-
Rekord infektimesh në Shqipëri! 1,781 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit! 10,789 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim 111 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 10,789 raste aktive me COVID.
7 Janar 2022, 18:56 -
621 mijë qytetarë shqiptarë jetojnë në rrezik varfërie! Ndihma ekonomike 50% më e ulët se kufiri i varfërisë
Më shumë se 621 mijë qytetarë shqiptarë jetojnë në kufirin e rrezikut të varfërisë. Sipas INSTAT që një individ të klasifikohet i varfër duhet të ketë të ardhura mujore rreth 15 mijë lekë, ose rreth 5 dollarë dita. Ky nivel është 50% më i lartë se ndihma ekonomike që marrin familjet në vend.
27 Dhjetor 2021, 19:26 -
Koronavirusi/ 301 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 5,474 raste aktive me COVID! 11 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe të vdekurve nga koronavirusi.
16 Dhjetor 2021, 18:05 -
Britania regjistron 336 raste me Omicron, asnjë nga qytetarët e prekur nuk është i shtruar në spital
Britania e Madhe ka regjistruar 336 raste të reja me variantin e ri Omicron. Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid bëri të ditur se ky variant i Covid po përhapet me shpejtësi, por fatmirësisht asnjë prej të prekurve nuk është i shtruar në spital.
6 Dhjetor 2021, 22:26 -
-
Ekonomia nën pandemi/ Biznesi 948 mln € humbje në 2020-n, COVID 'goditi' industrinë nxjerrëse, 261 mln euro më pak shitje! Ndërtimi e 'mundi' koronavirusin
Pandemia e COVID-19, goditi ndjeshëm bizneset në vitin 2020, të cilat kanë realizuar 948 milionë euro më pak shitje se në 2019. Sektori më i goditur ka qenë industria nxjerrëse me 261 milionë euro humbje. Ndërkohë sipas të dhënave të INSTAT ndërtimi ishte sektori që mundi pandeminë dhe arriti të sigurojë 70 milionë euro më shumë nga shitjet.
13 Nëntor 2021, 15:26 -
Sot në vend 571 të infektuar me COVID dhe 3 viktima në 24 orët e fundit
Sipas raportimeve, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 639 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,090 që nga fillimi i epidemisë. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë në vend njofton se aktualisht janë 7,763 pacientë aktivë me koronavirus.
3 Nëntor 2021, 17:42 -
Sot në vend 217 qytetarë pozitivë me COVID dhe 9 humbje jete, 24 pacientë në gjendje të rëndë
Shqipëria vijon të mbetet në shifra të larta të infektimeve nga COVID, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv 217 qytetarë, ndërkohë 9 të tjerë kanë humbur jetën. 143 raste janë regjistruar vetëm në Tiranë, për t’u ndjekur nga Fieri dhe Durrësit. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 2522 testimeve.
18 Tetor 2021, 18:19 -
-
-
Ulet numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë! 10 humbje jete dhe 173 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur betejën me COVID-19 10 persona, ndërsa janë regjistruar 173 raste të reja. Numri i infektimeve ashtu edhe ai i viktimave ka pësuar një ulje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit.
19 Shtator 2021, 15:19 -
-
Rriten frikshëm rastet e reja me COVID në vend, 1079 persona rezultojnë pozitiv me koronavirus, ndërrojnë jetë 5 qytetarë
Shifrat e personave të infektuar me COVID në vendin tonë në 24 orët e fundit janë rritur frikshëm. Nga 6732 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID, 1079 qytetarë. Sakaq betejën me sëmundjen nuk e kanë fituar 5 qytetarë të cilët kanë ndërruar jetë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra
8 Shtator 2021, 17:48 -
COVID/ Ulet numri i infektimeve në vend, 486 raste të reja në 24 orët e fundit! 3 qytetarë humbin betejën me sëmundjen
Tre viktima janë shënuar nga COVID në 24 orët e fundit në vend, ndërsa janë regjistruar 486 raste të reja infeksioni. Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Fatkeqësisht numri i viktimave ka shkuar në 2,495. Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë.
30 Gusht 2021, 17:41 -
‘Fluturojnë’ 71 patenta! Vendosen 1192 gjoba për shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuar, arrestohen 9 shoferë
Këtë të shtunë “kanë fluturuar” 71 patenta e ndërsa janë vendosur 1192 gjoba, për drejtuesit e papërgjegjshëm të makinave. Pjesa më e madhe e gjobave dhe patentave të hequra janë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara si edhe parakalime të gabuara.
28 Gusht 2021, 15:29 -
COVID-19 në Kosovë, regjistrohen mbi 2 mijë raste të reja dhe 16 viktima në 24 orët e fundit
Vijojnë të mbeten të larta shifrat e infektimeve me COVID-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 12.564 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 2.098 qytetarë, ndërsa 16 të tjerë kanë humbur jetën. Sakaq, 1.614 qytetarë janë shëruar nga virusi në 24 orë.
27 Gusht 2021, 15:10 -
Ulet lehtë numri i të prekurve më COVID! Sot 534 të prekur, 1 viktimë! Infektivi me 81 pacientë të shtruar
Kjo e diel ka shënuar një ulje të lehtë të rasteve ditore me COVID-19, ndonëse ajo që është vënë re është se në javët e fundit ka pasur një rritje të numrit të personave pozitiv, kjo edhe për shkak të variantit Delta. Sot, si rezultat i 4262 testimeve janë konfirmuar me COVID, 534 qytetarë, teksa fatkeqësisht është regjistruar një humbje jete. Viktima është një 65- vjeçar nga Vlora, e ndërsa Tirana vijon të jetë qyteti me më shumë raste në 24 orët e fundit.
22 Gusht 2021, 17:17 -
Situata nga pandemia, regjistrohen 535 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 535 raste të reja me COVID-19, ku është shënuar një rritje krahasuar me ditën e djeshme me 522 infeksione. Ministria e shëndetësisë bën me dije se 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
20 Gusht 2021, 17:07 -
-
-
