-
Ekonomi: Ndryshime ligjore për
Në një takim me përfaqësuesit e Bizneseve Ministrja Milva Ekonomi premtoi ndryshime rrënjësore, duke nisur nga lejet e ndërtimit, te procedurat e regjistrimit të kompanive, te veprimet në hipoteka, apo furnizimi me energji. VIDEO
përmirësimin e klimës së biznesit
4 Mars 2016, 18:03 -
Partizani fitoi derbin, kryeqyteti
Partizani e ka nisur në mënyrën më të mirë derbin e kryeqytetit përballë Tiranës, pasi ka kaluar në avantazh më shpejt sesa e priste duke shënuar në fillim. Kur kishin kaluar vetëm 6’ lojë Fejzullahu depërton bukur në krahun e djathtë, kroson drejt zonës, Sukaj i shpëton mbulimit të mbrojtësve duke goditur me kokë duke e dërguar topin në rrjetë.
vishet i kuq, dorëzohet Tirana
4 Mars 2016, 17:50 -
-
Elma Dorezi: Ministria e Kulturës
Elma Dorezi e cila rikthehet me komedinë e Shekspirit “Zbutja e kryeneçes” pas dy vjetësh në Teatrin Kombëtar, ia dedikon suksesin e saj si regjisore Festivalit të Rinjve. Regjisorja Dorezi edhe pse është një nga më të suksesshmet, nuk e kishte imagjinuar këtë rrugë të karrierës së saj.
duhet të na kthejë festivalin e të rinjve
4 Mars 2016, 15:57 -
-
-
Gjebrea intervistoi Rrokun para 1
Intervista e moderatorit Ardit Gjebrea me vrasësin Marjan Rroku është realizuar një vit më parë, në fillim të 2015-ës, dhe është zgjedhur të transmetohet vetëm pak javë pasi ekzekutori i 16-vjeçares Ald Canaj dhe nënës së saj, bëri kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm.
viti, drejtori i burgut është shkarkua
4 Mars 2016, 14:43 -
Zbardhet udhëzimi i LSI-së për kartat
LSI ka nxjerrë udhëzimin e ri për mënyrën e pajisjes së anëtarëve të saj me kartën e anëtarësisë, në kuadër të procesit zgjedhor në këtë parti. Në zbatim të vendimit të Kryesisë së LSI-së në datën 16 nëntor 2015, prej datës 1 janar 2016 ka nisur pajisja e të gjithë anëtarëve të LSI-së me kartën e re të anëtarësisë.
e reja të anëtarësisë, ja sa kushton
4 Mars 2016, 14:17 -
Tritoli ndaj Tahirit, Vladimir Gjuta
Në një kohë kur pritet që prokuroria t'i dorëzojë Gjykatës së Krimeve të Rënda kërkesën për gjykimin e Baftjar Brukës dhe Vladimir Gjutës ky i fundit ka kërkuar këtë të premte ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg.
mbetet në burg, hetimet drejt fundit
4 Mars 2016, 13:55 -
Veliaj i jep "Celësin e Qytetit" tenorit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka dorëzuar tenorit shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu simbolin e “Çelësit të Qytetit”në shenjë mirënjohje për kontributin që artisti me famë botërore ka dhënë në promovimin e vlerave tona kombëtare dhe në mënyrë të veçantë për përzgjedhjen e Tiranës si një nga stacionet e turit të tij botëror, i cili kalon përmes qyteteve më të mëdha të artit dhe kulturës në botë: Tokio, Firence, Moskë, Vienë, Berlin, Paris dhe Nju Jork. Ai shoqërohej në këtë takim edhe nga drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni.
Saimir Pirgu: Je krenari e frymëzim
4 Mars 2016, 13:41 -
Lojrat Olimpike Brazil 2016, në
Çështja e refugjatëve nuk e ka lënë indiferent botën e sportit. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bach bëri të ditur se në Lojërat Olimpike të Rios së këtij viti pritet të marrë pjesë një skuadër e përbërë nga refugjatë që do të quhet Ekipi Olimpik i Refugjatëve.
sfidë edhe ekipi i refugjatëve
4 Mars 2016, 13:24 -
-
-
-
Pensionet, do njihen të gjitha
Shumë të moshuar që janë në prag pensioni apo që kanë dalë tashmë, nuk u janë njohur një pjesë e viteve të punës. Kjo për shkak se nuk kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Por qeveria ka gati një vendim për të njohur të gjitha vitet e punës edhe ato që janë të dokumentuara me laps. Gjatë analizës vjetore të Instituti të Sigurimeve Shoqërore, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi u shpreh se pas kësaj nisme, të moshuarit nuk kanë pse ti drejtohen më Gjykatës. VIDEO
vitet pa shkuar në Gjykatë
4 Mars 2016, 11:59 -
SHBA, përçahet kampi republikan
Të gjithë kundër Donald Trump. Është kjo situate e rrezikshme në kampin republikan. Edhe veteranët, apo një nga zërat më të fuqishëm brenda kampit, ish kandidati për president të SHBA-ve në vitin 2012, Mitt Romney e ka cilësuar atë si një njeri gënjeshtar. Të tjerët i kanë bërë thirrje votuesve ta braktisin miliarderin.
të gjithë kundër kandidatit Trump
4 Mars 2016, 11:52 -
Dëmshpërblimet e përmbytjeve
Banorët e Nënshkodrës protestuan sërish paraditen e sotme para godinës së Prefekturës në Shkodër për të kërkuar dëmshpërblimet nga përmbytjet. Protesta ishte e qetë por banorët u shprehën se nëse qeveria nuk reagon do përshkallëzojnë protestat. Dje Prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani shpjegoi se janë 3 lista për dëmet e përmbytjeve dhe në 2011-ën procesverbalet janë shumëzuar me zero. VIDEO
banorët e Nënshkodrës në protestë
4 Mars 2016, 11:46 -
-
-
Hapet gjyqi, Prokuroria: Prenga
Për të vërtetuar akuzën e plagosjes dhe armabjties që rëndon mbi deputetin Armando Prenga i pandehur për konfliktin e 5 shtatorit 2015 midis tij dhe fisit Cali në Kurbin, Prokuroria kërkon pyetjen e 75 dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen. VIDEO
kërcënoi Calajt "Ju zhduk si fis!"
4 Mars 2016, 11:25 -