-
Asambleja,Rama thirrje Bashës:
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Lulzim Bashës nga Asambleja e Partisë Socialiste që të mos bllokojë mundësinë e Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Shefi i qeverisë u shpreh se nuk i kërkon Bashës që të mos dalë në protesta, por të respektojë vullnetin dhe ambicien e qytetarëve për të hapur negociatat. Rama tha se kjo nuk është një thirrje për të larë gojën për Bashën, ndërsa shtoi se jemi gati të ndajmë me opozitën triumfin e hapjes së negociatave. VIDEO FOTO
Mos blloko negociatat me BE-në
6 Janar 2018, 08:40 -
Dekriminalizimi, KQZ u heq
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t’u ndërpresë mandatin dy deputetëve Gledion Rehovica nga LSI dhe Aqif Rakipit nga PDIU. KQZ miratoi në mbledhjen e dytë me 5 vota pro kërkesën e prokurorisë për ndërprerjen e mandateve për dy deputetët. Përsa i përket rastit të kryebashkiakut të Pogradecit, Kapri KQZ vendosi që t’i drejtohet sërish prokurorisë për informacion shtesë se përse është dëbuar nga Gjermania. VIDEO
mandatet Rehovicës e Rakipit
5 Janar 2018, 08:07 -
Rakipi dhe Rehovica, KQZ shtyn
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë vendimet për fatin e mandatit për dy deputetët Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi. Me kërkesë të anëtarit të LSI, Gëzim Veleshnja KQZ miratoi me votat e PS dhe LSI (PD votoi kundër) kërkesat duke iu drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për të dhëna shtesë. KQZ i la afat prokurorisë që deri ditën e premte të paraqesë informacionet shtesë për dy deputetët për të vendosur më pas nëse do të miratojë kërkesën për heqjen e mandatit ose jo. VIDEO
vendimin: Kërkojmë info shtesë
Ekskluzive/ Ja kush është Kusta Mina, emri i rremë i Rehovicës së LSI
3 Janar 2018, 07:10 -
Pagat nesër, naftëtarët e ARMO
TIRANE - Naftëtarët e rafinerisë së ARMO-s në Ballsh protestuan sot në Tiranë për pagat e prapambetura. Ata udhëtuan 14 orë në këmbë nga Fieri në kryeqytet. Një përfaqësi e naftëtarëve është pritur nga Gjiknuri e Ahmetaj në prani edhe të pronari të ARMO, Besnik Sula, takim i cili ka përfunduar me premtimin se naftëtarët do marrin pagat nesër. Por kjo është kundërshtuar nga protestuesit të cilët kërkuan që të paguheshin sot. Pavarësisht kontestimit, minatorët mbyllën protestën dhe presin shylerjen e pagave ditën e premte. VIDEO
mbyllin protestën në Tiranë
28 Dhjetor 2017, 10:14 -
Qeveria ndryshon kompensimin,
Zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave që ndryshon procedurat. Shuma më e lartë e kompensimit do të jetë 10 milionë lekë të reja. Deri tani kompensimi në lekë ishte 100%. Pritet 'verdikti' nga Strasburgu. E pamundur që brenda 2018 të zgjidhet problemi i pronave. VIDEO
20% me lekë, 80% me tokë
21 Dhjetor 2017, 07:49 -
-
Mbaron epoka e Llallës,PD-LSI
TIRANE - Arta Marku është Kryeprokurorja e re Përkohshme e Republikës së Shqipërisë. Ajo është zgjedhur nga Kuvendit në seancën e sotme me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Zgjedhja e Kryeprokurores së re është bërë përmes një seance të tensionuar ku nuk munguan as tymueset dhe fladanët nga deputetët e opozitës, ndërsa jashtë gjithashtu protestohej nga mbështetësit e opozitës të cilët tentuan të çajnë kordonin e sigurisë dhe të futen në Kuvend. VIDEO FOTO
