-
Vlorë, kapet kamioni me 161 kg
Rreth 161 kg kanabis sativa janë sekuestruar sot nga policia në Portin e Vlorës, të cilat ndodheshin të fshehura në një kamion, ndërsa në pranga ka rënë edhe drejtuesi i mjetit. Mësohet se sasia e drogës u gjet e fshehur në kabinën e kamionit tip Renault me targa AA 524 AJ gjatë kontrollit të ushtruar nga policia portuale. VIDEO
kanabis, me destinacion Italinë
11 Tetor 2014, 12:51 -
'Nga Janari, komisariat dixhital'
Qeveria shpall dixhitalizimin e sistemit të shërbimeve si një instrument që lufton korrupsionin. Ministri Tahiri tha më janar 2015 do të hapet Komisariati Dixhital, çka do tu ofrojë akses dhe shërbime elektronike qytetarëve që deri më tani ofrohen nga zyrat e policisë së shtetit. Ne janar pasaporta dhe karta te reja, kush ka te vjetrat i mban deri ne perfundim te afatit. Vendosen E-gat ne pikat kufitare. Rama: Se shpejti dixhitalizojme disa sherbime, ne Tirane nje qender "tregtare" qe ofron te gjitha sherbimet ne nje godine. VIDEOFjala e Kryeministrit Rama në konferencëElementët e rinj që do shtohen në dokumentet biometrike
Tahiri: Pasaporta e karta të reja
11 Tetor 2014, 11:06 -
-
-
-
Ebola, Rrjepaj: Asnjë rrezik për
Shqipëria nuk duhet t’i trembet virusit vdekjeprurës Ebola, pasi deri më tani janë marrë të gjitha masat parandaluese. Në një deklaratë për mediat, zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj qetësoi opinionin publik, duke sqaruar se janë ngritur grupe të shumta pune VIDEORreziku nga Ebola, Thaçi urdhëron ngritjen e një grupi për parandalim
Shqipërinë, i kemi marrë masat
10 Tetor 2014, 14:05 -
Zaganjori: Shqetësim korrupsioni
Pas tryezës së reformës në drejtësi, mbledhur pak ditë më parë nga presidenti Bujar Nishani, konferenca Gjyqësore Kombëtare ka shprehur mbështetjen e saj të fortë për këtë reformë. Konferenca zgjodhi gjyqtarin Artan Gjermeni si përfaqësues të saj në bordin të Shkollës së Magjistraturës. VIDEO
Gjyqtarët, kontribut në reformë!
10 Tetor 2014, 10:18 -
Ebola afër Shqipërisë?Maqedonia
Nesër pasdite do të mësohet nëse shtetasi britanik i cili ndërroi jetën në Klinikën e sëmundjeve infektive ka qenë i prekur nga virusi vdekjeprurës, Ebola. Sipas korrespodentes së A1 Report Zerina Jahjaga autoritetet shëndetësore në Shkup janë në pritje të rezultateve nga analizat e mostrave që dje janë dërguar në Hamburg të Gjermanisë. Ministria e jashtme e Maqedonisë konfirmoi identitetin e shtetasit britanik që ndërroi jetë, ai është Kolin Xhefri. VIDEO
'Mos bëni panik, presim analizat'
10 Tetor 2014, 09:56 -
Deputetët Turku e Zeneli në Lazarat
Deputetët demokratë të Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë Alban Zeneli dhe Ardian Turku, kanë qenë mbasditen e të enjtes, mes banorëve të Lazaratit, për t’u njohur me situatën. Demokrati Turku u shpreh se arrestimet janë bërë në një klimë terrori të pazakontë, ndërsa shton se i ka kërkuar policisë që të mos kryej kontrolle në orare të papërshtatshme. VIDEO
'Arrestimet janë bërë në klimë terrori'
9 Tetor 2014, 19:11 -
‘Boom Sonic’ krijon panik, avioni
Dy avionë ushtarakë F16 të NATO-s kanë shkaktuar panik te banorët e qarkut të Durrësit rreth orës 16:00 duke shkaktuar zhurma të ngjashme me ato të një shpërthimi të fuqishëm, që në gjuhën teknike njihen si "boom sonic". Autoritetet ajrore italiane janë vënë në alarm pasi një avion civil gjerman i cili udhëtonte nga një kryeqytet europian në drejtim të kontinentit afrikan humbi për disa momente kontaktin me qëndrat e kontrollit ajror. VIDEO
