-
-
Kërkon nusen e humbur në ‘Pa Gjurmë’, 26-vjeçarja reagon live nga Belgjika: Më prostituove, sot më kërkon për paratë
Landi Shehu, 44-vjeçari nga Tepelena ishte pak ditë më parë në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, nga ku akuzoi bashkëshorten se është e përfshirë në një rrjet prostitucioni në Belgjikë. Ai kërkon të dijë ku ndodhet pasi ka humbur kontaktet në dhjetor të 2021. Puntatën e kësaj të marte, 26-vjeçarja pranoi të fliste live për programin e indinjuar dhe e prekur nga akuzat e burrit, me të cilin i ka dhënë fund martesës 5-vjeçare. Gjatë një komunikimi me moderatoren Odeta Dume, ajo pranoi se punon si punonjëse seksi, ndërsa i ftuar në studio i irrituar ish-burri i kërkoi llogari edhe për paratë që kishte fituar nga ushtrimi i prostitucionit.
9 Mars 2022, 17:58 -
U gjet një vit më parë në ’Pa Gjurmë’ zhduket për herë të dytë 48-vjeçari nga Dimali, familjarët: Dyshojmë se ’mbahet peng’
U gjet gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, më 30 prill të vitit 2021, por Bledar Salinja ka humbur gjurmët për herë të dytë. Njëjtë si një vit më parë, ai është larguar nga shtëpia më 28 janar nga Bistrovica e Dimalit, ku jetonte i vetëm. Pasi fqinjët nuk e kanë parë më 48-vjeçarin në fshat, ata kanë njoftuar ish-bashkëshorten e tij.
9 Mars 2022, 17:51 -
28 vende të Interpol, përfshirë dhe Shqipërinë, operacion për arrestimin e hajdutëve të veprave të artit, në pranga 52 persona! Të sekuestruara thesare me monedha ari e statuja
Një operacion global që synon trafikimin e paligjshëm të mallrave kulturore ka çuar në 52 arrestime dhe sekuestrim e 9,408 artefakteve kulturore në të gjithë botën. Në këtë operacion morën pjesë 28 vende të Interpol, përfshirë edhe Shqipërinë.
9 Mars 2022, 16:40 -
Humbja e 6-të, statuti i PD-së mbron Bashën nga dorëheqja, rruga e vetme për ta shkarkuar është mocioni i mosbesimit në Këshillin Kombëtar
Lulzim Basha në pozitat më të vështira pas humbjes në 6 mars, pas refuzimit të dorëheqjes rruga e vetme e grupit të ri kundërshtar është mocioni i mosbesimi.
9 Mars 2022, 15:24 -
-
Humbja në 6 bashki, Kapllanaj: Kryetarët e degëve kundër deputetëve, asnjë prej nesh nuk i ka kërkuar dorëheqjen Bashës! Të dy ‘liderët’ e PD-së duhet të bëjnë hapa pas
Disfata në zgjedhjete pjesshme vendore të 6 marsit, ku PD humbi në 6 bashkië dhe doli forcë e tretë ka nxitur diisa deputetë të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha, duke e bërë përgjegjës direkt për humbjen. Për Kapllanajn, duhet të ngrihet një grup pune, dhe të reformohet PD, dhe se të dy liderët duhet të bëjnë hapa pas dhe jo të shohin interesat personale.
9 Mars 2022, 13:15 -
Ministria e Shëndetësisë bën bilancin 2-vjeçar të pandemisë: Opozita e përdori për të sulmuar qeverinë
Pasi kanë kaluar gati më shumë se 2 vite teksa vendi ka qenë i mbërthyer nga pandemia e COVID-19 e ku tashmë rreziku pothuajse ka kaluar, ministria e Shëndetësisë ka bërë edhe një bilanc për punën e bërë. Ministrja Ogerta Manastirliu ka listuar një e nga një të gjitha punët, e ndërmarra në përballimin e kësaj lufte "me virusin e padukshëm".
9 Mars 2022, 12:24 -
'Expo Dubai 2020', dita e Shqipërisë në një nga panairet më të mëdha në botë, Rama: Krenarë që jemi mes 192 vendeve pjesëmarrëse! Vend ynë i vogël mbetet ende për t'u zbuluar
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në një nga panairet më të madha botëror 'Expo Dubai 2020', bëri thirrje për të vizituar Shqipërinë, si një vend i vogël, por me bukuri të shumta që mbeten ende për t'u zbuluar.
