-
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, me mijëra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë: Ndezim qirinj për mbarësi për familjen! Baba Mondi: U lutëm për paqe dhe dashuri
Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar më 18 gusht dhe do të zgjasë deri më 25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Për mbarëvajtjen e fluksit të lartë të qytetareve që shkojnë në peligrinazh Policia e Shtetit ka marrë masat duke rritur prezencën e saj në rrugë. Ndërsa, Baba Mondi ka uruar të gjithë besmtarët që të kenë paqe e dashuri mes njëri tjetrit.
21 Gusht 2021, 09:06 -
-
Greqia forcon kufijtë për të frenuar valën e refugjatëve, shënohet rënie e lehtë e emigrantëve të paligjshëm drejt Shqipërisë
Autoritetet greke kanë përforcuar masat në kufirin greko-turk për mundësinë e një vale të re refugjatësh nga Afganistani. Mediat kryesore greke vlerësojnë se pas ngjarjeve të fundit dhe krizës humanitare që po ndodh në Afganistan, ekziston frika nga një valë e madhe refugjatësh drejt kufijve turq dhe grekë dhe më tej europianë, situatë e ngjashme me atë të vitit 2015, kur ishte kriza e Sirisë
20 Gusht 2021, 18:53 -
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit kulmon gjatë fundjavës, me mijëra pelegrinë i drejtohen vendit të 'shenjtë'! Policia merr masat, shton kontrollet dhe radarët në rrugë
Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve fillon nga data 18-25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota.Për mbarëvjatjen e fluksit të lartë të qytetareve që shkojnë në peligrinazh Policia e Shtetit ka marrë masat duke rritur prezencën e saj në rrugë
20 Gusht 2021, 17:19 -
COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 2250 infeksione të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Kosovë 2.250 qytetarë kanë rezultuar me COVID-19, ndërsa 4 të tjerë nuk arritën të fitojnë betejën me koronavirusin. Prej ditësh Kosova po regjistron shifra të larta infektimesh, ndërsa varianti delta duket se po përhapet me shpejtësi.
20 Gusht 2021, 15:36 -
Blinken telefonon Ramën pas vendimit për të strehuar afganët: Faleminderit për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë dhe partneritetin e fortë me SHBA
5 ditë pasi Shqipëria ka pranuar kërkesën e SHBA për të strehuar një grup afganësh që u rrezikohet jeta nga talebanët që morën pushtetin në Afganistan, kryeministri Edi Rama është telefonuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken
20 Gusht 2021, 07:08 -
Vijojnë të mbeten të larta infektimet më COVID-19 në Kosovë, 2.236 raste pozitive dhe 8 viktima në 24 orë
Në 24 orët e fundit në Kosovë 2.236 qytetarë kanë rezultuar me COVID-19, ndërsa 8 të tjerë nuk arritën të fitojnë betejën me koronavirusin. Prej ditësh Kosova po regjistron shifra të larta infektimesh, ndërsa varianti delta duket se po përhapet me shpejtësi.
19 Gusht 2021, 15:37 -
-
Rama për median spanjolle: Brenda javës do vijnë 1000 afganë, do rrinë disa muaj! S'do strehohen në kampe, do ishte çnjerëzore! S'kërkuam asgjë nga SHBA
Brenda javës në vendin tonë do të vijnë rreth 1000 afganë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën spanjolle El Periodico.
18 Gusht 2021, 14:26 -
Shqipëria 'ok' për strehimin e afganëve, Zv.kryeredaktori i BILD vlerëson Shqipërinë dhe Ramën: Po bëni atë që duhet, faleminderit
Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të strehuar përkohësisht një grup afganësh të cilëve i kërcënohet jeta nga regjimi i një grup talebanësh në Afganistan ka reaguar dhe zv.kryeredaktori i gazetës së madhe gjermane, BILD, Paul Ronzheimer.
18 Gusht 2021, 13:37 -
4 vatra zjarri problematike në veri të vendit! Shuhen flakët në Malin e Rrajcës në Prrenjas, mbi 300 forca në terren
4 vatra zjarri janë problematike në vendin tonë, ku flakët po shkrumbojnë prej ditësh dhjetëra hektarë tokë. Në raportimin ditor të ministrisë së mbrojtjes bëhet me dije se zjarrfikësit janë në luftë me flakë në 2 vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, në malin e Tërbunit në Pukë, fshatin Dardhë në Fushë-Arrëz, ku në terren janë rreth 300 forca zjarrfikësve.
