-
Dolën vullnetarë, 50 të burgosur shqiptarë në Britani do sillen në janar në Shqipëri!
Të burgosurit shqiptarë në burgjet britanike do të dërgohen në shtëpi për të vuajtur dënimin e tyre. Pesëdhjetë të burgosur tashmë kanë dalë vullnetarë për t'u transferuar nga burgjet britanike në ato shqiptare si pjesë e marrëveshjes së re, mes 2 vendeve. Në total janë 1,336 të burgosur shqiptarë në Britani.
29 Dhjetor 2022, 21:42 -
2022 'në lupën' e Lorenc Vangjelit: Rakia e Mziut nuk dezinfekton plagën në PD! Berisha, hipoteka e pushtetit të Ramës! Meta, biri i adoptuar nga i cili Saliu pret zgjidhje
8 janari, është një datë e rëndësishme në kalendarin politik të 2022, për të cilën analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një analizë, përtej asaj të dukshmes, dhunës që u pa në selinë blu atë diel. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, përballë gazetarit Denin Minga, Vangjeli e cilësoi “8 janarit”, një pasojë, e një sërë veprimesh që datonin shumë më herët, që në 26 prill, 1 ditë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare.
29 Dhjetor 2022, 19:14 -
Indonezi/ Gra që punësohen për të rrahur gra, ja cili është vendi ku dënimet kryhen nga e njëjta gjini
Aktivistët e të drejtave të njeriut kane ngritur alarme për situatën në Indonezi. Aceh, provinca e vetme e Indonezisë me polici të Sheriatit, tani ka fshikulluese, pra gra që rrahin me kamxhik gra të tjera.
29 Dhjetor 2022, 18:22 -
-
Robotë me liçencën për të vrarë, revolucioni i guximshëm i policisë në SHBA
Policia e San Franciskos në SHBA, mund të ketë së shpejti një ndihmë shtesë në luftë kundërkrimit. Nëse pranohet propozimi nga Bordi i Mbikëqyrësve (Gjykata e Mbikëqyrësve), robotët që zakonisht përdoren nga oficerët e policisë për të çaktivizuar bomba apo për të eksploruar zona të rrezikshme, mund të licencohen që të vrasin të dyshuarit e krimeve të rënda
29 Dhjetor 2022, 13:51 -
Ylli Pata: Nga 8 janari i qysqive te grushti para liderëve të BE, radiografia e luftës së PD
Entuziazmi mediatik për një drekë në Laknas pati nota të forta kryesisht tek mbështetësit e Foltores, pasi në krahun tjetër kishte më shumë mërzitje. E cila kthjelloi paksa dehjen mediatike për të shpallur politikisht një përfundim, që sensing e ka diku tjetër. Për të treguar se manovra politike e Sali Berishës është e suksesshme.
29 Dhjetor 2022, 13:31 -
Vrau pronarin e lokalit pas sherrit për kalin, ‘të fortit' të Vlorës Eduart Xhezos i konfiskohen 4 makina e një dyqan
Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin e konfiskimit të pasurive të Eduard Xhezos, të fortit të Vlorës që vrau një biznesmen vetëm pas sherrit për një kalë, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.
29 Dhjetor 2022, 13:23 -
-
Afera me inceneratorin e Fierit, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin në qeli për Arben Dervishajn, Regan Merdanin e Enver Shehin
Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurimit arrest me burg caktuar nga Shkalla e Parë për Arben Dervishajn, biznesmeni që mbikëqyrte punimet i inceneratorit të Fierit ndërsa akuzohet se paraqiste raporte fiktive në ministritë e linjës. Dervishaj kishte Apeluar masën e GJKKO duke kërkuar ndryshimi e saj, kërkesë që u rrëzua këtë të enjte në Apel
29 Dhjetor 2022, 12:40 -
‘Mikeshë e Çapjave’, SPAK çon për gjykim çështjen ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka! Mori 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim çështjen ndaj gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka, avokatin Ilir Pashaj dhe të pandehurve të tjerë. Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i uluar dënimin me 6 muaji një të burgosuri.
