Shqiptarja logo
E hënë 6 Prill 2026 - Përditësimi i fundit 08:11
  • Home
  • Edicionet Lokale
  • KronikË
  • Politikë
  • Shëndeti
  • Ekonomi
  • Sport
  • KOSOVË & RAJONI
  • BotË
  • KulturË
  • Editorial
  • Opinion
  • Të Fundit
  • Sociale
  • Drejt Punës
  • Speciale
  • Lajme të mira
  • Lifestyle
  • VIP & Spektakël
  • Receta
  • Horoskopi
  • Dosje
  • Fotogaleri
  • Videogaleri
  • Pikë e zezë
  • Sondazhe
  • TiranË
  • VlorË
  • Elbasan
  • KorçË
  • DurrËs
  • DibËr
  • Fier
  • KukËs
  • LezhË
  • Berat
  • GjirokastËr
  • ShkodËr
Shqiptarja LIVE logo

Rezultatet e kërkimit për: 201 /105834 Rezultate (0.67 seconds)

  • Lajme
  • Fotogaleri
  • Video
  • Masa ndaj Shpëtim Gjikës në spital
    Pallati në Vlorë drejt sekuestros

    Pas transferimit të kryebashkiakut Shpëtim Gjika në Tiranë për arsye shëndetësore, masa e sigurisë arrest me burg dhënë nga gjykata e Vlorës do t’i komunikohet atij në ambientet e spitalit. Të njëjta burime sqaruan se ditën e hënë në Gjykatë Prokuroria do të dorëzojë edhe kërkesën për sekuestro preventive të pallatit 11 katësh në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë VIDEO
    7 Shkurt 2015, 15:36
  • SOFT NEWS – FRANCË – ”Ferrari” i Alen Delonit shitet për 14,2 milionë euro

    PARIS – Një ”Ferrari 250 GT California Spyder” që i përkiste aktorit francez, Alen Delon në vitet ’60 u shit dje për 14,2 milionë euro, gjatë një ankandi në Paris. Ky kabriolet i rrallë bënte pjesë në koleksionin Baillon, vënë në shitje gjatë një ankandi të organizuar nga shtëpia e ankandeve Artcurial.
    7 Shkurt 2015, 14:24
  • Posta Shqiptare- Lazimi: 2014-ta, vit i suksesshëm financiarisht dhe standarde shërbimesh

    TIRANE-Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, u shpreh të shtunën se, “Viti 2014 ka qenë një vit i suksesshëm financiar për Postën Shqiptare, ndërsa sfidat e së ardhmes mbetet rritja e cilësisë dhe standardeve të shërbimit për të gjithë klientet.”
    7 Shkurt 2015, 14:21
  • Eksodi, Vetëvendosja protestë me 
    autobusë me fotot e qeveritarëve

    Aktivistët e Vetëvendosjes kanë zgjedhur të protestojnë duke nisur në rrugët e Prishtinës autobusë me fotot e liderëve të qeverisë Kosovës në formë përfaqësimi të largimit të kosovarëve drejt shteteve të Europës
    7 Shkurt 2015, 14:19
  • Gjika në spital privat, mjeku:Për
    72 orë do të jetë në reanimacion
     

    Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, i arrestuar pasditen e djeshme me kërkesë të Prokurorisë nën akuzën se ka dhënë leje të paligjshme për një pallat 11-katësh, është transferuar në Spitalin Amerikan në Tiranë për një mjekim më të specializuar, pas problemeve me tensionin e lartë dhe dhimbjeve të forta të zemrës që pësoi dje 5 orë pas arrestimit. Kardiologu: Minimumi për 72 orë do të survejohet dhe më pas do të vendoset për kryerjen e koronarografisë.  VIDEOKRRT s'dha leje në '10Pranga Shpëtim Gjikës, pas 5 orësh në reanimacionVIDEO/ Gjika me makinën e policisë në spital /FT
    7 Shkurt 2015, 14:13
  • SIRI – OJQ: Më shumë se 210 000 të vdekur nga konflikti në katër vjet

