-
-
Shkupi sinjal Tiranës për terroristët
Policia shqiptare dhe maqedonase do të shkëmbejnë informacione për persona me prirje e tendenca radikale apo terroriste. Kjo u dakordësua në një takim që kreu i Policisë së Shtetit Çako mbajti me homologun Savovski. "Fluksi i emigrantëve në territorin e shtetit fqinj rrit mundësinë e kriminalitetit"
'Refugjatët sjellin edhe kriminalitet'
21 Nëntor 2015, 11:11 -
Protestojnë për metadonin, Aksion
Dhjetra persona, të cilët kanë varësi ndaj heroinës protestuan të enjten pasi pretendojnë se nuk janë trajtuar me metadon nga shoqata Aksion Plus. Drejtori i shoqatës, Genci Muçollari thotë për Shqiptarja.com se metadoni nuk mungon, por përdoruesit kërkojnë më shumë se çduhet.
Plus: Duan më shumë seç duhet
20 Nëntor 2015, 14:53 -
Durrës, "Miksi prangos" 5 persona
Një sasi prej 600 gramë heroinë dhe 400 gramë kokainë u sekuestruan nga policia e Durrësit, dhe pesë persona ranë në pranga, mes tyre edhe një vajzë. Burime për Shqiptarja.com thanë se 31-vjeçarja Elisa Tabaku me banim në Tiranë, është stuardesë në një nga linjat e trageteve Durrës-Bari. Të njëjtat burime thanë se grupi në fjalë shpërndante drogën në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.
me drogë, mes tyre një stuardesë
19 Nëntor 2015, 12:05 -
Vlorë, sekuestrohen 43.4 kg
Një sasi lënde narkotike e llojit "Cannabis sattiva", është sekuestruar këtë të mërkurë nga Policia e Vlorës. Bëhet fjalë për 43.4 kg "Canabis sattiva", sasi e cila u konstatua gjatë kontrollit të mjeteve hyrëse-dalëse në portin e Vlorës, në një automjet tip "Kamion-Renault" me targa AA021MX, i cili dyshohej për lëndë narkotike.
kanabis sativa, një i arrestua
18 Nëntor 2015, 15:13 -
Kapet i "forti" i shkollës, adoleshenti
I riu me inicialet E.Z, nxënës në klasën e 10 në shkollën e mesme "Besnik Hidri" u arrestua nga policia e Durrësit pasi qëlloi me qytë pistolete një nxënës tjetër të po kësaj shkollë. Edhe pse nuk ka mbushur moshën 18-vjeç për tu pajisur me leje drejtimi, 16-vjeçari lëvizte me një makinë tip Fiat pa targa, aty ku ju gjet dhe sekuestrua pistoleta pa leje.
16 vjeç me pistoletë dhe me makinë!
18 Nëntor 2015, 12:34 -
Vlorë, Rama inspekton restaurimin
Pasi ka përfunduar inspektimet në fshatin Bishan, kreu i qeverisë Edi Rama është ndaluar edhe në shkollën e mesme Qemal Ataturk në Vlorë. Pasi ka parë ecurinë e punimeve për restaurimin e saj Rama bëri edhe një loj basketbolli. VIDEO
e shkollës, luan dhe basketboll /Video
17 Nëntor 2015, 17:29 -
Pedagogu i Ekonomikut ja nis nga
Në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë notash jo e zakonshme e një prej provimeve në fakultetin Ekonomik në Tiranë. Lista është publikuar nga studentët ndërsa ajo që vihet re është se “pedagogu” e nis vlerësimin nga nota zero, njësh, dysh, tresh etj si dhe pjesa më e madhe e studentëve rezultojnë mbetës.
nota zero, studentët denoncojnë
17 Nëntor 2015, 14:45 -
-
'Qemal Stafa' mbyllet me barazim
Shqipëria barazoi 2-2 në miqësoren përballë Gjeorgjisë mes kontestimeve dhe një loje shumë të dobët. Barazimi i kuqezinjve ne ndeshjen e parë në shtëpi pas kualifikimit në Europianin e Francës nuk justifikohet edhe pse në formacionin e parë ishin shumë lojtarë të rinj, pasi veteranët me kapitenin Cana në krye nuk ishin në fushë.
tifozët kundër Dukës, 6 në pranga
16 Nëntor 2015, 19:43 -
Pranga italianit në portin e Vlorës, do
Policia sekuestroi 32.4 kilogramë marijuanë në portin e Vlorës, e cila u tentua të trafikohej drejt shtetit fqinj Italisë me një kamion që drejtohej nga një napoletan. Blutë e qytetit bregdetar vunë në pranga drejtuesin e kamionit tip Scania, 48-vjeçarin italian Giovani Melafronte me banim në Napoli.
kalonte 32.4 kg kanabis me kamion
16 Nëntor 2015, 18:16 -
Fotolajm/ Në Libi karamele dhe
Në Sirte të Libisë, sulmet terroriste të së premtes në Paris janë festuar me ëmbëlsira. Janë këto foto të shpërndara në rrjetet sociale, ku duken persona që mbajnë ën duar shporta me karamele dhe ua shpërndajnë atë qytetarëve. “Gëzimi i besimtarëve myslimanë për sulmet e bekuara në Paris” është mbishkrimi që i shoqëron këto foto.
