-
Shqiptarët votuan! E majta:
Ndërsa qytetarët shqiptarë shprehën vullnetin e tyre me votë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj të 61 bashkive në vend, politikanët kanë dhënë komentet e para për procesin zgjedhor.Veliaj: Mirënjohje qytetarëve që votuan për Drejtimin e DuhurDurrës, Grida Duma: Të dhënat e para flasin për fitore të PD-së"21 qershori", Tahiri: Fituesi më i madh është qytetariaKosova: Rezultat pozitiv, fitorja gjendet në kutitë e votimit
Proces i qetë, PD 'shpall' fitore
21 Qershor 2015, 22:47 -
Tiranë, fillon procesi i dorëzimit të
Në të 12 KZAZ-të e Tiranës ka filluar dorëzimi i materialeve zgjedhore ku do të zhvillohet edhe procesi i numërimit. Nga KZAZ-ja Nr. 32, kamera e A1 Report ka sjellë edhe pamje të radhës së gjatë të krijuar për dorëzimin e materialeve. VIDEO FOTO
kutive, në KZAZ Nr.32 radhë të gjata
21 Qershor 2015, 21:11 -
PS i përgjigjet Palokës, Xhaçka:
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka në një interviste për A1 Report shprehet se procesi zgjedhor ka përmbushur pritshmërinë e koalicionit të mazhorancës.“Deri tani procesi ka shkuar shumë mirë. Pritshmëria jonë për një proces dinjitoz është përmbushur. Jemi shumë entuziastë që rezultati do të jetë shumë pozitiv”, tha Xhaçka. VIDEO
PD po përdor strategjinë e vjetë
21 Qershor 2015, 20:17 -
Paloka: PD, fitore nga jugu në veri
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka përmes një deklarate për mediat është shprehur se përpjekjet për manipulim nga ana e mazhorancës kanë qenë prezente gjatë gjithë ditës, dhe sipas tij PD ka arritur të frenojë disa prej tyre. VIDEO
Nuk kanë votuar shumë të majtë
21 Qershor 2015, 19:44 -
Votojnë kandidatët e 60 bashkive
Në 60 bashki të tjera të vendit përveç Tiranës kandidatët e forcave politike përkatëse kanë votuar gjatë ditës së sotme. Ata gjithashtu nuk kanë pa theksuar apelet e tyre për pjesëmarrje masive të qytetarëve për të qenë në votime.
Ja mesazhet e tyre për shqiptarët
21 Qershor 2015, 15:11 -
-
Bashkia Kurbin zona e "nxehtë"
Në disa mbledhje të njëpasnjëshme deri pas mesnate, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të shkarkojë në bllok 4 nga 4, tetë komisionerë të propozuar nga opozita, me argumentin se nuk përmbushën detyrën. Për të shmangur pezullimin e procesit zgjedhor në këtë Bashki, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vuri në krye të KZAZ numër 15 në Kurbin përfaqësuesien e shoqërisë civile, Fran Nezhaj. VIDEO
e zgjedhjeve, PD pa komisionerë
21 Qershor 2015, 13:00 -
Politika voton për Tiranën
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Rama, kryetari i Parlamentit Ilir Meta lideri i opozitës Lulzim Basha, ish kryeministri Berisha dhe kandidatët për kryetar të Bashkisë së Tiranës kanë hedhur votën e tyre në qendrat e votimit në kryeqyetet me mesazhin për zgjedhje të lira dhe apelin për pjesëmarrje.Video/ Voton Basha Video/ Voton VeliajVideo/ Voton Kosova Video/ Voton Meta Video/ Voton Rama
Kandidatët: Pjesëmarrje masive
21 Qershor 2015, 12:31 -
Presidenti Nishani: Mirënjohje
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime nga qendra e votimit e ngritur në shkollën “Andon Zako Çajupi” ku hodhi votën e tij, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Odeta. VIDEO Foto
për komisionerët dhe numëruesit
21 Qershor 2015, 11:37 -
Voton Meta: Distancohuni nga
Kreu i LSI-së Meta votoi ditën e sotme në kopshtin numër 31 pranë zonës së ish bllokut i shoqëruar nga familja e tij. Kreu i kuvendit i bëri thirrje të gjithë qytetarë të distancohen nga çdo lloj tensioni artificial dhe të kontribuojnë të gjithë në mbarëvajtjen e këtij proçesi. VIDEO FOTO
çdo lloj tensionimi artificial
21 Qershor 2015, 11:02 -
Voton Halim Kosova: Nuk më
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit të ngritur në njësinë numër 5. Mes batutash me gazetarët Kosova ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime dhe të ushtrojnë në këtë mënyrë pushtetin e tyre. VIDEO
shtyni dot të bëj komente politike
21 Qershor 2015, 10:12 -
Voton kandidati për Tiranën
Kandidati i koalicionit ASHE për Bashkinë më të madhe në vend atë të Tiranës, Erion Veliaj ka hedhur votën e tij në qendrën e votimit në shkollën Fan Noli. Veliaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe në një prononcim për mediat ai falenderoi për punën e tyre komisionerët pavarësisht bindjeve politike. FOTO VIDEO
Veliaj: Procesi i qetë dhe eficient
21 Qershor 2015, 09:56 -
Rama voton në Surrel: Me reformën
Kryeministri Rama së bashku me bashkëshorten Linda Rama ka votuar sot në zonën e tij në perfiferi të Tiranës në Surrel nga ku qartësoi edhe njëherë risinë e këtyre zgjedhjeve me reformën e re administrativo territoriale. VIDEO
e re territoriale s'ka më katundarë
21 Qershor 2015, 07:06 -
Pasi të shihni videon e pregatitjes
Për shumë persona ushqimi në fast-food është një zgjidhje e mirë për tu ushqyer në pamundësi për të gatuar në shtëpi apo për të ngrënë në restorant. Por pasi të shihni këtë vido nuk do të hani më në fast-food.