18 Gusht 2021, 13:13 -
Strehimi i afganëve, Rama: S'e bëmë vetëm se na e kërkoi SHBA! Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh dhe i detyrohemi të kaluarës sonë
Kryeministri Rama u ka kthyer përgjigje kritikëve duke thënë se strehimi i përkohshëm i emigrantëve nga Afganistani nuk u vendos vetëm se e kërkuan SHBA-të, por se ua kemi borxh miqve afganë, siç ai theksoi. Rama tha se mund të mos jemi të pasur, por i detyrohemi traditës mikpritëse.
18 Gusht 2021, 11:49 -
-
Shtëpi bari në Angli, shkatërrohet banda shqiptare e drogës, pranga 6 personave! Si ra policia në gjurmët e tyre
Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Angli. Në pranga kanë rënë 6 persona që akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Policia ra në gjurmët e tyre pasi fillimisht gjetën një makina brenda së cilës kishte kanabis me vlerë 300,000 paund. Kjo më pas i çoi në zbulimin e shtëpisë së bari
18 Gusht 2021, 09:27 -
Në pritje të afganëve në Shqipëri, shtyhet fluturimi! Do u bëhet tamponi në konvikte, kush del me COVID do karantinohet! Xhaçka në Rinas, ngrihen çadrat ushtarake! (Itinerari)
Grupi i parë prej 300 afganësh priteshin të mbërrinin sot, por për shkak të situatave kaotike në aeroportin e Kabulit, nisja e tyre është shtyrë dhe është ende e paqartë se kur do të niset avioni dhe për këtë arsye shtyhet edhe ardhja e tyre. Po ashtu bëhet e ditur se nëse avioni do të niset në orët në vijim dhe pas 6-7 orësh fluturim mund të mbërrijë në Tiranë dhe nuk dihet nëse afganët do të mbërrijnë gjatë mbrëmjes apo të nesërmen. Në Rinas janë ngritur tendat e ushtrisë për kontrollin e tyre dhe po bëhen përgatitjet e fundit.
18 Gusht 2021, 08:12 -
Përhapja alarmante e variantit delta, Kosova merr masa të reja anti-COVID! Mbyllen klubet e natës, në restorante vetëm me certifikatë vaksinimi
Pas përhapjes së frikshme të variantit delta, Kosova do t’iu nënshtrohet masave të reja anti-COVID. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vendosur që nga data 20 gusht klubet e natës do të mbyllen dhe do të rihapen me 1 shtator. Sakaq, restorantet e kafenetë do të mbyllen në orën 22:30, ndërsa numri i pjesëmarrësve në dasma do të reduktohet në 150. Qytetarët do të jenë të detyruar të dëshmojnë se kanë kaluar COVID-in ose janë negativ ndaj virusit për tu futur në restorante.
17 Gusht 2021, 18:58 -
-
-
Strehimi i afganëve në Shqipëri, Kim takon Xhaçkën: Do qëndrojnë përkohësisht, destinacioni final SHBA! Po punojmë ngushtë me qeverinë shqiptare
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka takon ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Ambasadorja tha se nuk ka një numër konkret pasi situata po ndryshon me shpejtësi, teka vlerësoi edhe njëherë vendimin e Shqipërisë për t'i mikpritur.
17 Gusht 2021, 11:45 -
Nesër pritet të mbërrijnë mbi 300 afganët e parë në Shqipëri, do strehohen në Durrës dhe në konviktet e Tiranës! FOTO kur studentët largohen me çanta në krah
Ditën e nesërme pritet që të mbërrijë grupi i parë me 300 afganët në vendin tonë edhe përse ishte planifikuar që ky grup të vinte sot, burime për ‘Report Tv’ bëjnë me dije se është anulluar. Vendi ynë ka bërë përgatitjet për të pritur mbi 300 afganë, 2 ditë pasi pranoi kërkesën e SHBA. Tirana dhe Durrësi do të jenë dy qytetet ku do të strehohet grupi i parë.
17 Gusht 2021, 07:30 -
