-
Izraeli dëshiron të eksportojë gaz në Evropë përmes Italisë! Netanyahu: Jemi të përgatitur për të rritur kapacitetet e eksportit
Izraeli dëshiron të rrisë eksportet e tij të gazit në Itali dhe Evropë. Kështu u shpreh të premten kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duke rritur mundësinë e krijimit të një terminali të gazit natyror të lëngshëm në Qipro.
10 Mars 2023, 17:49 -
Irani dhe Arabia Saudite rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas 7 vitesh armiqësi
Irani dhe Arabia Saudite janë pajtuar për të rivendosur raportet pas shtatë vjetësh armiqësi, që ka kërcënuar stabilitetin dhe sigurinë në Gjirin Persik dhe ka ndihmuar në nxitjen e konflikteve në Lindjen e Mesme, nga Jemeni deri në Siri
10 Mars 2023, 16:42 -
-
Erdogan firmos dekretin: Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen më 14 maj
Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi do të mbahen më 14 maj. Këtë e bëri me dije presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një dalje për mediat duke theksuar se nuk do të shtyhen për më 18 qershor pasi kjo periudhë përkon me mbajtjen e testeve pranuese në universitete, pushimet e verës dhe pelegrinazhit të Haxhit.
10 Mars 2023, 14:20 -
Xi Jinping fiton mandatin e tretë si president i Kinës
Udhëheqësit kinez Xi Jinping iu dha një mandat i tretë pesëvjeçar si president i Kinës të premten. Miratimi i emërimit të Xi në ceremoninë e Kongresit Kombëtar Popullor (NPC) ishte diçka e pritur dhe e paramenduar, pasi lideri ka lënë mënjanë rivalët e mundshëm politikë dhe ka mbushur radhët e larta të Partisë Komuniste që udhëheq vendin me mbështetësit e tij, që nga marrja e pushtetit në vitin 2012.
10 Mars 2023, 10:56 -
-
-
-
-
Artan Lame shkarkohet nga posti i kreut të Kadastrës, vendin e tij e zë Dallëndyshe Bici! Shkak dyshohet problemet e thella me pronat në jug
Artan Lame është shkarkuar nga posti i kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Mësohet se në krye të këtij institucioni, pritet të emërohet, Dallëndyshe Bici e cila ka mbajtur më parë postin e drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
9 Mars 2023, 20:55 -
Fitoi zgjedhjet pasi garoi i pavarur, ish-gjenerali i NATO-s, nis mandatin si president i ri i Çekisë
Petr Pavel, ish-shefi i ushtrisë çeke dhe zyrtar i nivelit të lartë të NATO-s, e filloi mandatin e tij pesëvjeçar si president çek të enjten me zotimet se do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën dhe të mbështesë politikat ekonomike.
9 Mars 2023, 19:07 -
Si doli nga burgu Safet Bajri për 4.5 vjet pasi u dënua me 22 vite nga drejtësia belge! Shtegu në Kodin Penal me bashkimin e dënimeve dhe ‘sjellja e mirë’
Safet (Rustem) Bajri përfitoi nga bashkimi i dënimeve që parashikohet në nenet 55 dhe 56 të Kodit Penal si dhe nga ulja e dënimit deri në 90 ditë në vit për sjellje të mirë.
9 Mars 2023, 18:53 -
VIDEO/ Lavdëroi Parkun Divjakë-Karavasta në një intervistë, drejtori pushohet nga puna pse s’kishte marrë leje
Drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ardian Koçi u pushua nga puna pas një interviste për Zërin e Amerikës lidhur me turizmin natyror në Shqipëri. Agjencia e Zonave të Mbrojtura, përmend si shkak të pushimit nga puna mos-marrjen e lejes tek eprorët për intervistën.
9 Mars 2023, 18:31 -
-
A po nis presioni ndaj opozitës së Kosovës për propozimin evropian?
Qëndrimet kundërshtuese të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kanë krijuar shqetësim për partnerët perëndimorë të Kosovës.
9 Mars 2023, 17:47 -
-
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon dënimin me 25 vite burg për Ilir Selmanin dhe 7 vite për Elvis Gacajn
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shpallur pretencën për dy anëtarët e klanit Duka të akuzuar për vrasjen e ish efektivit të policisë, Santiago Malko në 27 gusht të 2019-ës.
9 Mars 2023, 15:30 -
Rritja e pagave për mjekët specialistë, Alimehmeti ironizon Ramën: S'je as në nivelin e Kosovës! 'Bluzat e bardha' ikin nga Shqipëria se e kuptojnë talljen e kryeministrit
Ilir Alimehmeti ka ironizuar kreun e qeverisë për rritjen e pagave për mjekët specialistë duke thënë se nuk kuptohet kur e ka seriozisht e kur bën shaka. Sipas tij, Rama kthehet me deklaratat për rritje pagash sa herë afrohen zgjedhjet.
9 Mars 2023, 13:45 -
SHBA dhe Evropa shprehin shqetësim për pasurimin e uraniumit nga Irani
SHBA dhe Evropa kanë ngritur alarm për Iranin të mërkurën, duke thënë se vendi ka prodhuar një sasi të vogël uraniumi të pasuruar me 84 për qind pastërti, dhe thanë se Irani duhet të japë shpjegim se si ndodhi kjo gjë
9 Mars 2023, 13:22 -
Punësohen 324 infermierë në dy muajt e parë të këtij viti, Ministrja e Shëndetësisë: Pas mjekëve specialistë, do të vijojmë rritjen e targetuar të pagave për personelin shëndetësor
Pas rritjes me 50 mijë lekë për mjekët specialistë, rritja e pagave të targetuara do të vijojë. Këtë e bëri me dije ministrja Ogerta Manastirliu duke thënë se do të ketë sërish rritje pagash për kategoritë e tjera në shëndetësi.
9 Mars 2023, 12:02 -
Anija 'Lissus' e Forcës Detare niset me mision në detin Mesdhe, si pjesë e operacioneve të NATO-s
Anija “Lissus” dhe një ekip efektivësh të Forcës Detare do të jetë pjesë e operacioneve të përqendruara (FOCOPS) të NATO-s, në Detin Mesdhe. Në ceremoninë e përcjelljes së ekuipazhit, zv.Shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral major Manushaqe Shehu u shpreh se me këtë mision, “Forca Detare rikthehet të kontribuojë si faktor i rritjes së sigurisë detare, pas një angazhimi të suksesshëm 3 vjeçar nga viti 2016-2019, në aktivitetin e NATO-s Sea
9 Mars 2023, 11:08