ëmbëlsira për sulmet në Paris
16 Nëntor 2015, 13:37 -
Ja kush janë 7 terroristët që
Truri i sulmeve në Paris është Abdelhamid Abaaoud, një shtetas belg që ndodhet në Siri. Sipas autoriteve franceze janë zbuluar lidhjet e tij me një nga terroristët Ibrahim Abdeslam, që kreu një sulm vetëvrasës në lokalin “Comptoir Voltaire”. Në brendësi emrat e terroristëve të tjerë të identifikuar.
sulmuan Parisin të premten
16 Nëntor 2015, 11:45 -
Identifikohet "truri" i sulmeve
Një zyrtar francez ka identifikuar si “trurin” e sulmeve terroriste në Paris, një belg me emrin Abdelhamid Abaaoud, raporton AP. Më herët është raportuar se Abaaoud, është një ekstremist i njohur i cili u vetëvra gjatë sulmit në kafenenë Comptoir Voltaire. Mbrëmjen e së dielës Franca ka nisur bombardimet ndaj Shtetit Islamik ISIS në qytetin e Raqqas.Foto/ Imamët këndojnë himnin francez në BataklanVideo/Anonymous-ISIS-it: Prisni sulme kibernetike3 vëllezër planifikuan sulmet e ISIS/Në kërkim i 8-ti
në Paris, është belgu Abaaoud
16 Nëntor 2015, 08:48 -
3 vëllezërit,që dyshohet se janë
Sulmet terroriste në Paris janë organizuar me ndihmën e tre vëllezërve francezë që jetonin në Belgjikë, thonë autoritetet. Autoritetet franceze kanë shpallur në kërkim Salah Abdeslam, 26 vjeç dhe e përshkruan atë si të rrezikshëm. Policia paralajmëron njerëzit që të mos ndërhyjnë në asnjë rrethanë për të ndalur të kërkuarin.
planifikuesit e sulmeve në Paris
15 Nëntor 2015, 22:07 -
Në kërkim terroristi i 8, autoritetet
Hetuesit në Paris thonë se një person i tetët i cili ka marrë pjesë në sulme mund të jetë arratisur pasi mori pjesë në masakrën që zgjati tre orë dhe ku mbetën të vrarë 129 persona. Një zyrtar ka deklaruar në kushtet e anonimatit se autoritetet po kërkojnë personin i cili është nga rajoni i Parisit. I kërkuari është 26-vjeçari, Abdeslam Salah.
franceze publikojnë foton e tij
15 Nëntor 2015, 19:06 -
Shpallet në kërkim terroristi i 8
Vetëm 48 orë pas masakrës së Parisit Franca sot në darkë përgjigjet duke bombarduar qytetin e Raqqa në Siri, "kryeqyteti" i ISIS. Ndërsa francezët përjetuan përsëri një panik të dielën në mbrëmje në Place du La Republique, pas një alarmi fals për të shtëna. Hetuesit në Paris thonë se një terrorist i tetë mund të jetë arratisur pasi mori pjesë në masakrën që zgjati tre orë dhe ku mbetën të vrarë 129 persona. I kërkuari është 26-vjeçari, Salah Abdeslam. Autoritetet francezë kanë dhënë njoftimin për shpalljen e tij në kërkim duke publikuar identitetin dhe foton e tij. Sipas autoriteteve masakra mund të jetë planifikuar me anë të komunikimeve me Sony PlayStation 4. Bilanci i fundit: 129 persona të vdekur, 350 të tjerë mbetën të plagosur. Franca shpall gjendje emergjence, tre dite zie per viktimat.Ndodheni në Paris? Na dërgoni dëshminë tuajFOTO/Ja kush është terroristi i shpallur në kërkim
Franca bombardon bazat e ISISARKIVI/ Të gjitha lajmet për masakrën në Paris
15 Nëntor 2015, 08:27 -
Rama luan bilardo, "kaubojsi" e
Ka qenë mjaft e pazakontë për qytetarët lezhjanë që të shohin në rrugët e qytetit kreun e qeverisë Edi Rama, por edhe më të habitur kanë mbetur kur kryeministri është futur në bilardo dhe ka nisur të luajë. Deputeti i Lezhës Eduard Ndocaj i është bashkuar Ramës në bilardo dhe madje e ka ndjekur me admirim lojën e kreut të qeverisë. Në takimin e PS-së "Për të pastruar më tej Shqipërinë" edhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka.
ndjek me admirim hap pas hapi
VIDEO-Shëtitja e Ramës
13 Nëntor 2015, 18:58 -
UEFA “provokon” incidente të reja
Pavarësisht dhunës që ndodhi një vit më parë në Serbi dhe masave të rrepta në Elbasan në ndeshjen e kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA nuk është bindur edhe pas sugjerimeve se dy kombëtaret e Ballkanit nuk duhet që të përballen më mes tyre.
Shqipëria dhe Serbia në një grup
13 Nëntor 2015, 12:44 -
-
Inxhinieri i NASA-s viziton Shqipërinë
Ndoshta ndryshe nga të gjithë popujt e tjerë, ne shqiptarëve na pëlqen të flasim jo rrallë herë për kozmosin dhe gjithçka që e përfshin. Por për fat, ndodh që Shqipëria të jetë një vend që mes shumë turistëve të tërheqë për shkak të bukurisë dhe kulturës edhe persona që punojnë për agjensinë më të madhe hapësinore, NASA-n. I tillë është edhe rasti i Robert Omar Reid II, një ish-inxhinier robotësh tek NASA, ndërsa sot punon tek burimet njerëzore tek agjensia hapësinore amerikane.
Ja pse zgjodha të vij në vendin tuaj!
12 Nëntor 2015, 20:22