-
-
“Infokioska”, OSHEE sistem
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, kanë promovuar sot një shërbim të ri ndaj konsumatorëve, lidhur me mundësinë e ofrimit me transparencë të disa shërbimeve.
vetëshërbimi online për qytetarët
3 Dhjetor 2015, 14:36 -
4 "policë" grabisin 3.5 milionë
Disa miliona euro janë grabitur në mesditën e së enjtes nga autoblindi i “Rogat Security” i cili po transportonte para drejt Rinasit. Pas grabitjes, e cila ka zgjatur 3 minuta në kryqëzimin e Laknasit në rrugën Tiranë-Rinas, autorët janë larguar me 4 thasë me para, ndërsa kanë qëlluar me armë në ajër për të trembur rojet e “Rogat Security”. VIDEO FOTO
€ të bankës në vetëm 3 minuta
3 Dhjetor 2015, 14:13 -
Thirrja e Berishës: Shqiptarë
Nga tempulli i demokracisë, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve që të largohen nga vendi. Deputeti demokrat tha nga foltorja e Kuvendit se nisma e qeverisë për të ndryshuar Kodin Penal ne kuadër informalitetit është staliniste. VIDEOTë premten seancë maratonë, PS dhe PD negociata për kohëzgjatjenJa 4 Kodet që do të ndryshohen sot në Kuvend
ikni nga vendi, rrezikoni burgun
3 Dhjetor 2015, 13:00 -
Projektligji për lojërat e fatit, mbyllen
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar në parim projektligjin për Lojërat e Fatit, i cili parashikon mbylljen e kazinove elektronike dhe ul ndjeshëm pikat e basteve. Projektligji parashikon gjithashtu mbylljen apo zhvendosjen e pikave të basteve në distancë më të afërt se 200 metra nga institucionet arsimore, institucioneve bankare dhe institucioneve fetare.
kazinotë, reduktohen pikat e basteve
3 Dhjetor 2015, 11:49 -
Basha: Në 8 dhjetor, jo protestë
Në protestën e 8 dhjetorit ne jo thjesht do të protestojmë por do të kërkojmë zgjidhje. Kështu ka deklaruar lideri i opozitës, këtë të enjte gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. VIDEOBasha nga Fieri: Më 8 dhjetor i japim qeverisë goditjen e fundit"Nëse dhunohemi, përdorim forcën"
por zgjidhje për qeveri teknike
3 Dhjetor 2015, 10:32 -
Plani i përgjithshëm kombëtar, KiE
Eksertë të Këshillit të Europës do të asistojnë Minizstinë e Zhvillimit Urban për hartimin e tre planeve kryesore, plane që janë duke u diskutuar me qytetarët e që do i dorëzohen qeverisë bashkë me raportin dhe oponencën që do të realizohet nga ekspertët. Këto plane pritet që të miratohen në vitin 2016.
asiston Ministrinë e Zhvillimit Urban
3 Dhjetor 2015, 10:05 -
Sulmi me 14 viktima në SHBA, mes
Policia në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka identifikuar dy nga sulmuesit e sulmit me armë në San Bernadino. Ata janë 28-vjeçari Syed Farook dhe 27-vjeçarja Tashfeen Malik, të dy të vrarë nga policia. 14 janë viktimat e këtij sulmi me armë si dhe 17 të tjerë të plagosur.
tyre autorët e vrarë burrë dhe grua
3 Dhjetor 2015, 09:59 -
Rama-Valls, mbështetje në luftën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar këtë të enjte me homologun frances Manuel Valls, pas mbërritjes në Paris. Teksa Rama shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare në luftën e përbashkët të vendeve kundër terrorizmit, Valls i cilësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria si një qasje shumë pozitive për hapjen e negociatave, ndërsa insistoi për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. VIDEO
e përbashkët kundër terrorizmit
3 Dhjetor 2015, 09:04 -
-
Zgjerohet skandali i korrupsionit
Korrupsioni ka goditur sërish FIFA-n. Arrestime të reja kanë ndodhur në qeverinë botërore të futbollit, në kuadër të hetimeve për skandalin korruptiv të FIFA-s. Sipas autoriteteve zviceriane, në bazë të hetimeve që po udhëhiqen nga prokurorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë arrestuar 10 zyrtarë të tjerë gjatë orëve të natës, mes tyre dy zyrtarët e lartë Juan Angel Napout, president i Konfederatës së Futbollit e në Amerikën e Jugut si dhe Alfredo Hawit president i konfederatës së Futbollit në Amerikën Qëndrore.
në FIFA, arrestohen 10 zyrtarë
3 Dhjetor 2015, 08:39 -
Ndryshojnë 4 Kode, votohet
“Kodi i Familjes”, “Kodi Penal”, “Kodi i Punës” si dhe “Kodi Rrugor” pritet të ndryshohen gjatë seancës së sotme parlamentare, nëse mazhoranca do të arrijë të krijojë shumicën e cilësuar. Ndryshimet që pritet të shoqërohen me debatet më të gjata, janë ato në Kodin Penal.
edhe burgu për biznesin
3 Dhjetor 2015, 08:15 -
Minierat, Qeveria vendos
Këshilli i Ministrave ka vendosur rregulla të reja sa i takon punonjësve të sektorit minerar. Në mbledhjen e fundit ka miratuar edhe një sërë vendimesh të tjera që kanë patur të bëjnë me krijimin e agjencive për zhvillimin e rajoneve dhe përcaktimin e kritereve për liçensave për tregëtimin e naftës
rregulla të reja për punonjësit
3 Dhjetor 2015, 08:13 -
MAS:"Mësues për Shqipërinë"
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur regjistrimin e të gjithë kandidatëve të cilët kërkojnë të punësohen në arsimin parauniversitar. Ajo ka saktësuar se të gjithë kandidatët që kalojnë janë ata që do të grumbullojnë 50% të pikëve të testimit.
Regjistrimi deri në 12 dhjeto
3 Dhjetor 2015, 07:19 -
Përgjimet për drogën që çuan
Hetimi për një trafik droge, që ka pasur në përgjim dy persona nga Kruja, ka hapur një dosje paralele duke sjellë arrestimin e prokurorit të Krujës Haxhi Giu, që njihet ndryshe dhe si ish-kryetari i grupit hetimor i çështjes së hetimit të dosjes së vrasjes së ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari. Giu është arrestuar dje pasdite me një vendim të njësisë antikorrupsion pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, teksa ishte duke u kthyer nga Kruja në Tiranë. Dylgjeri: “E kisha shok, pas luksit, dje e mbuloi turpi” Pas arrestimit të Giut, Petrit Qano emërohet prokuror i rrethit të Krujës
në nxjerrjen e emrit të prokurorit
3 Dhjetor 2015, 03:03 -
VV përgënjeshtron policinë: Njësi
Lëvizja Vetëvendosje hedh poshtë deklaratat e policisë se nuk ka përdorur armë gjatë operacionit të së dielës ku arrestoi ish liderin Albin Kurti dhe 90 aktivistë apo anëtarë të kësaj partie. Në një deklaratë për mediet, Vetëvendosje akuzon policinë për ushtrim dhune ndaj aktivistëve nëpërmjet përdorimit të njësisë për operacione speciale për veprime anti-terroriste.
anti-terroriste ishin në operacion
2 Dhjetor 2015, 18:58 -
Prokurori i "Hajdarit" kapet në
Kërkoi 29 mijë euro parapagim për ndryshimin e akuzës nga trafik narkotikësh në moskallëzim krimi arrestohet prokurori i Krujës Haxhi Giu. Policia e Tiranës e ka arrestuar të mërkurën rreth orës 15:15 minuta në rrugën "Dritan Hoxha" në dalje të kryeqytetit. Momenti i arrestimit është regjistruar nga një kamer e vendosur në trupin e punonjësit të policisë që i komunikon urdhrin e arrestimit. VIDEO
flagrancë për 29 mijë euro ryshfet
2 Dhjetor 2015, 18:29 -
-
-
HIV/AIDS, 870 të prekur në Shqipëri
87 raste të reja gjatë 2015 si dhe 870 në total është numri i të prekurve nga Hiv/Aids në vendin tonë. Të dhënat bëhen publike nga raporti i ISHP-së ndërsa ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj pranon se sfida e mjekësisë është minimizimi i rasteve dhe trajtimi i të prekurve.
ISHP: 87 raste të reja vetëm në 2015
2 Dhjetor 2015, 14:42 -
Falet kamatëvonesa për familjet
Qeveria vendos t'i falë kamatëvonesën për faturat e pashlyera të energjisë elektrike ndër vite mbi 22 mijë familjeve me ndihmë ekonomike dhe 4 mijë biznese të vogla. Kjo u bë më dije nga vet kryeministri Edi Rama në një konferencë të posacme ne kryrministri. Ata që përfitojnë janë qytetarët dhe biznese që kanë paguar në mënyrë të rregullt detyrimet sipas kontratës me OSHEE-në VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit
në nevojë dhe bizneset e vogla
2 Dhjetor 2015, 13:48