë shtoi kryeminsitri në fjalën e tij mjaft të qartë këtë duhet ta vendosë një lidership i ri në krye të vendit. FOTO VIDEO SONDAZHI/ Si mendoni dalja nga BE forcon apo dobëson Unionin?
nga BE,Cameron jep dorëheqjen
Votat/ Mosha e tretë nxjerr Britaninë
24 Qershor 2016, 06:59 -
-
SHBA: Greqia presion Shqipërisë
Në 9 tetor të vitit 2008, Ambasada Amerikane në Tiranë, i raportonte Departamentit Amerikan i Shtetit, se, Greqia po i bënte presion Shqipërisë, që të pranonte kërkesat e saj për ngritjen e varrezave greke në Shqipëri dhe marrëveshjen e detit.
për të pranuar kërkesat
22 Qershor 2016, 07:29 -
-
"Transportet" publikojnë tabelat: Ja
Ministria e Transporteve ka publikuar normat e reja minimale të emetimit të gazrave nga makinat që do zbatohen nga 1 korriku. Normat janë shtrënguar dukshëm për mjetet me benzinë, ndërkohë që drejtuesit e mjeteve të vjetra do jenë të detyruar të instalojnë marmita katalitike apo të ndërhyjnë në motor për të kaluar testin. VIDEO
normat e reja për naftën e benzinën
20 Qershor 2016, 14:22 -
Gjirokastër, KLSH kallëzon 5 zyrtarë
Këshilli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori Regjuestruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme Gjirokastër Florian Hysi, specialistin hartograf E.B, dhe 3 ish-specialistët e ZVRPP Gjirokastër, K.J , A.ZH dhe J.A.
tjetërsim prone, dëm 16 mln lekë
18 Qershor 2016, 16:04 -
Artisti kosovar Erzen Shkololli
Sezoni i aktiviteteve kulturore 2016 në COD në kryeministri do të ketë këtë herë si këshillatr kuratorial artistin kosovar Shkëlzen Shkololli. Institucioni COD ka dhënë një deklaratë për median për emërimin e tij, duke cituar konkretisht që “Shkololli do të jetë kurator për sezonin e tretë të vitit 2016. Gjithashtu institucioni në varësi të Kryeministrisë njofton edhe për disa detyra të rëdësisshme që i ngarkohen artistit të njohur Koosvar , ku thuhet konkretisht se do të jetë edhe kurator i në eskpozita ndërkombëtare. Erzen Shkololli është emëruar si kurator për Trienalen e Hannah Ryggen që do të mbahet në shtator në Norvegji, dhe si këshilltar kuratorial për dokumentar 14 që do të mbahet në Kassel të Gjermanisë dhe Athinë të Greqisë.
këshilltari i ri i artit në Kryeministri
17 Qershor 2016, 16:38 -
-
Ditari i Servet Pëllumbit, ja çfarë
Një libër i ri në formën e ditarit politik, i titulluar “Përvoja ime në Partinë Socialiste” i Servet Pëllumbit vjen për lexuesit nga “Toena” me rastin e 25-vjetorit të krijimit të kësaj Partie. Libri përfshin shënimet e autorit nga viti 1991-1996, vite kur bashkë me kolegët e tij ka qenë në drejtimin e PS-së.
fshihet pas imazhit të Fatos Nanos
16 Qershor 2016, 14:13