kundër kryeprokurores së re
18 Dhjetor 2017, 09:08 -
PD-LSI 3 orë protestë te Kuvendi,
TIRANE - Protestuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste tentuan të çajnë kordonin e policisë dhe të futen në Kuvend, pas fjalimit të Monika Kryemadhit. Pasi u kalua rrethimi i parë i policisë, ishte ndërhyrja e Forcave Speciale që rivendosi kordonin dhe sprapsjen e protestuesve. Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe ngjyrues në drejtim të policëve. (Lajmi në përditësim minutë pas minute...) VIDEO FOTO
gurë dhe shkopinj mbi policët
18 Dhjetor 2017, 07:23 -
Kryeprokurori, Kryemadhi:
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzon Shoqërinë Civile se po bllokon ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjatë një konference për mediat, Kryemadhi tha se është pikërisht mungesa e anëtarit nga radhët e Shoqërisë Civile që ka mbajtur peng ngritjen e këtij institucioni, i cili do bënte të mundur zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri pa polemika. VIDEO
Dëgjesa te ligjet antikushtetuese
13 Dhjetor 2017, 11:49 -
-
-
Arrestohet Albin Kurti dhe 2 deputete
Arrestohet nga policia Albin Kurti se bashku me dy deputetë të tjerë të Vetëvendosjes. Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi janë arrestuar në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend. VIDEO
të Vetëvendosjes, 30 ditë paraburgim
24 Nëntor 2017, 10:22 -
Ekskluzive/Pasanikët, deputeti
Agron Shehaj i PD 17 milionë euro vetëm te një kompani, ligjvënësi i PS që bëri miliona nga puna si mjek, Ismet Beqiraj i ‘pastrehë’ me tre shtëpi, deputeti me prona në Mal të Zi. Shqiptarja.com publikon ekskluzivisht pasurinë e të tjerë ligjvënësve, të cilët kanë marrë për herë të parë mandatin e deputetit në 2017. VIDEO
me apartament 1.9 mln euro
24 Nëntor 2017, 07:09 -
Ekskluzive/Pasuria e Dumës,
Grida Duma apartamente me kursimet e prindërve, Klevis Balliu i zhytur në borxhe, ja kush është sheiku i ri i parlamentit shqiptar. Çfarë deklarojnë përfaqësuesit e rinj të PS, Senida Meesi llogari të majme dhe apartament 300 m2, Alket Hyseni blen 16 mijë m2 tokë në Tiranë. VIDEO
Gurakuqit, Salianjit dhe Balliut
23 Nëntor 2017, 07:05 -
Policia në kërkim të Albin Kurtit,
Policia e Kosovës ka zbarkuar mëngjesin e sotëm te banesa e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Policia ka rrethuar shtëpinë e deputetit te Parku i Qytetit, pasi ndaj tij është lëshuar fletarrestim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
rrethohet banesa e deputetit
22 Nëntor 2017, 09:14 -
VD/Banesat në Tufinë, negocion
Banorët e zonës së Tufinës kanë protestuar sot kundër lirimit të banesave të tyre, pasi tokës i ka dalë pronari. Janë banesat e rreth 20 familjeve të cilat me urdhër të gjykatës duhet të lirohen nga banorët, pavarësisht se një pjesë e tyre janë ndërtuar që përpara viteve '90. VIDEO FOTO
deputeti i PS, pezullohen shembjet
17 Nëntor 2017, 13:11 -
-
Emrat dhe fotot e 4 komandove
Zbardhen emrat e katër ushtarëve shqiptarë që dezertuan në Londër. Ata janë Reni Ajazi, Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj. Arratisja e katër ushtarakëve shqiptarë nga trajnimi ushtarak në një bazë në Angli, ka bërë që prokuroria e Tiranës të nisë hetimet për akuzën e “Mosparaqitjes në repart”.
shqiptarë që dezertuan në Angli
16 Nëntor 2017, 19:29 -
-
-