9 Mars 2022, 09:12 -
Sherri Berisha-Basha çoi PD-në 13 % nga 41 % që ishte 2021, PS-ja rritje me 12 % të votave
Analiza e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit 2022, PS thellon diferencën me opozitën në tërësi me 11 %, PD-ja e Bashës 13 %, lëvizja e Berishës 31 % bashkë me votat e LSI që në 2021 mori 7.6 % të votave. PS-ja shkon në 55 %, e gjithë opozita bie në 44 %.
8 Mars 2022, 17:58 -
Humbja e PD-së në 6 bashkitë, Boçi: Mospjesëmarrja në zgjedhje, mosbesim ndaj opozitës! Zgjedhësit mohuan logon e PD-së! Alarmante, ka një urrejtje në vend ndaj politikës
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i rreshtuar krah, Sali Berishës, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, u shpreh se mospjesëmarrja tregoi mosbesimin tek opozita. Deputeti demokrat, u shpreh se shumë zgjedhës mohuan edhe logon e Partisë Demokratike. Boçi tha se është alarmante fakti që ka një urrejtje ndaj politikës në vend, pasi votuesi po përçmon politikën.
8 Mars 2022, 13:16 -
Vidhte vazo bronzi në varrezat në Durrës, arrestohet 58-vjeçari
Një 58-vjeçar është arrestuar sepse vidhte dhe shkatërronte varrezat në qytetin e Durrësit. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bën me dije se 58-vjeçari me inicialetR.K., u merrte materialet e bronzit që familjarët e atyre që kanë ndërruar jetë kishin vendosur aty.
8 Mars 2022, 11:30 -
-
-
VIDEO/ Rritja e çmimit të naftës, transporti urban në Tiranë ul numrin e autobusëve në qarkullim: Të rritet çmimi i biletës në 80 lekë ose do falimentojmë brenda 3 ditësh
Rritja e çmimit të naftës brenda më pak se 5 ditëve, ka filluar të sjellë edhe pasojat e para në vendin tonë. Transporti urban në kryeqytet ka shkurtuar numrin e autobusëve që nxjerr çdo ditë në qarkullim, duke bërë që dhjetëra qytetarët të presin për minuta të tëra në stacion.
8 Mars 2022, 07:37 -
-
Baçi në ‘Repolitix’: Zgjedhjet treguan kush është opozita e vërtetë! Hoxha: Basha duhet nxjerrë 1 orë e më parë nga selia, betejën e kemi me Ramën
Lisandër Hoxha thotë se Basha duhet nxjerrë një orë e më parë nga selia blu. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Hoxha thotë se Basha është një humbës që po mban peng PD.
7 Mars 2022, 22:37 -
Kadilli në 'Kontrast': Zgjedhjet e pjesshme, të panevojshme! Duhet rishikuar ligji elektoral! Opozitës i mungojnë në inventar 50% e votuesve të saj
Ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli, tha për ‘Kontrast’ se zgjedhjet e pjesshme lokale treguan që 50% e demokratëve nuk pajtohen as me Berishën dhe as me Bashën. Sipas tij, i pari përfaqëson të shkuarën, ndërsa i dyti është një humbës serial që nuk reflekton.
7 Mars 2022, 19:20 -
Shifrat e 6 marsit/ PS rritje në të 6 bashkitë, arrin kulmin në Dibër me 20%, Berisha-Meta ngushëllohen me humbjen e Bashës
Partia Socialiste pas 9 viteve në pushtet shënoi rritje në të 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, në 4 njësi vendore ndikoi rënia e votave të opozitës së Bashës, Berishës dhe Metës.
7 Mars 2022, 17:42 -
Tabaku dhe Duma, dy nënkryetaret humbëse kronike në PD
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të mbahen mend si zgjedhjet e para kur Partia Demokratike kaloi forcë e tretë politike në vend. Por, dy humbjet më të thella të PD-së u regjistruan në Vorë dhe Rrogozhinë, aty ku Lulzim Basha dërgoi me pompozitet dy të besuarat e tij, nënkryetaret Jorida Tabaku dhe Grida Duma, të cilat kishin përballë Erion Veliajn, si i dërguar politik i PS.
7 Mars 2022, 17:04 -
Shqipëria me 3 pole politike/ Arma e fundit e Bashës kundër Berishës, ndryshimi i dekriminalizimit dhe dekomunistizimi! Çfarë nënkupton paralajmërimi me reforma
PD prek fundin dhe shënon disfatën më të thellë që nga themelimi, Basha vijon rezistencën dhe paralajmëron reforma të thella. Krahas reformës zgjedhore dhe territoriale, PD pritet të propozojë dy nisma kundër Berishës.
7 Mars 2022, 16:32
