Shqiptarja logo
E premte 8 Maj 2026 - Përditësimi i fundit 08:01
  • Home
  • Edicionet Lokale
  • KronikË
  • Politikë
  • Shëndeti
  • Ekonomi
  • Sport
  • KOSOVË & RAJONI
  • BotË
  • KulturË
  • Editorial
  • Opinion
  • Të Fundit
  • Sociale
  • Drejt Punës
  • Speciale
  • Lajme të mira
  • Lifestyle
  • VIP & Spektakël
  • Receta
  • Horoskopi
  • Dosje
  • Fotogaleri
  • Videogaleri
  • Pikë e zezë
  • Sondazhe
  • TiranË
  • VlorË
  • Elbasan
  • KorçË
  • DurrËs
  • DibËr
  • Fier
  • KukËs
  • LezhË
  • Berat
  • GjirokastËr
  • ShkodËr
Shqiptarja LIVE logo

Rezultatet e kërkimit për: 201 /106181 Rezultate (0.75 seconds)

  • Lajme
  • Fotogaleri
  • Video
  • Një kompani ofshore riaktivizon
    ARMON,marrëveshje me kreditorët

    Një shoqëri e quajtur Ionian Refining dhe Trading Company do të rikthejë në punë kompaninë ARMO. Kompania është themeluar nga një shoqëri mëmë e regjistruar në Ishujt Virxhin britanikë, e njohur si parasjë fiskale. Mësohet se ajo ka gjetur gjuhën e përbashkët me bankat kreditore dhe punonjësit e ARMO-s për rifillimin e punës.  VIDEO
    1 Shtator 2016, 18:38
  • "Jam spiderman", 23-vjeçari hidhet
    nga terminali në Rinas, humb jetën

    Një emigrant shqiptar është hedhur sot nga një lartësi në brendësi të terminalit të aeroportit "Nënë Tereza" rreth orës 17:00.
    1 Shtator 2016, 17:58
  • SHBA, shpërthim në vendin e
    lëshimit të raketave hapësinore

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Florida në qendrën Kennedy ku po testoheshin raketat hapësinore të shoqërisë Space X të iniciuara nga manjati amerikan Elon Musk.
    1 Shtator 2016, 16:18
  • PD bën kallëzim: Një grup kriminal
    po blen vota dhe kanos dibranët

    Partia Demokratike akuzon se koalicioni i majtë po bën përpjekje për të cenuar votën e lirë në Dibër dhe po shantazhon qytetarët për zgjedhjet që do të mbahen më 11 shtator 2016.
    1 Shtator 2016, 15:59
  • Deklarata e plotë e Prokurorisë së Përgjithshme

    ​Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë ka sjell pengimin e ecurisë normale të institucionit të Prokurorisë, e cila kërkon zgjidhje të menjehërshme nëpërmjet miratimit të një dispozite kushtetuese tranzitore. Në optikën e Prokurorisë së Përgjithshme, kjo ndërhyrje emergjente në ligjin themeltar duhet t’u japë fuqi dispozitave të mëparshme ligjore, deri në miratimin e paketës së plotë të Rëformës në Drejtësi.
    1 Shtator 2016, 15:21
  • Llalla: Kushtetuta e re krijon 
    ngërç, na hiqen kompetencat

    Kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon zgjidhje urgjente me dispozitë tranzitore, pasi sipas tij Kushtetuta e re e miratuar në datë 22 korrik me 140 vota ka krijuar ngërç në aktivitetin e institucionit, pasi disa aspekte proceduriale thelbësore janë të pazbatueshme për shkak të mungesës së bazës ligjore.Llalla kërkon që të lihet në fuqi varianti i vjetër deri në miratimin e paketës së plotë të Reformës në Drejtësi.  VIDEO
    1 Shtator 2016, 14:51
  • Lorik Cana tërhiqet nga Kombëtarja:
    Nder që kam përfaqësuar vendin tim