29 Dhjetor 2022, 10:58 -
-
7 ditë para Vitit të Ri, lirohet nga qelia Anton Gjini, ndërtuesi i kullave në Tiranë! I dënuar në Spanjë për trafik heroine
Anton Gjinaj alias Pashk Rrapi, pronari i kompanisë së ndërtimit “Alesio-2014” dhe investitor në dhjetëra pallate në Tiranë dhe infrastrukturë publike, është liruar nga burgu i Rrogozhinës, ku vuante dënimin e marë nga drejtësia Spanjolle.
29 Dhjetor 2022, 07:20 -
7 ditë para Vitit të Ri, lirohet nga qelia Anton Gjini, ndërtuesi i kullave në Tiranë! I dënuar në Spanjë për trafik heroine
Anton Gjinaj alias Pashk Rrapi, pronari i kompanisë së ndërtimit “Alesio-2014” dhe investitor në dhjetëra pallate në Tiranë dhe infrastrukturë publike, është liruar nga burgu i Rrogozhinës, ku vuante dënimin e marë nga drejtësia Spanjolle.
29 Dhjetor 2022, 07:20 -
-
-
Ndërrimi i viteve përmes nostalgjisë! Koleksionisti Kozma Dashi rrëfen në ‘Esencë’ sesi festat merrnin ‘kuptim’ mes kartolinave
Njerëzimi krijon vetiu një lëvizje të ritmit të gjërave dhe jetës që ndryshon nga viti në vit edhe zakonet e të jetuarit. E njëjta gjë ndodh edhe me mënyrën sesi urojmë festojmë dhe si ndryshojmë traditat
28 Dhjetor 2022, 21:15 -
-
KPK bën bilancin: 75% e subjekteve kanë kaluar në vetting! 201 gjyqtarë e prokurorë ende pa kaluar në ‘filtër’
201 prokurorë ose gjyqtarë nuk kanë kaluar ende në filtrin e Vettingut! Sipas bilancit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kanë përmbyllur procesin e rivlerësimit kalimtar, ose e thënë ndryshe, 75% të listës totale prej 805 subjektesh.
28 Dhjetor 2022, 21:00 -
Kur Berisha e Meta vetëquhen ‘e ardhmja’ e politikës, kemi prekur fundin?!
Fakti që dhe pas tre mandatesh në qeverisjen qëndrore, e pas shumë mandatesh në pushtetin vendor, opozita nuk po arrin as të afrohet në numra, jo më të barazojë dhe kalojë në epërsi, ndaj socialistëve në pushtet, deri më tani nuk përbën ndonjë tragjedi.
28 Dhjetor 2022, 20:56 -
Me pallat pa leje dhe 'non grata', ja pse KPA rrëzoi kërkesën e Fatmira Hajdarit për t'u kthyer në drejtësi: Nuk justifikon 900 mijë USD pasuri
Kolegji i Apelimit konfirmoi si të drejtë vendimin e KPK-së për shkarkimin nga detyra të Fatmira Hajdarit që nuk kaloi testin e pastërtisë së figurës dhe të pasurisë
28 Dhjetor 2022, 20:42 -
Demokratët kërkuan publikimin e deklaratave tatimore të ish-presidentit Trump, do publikohen të premten
Deklaratat tatimore, të redaktuara, të ish-presidentit republikan Donald Trump do publikohen për median ditën e premte, kjo pas një kohe të gjatë gjyqesh dhe kërkesash. Ky lajm është bërë i ditur nga zëdhënësi i Komisionit për Taksat i Dhomës së Përfaqësuesve. Dokumentet që do të publikohen do të jenë deklarata të ish-presidentit Trump në kohën kur ai shërbeu si i tillë, në vitet 2015-2021.
28 Dhjetor 2022, 17:43