    BEJRUT – Lufta në Siri ka shkaktuar 10 000 të vdekur këto dy muajt e fundit duke e çuar bilancin e konfliktit në më shumë se 210 000 të vdekur në rreth katër vjet, njoftoi sot Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
    7 Shkurt 2015, 14:10
  • Tregu valutor-Leku i qëndrueshëm ndaj valutave

    Tirane - Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fund javë, monedha vendase Lek ka ruajtuar vlera të qëndrueshme në këmbim me valutat kryesore euro dhe dollarë, kundrejt një dite më parë. Ndërsa Leku, forcoi pozitat lehtë, kundrejt valutave kryesore krahasur me fillimin e kësaj jave.
    7 Shkurt 2015, 14:09
  • Ja denoncimi që çoi në arrestimin
    e Gjikës, Haxhit dhe Sulajn

    Kallëzimi i shtetases Sadete Osmani, trashëgimtare e familjes Osmani në Vlorë pronare e truallit mbi të cilin është ndërtuar pa leje pallati 11-katësh vuri në lëvizje Prokurorinë për të hetuar e më pas arrestuar kryebashkiakun Shpëtim Gjika, drejtoren e planifikimit Doriana Sulaj dhe biznemenin Artur Haxhi. VIDEO
    7 Shkurt 2015, 13:28
  • Mbifaturimet, Paloka: U anulluan
    nga presioni i PD, Rama: Vajmedet!

    Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-­së, Edi Paloka janë përplasur në distancë sa i përket anullimit të mbifaturimeve të faturave të energjisë. Paloka e cilësoi këtë vendim të qeverisë si një fitore të PD-së, pasi kjo e fundit sipas tij ishte në ball të protestave të qytetarëve për energjinë. Por në një status në rrjetin social Twitter, kryeministri Rama shkruan se PD ishte në pushtet në vitin 2010 dhe nuk i anulloi këto fatura. OSHEE: Po, vendimi është marrë që në 2010, por nuk është zbatuar  Rama: OSHEE fal 41,1 mln usd mbifaturim ndaj 53.900 qytetarëve
    7 Shkurt 2015, 13:03
  • Gjika refuzoi 4 herë Prokurorinë
    për kontroll, mbylli derën me roje

    Kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka refuzuar 4 herë Prokurorinë të sekuestrojë dokumente zyrtare pranë Bashkisë, ndërsa zyrtarisht përgjigjej në shkresa se është i gatshëm të bashkëpunonte me akuzën. Burime nga prokuroria e Vlorës thanë për A1 Report se ky ka qenë dhe një ndër shkaqet që ndaj Gjikës është ngritur dhe akuza për pengim veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Akuza: Na tha ejani merrni dokumentet pastaj mbylli derën.
    7 Shkurt 2015, 12:53
  • Posta, Lazimi: Nuk tolerojmë asnjë
    rast abuziv, rrisim me 10% rrogat

    Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, u shpreh të shtunën se, “Viti 2014 ka qenë një vit i suksesshëm financiar për Postën Shqiptare, ndërsa sfidat e së ardhmes mbetet rritja e cilësisë dhe standardeve të shërbimit për të gjithë klientet.” VIDEO
    7 Shkurt 2015, 11:27
  • Sport – Ariedo Braida, drejtori i ri sportiv i Barcelonës

    TIRANE – Ariedo Braida, ish-menaxheri sportiv i Milanit, javën e ardhshme pritet të emërohet drejtor sportiv i Barcelonës në vend të të shkarkuarit Andoni Zubizarreta. Josep Maria Bartomeu, president i Barcelonës, përfundimisht e ka gjetur pasardhësin e ish-drejtorit sportiv, Zubizarreta, i cili u shkarkua nga detyra muajin e kaluar. Sipas të përditshmes […]
    7 Shkurt 2015, 10:23
  • Shkodër – Kapen nga policia pa lejen e drejtimit te automjetit

    TIRANË – Nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës njoftohet se më datë 06.02.2015, u bë arrestimi në flagrancë shtetasi Ilirian Sallaku,  vjeç 32, banues në  fshatin Blinisht, Lezhë dhe Danjel Lumaj, vjeç 30, banues ne fshatin Selce, Malesia Madhe, pasi  në vendin e  quajtur « Kisha Zojes », aksi rrugor Shkodër – Lezhë, […]
    7 Shkurt 2015, 10:22
  • Vendimi, Gjykata Administrative
    kthen padinë e PD për AMA-n

    Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza ka njoftuar dje nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, se Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e PD për të shpallur të paligjshëm, përzgjedhjedhjen e kryetarit të AMA.
    7 Shkurt 2015, 09:05
  • Leka: RTSH është gati të
    fillojë procesin e dixhitalizmit

    Drejtori i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Martin Leka e quan të vonuar nisjen e procesit të kalimit të frekuencave televizive nga numerike në dixhitale, duke theksuar se institucioni që ai drejton është gati të nisë nga puna.
    7 Shkurt 2015, 08:59
  • Vaçe Zela rikthehet ndër
    këngë, foto dhe kujtime

    U largua nga jeta një vit më parë, por Vaçe Zela prapë di të rikthehet. Mjafton të dëgjosh një këngë të regjistruar të saj, mjafton vërtet për ta ndjerë pranë. Vaçe Zela ndërroi jetë në Bazel të Zvicrës në moshën 75-vjeçare, duke hyrë data 6 janar 2014, rreth orës 01:20.
    7 Shkurt 2015, 08:42
  • Shqipëri- Kosovë, tekste të njëjta
    për arsimin parauniversita

    Shqipëria dhe Kosova do të kenë tekste të përbashkëta sa i përket arsimit parauniversitar. Ky ka qenë mesazhi që kanë përcjellë Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Ministri i Arsimit të Kosovës Arsim Bajrami pas vizitës së këtij të fundit në Tiranë. 
    7 Shkurt 2015, 08:34
  • Përmbytjet, Rama: S’do t’ju
    shmangemi detyrimeve

    Qeveria nuk do t’ju shmanget detyrimeve dhe përgjegjësive për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit. Kështu është shprehur kreu i qeverisë, Edi Rama në një konferencë për shtyp gjatë ditës së djeshme.
    7 Shkurt 2015, 07:54
  • Dosja "Kokaina", Gjykata e Apelit
    nuk u jep lirinë "baronëve të drogës"

    Kanë kërkuar t`i shpëtojnë qelisë, 5 nga 9 të arrestuarit e grupit ‘Kokaina’. Ndonëse asnjë prej tyre nuk ka qenë në sallën e gjyqit të Apelit të Krimeve të Rënda, avokatët mbrojtës kanë tentuar të bindin gjykatën se klientët e tyre, janë të pafajshëm.
    7 Shkurt 2015, 07:48
  • Anëtarët e këshillit refuzuan
    lejen në 2010 për biznesmenin

    Me një vendim të KRRT të bashkisë së Vlorës në vitin 2010 është rrëzuar një kërkesë për lejë ndërtimi, me qëllim ngritjen e katit të 9 dhe të 10 mbi objektin ekzistues.
    7 Shkurt 2015, 07:40
  • Arrestohet Kryebashkiaku Gjika 
    pas 5 orësh pëson parainfrakt!
    Gjika në spital/Ja hetimet/
    VIDEO/ Gjika me makinën e policisë në spital /FT
    VIDEO/Arrestimi i biznesmenit Artur Haxhi/FOTO

    Me vendim Gjykate është arrestuar ne banesen e tij kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika. Bashkë me të u arrestuan edhe drejtoresha e Urbanistikës Doriana Sulaj dhe biznesmeni Artur Haxhi. Gjika dhe zyrtarja tjetër e Bashkisë akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë dhënë leje të jashtëligjshme për ndërtimin e një pallati 11 katësh. Haxhi nisi ndertimin me dokumente false.  Prokuroria: Gjika pengoi marrjen e dokumenteve zyrtare në Bashki. (Ne brendesi te lajmit, rezultatet e hetimeve qe cuan ne pranga Gjiken) VIDEO FOTOFOTO/ Gjika shtrohet ne spital, probleme me tensionin dhe dhimbje ne gjoks
    7 Shkurt 2015, 07:37
  • First
  • 3743
  • 3744
  • 3745
  • 3746
  • 3747
  • Last
  • Kodi Etik

  • Kontakt

  • Rreth Nesh

  • Raportoni Ju

  • Puno me ne

© 2011 - 2026 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje