-
Dorëhiqet Karajani i Finiqit
Dorëhiqem për arsye familjare! Me këtë argument dhe pa asnjë detaj më shumë, Lefter Karajani ka hequr dorë nga gara elektorale e 21 qershorit ku ishte zgjedhur si kandidat i koalicionit të djathtë për Bashkinë e Finiqit. Në një komunikim të shkurtër telefonik për A1 Report ai tha se ka dorëzuar dorëheqjen e tij në ZAZ-në numër 89 dhe ia ka komunikuar këtë vendim edhe Partisë Demokratike. VIDEO
PD pa kandidat në 2 Bashki
VD/Lidhja telefonike me Lefter Karajanin
19 Qershor 2015, 11:35 -
Dako: Votoni masivisht, t'i tregojmë
Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako në një takim me banorët e lagjes “Sefer Efendiu” bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje në mënyrë që ti tregojmë Europës tha ai se Shqipëria është një vend demokratik. VIDEO
Evropës që jemi vend demokratik
19 Qershor 2015, 10:17 -
Video /Ja si e përjeton 4-vjeçarja
Një udhëtim të çmendur me helikopter ka vendosur të bëjë një prind me vajzën e tij, vetëm 4 vjeçare. Piloti Raphael, president i aviacionit RL- Quebec me kërkesë të vajzës së tij për një shetitje të vogël e mori për të përjetuar fluturimin e saj të parë. 4- vjeçarja, e akomoduar më së miri në sedilien e pasme të helikopterit duket se e shijon në çdo moment çdo çast të udhëtimit.
udhëtimin e saj të parë ajro
18 Qershor 2015, 19:25 -
Gjuta me silenciator drejt Kukësit
“Do të dorëzohesha pas zgjedhjeve”! Kjo është deklarata që Vladimir Gjuta ka dhënë para krerëve më të lartë të Policisë së Shtetit një ditë pasi vu në “kurth” në hyrje të tunelit të Kalimashit në Kukës ku edhe u arrestua pas 5 muajsh në arrati. Gjuta: S'kam lidhje me tritolin ndaj babait te Tahirit. Gjutën u arretua ne tunelin e Kalimashit, i kamufluar me paruke. Gjutës iu gjet një listë me anëtarë të stafit të kandidatit të majtë për bashkinë e Kukësit, Hasan Halilajt, të cilët do t'i kërcënonte. VIDEO FOTOGjuta tritolin te farmacia,u tradhtua nga IMEISms kërcënuese Tahirit:Lëre rehat familjen time!ARKIVA - Lajmet p�
“Do dorëzohesha pas zgjedhjeve”
VIDEO/ Shoqërimi i Gjutës në polici
FOTO/ Gjutaj në polici me paruke
18 Qershor 2015, 18:33 -
-
-
-
Kuvendi i Kosovës notë protestë
Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme për të marrë një vendim lidhur me arrestimin e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj. Kreu i AAK-së u arrestua dje në Lubjanë. Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kërkuan gjatë seancës që të miratohet një rezolutë duke e cilësuar të prapranueshem sjelljen e autoriteteve sllovene. VIDEO
Sllovenisë: Lironi Haradinajn!
18 Qershor 2015, 12:03 -
FRD mbyll fushatën, Topi: Me
Fryma e Re Demokratike ka përmbyllur fushatën e saj për këto zgjedhje lokale si pjesë e Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Në një aktivitet te mbajtur në Pallatin e Kongreseve, kreu i FRD-së Bamir Topi theksoi se është shumë e rëndësishme t’i tregohet Evropës se ky koalicion është i aftë të bëjë jo vetëm ligje por edhe qytete. Ndërkaq Topi vlerësoi figurën e Erion Veliajt si kandidatin e duhur për kryebashkiak të Tiranës. VIDEO
Veliajn ta kthejmë Tiranën të denjë
18 Qershor 2015, 11:45 -
Kosova: Do të heq jo vetëm dhunën
Kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjiteti”, Halim Kosova gjatë një takimi me banorë të Tiranës tek Pedonalja ka deklaruar se ai është zgjidhësi më i mirë i mundshëm i problemeve në kryeqytet. “Ideja ime pas dy muajve fushatë është shumë e plotë për situatën në të cilën ndodhet qyteti, kam vizituar lagje që nuk ma merrte mendja që ishin pjesë e qytetit", tha Kosova. VIDEO
ndaj grave, por edhe ndaj burrave
18 Qershor 2015, 10:33 -
Vret me thikë ish-kolegun, e
Një 41-vjeçar nga Elbasani që punonte si efektiv sigurie ne një kompani privatë është vrarë me thikë nga ish-kolegu i tij, i cili e akuzonte se kishte ndikuar për ta larguar nga puna. Agron Lleshanaku baba i dy fëmijëve ka qenë duke shkuar në punë rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm kur është përballur me ish-kolegun e tij 27-vjeçarin Mariglen Brahja i cili e ka qëlluar me thikë në kraharor dhe në fyt VIDEO FOTO
akuzonte për largimin nga puna
18 Qershor 2015, 10:06 -
-
Fushë-Krujë, tritol lokalit të
Shpërthimet me tritol janë rikthyer në Fushë-Krujë, teksa vetëm tre ditë para zgjedhjeve elektorale objekt i një sulmi më lëndë plasëse të llojit tritol është bërë lokali në pronësi të nënkryetarit të komunës së Thumanës Kurt Qira, i cili njihet në zonë si mbështetës i hershëm i Partisë Demokratike dhe aktualisht po angazhohet në fushatën e PDVIDEO FOTO
mbështetësit të kandidatit Pasha
18 Qershor 2015, 00:16 -
Përmbytje në Durrës, këputet teli
Një 15 -vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Durrësit si pasojë e motit të keq. Mësohet se 15-vjeçari me inicialet A.K humbi jetën pasi ra në kontakt me telat e këputur të rrjetit elektrik nga moti i keq që përfshiu të gjithë durrësin mbrëmjen e sotme VIDEO
elektrik, i merr jetën 15-vjeçarit
17 Qershor 2015, 22:05 -
Video/ Duma-Dako, dështon sërish
Në mungesë të një debati mes kandidatëve të Bashkisë Tiranë, debati i Grida Dumës dhe Vangjush Dakon dukej sikur do të shumonte paksa këtë boshllëk. Por, në fakt edhe pse të dy kandidatët shprehën gatishmëri për përballje televizive debati nuk u realizua dot. Ndërsa sot ata ishin të ftuar nga shoqata e Kontabilistëve në Durrës në një përballje për platformat e tyre me një axhendë të konfirmuar nga të dy palët. VIDEO
debati mes kandidatëve të Durrësit
17 Qershor 2015, 17:45 -
E çuditshme/Breshër sa një top
Reshjet e dendura të breshrit të rënë në Memaliaj mesditën e sotme kanë shkaktuar kaos në akset rrugore që lidhin këtë qytet me rrethinat. Dhjetëra makina të cilat po qarkullonin në orët e mesditës së sotme në këto akse kanë pësuar dëmtime serioze për shkak se madhësisë së breshrit me madhësi sa një top tenisi. FOTO VIDEO
tenisi në Memaliaj, fotot e dëmeve
17 Qershor 2015, 17:23 -
Fletë-arresti serb, Gjykata sllovene
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është liruar pak minuta pasi ka mbërritur në Gjykatën e Kranjit në Slloveni. Ai u ndalua në aeroportin e Lubjanës në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2004, i cili nuk ishte fshirë nga sistemi. Për rreth 5 orë Haradinaj ka qenë nën vëzhgimin e policisë sllovene nën cilësinë e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht, por pas mbërritjes në Gjykatë duket se gjithçka ka filluar të sqarohet. Gjykata i bllokon pasaportën, Haradinaj: Pres përfundimin e procedurave. VIDEO FOTOVideo/Biseda në A1 Report me Avni Arifin PDIU: UÇK nuk mund të përbaltet, të ndërhyhet për fletarrestet absurde
lë të lirë Ramush Haradinajn
17 Qershor 2015, 14:55 -
Emigrantët, Hungaria ndërton
Qeveria e Hungarisë ka bërë të ditur sot një plan për ndërtimin e një muri katër metra të lartë në kufi me Serbinë për të ndalur fluksin e emigrantëve. Plani pritet të sjellë zemërimin e grupeve të të drejtat e njeriut dhe të vetë Bashkimit Evropian. Vendi i Evropës Qendrore me një popullsi 10 milionë është pjesë e zonës Shengen dhe është një destinacion tërheqës për dhjetëra e mijëra emigrantë të Lindjes së Mesme që hyjnë në Evropë nëpërmjet Ballkanit. VIDEO
175 km mur në kufi me Serbinë
17 Qershor 2015, 14:54 -
-
Sot nis Ramazani, Bruçaj:
Komunitetit Mysliman Shqiptar ka uruar besimtarët myslimanë në prag të fillimit të muajit të Ramazanit. Kreu i KMSH-së, Skënder Bruçaj duke uruar agjërim të lehtë, tha se ky është muaji i paqes dhe solidaritetit. “Nesër është dita e parë e agjërimit të Ramazanit, muajit të paqes, solidaritetit dhe Mëshirës Hyjnore. Agjërimi është një institucion moralo-shpirtëror”, u shpreh Bruçaj. VIDEO
Muaj i paqes dhe solidaritetit
17 Qershor 2015, 12:27 -
Rehabilitimi i Osumit, shembet me
15 kilogramë lëndë plasëse e llojit C4 e vendosur ne 350 piketa ka mjaftuar për shembjen e godinës 3-katëshe, e cila ndodhej në lagjen e vjetër të Mangalemit, pranë lumit Osum në qytetin e Beratit. VIDEO FOTO
tritol godina 3-katëshe pranë lumit
17 Qershor 2015, 12:26