së mishit,s’do hani më në fast-food
20 Qershor 2015, 22:40 -
3 të vdekur në Lezhë, makina
Tre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të shtune pas një aksidenti të rëndë në superstradën Lezhë - Shkodër, tek kryqëzimi i Blinishtit. Rreth orës 20:40, automjeti tip BMW me targa AA879 IT ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në parcelë dhe më pas është përfshirë menjeherë nga flakët. I plagosuri nga ky aksident, Stavri Ndrepepaj është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. VIDEO FOTO
del nga rruga dhe merr flakë
20 Qershor 2015, 20:55 -
-
-
Gjuta mbetet në burg, në gjyq pa
Vladimir Gjuta do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve së bashku me Blerim Thaçin dhe Indrit Ademin të arrestuar 2 ditë më parë në shoqërinë e tij. Gjuta u paraqit në seancë pa paruke këtë të shtune para gjykatës, ndërsa nga avokati i tij mësohet se 35-vjeçari ka mohuar akuzën e vendosjes së tritolit në farmacinë e babit të ministrit Saimir Tahiri mëngjesin e 10 shkurtit të këtij viti. VIDEOVIDEO/ Shoqërimi i Gjutës në policiFOTO/ Gjutaj në polici me parukeGjuta tritolin te farmacia,u tradhtua nga IMEISms kërcënuese Tahirit:Lëre rehat familjen time!ARKIVA - Lajmet për Gjutën e tritolin ndaj Tah
paruke: S'kam lidhje me Tahirin
20 Qershor 2015, 12:23 -
Durrës, dhunohet 49-vjeçarja
Një 49-vjeçare nga Durrësi është dhunuar mbrëmjen e së premtes nga një person i panjohur ndërsa shkonte në banesë së bashku me bashkëshortin e saj. Ngjarja sipas policisë ka të bëjë me konflikte të mëparshme të zonjës, pas dy kallëzimeve që janë bërë ndaj saj për kanosje dhe fyerje. Bylykbashi: Eshte incident elektoral, Agalliu eshte aktivistja jone.VIDEO
'Rrëzon' PD: S'jam aktivistja juaj
20 Qershor 2015, 00:55 -
Lezhë, qëllohet me armë zjarri
Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër para makinës së deputetes Monika Kryemadhi e cila sapo kishte hyrë në makinë mer vajzën e saj Bora, pas një takimi elektoral në fshatin Rrilë, në komunën e Shën Kollit. Nga të dhënat e para mësohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Tonin Fizi. Kryemadhi ishte bashkë me dy vajzat e saj. Aldo Bumçi për A1 Report: Ngjarja një Farsë. Luan Rama: Banditë pranë PD-së qëlluan me armë, policia të kontrollojë makinën e Bumçit. Fizi për A1 Report: nuk jam une autor VIDEO
para makinës së Kryemadhit
19 Qershor 2015, 23:03 -
Dega e PD në Vaun e Dejës: Doshi po
Partia Demokratike në Vaun e Dejës akuzon deputetin e përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi se po përpiqet të blejë vota për të siguruar fitoren e kandidatit të mazhorancës në këtë njësi vendore Gjok Lleshi. VIDEO
blen votat për kandidatin e mazhorancës
19 Qershor 2015, 17:25