civil ndiqej nga 2 F16 të NATO-s
9 Tetor 2014, 17:37 -
-
Lazarat, sulmuan policinë, 7 në
Një ditë pas tensioneve në Lazarat, ku u dhunua 3 efektive dhe u dëmtuan 2 automjete, Policia e shtetit sqaron se në pranga kanë rënë 9 persona mes tyre dhe bashkëshortja dhe kunata e Gate Mahmutajt, ky i fundit i njohur për kapanonin e tij të drogës dhe kundërshtisë me armë që bëri në operacionin e policisë pak kohë më parë për asgjesimin e hashashit. Policia: Marjana Mahmutaj, së bashku me persona të tjerë, edhe mesues kanë nxitur dhe sulmuar bashkë me nxënësit, oficerët e policisë. Policia: Bejko gënjen, kërkon të zbehë punën e policisë VIDEOPolicia: Kriminelët përdorën nxënësit
pranga...gruaja e kunata e Gates
9 Tetor 2014, 12:42 -
Rama: Futëm duart në 1 zgavër
“Industria po kthehet ne binaret që sigurojnë progres”. Kështu ka deklaruar kryeministri Rama nga parlamenti teksa diskutohej projektligji për sektorin minerar. Rama beri përgjegëse ish-qeverinë Berisha për abuzime të mëdha në këtë sektor, sidomos ne minieren e Bulqizës. Rama garantoi se ky sektor do njohë një kapitull të ri zhvillimi dhe pasuritë minerare do t’i kthehen popullit. VIDEO
gjarpërinjsh, minierat në binarë
9 Tetor 2014, 11:34 -
Bodybuilding për femra, Dorina
Kampionati Kombëtar i Bodybuilding në Shqipëri u zhvillua në 4 tetor ku e veçanta e tij ndryshe nga vitet e tjera ishte pjesëmarrja e femrave. Modeleja e fitness-it Dorina Mema e cila çdo mëngjes në ekranin e A1 Report jep leksione fitness-i në rubrikën e saj "Goodmorning Fitness" ishte pjesëmarrëse në këtë kampionat ndër 5 femra të tjera që merrnin pjesë. VIDEO
Mema rrëmben kupën e Fitness
9 Tetor 2014, 11:02 -
-
Basha: Kthehemi në Parlament
Pas prezantimit të progres-raportit për Shqipërinë, kreu i Partisë Demokratike është ndalur tek çështjet kryesore të paraqitura, si dhe tek bojkoti i opozitës. Basha thotë se opozita do të kthehet në Parlament nëse kryeministri Rama reflekton lidhur me qëndrimet e qeverisë ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për denoncimet e bëra vazhdimisht nga PD për të inkriminuarit në Parlament. VIDEO
nëse Rama reflekton për kërkesat
8 Tetor 2014, 19:45 -
Fyle: Të zgjidhet bojkoti i opozitës
Komisioneri Stefan Fyle ka prezantuar progres-raportin me rezultatet e vendeve kandidate për anëtarësim në BE gjatë mandatit të tij në këtë detyrë. Eurokomisioneri theksoi rëndësinë e vijimit të reformave të vendeve kandidate, duke vënë theksin tek demokratizimi i institucioneve, ndarja e pushteteve dhe përafrimi me legjislacionin e BE-së. Duke u ndalur tek Shqipëria, komisioneri Fyle theksoi rëndësinë e vijimit të reformave në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe raportet pozitë-opozitë. VIDEO
Debatet politike bëhen në Kuvend
8 Tetor 2014, 16:04 -
-
Rikthehen tensionet në Lazarat
Banorët e Lazaratit kanë dalë në protestë kundër pranisë së policisë në këtë fshat, që sipas tyre ata duhet të largohen. Gjithçka nisi pasi policët që ndodheshin në qendër të fshatit janë sulmuar nga një grup duke qëlluar me mjete rrethanore dhe gurë mbi automjetet e policisë. Disa automjete të policisë janë dëmtuar rende. A1 Raport ka siguruar video ekskluzive, ndërsa tregohen momentet e tensionit mes banorëve të fshatit dhe policisë. Gjithashtu tregohen dhe disa shoqërime. FOTO VIDEO
Të rinjtë qëllojnë policët me gurë
8 Tetor 2014, 14:26 -
-