    Kapiteni historik i kuqezinjve ka zyrtarizuar dorëheqjen nga kombëtarja shqiptare. Lorik Cana me 93 aktivizime me Shqipërinë e dha lajmin e largimit në profilin e tij të facebook, pak javë pasi realizoi ëndrrën më të madhe, atë të aktivizimit në fazën finale të një evenimenti si Evropiani i Francës.
    1 Shtator 2016, 14:46
  • Skeda/ Çfarë përfshin marrëveshja
    e kufirit Kosovë – Mal i zi

    Por çfarë përmban marrëveshja për demarkacionin vija kufitare midis Malit të Zi dhe Kosovës. Sipas mediave, Kosova humb disa zona kadastrale e ato janë: Kuqishtë, Haxhaj, Jashanicë, Lipë, Novosellë dhe Jabllanicë.  VIDEO
    1 Shtator 2016, 12:41
  • Shenjtërimi i Nënë Terezës, Posta
     i dedikon pullën ditës së shënua

    Shenjtërimi i Nënë Terezës në datën 4 shtator vjen edhe me pullën e posaçme postare që Posta Shqiptare do të emetojë në nder të saj. 
    1 Shtator 2016, 12:19
  • Veliaj: Në vitin 2017, dy mijë
    kredi të buta për të pastrehët

    Bashkia  e Tiranës duke filluar nga viti tjetër,  do të vendosë një milion dollarë për dhënien e 2 mijë kredive të buta, çka do të bëjë të mundur që bankat të gjenerojnë mbi 60 milion dollarë në tregun imobiliar, kurse 2 mijë familje të reja do të marrin apartamentin e tyre në Tiranë, ndonëse qeveria qendrore e ka pezulluar programin e kredive të buta për shkak të abuzimeve që kanë ndodhur në të kaluarën, ku deputetë dhe drejtorë të rëndësishëm merrnin kredi të buta.  VIDEO
    1 Shtator 2016, 12:10
  • Bankers do të shesë deri në 65%
    të prodhimit në tregun vendas

    Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, Bankers Petroleum, deklaron se do të shesë deri në 65% të prodhimit të saj brenda vendit. Nafta bruto do të t përpunohet në rafinerite e Ballshit dhe të Fierit përmes një marrëveshjeje të arritur me kompaninë IRTC. Kjo do të thotë se rafineria e Ballshit e cila prej muajsh ka pezulluar aktivitetin do të rinisë operacionet duke bërë të mundur rikthimin në punë të 1,200 punonjësve të saj. 
    1 Shtator 2016, 11:48
  • Kualifikimi në Botëror, De Biasi:
    Do të japim 120% për ëndrrën 

    I kënaqur me lojën e kombëtares shqiptare përballë një prej skuadrave më të mira të kontinentit afrikan Marokut, tekniku kuqezi Gianni De Biazi është shprehur i mrekulluar kur ka parë impiantin e ri të kombëtares, stadiumin “Loro Borici”.  VIDEO
    1 Shtator 2016, 11:14
  • Emërimet, qeveria anashkalon ligjin 
    për 27 zyrtarë të lartë të administratës

    Qeveria ka anashkaluar ligjin për punësimin e 27 zyrtarëve të lartë të Administratës publike. Në mbledhjen e së martës Qeveria ka vendosur që përjashtimisht për vitin 2016, këta zyrtarë të rekrutohen nga jashtë administratës. Në një kohë kur ligji përcakton qartë se postet e larta drejtuese mund të plotësohen vetëm nga nëpunës të administratës publike.  VIDEO
    1 Shtator 2016, 10:09
  • Arrestohet tutori i prostitutave
    Kurpalaj do të ekstradohet në Itali

    Arrestohet nga policia në Tiranë Shkëlqim Kurpalaj 41 vjeç nga Kukësi, i dënuar në Itali me 10 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion ilegal.
    1 Shtator 2016, 09:23
  • Evazion 1.5 mln $ me çimenton
    ekstradohet nga Greqia i akuzuari

