-
Humbja e fshehtë e LSI-së në zgjedhjet e 6 marsit, pse nuk flitet për dorëheqje të Kryemadhit dhe si po e defaktorizon Berisha partinë e Ilir Metës
Lëvizja Socialiste për Integrim humbi për herë të parë pas 17 vitesh statutin e partisë së tretë politike në vend. A e ka humbur identitetin në zgjedhjet e 6 marsit nën lëvizjen e Berishës?
15 Mars 2022, 15:52 -
Apeli rrëzon përfundimisht Grida Dumën, paditi Veliajn për shpifje
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.
15 Mars 2022, 15:26 -
Frikë nga shkarkimi? Lulzim Basha fshin kundërshtarët nga Këshilli Kombëtar, emrat e hequr nga Nishani tek Berisha! 20 ‘armiqtë’ që figurojnë ende në listë
Basha nis të marrë masa duke i paraprirë një mocioni të mundshëm mosbesim në Këshillin Kombëtar, ‘zhduk’ gjysmën e kundërshtarëve nga forumi i lartë i partisë që vendos për fatin e kryetarit.
14 Mars 2022, 16:07 -
-
Nesër 14 vite nga tragjedia e Gërdecit, askush në qeli! Procesi ende pezull në SPAK
Në vigjilje të 14 viteve nga tragjedia e Gërdecit procesi mbetet pezull në SPAK. Prej tetorit 2021 Gjykata e Lartë i pranoi SPAK kërkesën për marrjen e pandehur të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
14 Mars 2022, 11:08 -
-
-
Oligarkët e miellit sfidojnë për herë të dytë ‘Konkurrencën’, ishin nën monitorim kur rritën çmimin deri në 50% pas luftës në Ukrainë! A do t’i shpëtojnë sërish ndëshkimit?
Katër javë pasi kreu i Autoritetin e Konkurrencës Denar Biba justifikoi para deputetëve rrëzimin e gjobës 5 milionë euro për oligarkët e miellit për rritjen e çmimit me 10 % në 2019, mielli dhe buka u rritën deri në 50 % pas nisjes së luftës në Ukrainë.
12 Mars 2022, 16:13 -
-
Blendi Kajsiu: Basha, ky humbës i madh
Pavarësisht anomalisë brenda së cilës u zhvilluan, zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit shënuan një humbje të rëndë për PDnë në përgjithësi dhe Bashën në veçanti. Përtej justifikimeve të përhershme të këtij të fundit, mbetet fakti që për herë të parë në 30 vite tranzicion PD-ja del forcë e tretë.
10 Mars 2022, 22:15 -
Ishte planifikuar për datën 22 mars, Komisioni i Rithemelimit shtyn mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 30 prill
Komisioni i Rithemelimit ka shtyrë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më datë 30 prill. Vendimi u mor në mbledhjen e ditës së sotme. Komisioni Rithemelimit kishte planifikuar mbajtjen e Kuvendit më datë 22 mars, por ata njoftojnë se duke qenë se u fokusuan në zgjedhjet e 6 marsit nuk kanë mundur dot të merren organizmin e strukturave të partisë.
10 Mars 2022, 21:42 -
-
VIDEO/ Paga mesatare në vitin 2021 u rrit me 8.4%, në fund të dhjetorit arriti në 59.5 mijë lekë! Rrogat më të larta tek financierët, më të ulta në bujqësi
Gjallërimi i aktivitetit ekonomik në vitin e kaluar dhe përmirësimi i ekonomisë së vendit pas goditjes së fortë që mori nga pandemia në vitin 2020, ka bërë që të rritet paga mesatare në vend.
10 Mars 2022, 17:39 -
Kreditë e këqija shkojnë në nivelin më të ulët historik, Banka e Shqipërisë: Në janar zbritën 5.4%
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin janar kreditë me probleme zbritën në nivelin më të ulët historik, në 5.4%. Ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
10 Mars 2022, 17:35 -
Rritet çmimi i bukës me 20-40 lekë, pensionistët: S'ia dalim dot, me pensionet që kemi të blejmë ilaçet apo bukën 150 lekë
Çmimi i bukës është rritur ndjeshëm në disa qytete të vendit, ndërsa në Fier qytetarët po e blejnë bukën masive 40 lekë më shtrenjtë. Report Tv sjell zërat e qytetarëve edhe në Lezhë dhe Kukës të cilët thonë se me rrogat dhe pensionet që kanë nuk ia dalin t’i përballojnë këto çmime.
10 Mars 2022, 16:58 -
Përmirësohet punësimi por nuk arrin shifrat e 2019, probleme në bujqësi! INSTAT: Në fund të 2021 papunësia ishte 11.4%
Përmirësohet punësimi por nuk arrin shifrat e 2019! INSTAT: Në fund të 2021 papunësia ishte 11.4%. Përfundimi i sezonit turistik, ka dhënë ndikim menjëherë në treguesit e punësimit dhe papunësinë në tremujorin e fundit 2021 tetor-dhjetor.
10 Mars 2022, 14:57 -
-
Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë nga 5 persona, babai i një prej të akuzuarve padit prokurorin në SPAK: S'ka pasur prova, na ka shkatërruar reputacionin e familjes
Hetimet në lidhje me përdhunimin e 15-vjeçare në Mirditë, nuk janë kryer siç duhet dhe prokurori ka shkelur ligjin. Ky është pretendimi i familjareve të 5 personave të akuzuar. Babai i Nik Lleshit ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, (SPAK) prokurorin e çështjes Ylli Pjetërnikaj për "Shpërdorim detyre".
10 Mars 2022, 12:30 -
Terrorizoi qytetarët në mes të sheshit Skënderbej ditën e zgjedhjeve të 25 prillit, 2 vite burg për Arben Memën
2 vite burg për Arben Memën, të riun i cili terrorizoi me makinë qytetarët në Sheshin "Skënderbej" ditën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. I droguar i riu rrezikoi jetën e 5 qytetarëve. Gjykata gjithashtu ka vendosur edhe 2 vite heqjen e patentës.
10 Mars 2022, 12:18 -
Zhupa interpelancë me ministren e Arsimit për Maturën Shtetërore/ Kushi prezanton masat e marra! Deputetja: Ato që tregoni ju si risi, i ka futur PD që në 2006! S'keni marrë masa për zhvillimin serioz të procesit
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka zhvilluar në Kuvend një interpelancë me ministren e Arsimit Evis Kushi në lidhje me mbarëvajtja e Maturës Shtetërore 2022
10 Mars 2022, 10:51 -
Raporti i Tabakut për inceneratorët nuk merr as votat e opozitës, rrëzohet me shumicë të cilësuar në Kuvend! Basha: Tani topi në SPAK! Ahmetaj: Shqipëria, një mal plehrash në 2013
Pas gati 10 orësh seancë parlamentare, Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro dhe 34 kundër raportin e mazhorancës për Komisionin hetimor të inceneratorëve. Ndërkohë që raporti i opozitës i paraqitur nga Jorida Tabaku është rrëzuar me shumicë të cilësuar duke mos marrë as votat e vetë opozitës në kuvend. Kuvendi ka rrëzuar raportin e PD-së me 27 vota pro, 84 vota kundër dhe 0 abstenim.
10 Mars 2022, 09:15