    Është ekstraduar nga Athina Sotiraq Beçi 32 vjeç nga Tirana, pasi akuzohet për implikim në skema mashtruese me TVSH-në në fushën e tregtimit të çimentos në Korçë para një viti.
    1 Shtator 2016, 08:58
  • Protestat në Kosovë, qeveria heq
    nga rendi i ditës ligjin e kufirit

    Pas protestave, presionit dhe mungesës në sallën e Kuvendit të Listës Serbe qeveria e Kosovës ka vendosur që të tërheqë nga diskutimi dhe votimi projektligjin për miratimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ose sikur njihet ndryshe demarkacioni. Kryeministri Isa Mustafa në fjalimin e tij në Kuvend deklaroi se "Unë si Kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat që të votojmë për demarkacionin me Malin e zi dhe qeveria e heq nga rendi i ditës votimin për demarkacionin". Kreu i ekzekutivit të Kosovës sqaroi se shtyrja e diskutimit nuk nënkupton që marrëveshja për kufirin do të rishqyrtohet, por "Do ta sjellim në kuvend në një kohë më të përshtatshme". Shtyrja e demarkacionit, Lunacek dhe Fajon: Jemi të zhgënjyer  VIDEO
    1 Shtator 2016, 08:11
  • Eurobasket 2017, Shqipëria
    debuton me humbje në Gjeorgji

    Kombëtarja shqiptare e basketbollit debuton me humbje në eliminatoret e Europianit 2017. Kuqezinjtë u mposhtën nga Gjeorgjia 86-47, në sfidën e parë të Grupit F. Ashtu si pritej, dueli në Tbilisi ishte pa histori, edhe sepse gjeorgjianët janë pretendentët për ta fituar grupin, me lojtarë që luajnë edhe në NBA-in amerikan dhe në Euroligë. 
    1 Shtator 2016, 08:04
  • Etrit Berisha huazohet te Atalanta
    Gjimshiti transferohet tek Avellino

    Pak orë para mbylljes së merkatos erdhi dhe zgjidhja e problemeve për Etrit Berishën. Ndërsa portieri ishte në Shkodër në përgatitjet e fundit për miqësoren me Marokun, mediat italianë dhanë lajmin e huazimit të tij nga Lazio te Atalanta. 
    1 Shtator 2016, 08:01
  • 4 shtatori, Ministria e Kulturës dhe
    Bashkia aktivitete për Nënë Terezës

    Ky 4 shtator do të jetë  një ditë e rëndësishme për krenarinë e kombit shqiptar, figurën e çmuar të Nënë Terezës. Pikërisht në 4 shtator, në Vatikan, do të  zhvillohet ceremonia e shenjtërimit i Nobelistes së paqes, Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhiu). 
    1 Shtator 2016, 08:00
  • Transporti, linjat e autobusëve 
    ja cilat do të lejohen nga 1 janari

    Transporti ndërqytetës do të përfshihet në një reformë radikale që nga janari i vitit 2017. Bizneset e fushës duket se do të futen në tranzicion të thellë prej reduktimit të numrit të linjave dhe mjeteve të transportit.  VIDEO
    1 Shtator 2016, 07:31
  • Francë, sekuestrohen 370 kg
    kokainë në fabrikën e 'Coca-Cola'

    Punonjësit në një fabrikë të Coca-Cola-s në jug të Francës hapën një dërgesë me lëng portokalli, por në vend të saj gjetën ngarkesë të madhe kokainë.
    31 Gusht 2016, 22:58
  • First
  • 3058
  • 3059
  • 3060
  • 3061
  • 3062
  • Last
  • Kodi Etik

  • Kontakt

  • Rreth Nesh

  • Raportoni Ju

  • Puno me ne

© 2011 - 2026 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje